Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    3 MINUTA HESHTJE

    bashkohem dhe un
    me humbjen e atyre te ndjer
    qe fati i mallkoj i largoj nga ne
    kisha shum per tju thene
    nese ata me degjonin
    tju thoja se ne i kujtojme
    cdo dite e mot sikur te gjall
    biles tani me shum se nga ne u ndane
    fati i zi i kishte ndjekur
    ne det te zi i varroj
    te dashurit dhe nenat e tyre
    spaten fat qe trupin tja u varrojne
    por ne det te zi pa e ditur se kund
    te mjerat nana te veshura zi
    me lule gjak te kuqe nisen per tek deti i zi
    per te shikur se mos gjejne gje
    per te par ndonje shenj
    edhe qiellin u tmerrua
    kur pa detin kuq ane mban
    qe trandafilat e kishin mbuluar
    dhe shi binte pa ndal
    kur syte i theksoi dhe me vemendje e pa
    e kuptoj qe sishte shi por ishin lotet
    nga nenat te veshura zi.
    qielli yjet i largoi dhe rete nuk i la te ushtojne
    rrufene e ndali dhe shiun e pushoi
    nenat si la te qajne lotet ja u coj perpjet
    3 minuta heshtje ju tha,per kta te ndjer.


    nje lule po mbaj ne dore
    po ju uroj lamtumire
    kjo dite me shi e sodit
    per ju u bofte me diell
    ne sot kerkuam shiun
    dhe bresher e rrufe
    stuhite na perplasen
    por as nje nuk i ndiu
    dhimbja na kish kapluar
    dhe dyshime kishim ne shpirt
    se zemra nuk e imagjinoj
    ne rini tju urojm lamtumire
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  2. #12
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Janar '04

    Det i zi
    Uje i ftohte
    Lot i thare

    Dhimbje e madhe
    I thelle deti
    Skafet te zinj-arkivole


    Plasur zemrat
    Ftohur trupat
    Ngrire Shpirtat

    Digjen qirinjte
    shkrehen burrat
    treten nenat

    Rugeve bredh dhimbja
    Kryeministri kabareve
    varoset Kombi!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    TË MJERËT E EUROPËS

    (Karaburun, 9 janar 2004)



    Nga Malësia e Madhe

    Në Dhërmi udhëtuan

    Qafën e Llogarasë kaluan

    Mbi shpatulla borxhe ngarkuar

    Që akoma duhen paguar.



    Nga 2000 Euro në gjoks shtërngonin

    Otranton të kalonin.



    Prindër, fëmijë, të dashuruar

    Të gjithë në një gominë ngarkuar

    Nga Ferri për të udhëtuar,

    Nëpër Ferr për të lundruar

    Në Ferr ëndërronin të arrinin

    Për të punuar.



    Pse parajsa është e okupuar !



    Shqipetarë të mjerë

    Të Shqiperisë së mjeruar !



    Sa e pavlerë është jeta e të mjerëve

    Sa e rëndë tragjedia e të tjerëve.



    Dinjiteti i kombit me baltë rri perzier

    Shqiptarët anekënd botës ndihen të dhier !



    Turp për qeveritë e Shqipërisë

    Pas kaq vitesh, qytetarëve të vet

    Akoma s’mund t’ju garantojë nje vizë.



    Mallkim për qeverinë e Italisë

    Kësaj zuske të ndyrë

    Vampir, që thith gjakun e ngrohtë të Shqipërisë.



    Europë, o shkërdhatë brekëshqitur

    Janë 21 europianë të mbytur !



    Kreshnik 01.14.2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #14
    BiShEzE Maska e Bisha_Bukuroshe
    Anëtarësuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    U.S.A.
    Postime
    39
    ***Ti moj SHKODER e MALSI***
    ***Sot po qan per djemt e ri***
    ***Djemt e ri qe vdiqen ne det ***
    ***Beku qoft shpirti i tyre per jet ***
    ***Ju nanloket SHKODRANE ***
    ***Sot veshuni ne te zi ***
    ***Per djemt e tu qe vdiqen ***
    ***Qe i mori deti i zi ***

    ***Oooooooooo moj SHKODER plot me halle ***
    ***Dhee sot e veshun ne te zi ***
    ***Sot po qan per kta djem ***
    ***Qe na i mori fati i zi ***
    ***Po qan nana per djal ***
    ***Po qan motra per vlla ***
    ***Po qan baba ne prag te ders ***
    ***Po pret nusja per burr si qyqja e veres ***
    ***Sot po qan e gjith MALSIA***
    ***I madh edhe i vogeel ***
    ***Sot po qan e gjith shqiperia ***
    ***Per tragjedin e nollun te shkoder ***

    Nga: autor i panjohur

    Me Lote Ne Sy Shpreh Ngushellimet e Mia Per Te Gjitha Familjet E Te Ndjereve ***Shpirti I Tyre Pushofte Ne Paqe***
    He came and took me by the hand
    Up to a red rose tree
    He kept His meaning to Himself
    But gave a rose to me
    I did not pray Him to lay bare
    The mystery to me
    Enough the rose was Heaven to smell
    And His own face to see

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e inspektori
    Anëtarësuar
    28-12-2003
    Vendndodhja
    korce
    Postime
    79
    vargjet te bukura,por sa keq qe e tille nuk eshte tema qe ato trajtojne...........
    me ben te mendoj mendimi,ne me mendon ti sa te mendoj dhe une...

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Valët e jetës
    i hodhën
    në valët e vdekjes

    Dhimbje e madhe
    e trazuar
    e thellë
    aq sa edhe ai det i etur...

    e hedh një tufë lulesh
    nga larg...
    ---------------------------------------------------------------------------------

    Dy tufa lule,dy lot
    ne ujet e kripur vaditur me jete
    nenash,
    femijesh,
    baballaresh...
    o dhimbje
    kraherori eshte i vogel per ty!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kinezi i urte me gisht globin
    rrotullon
    Dhe me lente zmadhuse Otranton
    veshgon
    E lehte fare qenka ..me nje kapercim
    kalon
    Derisa kryetari Mao goxha lume i vetem
    e mundi
    Jo ne me Gomone nje cop kanal dhe..
    koken tundi..
    E kurdi trim qe ne Stamboll qebaba
    kish shit
    Matan Gallates evropin kish shique
    e cka po m,tremb mue nji kanal
    Kur dardanelet me not i kish kalue
    ...
    dhe Mrika ne Iball qe kurr nga fshati
    nuk ish dal
    Hajt nan mos kie dert per mue
    se ne govat me la e shpla une
    jam msue
    e tash ne Gomone heu..zefi ka
    me m,ndihmue
    Se ti e din oj Loke aj ner kanale
    tan jeten ka punue
    E nji m-ut kanali qatje ne Vlon
    po e kalojm me njikto carapa najllon
    E ba me u lag kurgja sna gjen
    Se ne itali prenga t,reja na i blen..

    ..
    qashtu t'ngratet shkojne si miza
    e Lisit
    Ne detin qe kurr sja pau grania
    e Fisit
    por cka din t'zezat se cka u vjen mbrapa

    ...

    qaty n'Rogner jan ul disa cic-trasha
    kafe e liker po pijn njato Mafiasha
    ne cant e kan bileten per Milano
    e pakot me dollar i kan prej zotit Nano
    E ne se sdalin kur te blejn xhorxhio Armani
    Kan qeset e tjera nga celo Kapedani
    se kot nuk jan deputete Vlore
    e nuk knaqen leht vec me i akullore
    punoni pra tutora doganier e skafista
    Sa te ket Shqipnija
    katnar e Socialista..

  8. #18
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    mire e ke more Brar vellai
    por kush te degjon
    shqiptari klandestin mbeti
    koka s'i punon

    nga ana tjeter miku im
    kujtojn se shkohet vec me not
    thojne fajin e ka qeveria
    e prap per te japin vot

    ky eshte hajdut, ky delenxhi
    ky keshtu ka thene dikur.....
    eh shqiptar te mjeret ne
    dum me la ***** me shurr

    cfare te bejme thone disa
    ku te mbytemi ku te shkojme ?
    une i them per tu mbyt
    jep ca pare te ata ne Vlon


    jepi voten shokut nano
    dhe sojit e sorollopit te tij
    rri gjith diten dridh zinxhirin
    e endrro per Itali

    vidh, mashtro vrit e prit
    luj edhe bixhoz po deshe
    mblidh nje grusht me para
    e vazhdo te blesh vdekje

    nuk jetohet ne Shqiperi
    se po hame kembet tona
    kur vjen puna me kalu detin
    shume shpejt gjinden miliona miliona

    nuk jetohet ne shqiperi
    se na mbyten me korrupsion
    kur ne na vjen zogu te dora
    nuk e njohim as babe e as non

    nuk ka drita e nuk ka uje
    si jetohet ne shqiperi ??
    kurr mos i paguani as njeren as tjetren
    jepni jeten per Itali

    shqiperia ky vend pa pare
    mercedesat rradhe rradhe
    gjermanet po habiten
    eshte realitet apo perralle

    shqiptari me shqiptarin
    si macia me miun shkon
    se pse une nuk e di
    do pys ata ne vlon

    dhe tani se fundi
    mos ta zgjas me shume
    per dy gjera do njihet Vlora
    per flamur e per katrahur.
    RIPPR

  9. #19
    Free will! Maska e WhaleRider
    Anëtarësuar
    05-01-2004
    Vendndodhja
    NZ
    Postime
    41
    eh more vllazni
    mos shijofshi varfni
    se edhe ju anijeve t'Vlores
    ja u kishit mesy

    me kon mire
    t'gjithe ishum kthy,
    me dredhija e hajnia
    nuk qitet n'drite shqiptaria

    e keshtu pra
    do t'peson popullsia
    perderisa nuk ndrrohe kryehajnia...
    All I got in this world is my balls and my word and I don't break either of 'em for nobody!

  10. #20

    Trishtim.

    Dhe rrugëve t'kurbetit mbeti shqiptari në jetë
    Herë e përpiu deti të vetëm, herë vetë i njëzetë
    Shamia Nënëlokes përherë lag lotë e gjak
    Vallë kush t'mallkoi shqiptar që e pate këtë fat.



    Shpreh ngushëllimet e mia familjeve të prekur nga tragjedia , si dhe shpreh revoltën time , revoltën e shpirtit tim kundër ngjarjeve të tilla.

    O ZOt KTHEJE PAKËZ SHIKIMIN DHE NGA NE SHQIPTARËT DHE MENDO QË KA SHPIRTRA NJERËZISH DHE NË KËTË TOKË TË QUAJTUR SHQIPËRI, MENDO QË KA NËNA QË I QËRROHEN SYTË SYTË NGA LOTËT , MENDO QË KA FËMIJË QË U THAHET GOJA TË THONË BABË A NËNË MENDO THJESHT QË KA NJERËZ MBI KËTE TOKË QË NUK KËRKOJNË ASGJË MË SHUMË SE VECSE TË MBIJETOJNË.

    Me dhimbje , me shumë dhimbje Elna.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Ngjitja e tragjedisë "Medea" në skenën shqiptare
    Nga Fiori në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-11-2006, 16:47
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •