nga tema:
---------
KOMENTI
Kush mund tė fyhet nga Blendi Klosi
Ēerēiz Loloēi
Ka me dhjetėra mėnyra se si mund tė fyhen shtetasit e njė shoqėrie dhe shembuj tė tillė nė pushtetet e sotme shqiptare mund tė gjesh me bollėk; sot ndihesh i fyer nga njė pushtet butaforik dhe pa asnjė ndikim nė Presidencėn e Shqipėrisė, mund tė denigrohesh nga struktura tė tjera parlamentare dhe joparlamentare, tė cilat mund t'i numėrosh me radhė si joefiēente e pa drojė se mund t'i biesh kujt kot nė qafė. Por, pa u marrė me tė gjitha komunitetet dhe pėrfaqėsuesit e tyre nė tė gjitha nivelet, institucionet tona kulturore qė nga Teatri Kombėtar, nga Teatri Kombėtar i Operas dhe Baletit, nga Akademia e Arteve tė Bukura, nga liceu artistik "Jordan Misja", nga shkrimtarėt e LSHA-sė dhe tė atyre qė botohen sot si tė barabartė me homologėt perėndimorė, pra tė gjithė punonjėsit e kulturės nė mbarė vendin, nuk mund tė nėpėrkėmben ndryshe veēse me njė ministėr kulture si Blendi Klosi.
Pa u planifikuar nė kėtė dikaster, i menduar prej Nanos pėr tė zotėruar sėrish njė vend ministri, ai erdhi nė kėtė post pas refuzimit tė Petro Koēit. Dhe e pranoi kėtė detyrė tė lartė pa pikė droje, pa pasur kėrrkund njė minimum kulturor veē qėnėsisė nė radhėt e Partisė Socialiste, pėrfitimit prej saj tė vendit tė deputetit dhe afėrsisė sė pėrkohshme me Kryeministrin. Ky djalosh i gjatė, i gjatė (si shtogu do tė thoshte Ēajupi) nga funddhjetori i vitit tė shkuar ėshtė kreu i Kulturės shqiptare duke mos ngjasuar me asnjė nga homologėt gjithashtu tė dobėt tė maxhorancės socialiste nė kėto gjashtė vjet dhe me askėnd tjetėr qė nga kabineti i parė i Ismail Qemalit pas shpalljes sė Pavarėsisė. Natyrisht qė kjo ėshtė punė dhe e drejtė ekskluzive e kryeministrit Fatos Nano, e formulės mė tė re tė "Koalicionit pėr integrim" qė nuk u shpėrndanė numrat e shumicės sė thjeshtė nė Parlament, por ēdokush me pak mend mund tė pyesė: Ēfarė mund tė thotė Blendi Klosi pėrballė njė kolosi tė letrave shqipe, disa herė kandidat pėr ēmimin "Nobel", Ismail Kadaresė; ē'ėshtė ky njeri pėrballė regjisorėve Ēashku, Koēi, Xhuvani, Bisha; a mundet qė njė inxhiner elektronike dhe frekuentues pub-esh, t'i lėrė ndonjė mbresė tenores me famė europiane e mė gjerė Inva Mula; piktorėve tė njohur Maks Velo, Gazmend Leka, Alush Shima, Ali Oseku; a ka ide ky prijės dikasteri pėr tė vėnė njė gur nė kėtė mishmash kulturor ku antivlerat mbėshteten me fonde tė mėdha, ku zhvillohet edhe "Bienale", "Onufri" (qė dublojnė njėra tjetrėn), dhe "Nėntoriadė" ku shkojnė nė Galerinė Kombėtare vetėm krijues tė krahut tė majtė, (nuk ka njė takim ku tė konkurrojnė vetėm piktorėt shqiptarė, qė fare mirė mund tė ishte "Onufri")... Ēfarė mund tė thonė gazetarėt e kulturės nė shtypin e pėrditshėm apo nė mediat vizive pėr Klosi Bledin qė e kanė tė vėshtirė tė gjejnė njė grimė kulture. Nė tė gjitha qeveritė e postnėntėdhjetės, dikasteri i kulturės rreshtohet pėrfund kabinetit, por asnjė kabinet nuk ka pasur njė tė tillė Klosi qė kėtejetėhu mund tė merret si model sesi nuk mund tė caktohet njė ministėr.
Shprehja e shqetėsimit pėr njė titullar dikasteri nuk ka pėr qėllim tė apelojė te askush pėr t'u rebeluar, as pėr t'u rreshtuar para ministrisė (siē ngjet rėndom nė botėn e sotme) pėr tė mos e lėnė tė ulet asnjė ditė nė karrigen ministrore, por vetėm pėr tė shprehur njė urim: ta gėzojmė edhe Blendi Klosin!
-------------
krejt mire e ka cerciz loloci por tek Maks Velo gabon..
nuk e ka per turp Maks Velo o loloc ti lepihet Gjatoshit blend Pab xhiut se u mesua ti Lepihet gjatoshit thonj palarit e ikon-vjedhes-Shitesit Edvin prej kohesh..
qashtu o loloc ..
Krijoni Kontakt