
Postuar më parë nga
Gostivari_usa
Dale pak burra se po e keq kuptoni Arberin.
pik se pari ajetin qe ka sjellur ai , aty askundi nuk shkruan se Hena paska qene planet. Sic duket Arberi beri gabim kur e quajti Henen planet, ne fakt duheshte te thot se Hena eshte satelit i Tokes.
Por ajo qe eshte interesante te analizohet, eshte vet ajeti Kuranor:
17:12. Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës (Hënën) e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës (Diellin) e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që ta mësoni njehsimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.
ose ne anglisht
SHAKIR: And We have made the night and the day two signs, then We have made the sign of the night to pass away and We have made the sign of the day manifest, so that you may seek grace from your Lord, and that you might know the numbering of years and the reckoning; and We have explained everything with distinctness.
Nese alalizohen ato pjeset e nenvizuara , sikur ne njefare menyre ajeti tregon momentet e para te krijimit te Henes.
Kush nga ju ka pa keto dokumentaret qe tregojne se si eshte formuar sistemi Diellor, Toka , planetet tjera dhe Hena, keni verejtur se nje nder teorit qe sot pranohet ne boten shkencore sa i perket krijimit te Henes eshte se para shum biliona viteve, kur Toka ishte nje planet i posa formuar, perplaset me nje objekt tjeter , asteroid, planetoid dhe si pasoje e kesaj perplasje nje pjese e mases Tokesore shprerndehaet ne hapesire, nga e cila me vone duke u bashkuar keto grimca te nxehta formohet Hena e cila ne fillim ka qene nje trup i nxehte , por per shkak te madhesise se saj eshte ftohur shum shpejt dhe sot eshte ky objekt , ky satelit qe ne shofim cdo nat ne qiellin e paster.
Ajeti ne fjale sikur terthorazi po flet tamam per kete teori shkencore duke thene "then We have made the sign of the night to pass away" ose "fade away".
Per mendimin tim eshte ajet interesant , ne asnje menyre nuk mund te thuhet se ky ajet eshte i gabuar.
Ajo qe mund te thuhet eshte se ndoshta kete proces te krijimit te Henes nuk e tregon si duket, por te pakten terthorazi deri diku shpreh ate qe sot po shpreh shkenca.
GV_USA
Krijoni Kontakt