Berisha sqaron se marrëveshja me maxhorancën është nënshkruar për një reformë rrënjësore institucionale dhe jo për "gjah" kundër institucioneve shqiptare. Sipas tij, opozita nuk kërkon "kokën" e njërit apo tjetrit, por kërkon që institucione të rëndësishme shqiptare të funksionojnë mbi bazën e ligjit, të mbështetur në Kushtetutë, në mënyrë që të ndërtohet shteti i së drejtës. Të gjitha këto përpjekje të opozitës, për Berishën, bëhen në emër të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Ai kështu mohon natyrën e "pazareve" që opozita ka bërë me maxhorancën për spastrimin e disa institucioneve të rëndësishme, siç është Shërbimi Informativ Shtetëror, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit dhe zëvendësimin e krerëve të tyre me opozitarë. "Nuk po bëhet gjah dhe nuk është konturuar ky proces, si një gjah, por është konturuar, si një ndryshim rrënjësor i këtyre institucioneve për t'iu përshtatur me stadin e ri në të cilin ndodhet Shqipëria, në hapjen e negociatave dhe procesit të integrimit",- deklaroi dje ai. Berisha vuri në dukje se pikërisht ky raport bashkëpunimi është vendosur me maxhorancën dhe nga ky bashkëpunim u arrit rezultati i parë pozitv, siç ishte zgjedhja e presidentit konsensual. Sipas tij, reformimi i këtyre institucioneve do të ndodhë në sallën e Parlamentit me anë të iniciativave ligjore dhe parlamentare, pra do të ndiqen që të gjitha procedurat e përcaktuara në ligjet e shtetit shqiptar për të kryer këto reforma. Disa nga institucionet që opozita i ka vlerësuar që kanë nevojë për reformim është SHISH-i.
Rreth dy muaj më parë maxhoranca votoi pro qëndrimit të Klosit në krye të këtij institucioni. "Gabimisht" pro tij votuan dhe katër deputetë të opozitës, të cilët nuk u identifikuan. Por duket se edhe maxhoranca është bindur, që me rastin e kandidatit për president Artur Kuko, se ky institucion ka nevojë për reformim.
Kreu demokrat ripërsëriti edhe njëherë faktin se, pavarësisht nga klima e butë që ekziston mes maxhroancës dhe opozitës, nuk do të ketë asnjëherë një qeveri të përbashkët. Madje, sipas tij, zgjedhjet e parakohshme do të vijnë si shkak I mos qeverisjes së vendit.
Krijoni Kontakt