Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Ringjallja e nje dashurie te madhe ,e destinuar te vdese.

    Vendosa te sjell prane nje histori dashurie sa misterioze po dhe aq te pa besueshme.


    Nuk kishin kaluar as 10 dite nga fejesa e tyre ,dhe ja lajmi i zi i vdekjes se papritur te vajzes,kishte mbushur me hidherim dhe cudi, te madh e te vogel.
    Arkivoli i saj lekundej tashme mbi supet e kater burrrave, i rende ,teper i rende nga pesha e madhe e hidherimit.Mbasditja dukej e ngrire,e zbehte, e verdhe,ashtu si fytyra e se porsa ikures.Po vesonte.
    I dashuri i saj ndjente nje boshetire dhe vec psheretinte.I dukej sikur nje dore e padukshme,i kishte shkulur gjene me te shtrenjte ne thellesi te shpirtit, dhe ndjente dhimbje.Qe pikerisht ajo dhimbje qe i shkakton njeriut hidherimi.Nuk kish vene gjume ne sy dhe dukej i lodhur ,por lodhjen e quante lehtesim brenge.
    Mori nje grusht dhe e hodhi mbi arkivol bashke me lamtumiren e fundit.

    Dita po largohej kaq ngadale sa te dukej se nata kishte harruarr te vinte.Dhe dy hajdutet prisnin me padurim erresirren.Erresirra i fshihte me besnikeri mekatet e tyre qe zbulonin varret dhe grabisnin te vdekurit.
    -U beme si lakuriqet e nates-tha i pari
    -Po cte bejme duhet edhe ne te gjejme nje menyre per te jetuar -u pergjigj tjetri.
    -Goxha pune ,grabisim te vdekurit,-tha dhe psheretiu.
    Shiu kishte pushuar.Edhe era gjithashtu.Majat e maleve dukeshin si thika te zhveshura,qe sapo ishin ngulur ne trupin e ftohte dhe te zi te erresirres.Moren lopatat dhe u drejtuan per ne vorreza.Varrin qe kerkonin e njohen menjehere nga dheu i shkrifet dhe kurorat e luleve te fresketa.I pari qendroi tek portat e varrezave per te bere roje ,ndersa tjetri filloi te largonte dheun e varrit me nxitim.Kishte kaluar shume kohe kur tingulli i cjerre i lopates preku arkivolin.Hyri brenda ne grope.Kishte arritur casti me i veshtire.Hoqi me nxitim kapakun.Per pak ngriu.Kishte zbuluar plot vajza te tjera,po asnjehere nje engjell.U drodh.Filloi te hiqte rrembimthi oren ,unazat byzylyket e florinjte,me pas rrobat ,kepucet.Se fundi u mundua te hiqte zinxhirin e bukur pereth qafes,por qe e pamundur se ishte i shkurter.E kishte humbur toruan.Vendosi njerin gju mbi gjoksin e saj,njeren dore mbi balle dhe me tjetren terhoqi zinxhirin gjithe force.Papritur e vdekura levizi.Levizja e saj u shoqerua me nje renkim te thelle.Ai u zmbraps i llahtarisur.Vertet levizi e vdekura apo ju be atij?Mos valle ishte zhurma e eres qe ju duk si renkim?Spo mbushej dot me fryme.U mundua te dilte nga gropa po ju duk sikur drejt tij po vinin skelete njerzish me dhurata neper duar.Ju shteren forcat dhe ra ne fund te arkivolit.E kishin zene pasmat.Pas dy minutash vdiq nga pushimi i zemres.
    Ajo largoi trupin e te vdekurit dhe u mbush me fryme thelle,dukej sikur kish ardhur nga nje gjume i perjetshem.

    ------------------------------------------------------------------
    Dy vjet pas ringjalljes se pabesueshme te saj ,dhe ja ata te dy me te dashuruar se kurre me jeten ishin rreshtuar perkrah studenteve per ringjalljen e popullit,qe kishte vdekur shpirterish per 45 vjet me radhe.
    Busti i diktatorit sapo kishte rene ,dhe jehona e shembjes se tij ishte frikshme ashtu si e kaluara.Turma po shperndahej.Kudo degjoheshin parrullat "Liri -Demokraci"dhe "E duam Shqiperine si gjithe Evropa"
    Te kapur dore per dore ishin futur neper ca rrugica.Kur ja papritur u degjuan tre krisma.Ajo nxorri nje klithme therese.Tre plage si tre trendafila te kuq filluan te rridhnin gjak.Fytyra e saj e bardhe dukej si nje vegim debore qe po tretej prej ngrohtesise se gjakut.Djalin e zuri tmerri kur pa te fejuaren e tij nga nje vegim engjellor, te shendrohej ne globe te medhaja gjaku dhe lotesh.

    ----------------------------------------------------------
    Ai nuk largohej asnje cast nga krevati i spitalit,vec qendronte prane saj.Sa tragjike pas nje muaji do martoheshin ,gjithcka ishte gati.Ajo e enderronte ate dite ,enderronte diten qe do behej edhe nene ta mbushte kete bote te trishtuar me cicerima vogelushesh.Mbi dritaren e saj qendronte nje lule fikusi me kater gjethe .Njera prej tyre ishte zverdhur plotesisht dhe ra.
    -Ja,tha ajo te dashurit te saj -Ndoshta do jetoj sa te bjere dhe gjethja e fundit e kesaj lule pa jete.
    Ai e perqafoi dhe u mundua ta qetesonte.Dy ditet ne vazhdim pati kolle,temperature dhe volli disa here gjak.Sa mizore ishte jeta .Shpirtrat e tyre do bashkoheshin marrezisht pas nje muaji ,ne diten e marteses se tyre ,por fati qe shkruar ndryshe.Njeri prej shpirtrave ai i saj po tundej ne djepin e dhembjes,e po mundohej ti mbyllte porten vdekjes,pa ditur se shpeshhere ajo ogurzeza hapte portat , pa trokitur.
    Ditet kalonin asnje permirsim.
    Reth ores 11 te nates u hodh perpjete dhe filloi te bertase.
    -O zemra ime -ju drejtua te dashurit te saj-Mos me lere te iki ,duan te me martojne me vdekjen por ti ishe dashuria ime me e madhe ,vetem ti,ja dhe gjethja e fundit e fikusit sapo ra .
    Ndaloi pak te mbushej me fryme.
    Djali hodhi syte nga fikusi dhe u trondit.Lulja kishte ngelur si shkop pa gjethe.
    Lotet ne syte e tij i ngjanin nje shiu te rrembyeshem.E mori ne kraharor,dhe mbeshteti koken e saj prane zemres se tij.Ajo degjoi per here te fundit tik-taket e zemres qe adhuroi kaq shume dhe ......
    Vdiq rreth ores 12.
    Krejt i humbur ne horizonte mjegulle doli ne ballkon.Ajri i mesnates ju perplas ne fytyre.Per here te pare kuptoi se sa e lehte eshte per njeriun te kaloje klonin e per tu hedhur tutje ne greminen e pafundme te pluhurit ,te hicit.....

    --------------------------------------------------------------


    Berat 1989-Tirane 1991
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 24-01-2006 më 06:03
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    Jeta eshte Lufte. Maska e Shakaxhesha_399
    Anëtarësuar
    02-01-2003
    Vendndodhja
    Ne nje bote plot dashuri!
    Postime
    61
    ufff na bere te qajme ore Kolombi cna hap plaget me keto historira te tilla, eshte nje histori shume e trishtushme qe uroj mos i ndodhi njeriut kurre ne kete bote. (
    Pa ty nuk mund të rri..!!
    Pa ty jeta më behet hi.
    Pa ty varri nuk më parnon..
    Se zemra vetëm ty të don..!!!

    --------------------------------------------------------------------------------

  3. #3
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    O Zot sa e trishtueshme....
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anëtarësuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    O Kolombi eshte reale, apo thjesht nje krijim.Me te vertete e dhimbshme.

  5. #5
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Kolombi, ik se nuk i lexoj me shkrimet e tua se do me besh me zemer Ku i gjen keto histori me ndjenja kaq te pastra aman?

    Ehhhhhh, jeteshkurteri s'behet kurre jetegjate dhe anasjelltas!
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ana_uk
    Anëtarësuar
    23-07-2003
    Vendndodhja
    London-aty ku behet qejfi
    Postime
    23
    kolombi me te vertete eshte realitet kjo apo ndonje imaginate dhe fantazi shpirterore e dikujt???

    por megjithate me te vertete prekese....
    Mendohet qe bota eshte krijuar nga Zoti,,,,po ZOTIN kush e krijoi???

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e xxxl
    Anëtarësuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    277
    ky kolombi ka humbur kot thone se ne amerike paguajne per keto lloj prallash provoje njehere se mbase del ndonje gje

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anëtarësuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    Sa mire e njifni tregun ne Americe ju Europianet, kot s'thone Europa plake..

  9. #9
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    sa fat te pameshirshem paska pasur i gjori.

    p.s. aman na thuaj qe nuk eshte e vertete kolombi....
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  10. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Meqenese shume nga ju jane kurioze te dine nese kjo histori mbart vertetesi apo imagjinate ,po ju thyej kureshtjen.PO,eshte histori mese e vertete,dhe une ndjem i varfer te gjej fjalet e duhura per ta pershkruar ate.
    Misterioze eshte vertet ringjallja e saj ,te cilen gabimisht e varrosen per se gjalli.
    Meqe keni kureshtje po ju tregoj vetem daljen e saj nga varri dhe mbrritjen ne shtepi.

    -----------------------------------------------------------------
    Ne shtepine e saj askush nuk flinte.Vetem era qe frynte jashte leshonte nje tingull te cjerre per te prishur qetesine qe kish pushtuar dhomen.Shtepia ishte plot me njerez,te aferm,miq e shoke.Ne krye te shtepise qendronte babai,i fejuari i saj dhe prifti.
    Prifti here pas here prishte heshtjen duke treguar histori fetare mbi vdekjen.

    Qielli qe vrenjtur perseri,dhe nje vese e holle sperkati varrin e porsahapur.Ajo filloi te levizte duart,pastaj syte. U mundua ti hapte.Beri te ngrihej por e ndjente trupin te derrmuar.Si kujtohej asgje.Cuditej sesi ndodhej e vetmuar ne kete vend te frikshem.Bente perpjekje mbinjerezore te hapte syte dhe te rikujtonte veten.Pas disa minutash belbezoi UJE.............!
    Belbezimi sikur e riperteriu,ndoshta kishte nevoje te degjonte,qofte dhe zerin e saj.Renkoi disa here dhe pastaj bertiti sapo dalloi se prane saj ndodhej i shtrire nje kufome tjeter.U rengjeth ,mblodhi fuqite dhe doli rrembithi nga varri.Kemisha e nates i qe ngjitur pas trupit.Ju duk sikur kishte fjetur ne endrra te keqija.I mori me mend skenat e tmerrshme qe kishte kaluar.
    E donte jeten te dashurin e saj.Ndoshta kjo dashuri e nxorri nga varri.
    Duke ecur kembet i merrnin sa majtas djathtas,te pafuqishme sikur ishin te huaja.Gjate rruges perpiqej te mendonte dicka per ate qe i kishte ndodhur.
    Arriti prane shtepise.
    -Baba, hape deren jam une.Jam e gjalle perse me varroset- bertiti me gjithe fuqine e shpirtit qe i kishte mbetur.Te gjithe renden per tek xhami.Floket e saj te zhumbravitur dhe fytura e verdhe dhe gjithe balte i kishin dhene nje pamje te frikshme.
    -Mos e hapni deren-foli priti. Ka rrezik e nxorren xhindet dhe eshte bere vampire-shtoi ai.
    Te gjithe u shtangen,dhe filluan te pyesnin veten.Po si u ngjall?Si largoi tere ate dhe?
    Babai i saj kafshoi buzen derisa ndjeu dhembje.Cte bente?
    Ajo vazhdonte ti binte deres.Baba,Nene hapeni deren kur po shkruaja me ra te fiket ,pastaj u gjenda ne nje varr dhe prane meje nje kufome burri,me ca zinxhire te verdhe ne duar.
    -Ajo eshte xhindosur- tha prifti. Sa doli nga varri dhe paska mbytyr nje njeri.
    Te dashurit te saj nuk ju durua por vrapoi pa pyetur pleqte e vjeter dhe hapi deren.Ajo peshperiti disa fjale te pakuptueshme dhe ra ne kraharorin e tij.

    Mbas disa oresh burrat e shtepise shkuan tek varri dhe njohen kufomen e hajdutit.Te gjithe peshperiten se duhej te vdiste qe te vdiste edhe turpi bashke me te.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 24-01-2006 më 06:08
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ardian-Christian Kyçyku
    Nga Eagle në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  2. Përse njeriu është i destinuar të vdesë??
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 08-03-2009, 16:54
  3. Letër dashurie -- Dhaskal
    Nga Arbushi në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 10:26
  4. A mund të jetë një marrëdhënie dashurie «demokratike»?
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 13:18
  5. Kur vdes dashuria?
    Nga babygirl1982 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •