Duke falenderuar akoma te gjithe ata qe vazhdojne t'i pergjigjen "prezantimit tim" dhe natyrisht pershendetur te gjitheve, si thoni te shkruajme mbresat ose pershtypjat tona rreth udhetimit te fundit qe kemi bere ne Shqiperi?
Po e filloj une e para![]()
Vitin e kaluar kam shkuar 3 here ne Shqiperi, ne janar, shtator dhe se fundi per Krishtlindje.
Aventurat fillojne qe ne aeroport. Check-in dhe pastaj ore e ore duke pritur... linja jone kombetare e fluturimit njihet per perpikmerine e saj, keshtu qe po te vajti mire avioni niset me 1 ore vonese, se jo prit edhe 3 ose 4 ore... shkaku? s'te japin asnjehere pergjigje. Tani, une nuk di ju, por une sa here qe udhetoj, s'fle mire... mendoj, perfytyroj, imagjinoj... keshtu qe shto edhe oret qe pret para se te nisesh.... dhe fillojne e te lindin dyshimet e para mbi vlefshmerine e kasaj rruge.
Per te mos thene kontrollet e sigurimit(kjo eshte histori me vete) Per pak desh u zhvesha komplet ne aeroport. Jo hiq xhupin, trikot, rripin e pantallonave, ēizmet, zbras ēantat, po ai dreq signali vazhdonte e binte. Atehere edhe nje kontroll nga policja mos kisha ndonje arme a bombe(per te ēuar ne Shqiperi?!)
Dhe ja fluturimi yne, imbarko... rruga deri tek avioni duket sikur zgjat km e km te tere... kur ja, ne nje cep te humbur te aeroportit(Marconi di Bologna) si nje "rosak i vogel i shemtuar" avioni yne!
Shumica e pasagjereve jane shqiptare e si zakonisht formohen te pashmangshmet rradhe... (e ketu kujtimet fillojne e derdhen lume.....)a thua vendet s'jane te numeruara?
Po tejkaloj emozionet e fluturimit- ishte i shkuter 1:30min...
O.. me ne fund... ne token meme! Duke vazhduar me te pashmangshmetn rradhe arrijme para policit., the thua tani erdhem me ne fund! Gabohem! (Po ku me mblidhen te gjitha mua, do thoni ju?) Polici eshte pothuajse i bindur qe pashaporta s'eshte e imja... eh ē'me gjeti, them, e vazdoj e iu pergjigjem pyetjeve: Ku rri, sa vjet ke aty, je e martuar....(te jete pyetsor i ri valle??) po prape s'eshte i bindur.... atehere me kerkon ID card,permesson... atehere une u bera trime, s'po duroja dot (kisha kurajon e turmes pas meje, te gjithe rigorosamente ne rradhe te pritjes) Permesson, permesson??? une sapo i kisha nxjerre carten (permanent resident)e ai me kerkonte permesson... kulmi!!! me ne fund paksa i bindur me dha vulen e shumepritur e kalova. Nese kisha vendosur te shkoja ne shtepi per t'u shlodhur pushimet kishin nisur me te vertete keq!
(vazhdon)
Krijoni Kontakt