Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Angry Kushtuar tragjedise se Karaburunit !

    Zera te trishtuara sot po kumbojne
    Heshtjen e thyejn vdekjen po lajmrojn
    Oh Zot! Valle kush jane keta fatezinj
    Qe e humben jeten ne kete tragjedi ? ?

    Dhe zogjte ne ajer, fluturimin kan ndaluar
    Tragjedine po shikojn , e Zotit i jane falur
    Cicerojne vajtushem per keta shqiptare te rinj
    Sterkalat perplasen e gdhendin lamtumir

    Vesheve te mij nuk i besova
    Kur mora vesh ket tragjedi
    Lot te shumte m'rane ne faqe
    O sa dhimje , vec shpirti e di

    Oj ju nana moj burrnesha
    Vishuni sot n'tesha t'zeza
    Vishuni e sot vajtoni
    Femijet tuj sic asht zakoni


    A moj Shqiperi moj halle madhe
    Casht maj kjo gjam e madhe
    A'thu Zoti na ka mallku
    A'thu shteti na asht tranu

    A'thu vedin ne spo e dona
    Shkojm e plasna nder gomona
    Pse ky vit na filloj keshtu
    Sofra te zeza n'Shkoder me u shtru

    Vajtojn nanat oj ku ku
    Car na gjet me femijt keshtu
    Spo i ndahen Shqipris hallet
    Lot po shkojn e spushojn vajet


    Lamtumire o ju te dashur , ne po ju themi
    Lamtumire o ju fatkeq , nga kjo bote
    Ju urojm qe shpirti t'ju prehet i qete
    Qofshi me te lumterit ne ate bote

    Nga ana ime me shume keqardhje
    Po ju nis ket kurore me lot ne sy
    Dhe ju uroj shpirteve tuaj
    Zoti qofte gjithmon me ju .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    valët e jetës
    i hodhën
    në valët e vdekjes

    dhimbje e madhe
    e trazuar
    e thellë
    aq sa edhe ai det i etur

    e hedh një tufë lulesh
    nga larg...
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #3
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    valët e jetës
    i hodhën
    në valët e vdekjes

    dhimbje e madhe
    e trazuar
    e thellë
    aq sa edhe ai det i etur

    e hedh një tufë lulesh
    nga larg...

    (dhe une nje...)!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    Me vjen shume keq
    Fjalet me jane ndal
    Ngushellimet e mija
    per Shqiptaret mbare

    Bashkohem me ju
    Me hidhrimin tuaj
    nje lule vajtimi
    hidheni dhe per mua

    Bashkohem me hidherimin e te gjithe Shqiptareve ne kete dite zije .
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    vdiq...pse keshtu
    kjo eshte cmenduri
    pse nuk rini ne shpi
    o zot sa cudi
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ngushellime te afermve te njerezve qe humben jeten ne tragjedine me te re shqiptare!




    MORTI I JANARIT


    (Djerron toka shqiptare.
    Thundrat vdesin fatin e jetës.)


    Rënkon terri.
    Trupat ngrijnë në morgun e detit.

    Vdes anija.
    Lotët rëndojnë mbi kryet e varrezës.

    Rrënqethen frymët.
    Qirinjtë shkrijnë në dhimbjen e zemrës.

    Flakëron njerëzia.
    Piskama kallet nga tragjedia.

    Thyhen dhëmbët.
    Kanceri pushton lukuninë e llahtarit.

    Nxin dielli.
    Vaji pafund përcjell Mortin e Janarit.


    (Djerron toka shqiptare.
    Thundrat vdesin fatin e jetës.)



    12 janar 2004

  7. #7
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Alba shume prekese peozia juaj! Me pelqeu shume! Komplimente!
    Gjithashtu dhe jotja Dita!

    V.R Me erdhi jasht mase keq kur degjova per kete lajm, kaq te hidhur por e vetmja gje qe medova dhe thash ne vetvete ishte
    "Qoft me kaq"!

    Ngushellime Familjeve!

    Sinqerisht Driloni
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    O Fatos sa mire na i bone
    na cove ne Itali me gomone

    Nuk e ke fajin ti e kemi fajin ne
    qe te votojme ty qe na le pa atdhe

    Ti dhe gomeret qe te vijne nga pas
    e bete boten me ne me u gajas

  9. #9
    ** Vijezim Drite ** Maska e Altina
    Anëtarësuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    Ne kohe, ne diell, ne ere...
    Postime
    158
    Kjo bote e "vockel" e XHELATEVE
    Me grusht godet ndaj te pafajshmit,
    Ia merr nga goja buken e mengjezit,
    Ia hedh ne zjarre shtepine
    I zhyt mes dallgesh egersire jeten
    I rrjep lekuren tok me rrobat
    DHe diten u rremben femijeve

    Kjo bote e "vockel" e XHELATEVE.....


    NGUSHELLIME FAMILJAREVE TE VIKTIMAVE...
    I vizatoj keto shkronja ....
    Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...

  10. #10
    Catch me if u can c me!!! Maska e invisible girl
    Anëtarësuar
    10-09-2003
    Vendndodhja
    A very invisible place!!
    Postime
    405
    O Zot i madh une nuk mundem me e besu
    se si bashk atedhetaret e mi po vuajn keshtu
    E ne mes te dimrit ne det me gomone kan shku
    nje hall i madh ato atje i ka qu
    dhe deti i tmerrshem ato i ka perpi
    jau ka marr jeten pergjithnji
    A thua o Zot ti shqiptart i ke harru
    E per her kan me vuajt ashtu!
    If u r successful,u will win some false friends and some true enemies; Succeed anyway.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Ngjitja e tragjedisë "Medea" në skenën shqiptare
    Nga Fiori në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-11-2006, 16:47
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •