Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Kthimi i të zhvendosurve në Kosovë

    Në Pejë u arrit marrëveshja për kthimin e të zhvendosurve serbë në komunën e Klinës

    Pejë, 9 janar - Administrata ndërkombëtare, përfaqësues të KFOR-it, zyrtarë të pushtetit qendror në Kosovë dhe përfaqësues lokalë, kanë zhvilluar dje një takim në qytetin e Pejës, ku kanë debatuar për projektin që lidhet me kthimin e të zhvendosurve të pakicës serbe në qytezën e Klinës.
    Në këtë takim pas një debati të rëndë është arritur marrëveshja për kthimin e pakushtëzuar të të zhvendosurve serbë në komunën e Klinës. Në shkëmbim të kthyerit do t'i njohin institucionet e Kosovës si ato qendrore, po ashtu edhe ato komunale dhe se dëshirojnë të jetojnë në fqinjësi të mirë me shqiptarët.
    Pegi Higs, shefe e Zyrës për të kthyerit në Misionin e OKB-së në Kosovë tha se ky takim ishte shumë konstruktiv dhe i frytshëm. Ajo tha se serbët kanë thënë qartë se e respektojnë autoritetin e kryetarit të komunës së Klinës dhe se në këtë takim është vendosur të formohet një grup punues në nivelin komunal për të përgatitur një plan për procesin e kthimit të serbëve dhe të zhvendosurëve të tjerë në këtë komunë.
    Ky takim nuk u mbajt në Klinë nga frika se mund të ndodhte ndonjë incident i ngjashëm me atë të dhjetorit të vitit të kaluar, kur një grup shqiptarësh kishte sulmuar një grup serbësh të kthyer në qytezën e Klinës.
    Në Jabllanicë të Pejës 24 kryefamiljarë të zhvendosur serbë tashmë kanë renovuar shtëpitë e tyre

    Pejë, 9 janar - Në fshatin Jabllanicë të komunës së Pejës 24 kryefamiljarë serbë, të cilët në korrikun e vitit të kaluar u kthyen në në këtë fshat dhe me ndihmën e organizatave të ndryshme ndërkombëtare i kanë renovuar shtëpitë e tyre. Ata presin që në fillim të pranverës së bashku me familjarët, aktualisht të strehuar në Serbi të kthehen dhe të jetojnë në Kosovë. Ata besojnë se nëse liria e lëvizje sigurohet, atëherë kthimi i tyre nuk do të vihet në pikëpyetje.

    Marrë nga www.kosova.com

    Ky është edhe njëri nga tetë standardet, pra kthimi i të zhvendosurve. Është më se e qartë se jo të gjithë do të kthehen si nga ana e të zhvendosurve shqiptar ashtu edhe nga ana e të tjerëve por e rëndësishme është që kushdo që dëshiron të mund të kthehet dhe të sigurohet liria e lëvizjes dhe qarkullimit. Sipas ambasadorit gjerman në Prishtinë, pritet poashtu edhe kthimi i më shumë se 80 mijë shqiptarëve që nuk kanë fituar lejeqëndrimet në Gjermani të kthehen. Kurse për punën e serbëve me këtë edhe ju mbyllet goja disa politikanëve serb që bënin zhurmë në lidhje me këtë çështje nëpër kancelaritë përëndimore. Poashtu edhe ata joshqiptar që do të kthehen siç është edhe cekur në marrëveshje do t'i njohin dhe respektojnë institucionet e Kosovës, si dhe do të integrohen tërësisht.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Një nga gjërat më të rëndësishme në lidhje me këtë problem është edhe kthimi i shqiptarëve në Mitrovicën e veriut sepse kështu edhe serbët pastaj do të kenë trajtim shumë më të mirë nga shqiptarët në anët e tjera të Kosovës.
    Ata poashtu duhet të heqin dorë nga pushtetet paralele sepse nuk është në interes të tyre, ata duhet të ndalojnë së shpresuari se mund ta ndajnë këtë tokë të Kosovës sepse nën një siç dihet ata e kanë spastruar etnikisht dhunshëm këtë zonë por edhe fakti tjetër që edhe shqiptarët do tia ndajnë pastaj Kosovën Lindore serbisë. Bile shqiptarët kanë shumë më shumë të drejtë për ta bërë këtë gjë kur dihet se ata kanë qenë autokton aty dhe gjithmonë shumicë.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nje shqiptar i Kosoves i ikur dikund nga vitet 1950 ne Shqiperi si emigrant i vjen rasti dhe fati qe dikund nga 1989-ta te bej nji vizit ne Kosoven e tije (kuptohet duke marre leje pra vize ne ambasad jugosllave ne Tirane) dhe shkon ne fshatin e tije diku nga zona Decan Pej..

    Ne Shqiperi i mjeri kish jetuar katundeve te Kavaj Lushnjes ne ate fukarallekun e kooperativave enveriste dhe kuptohet se i ben pershtypje shpijat e vllazenve te vet ne Kosove..ku kishin Lop, traktor, Televizora e qylyma e kolltuqe qe ky i mjeri nuk i kish pa ne anderr..

    Gjat nji vizite tek njeri prej kusherive te vet ne fshat shikon ky Kosovari-kooperativist i Myzeqese nji magnetofon dhe ja ngul syt si ujku berrit ..
    A po ma jep mue kte magnetofon i thot..e une te jap qat pjes toke qe Baba ma ka lan ktu nder ju..se une ne Shqipni kam do fmi qe kan andrru me pas magnetofon e ti gzoj pak..
    Posi jo i thot kusherini i Kosoves i cili ja dinte mire vleren tokes ta nap magnetofonin e do xhampera bile e ni qylym..
    gati nuk flutroj pi gzimit ky Koso-koprativisti i ardhun mysafir ..e nuk e dinte se gzimin e vertet e kish ky Koso-biznismini i Titos..

    Mbas do ditve mysafiri ban nji vizit tek nji kusheri tjeter dhe aty tregon se cfar kish bisedue me kushrinin e magnetofonit..

    mo bre i thot ky kushrini tjeter ..si ke dhan Token per nji magnetofon..po a e din ti sa kushton qajo tok more magar..
    Jo tha ky kurgja nuk di..

    Ngo i thot kushrini i mire kti fukarait pi Shqipnie..me at tok i blen 200 magnetofona por ti nuk ke pse shet token e babes se nji dit vjen ktu e fmit e tu e trashegojn at tok se na nuk do jetojm tan kohes qishtu te ndam por vjen dita e do hapet kufini dhe sa per magnetofon e tesha po ti jap un falas e token mbaje..

    Kapitalizmi ne Kosove duhet te jete ndryshe..

    sabri Novosella duke shfrytezue fukarallekun e katundareve te Durresit bleu pllaz me shpejtesi (paret sdi ku i gjeti ai kodosh) dhe ndertoi disa villa ne kodra te Shkallnuerit e tash po i shet sa frangu pulen e po blen Toka ne Kosove..

    Kosova duhet te ndertoj nje kapitalizem me ftyr njerzore ku njerzit te ken mundesi te punojn e jetojn vllazerisht pa biznise te Pista sikurse ai kushrini i magnetofonit qe jo vec kta Koso-albanezet e ikur gjat Viteve titiste-Slloboiste te kthehen ne Kosove..por..por..dhe Ata te ikurit moti..

    Mos harroni ju ne Kosove se ka 120 vjet qe kan ikur Shqiptar prej Kosove ne Turki, Shqiperi e kahmos..

    per te gjithe duhet krijuar hapsire e mundesi per jetese ne Kosove..
    Une pershkrova tre tipa Shqiptaresh..
    Te ikurin fukara.. Kusheririn hajn dhe kusheririn atdhetar..
    Kosova duhet ti pranoj krah hapur me ngrohtesi vllazerore te gjithe te ikurit tash 100 vjet ..dhe kte do e bajn jo Hajnat qe nuk ngopen por kta lloji i Kusherinit te mire..

    Pra..Nuk jan Serbet ata qe duhet te Kthehen ne Kosove por Shqiptaret nga Anadolli e deri ne Zelande..nga Oslo deri ne Kanad..nga Rrashbulli deri ne SEMAN te Fierit..nga Kavaja e deri ne Mamurras..

    Le te ngushtohemi pak e tu hapin vend vllezerve tone..

    Jo me Lakmi por me dashuri duhet ndertue Kosova e Sotme..

    Rugova kto duhet ti mendoje e ti beje Program Kombetar..per te ardhmen...

    Te arrestohen LEME Xhemat e tu kthehet Pasuria popullit..

    Toka e Kosoves ka pronar Gjakun e Deshmoreve e jo Hajnat qe kan dit me i rregullue "letrat" me tana rregjimet e sot dalin pRONARE..
    JAN sAKRIFIKUE QINDRA GJENERATA PER kOSOVEN E SKA PSE BAHET kOSOVA pRON E NJI GRUSHTI BIZNISMENESH KUSHDO QOFSHIN ATA..

    lARG SHEMBULLIT TE sHQIPERISE QE KA QENE SHU-RRHANE E U BE NJE M-UTSIHANE ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 10-01-2004 më 07:00

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    B(K)rari shkruan:


    LARG SHEMBULLIT TE sHQIPERISE QE KA QENE SHU-RRHANE E U BE NJE M-UTSIHANE ...

    Une kisha vetem nje pyetje te thjeshte dhe qe ja shton lezetin muhabetit:

    - Po ky zoti Br(k)ari a nuk eshte produkt i Kesaj Shqiperie ose po te perdor fjalet e tij, i Kesaj SHU-RRHANE QE U BE NJE M-UTSIHANE ...

    Perfundim:

    Dhe gjerat e qelbura si ky Brari kuterbojne . Pordhac dhe mendjemadh prej natyre ky lloj tipi eshte ....

    -

    eh a ja vlen te merresh me komunistet e kthyer ne antikomunist .

    Megjithate:
    Ngushullime dhe nje here Brari Trari se mendja te ka lene por ti me insistim kerkon ta rivesh ne pune.
    Urime shoku Lej-Fen (Trari-Brari) edhe mund t'ja dalesh mbane po ti shtregosh dhe ato vidat e fundit kineze qe te kane mbetur nga koha e E nverit Me fal Titos se ate ke me per zemer ti(megjithese thone disa goje te liga qe ai ka qene nje nga me antishqiptaret e te gjitha kohrave)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Actec gjithmon te del pun me mua..

    Ne se i ka dal emri babit e mamit tend si militanta ne partin e kanibaleve ketu skam faj se nga gazetat i marr artikujt.

Tema të Ngjashme

  1. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Në Kosovë nuk ka konflikt fetar
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 13:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •