Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Grekėt mundohen ti "krishterizojnė nė grek" elbasanasit

    E Premte, 09 Janar 2004


    "KRISHTERIMI" PUSHTON ELBASANIN DHE POLICANIN

    Besim Dybeli

    Elbasan - Ajo qe eshte shtypur naten ne shtetin grek, eshte shperndare diten me diell dhe ne zener te Shqiperise. Sic ndodh rendom qe nje mall kontrabande hyn lirshem ne doganat shqiptare, po ashtu ka hyre nje gazete greke fetare e me permbajtje shovene. Tirazhi i saj me rreth 10 mije kopjo ka udhetuar nga Kakavija drejt e ne Polican, per te bere me pas pjesen e dyte te rruges, drejt qytetit dhe fshatrave te Elbasanit. Qe ne krye te kesaj dukurie, qendrojne si emisare "te pafajshem" dy emigrante shqiptare, qe me kete qellim u cmallen me familjet e tyre ne Shqiperi. Gazeta mban titullin hyjnor "Krishterimi" nentitulli i se ciles e percakton ate si gazete krejtesisht te krishtere, dymujore, botimi i se ciles i atribuohet Kishes se Lire te Apostujve te Pentikostis. Ne vend te kryeartikullit, mbi nje sfond gri te erret eshte shkruar me te zeza nje paragraf nga Mateu, (28 : 19 - 20) ku u ben thirrje gjithe popujve ne emer te Artit e te Birit te Shenjte te zbatojne porosite e Tij, sepse "une jam me ju gjithe ditet deri ne mbarim te botes, Amin". Ne te djathte te faqes se pare, lart nis nje fotografi bardhe e zi, ku duhet te jete grupi i ngarkuar per Shqiperine, nen titullin "Udhetim ne Shqiperi", pershtypje te botuar ne kete numer, cka nenkupton se duhet te jete botuar edhe nje numer tjeter para ketij ne fjale, ose "grupi" organizator ka botuar pershtypjet e tij ne vendin tone pas marrjes se garancive te shperndarjes dhe matjes se pulsit te te dy komuniteteve ku tash per tash ka gjetur treg. Dy artikujt kryesore te faqes se pare vijojne me emrat Leonidha Fego dhe Kosta Kondhili. Ndersa ne faqen kater, sipas shkrimeve te botuara, jepen deshmite e dy emigranteve nga Vlora,Jani Zeka dhe Adhurim Binjakaj.



    Si ka ardhur gazeta gjer ne Elbasan?!

    Besohet se nuk ka qene dhe fort e veshtire. Ne shkrimin pershtypes "Udhetim ne Shqiperi" pranohet nga autoret se ne vijen kufitare mes dy shteteve," shume gjera jane zbutur, nuk eshte si me pare, madje edhe rruget kane filluar te shtrohen, cka bejne me te shpejte udhetimin tone". Sipas gazetes, emigranti shqiptar, Dino Caushllari (cudi si eshte pranuar me kete emer! shen.yne.) ka qene shoqerues dhe ne te njejten kohe edhe perkthyes i kater vellezerve te kishes se Kalitheas. Kujdestari i kishes se Pronovikut ne Polican, Tomi. Bashkeshortja e tij, Meri dhe dy femijet kane bere mikpritjen tradicionale shqiptare qe ka lene mbresa tek udhuruesit e fese se krishtere dhe Krishtit. Nga respekti per te huajt dhe dashurine per kusheririn e tyre, jane mbledhur ne shtepine bujarase policanase dhjetra te tjere, te cilet te nesermen i kane percjelle per ne Mollas te Elbasanit, pas nje meshe ne kishen e ketij fshati. Edhe ne Sulove e njejta mikpritje dhe respekt per mite nga Greqia fqinje. Ne shtepine e Dashamir Agos eshte perseritur i njejti ritual shqiptar, mikpritja dhe respekti pa kufi. Ne Elbasan, emisaret e Athines nuk kane arritur, vetem gazeta e tyre, jo thjeshte per qellime fetare.



    Pse u zgjodh Policani dhe Elbasani!

    Nuk eshte dhe shume e veshtire te argumentosh me hipoteza te ndryshme se perse u zgjodhen Policani dhe Elbasani si dy qytete shqiptare per shperndarjen falas te gazetes "Krishterimi". Se pari, ishte thjesht nje gazete greke ne shqip, qofte dhe me permbajtje fetare, dhe nuk konsiderohej si nje e keqe, pavaresisht se gazeta ne fjale nuk ka as dhe nje kontrate shitje me kompanite shqiptare te shperndarjes. Brenda saj, here direkt dhe here me nenteks, behet fjale per krishterimin e plote te Shqiperise gjer tek insinuatat shovene territoriale. Policani, ndoshta rastesisht eshte zgjedhur si stacioni i pare i shperndarjes, sepse njeri nga emigrantet "sipermarres" ka qene nga ky qytet dhe me shkurt nga Kakavia, bie ne Polican. Nga ana tjeter,serish,ndoshta eshte testuar popullsia myslimane bektashiane e kesaj treve. Ndersa Elbasani,permban nje sere arsyesh si perzgjedhes, per te siguruar shtratin e gazetes ne fjale. Ne kete qytet ka nje numerik te konsiderueshem te krishteresh katolike dhe ortodokse. Ka nje kishe qe drejtohet dhe financohet drejtperdrejt nga Janullatusi. Ka dhe nje kishe tjeter, ajo e Shen Merise, qe drejtohet nga At Nikolla Marku , qendrimet e kunderta te se ciles njohen publikisht me ate te Shen Thanasit. Dhe arsyeja e arsyes mund te jete pse ky qytet historikisht ka qene dhe mbetet nje lloj barometri fetaro-politik mbareshqiptar.

    Besim Dybeli

    Qė shqiptarėt edhe ata tė fesė islame janė duke u krishterizuar me tė madhe ėshtė mė se e dukshme dhe e qartė pėr tė gjithė, por edhe nevoja pėr ta pastruar sidomos kishėn ortodokse nga elementėt grek sot ėshtė mė e nevojshme se kurrė, edhe pse kjo nevojė ka qenė e gjithmonshme dhe jo kot Fan Noli e pavarėsoi kėtė kishė. Por, tani duhet patjetėr tė pastrohet nga elementėt grekė qė janė futur nė kėtė kishė pas komunizmit.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Exclamation Kujdes - RREZIK INFEKTIMI

    Pas leximit mbi shperndarjen e gazetes orthodhokse ne Elbasan po mendoja se c'qellim valle mund te kene Deshmitaret e Jehovait, kur shperndajne ne cdo cep te vendit gazeten e tyre?

    Mos na cenojne valle te na kthejne ne "jehovjan" ne shqiptaret e krishtere a myslimane?

    Po ata misionare amerikano-angleze qe i sheh me fletushka fetare nder duar duke trokitur ne dyert shqiptare si ne Tirane e gjetke, apo kryer mesha etj., kudo ne Shqiperi e Kosove, valle duan te na konvertojne ne anglikane a amerikane me propagandat e tyre fetare?


    ...

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Eni kėtu edhe ėshtė dallimi dhe gjithė poenta e kėsaj.
    Nėse amerikanėt, anglezėt e tė tjerėt misionar qė vijnė nėpėr tokat shqiptare jo vetėm qė nuk kėrkojnė nga besimtarėt qė tė heqin dorė nga kombi por kėta edhe vet e mėsojnė shqipen, i pagėzojnė fėmijėt e tyre me emra shqip, i dėrgojnė nė shkolla shqipe etj. etj.
    Kurse kėta duke aluduar se krishterimi ėshtė diēka ekskluzive greke dhe kushdo ortodoks ėshtė grek e kushdo qė ortodoksizohet nė tė njėjtėn kohė edhe greqizohet dhe kėshtu pastaj edhe Greqia bėhet mė e madhe. Kėta janė shumė primitiv.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Moderatorit
    Kjo temė nuk u hap me atė titull sepse po t'ishte kjo punė vetėm aq, unė as qė do tė kisha hapur kėtė temė.
    Ėshtė puna e pėrmbajtjes sė gazetės qė do ti "krishteroj shqiptarėt nė grek" sepse krishterimi ėshtė diēka ekskluzive greke siē e paraqesin edhe botuesit dhe poashtu pėr pretendimet shoviniste pėr tė cilat edhe SHISH ka filluar hetimet.
    Prandaj, i kėrkoj moderatorit ta kthej titullin me tė cilin u hap e jo tė bėj kėshtu ndėrrime titullash pėr tia humbur vlerėn temės.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    pershendetje,


    mund te me thote ndonjeri se kujt drejtimi te krishtere i perket kjo gazete, si dhe pembajtjen e saj?
    Eshte me te vertete antishqiptare? ose me qellim per te grekizuar shqiptaret. (une nuk besoj se shqiptari mund te grekizohet nga nje gazete)
    Nese eshte propagande fetare una s'shoh asgje te keqe. Ne jemi nje vend demokratik dhe s'ka pse te ndalohet. Ketu ne gjermani cdo fe ka te drejten e vet dhe asnje nuk e kundeshton, vetem nese dicka eshte kunder kushtetutes gjermane, atehere ndalohet, denohet etj. etj.
    E keqja nga greku s'na vjen nga nje gazete, por nga politikanet qe e kane shitur gjithe vendin tek greket. Greket kane ne dore ekonomine shqiptare dhe bejne ate qe duan me ne. Nuk besoj se grekut i intereson krishterimi apo grikizimi i shqiptareve. Jane disa injorante qe akoma kerkojne ta bejne kete. Greku ka gjithcka ne dore, ka ekonimine, kur ka ekonomine ka edhe politiken.
    Pra dua te them qe e keqja s'vjen nga nje gazete.

    Zoti ju bekofte!!
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Jesushaus
    Siē thuhet edhe nė shkrim, pėrmbajtja e asaj gazete ėshtė se shqiptarėt duhet tė krishterizohen duke u bėrė grekė, duke aluduar nė ortodoksizėm-greqizėm sipas tyre, dhe poashtu flet pėr jugun si kinse vend grek. Poashtu nė njė tjetėr gazetė thuhet se kjo ka dal nga kisha e financuar direkt nga Janullahutusi nė Elbasan.Pra, siē shihet ėshtė kundėr ligjeve kushtetuese tė shtetit tonė dhe ende nuk janė marrė masa nga shteti shqiptar pėrveē faktit se thuhet se SHISH ka filluar hetimet pėr kėtė gjė. Shpresojmė dhe urojmė qė shqiptarėt tė ndaloj dhe dėnoi kryerėsit e kėsaj vepre, sė bashku me largimin e menjėhershėm e sė keqes mė tė madhe Janullahutusit.
    Pėr punėn e ekonomisė edhe unė mendoj se grekėt kanė futur hundėt nė disa sektor tė ekonomisė, por me aq sa kam info. unė shumė prej tyre janė shqiptar tė greqisė, kurse pėr punėn e qeverisė mendoj qė disa prej tyre qė kanė punuar pėr interesa greke ose tė pėrmirėsohen dhe ti kenė interesat shqiptare prioritet qė njėkohėsisht janė edhe interesa tė tyre personale dhe tė fėmijėve tė tyre e tanė e brezave qė do tė vijnė ose nė tė kundėrt tė ikin urgjentisht. Unė do tė kisha preferuar kėtė tė dytėn, sepse edhe me pėrmirėsime prapė nuk vlejnė aq sa vlejnė njerėzit e painkriminuar nė gjėra tė tilla, pra nuk vlejnė aq sa intelektualėt e pastėr, mė tė menēur shumė dhe mė tė denjė shumė se kėta njerėz tė inkriminuar pėr ti ēuar mė tej interesat shqiptare (qė janė interesa tė gjithė neve) dhe zhvilluar vendin me shpejtėsinė mė tė madhe tė mundshme.
    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    I dashur Dodon,

    Nese eshte keshtu sic thua ti, atehere shteti duhet te marre masat dhe te denoje autoret.
    Derisa kane hyre 10-tra mije kopje do te thote qe s'kane hyre pa e marre vesh shteti. Kushedi se cfare lojrash behen atje.
    Peshkut i vjen ere nga koka.

    Te pershendes

    Zoti te bekofte!!
    Jezusi te do!!
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Siē thuhet edhe nė shkrim, pėrmbajtja e asaj gazete ėshtė se shqiptarėt duhet tė krishterizohen duke u bėrė grekė
    Dodon, a mund te me gjesh nje rresht nga artikulli me lart ku flitet per propagande "shoviniste greke"?
    Gazeta mban titullin hyjnor "Krishterimi" nentitulli i se ciles e percakton ate si gazete krejtesisht te krishtere, dymujore, botimi i se ciles i atribuohet Kishes se Lire te Apostujve te Pentikostis. Ne vend te kryeartikullit, mbi nje sfond gri te erret eshte shkruar me te zeza nje paragraf nga Mateu, (28 : 19 - 20) ku u ben thirrje gjithe popujve ne emer te Artit e te Birit te Shenjte te zbatojne porosite e Tij, sepse "une jam me ju gjithe ditet deri ne mbarim te botes, Amin". Ne te djathte te faqes se pare, lart nis nje fotografi bardhe e zi, ku duhet te jete grupi i ngarkuar per Shqiperine, nen titullin "Udhetim ne Shqiperi", pershtypje te botuar ne kete numer, cka nenkupton se duhet te jete botuar edhe nje numer tjeter para ketij ne fjale, ose "grupi" organizator ka botuar pershtypjet e tij ne vendin tone pas marrjes se garancive te shperndarjes dhe matjes se pulsit te te dy komuniteteve ku tash per tash ka gjetur treg. Dy artikujt kryesore te faqes se pare vijojne me emrat Leonidha Fego dhe Kosta Kondhili. Ndersa ne faqen kater, sipas shkrimeve te botuara, jepen deshmite e dy emigranteve nga Vlora,Jani Zeka dhe Adhurim Binjakaj.
    Une nuk e kam gazeten perpara qe ta gjykoj permbajtjen e saj, por aq sa lexova me siper, me ben te kuptoj se gazeta ka krejtesisht karakter fetar ku propogandohet feja e krishtere. "Krishterimi" nuk eshte term "orthodoks" dhe organizatoret dhe sjellesit e gazetes ne Shqiperi nuk jane greke por shqiptare.

    Liria fetare ne Shqiperi lejon propogandimin dhe praktikimin e te gjitha feve, i pranojne apo jo shqiptaret keto, eshte ne doren e tyre. Besimi orthodoks nuk ben dallim nga fete e tjera qofshin keto tradicionale si Katolicizmi e Islamizmi, apo protestante e sektare qe ne Shqiperi jane me dhjetra.

    Titulli i temes u ndryshua, pasi ne kete forum nuk spekullohet, mireinformohet.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Rreshti tre, paragrafi njė i kėtij shkrimi "ka hyrė njė gazetė greke fetare me pėrmbajtje shovene".

    Paragrafi tre, rreshtat pesė e gjashtė.
    Brenda saj, here direkt dhe here me nenteks, behet fjale per krishterimin e plote te Shqiperise gjer tek insinuatat shovene territoriale.

    Poashtu pėr kėtė gazetė thuhet se kanė filluar edhe hetimet nga SHISH aq e pastėr ka qenė kjo sipas juve Albo.

    Pra, siē shihet edhe nga faktet nė kėtė forum jeni duke spekulluar juve Albo, pėr interesa tė huaja me kėtė ndryshim titulli.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Peshkun e shtrenje qe eshte prishur nuk e do askush

    Ka peshq te bukur dhe te shtrenjte qe shume here kur i shohim
    kenaqemi shume ne te pare por eshte e veshtire per ti blere per
    arsyen sepse jane te shtrenjte dhe qe mund te kushtojne sa 5 fishi
    ose 10 fishi i peshkut te zakonshem qe hajme. Keshtu njeriu i varfer
    mjaftohet me te shikuarin e tyre dhe te bleje peshqit e lire si
    sardelja dhe peshq te tjere te vegjel por ama fatkeqesisht te tjerat
    si barbun , spalce , gaforre , haviari dhe te jera nuk mundet.
    Por ama ekziston nje e vertete e madhe.Kur peshku mban ere qofte
    dhe i shtrenjte te jete eshte pavlere sepse asnje nuk e do.
    Prkundrazi eshte i rrezikshem.
    Keshtu ngjajne dhe njerezit qe zoterojne vende te larta ne
    shoqeri , qe kane shkolle te madhe , kane fituar fame dhe jane te
    njohur , por qe kane rene tek droga ose qe jane njohur i apateon ,
    maskarenj , kercenues ,te cmendur , djallezor ,
    interesaxhinj ,egoist , smirekeq a te ligj.
    Fatkeqesisht e kete e shohim shpesh ne ditet e sotme te ndodhe
    me njerezit e njohur , shkencetare , kengetare , artiste ,
    politikane ,sportist etj qe detyrohen te pohojne qe jane perdorues
    te droges, pijeve te forta alkolike , ilaceve psiqike etj.
    Por ama si arriten ne kete nivel qe te jene te detyruar te
    kerkojne kenaqesine , gezimin dhe lumturine e tyre tek keta lloj
    gjerash rrenese. Iu mungoi ndonje gje ? Nuk ishin te mjaftueshme
    bolleku material qe te beshin shpirtin e tyre te lumtur ?
    Mos valle ajo qe tha Zoti Jezus Krisht "nuk rron njeriu vetem me buke
    po me cdo fjale te kaluar nga goja e Perendise" ndodh tashti. Kjo
    eshte e verteta e madhe.
    Sepse me te verte trupi kenaqet plotesisht me ushqimin material qe
    merr , por ama shpirti me cfare ? Hane haviari ose gaforre ?
    Qetesohet me kenaqesine e mishit? Aspak. Nuk merr pjese aspak shpirti
    ne tek keto gjera. perkundrazi merzitetet dhe thyhet kur njeriu
    merret vetem me pelqimin dhe kenaqesine e trupit te tij .
    Shpirti kerkon Fjalen e Perendise ( sepse prej tij ka ardhur ) ,
    manen(buken) qielliore , Fjalen e Shpreses dhe te ngushellimit per
    nje perjetesi. Ne shoqerine tone shpesh here shume te rinj
    arrijne "sukses" dhe behen dhe idhuj . Ata admirohen nga shume
    njerez te cilet i duartrokasin , i ndjekin dhe i shohin si njerez me
    te larte .
    Por ama kur nje dite zbulojne se kete te rinj merren me heroinen ,
    kokainen duke qene perdorues te rregullt te tyre ,
    shtepia,skafi,vila e tyre jane kthyer ne qender te se keqes dhe te
    mekatit ,kap hunden e tyre dhe largohen me neveritje . Pikerisht
    ashtu sikur sheh njeri nje peshk te shtrenjte dhe qe kur afrohet dhe
    i merr ere ndjen neveritje dhe te vjellur nga era e keqe qe ndjeu. Jo
    vetem qe se do tashme por e neverit dhe e zbraz nga brenda .
    Le te mesojne te medhenjte e kesaj bote , artistet e sukseshem , te
    pasurit lekaxhinj dhe shkencetaret kokemedhenj qe bota neveritet kur
    meson se jane apateon , maskarenj , kercenues , egoist , smirekeq ,
    te ligj , drogaxhinj ose djallezor dhe interesaxhinj me makinerite qe
    kane ndertuar per te mashtruar.
    Peshkun qe eshte prishur nuk e do askush.

    Pergatitur nga Arlind Ciri
    Marre (perkthyer nga greqishtja ) nga gazeta "Krishterimi"
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  3. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •