Close
Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 173
  1. #81
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    A mund ta sjelle dot "Maratonomak-un" e Nolit ndonje, ju lutem?
    Faleminderit
    Fan Stilian Noli

    Rent or Marathonomak

    Rent, or rent, rent e u thuaj
    Se u çthur ordi e huaj,
    Se betejën e fituam
    Dhe qytetin e shpëtuam!
    Rent, or rent,
    Rent, or Marathonomak!



    Kap një degë prej dafine
    Dhe vërtitesh ndaj Athine,
    Nëpër fush' e brek mi brek
    Këmba tokën as t'a prek,
    Hip' e zbrit,
    Petrit, Marathonomak!



    Ke një plagë, po s'e the,
    Djers' e gjak pikon për-dhè;
    Do që ti të jesh i pari,
    Për triumfin lajmëtari
    Flamur-gjak,
    Kuqo, Marathonomak!



    T'u tha gryka, po s'të pihet,
    T'u mpi këmba, po s'të rrihet,
    Se mileti po të pret,
    Ankthi zëmrat ua vret,
    Vrer e tmerr,
    Shpejt, or Marathonomak!



    Kurrë kaqë s'dogji djelli
    Dhe si plumb s'rëndovi qjelli,
    Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftoj
    Hij' e lisit edhe kroj;
    Turru tej,
    Tutje, or Marathonomak!


    Vapa mbyt e pluhri nxin
    Ferra çjerr e guri grin
    Afsha gjoksin përvëlon
    Syrin avulli verbon;
    Ur' e prush,
    Furr', or Marathonomak!


    Gryka si gjyryk të çfryn
    Prej Vullkani flag' e tym
    Se ç'vëngon e se ç'gulçon,
    Zëmra brinjët t'i çkallmon
    Me tokmak,
    Mbahu, or Marathonomak!


    Nëna, motra, nusja dalin,
    Ngrehin krahët të të ndalin,
    Mos, se s'janë veç Najada
    Magjistrica dhe Driada;
    Lark, or lark,
    Lark, or Marathonomak!


    Hajde, ja Akropolia,
    Ja qyteti e njerëzia
    Që të pan' e që të çquan
    Dhe fuqinë t'a rishtuan
    Ha dhe pak,
    Hajde, or Marathonomak!


    Ja, arrive, ua the:
    Ç'gas e ç'helm qe kjo myzhde!
    "E fituam!", brohorite
    Dhe për tok' u përpëlite;
    Vdiq, or vdiq!
    Vdiqe, or Marathonomak!


    Rent kudo, dyke bërtitur,
    Nëpër shekuj faqe-ndritur,
    Se i vogli shtrin viganin
    Dhe i shtypuri tiranin,
    Veç e tok,
    Tok, or Marathonomak!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #82
    StormAngel, faleminderit shume. Noli eshte i preferuari im.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  3. #83
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Arshi Pipa

    KANALI

    Nga Korça bumbullon. Currila shiu
    rrjedhin prej mushamás mbi krena e shtroje.
    Pështillen, struken gjindja ndër mbuloje:
    nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.

    Mbramje. Dikush përbrî qet gjak për goje.
    Këndon letas mbatanë nji fmí arxhiu.
    Ky grindet për pakë uj qi shoku i piu;
    ai shán se i vodhën bukën. Hyn nji roje.

    Shkopinj e shqelma. Britma. Fryn bilbili.
    Pushim. E dergjet lodhja, prân secili,
    e flên kush mundet për atë natë me fjetë.

    Si lazaret rënkon e fshân baraka.
    Nesër të gjithë i pret kanali, brraka,
    veç atyne qi pret nji vorr i shkretë.


    ... dhe më të dhimbshmet
    wrong verb

  4. #84
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    D D Faleminderit per kete poezi shume te bukur

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Vertet kemi perla ne poezine shqipe.
    U kenaqa duke lexuar.
    Besoj se do te sjell edhe une nje poezi se afermi.
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  6. #86
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Autori i kesaj poezie, postuar me 27 janar 2006 tek alforumi ku quhet Djep, ketu ne forumin shqiptar, quhet Orion_DYRRAHU.


    Piedestali

    Dale... Prit... S'ka me kuptim...
    Oh sa gjate qe kam vrapuar!
    Kesaj udhe pa mbarim
    asnjehere nuk kam ndaluar.

    Jam rrezuar gjate rruges,
    gjunje e brryla kam derrmuar.
    Dhimbjen kurre s'ia fsheha turmes,
    me gjithe shpirt kam renkuar.

    Perseri ne kembe u cova
    rraskapitur, sakatuar.
    Sfilitjen me dhembe e blova,
    etjen me djerse e kam shuar.

    Asnjehere ama s'qendrova
    te mbledh forcat, te pushoj.
    Me revansh, vetem vershova
    pa e ditur ku po shkoj.

    E pse renda? Cfare fitova?
    Me kaq ngut, ku kam arritur?
    Ke lashe pas? A triumfova?
    C'piedestal me kane ngritur?

    Lashe pas lojra e gezime,
    shoqeri e miqesi,
    shpresa, endrra e zhgenjime,
    flirte, zenka e dashuri.

    Lashe pas njerez e zakone,
    rruge, rrugica e shtepi.
    Lashe deshira e pasione,
    kenge motive e poezi.

    Lashe nje jete te pajetuar
    ku hapat hidhen ngadale
    te peshuar, te shijuar,
    pa harbuar si i marre...
    .....
    Kete vetes s'mund t'ia fal,
    e nje lot s'ma fsheh dot helmin...
    Ku dreq eshte ai piedestal
    t'i hidhem e t'i ve shkelmin!
    wrong verb

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Kur te jesh merzitur shume - Dritero Agolli

    Këtu s'do të jem, do jem larguar;
    Nën tokë i tretur si të tjerët,
    Në kafenenë e preferuar
    Nuk do më shohin kamarierët.

    Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
    S'do ndihet kolla ime e thatë,
    Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
    Një qiparis si murg i ngratë.

    Ti do trishtohesh atëherë,
    Se s'do më kesh në dhomë të gjallë,
    Dhe, kur në xham të fryje erë,
    Do qash me erën dalëngadalë.

    Po kur të jesh mërzitur shumë.
    Në raft të librave kërkomë,
    Atje i fshehur do të jem unë,
    Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë

    Mjafton qeë librin pak ta heqësh
    Dhe une do zbres, do vij pas teje;
    Ti si dikur me mall do qeshësh,
    Si një blerim pas një rrëkeje.

    Ku shtrohet vala - Lasgush Poradeci (Ia dedikoj dikujt)

    Ku shtrohet vala përmi zall
    E fryn një këng' e pakuptuar,
    Të pashë, motër, plot me mall,
    më pe me shpirt të llaftaruar.

    Q'aherë silleshim me nge
    Gjith vet-i dytë, vet'e dytë...
    Dh'i shtinja sytë gjith përdhe-
    Gjithë përdhe m'i shtinje sytë...

    Po me t'u ndarë vet e vet,
    Më s'kishim turp që s'kishte fjalë...
    Na ritej malli posi det,
    Posi një det që vjen me valë:

    E prapë silleshim me nge
    Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
    E prapë sytë gjith përdhe,
    Gjithë përdhe pikonin sytë.

    Q'aherë qamë plot me mall
    Atë vështrimin e kaluar,
    Ku shtrohet vala përmi zall
    E fryn një këng' e pakuptuar.

    Se kish kuptim që s'kish kuptim,
    Kuptim'i fellë-i mallit t'onë;
    Se malli jon'ish zotërim,
    Që robëron përgjithëmonë;

    Se s'dashuronja-as un' as ti,
    Po dashuronte dashurija:
    Një dashuri - një fshehtësi
    M'e fshehur sesa fshehtësija.

  8. #88
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Arshi Pipa

    KANALI

    Nga Korca bumbullon. Currila shiu
    rrjedhin prej mushamas mbi krena e shtroje.
    Peshtillen, struken gjindja nder mbuloje:
    nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.
    Mrambje. Dikush perbri qet gjak per goje.
    Kendon letas mbatane nji fmi arxhiu.
    Ky grindet per pake uj qi shoku i piu;
    ai shan se i vodhen buken. Hyn nji roje.
    Shkopinj e shqelma. Britma. Fryn bilbili.
    Pushim. E dergjet lodhja, pran secili,
    e flen kush mundet per at nate me fjete.
    Si lazaret renkon e fshan baraka.
    Neser te gjithe i pret kanali, brraka,
    vec atyne qi pret nji vorr i shkrete.


    II

    Rreshtohet puntorija: ndahet corba,
    dy-tri patate qi vosisin n'uj.
    E shtrihen duert e dridhshme... Por shumkuj,
    pse normen nuk e kreu, s i njomet vorba.
    Ky ngjyen buken me krype, ai nji kepuje
    qepe qeron. E shkunden xhepa e torba.
    Per nji fundrri kazani mu si korba
    t'etshem mbi kerma sulen me rremuje.
    Mbasdreke. Diell. Tash lahen, hjekin llucen
    nga kofshet; terin petkat; ngjesin arnat.
    Dikush morritet. Njeni zien do barna,
    Si shtese per darken; tjetri qepe kepucen.
    Nji profesor me syza vetullcil
    bythca duhani mbledhe e i ban fitil.


    III

    A mund te quhen njerz? Qe shikoj.
    Fetyra dheu ku syt e shojtun ngrohen
    kur shofin buken; faqe qi gropohen
    e nofulla qi dalin si patkoj.
    Kambet s i mbajne e krahet u rrezohen.
    Si dordoleca lkunden qi vendoi
    mbi hunj kopshtari. Njerez kta ksisoj?
    Shaureten jane qi nga vorrezat cohen.
    Njerez kane qene. Sot jane vec zhele mishi,
    automa kockash, nji bersi, nji pleh,
    ku vec prej emnave dallon e njeh
    bujkun nga beu, tregtarin nga dervishi,
    kusarin, simahorin, lakanderin
    prej atdhetarit qi luftoi per nderin


    IV

    Por eja tash e shifi ndaj kanalit:
    njimijetreqind vete, nji mizeri.
    Lopata e bela tunden me furi
    e qerrkat mbarin plisat e mocalit.
    Tri metra e gjysem kub per cdo njeri.
    Qofsh babagjysh qi ke djalin e djalit,
    a qofsh i smunde sa dalun prej spitalit,
    bani ja vdis: ankimi s ban dobi.
    Shef te gjymtuem e pleq ngarkue mbi shpina
    dhogate randa e qerrkat mbi kaptina,
    qi bine e ngrihen e zvarnisen krrut.
    U mshon polici me dajak sa mundet.
    Por ndodh sa here qi njeni sish nuk tundet.
    Me vig e cojne e vigu mberrin tabut.


    V

    Kur bora e Prillit ndritte mbi Gramoz
    derisa bryma e vjeshtes rini kneten,
    punuem na pa pushim tue hapun shtreten
    nder baltat e mocalit veshe n'rrogoz.
    I futeshim kanalit vec me sheten,
    bela e lopata. Shunjzat vijanoz
    na thithshin edhe at gjak tuberkuloz
    qi kishte ngele sa me na mbjatun jeten.
    Sa zente cquhej nata nga mengjezi
    nder balta zhyteshin deri te brezi.
    Humbojshim, shkajshim, bijshim laradash.
    Ngulej qorras per fund lopata e qitte
    nji ndrag gjirizi qi si zifti ngjitte
    e duhej flakun tutje mbi tre pash.


    VI

    Kur rojeve u tekej me u-zbavitun
    merrshin ndokend nga puna, zakonisht
    fetare e njerez shkolle, dhe me bisht
    u hyjshin sa t'ishin merzitun.
    Mandej nji doc i hypun mbi kerbisht
    qi e ngitte porsi kalin tu'e shetitun
    pergjate kanalit, "hyja", tue i britun...
    E ja diftojshin puntoris me gisht:
    "Sabotator i poshter! klysh i Carit!
    Sabotoni po deshet ju te tjeret!"
    Zgerdhiheshin, ngerdhesheshin. At'here
    dy-tre zuzare ma t'ligj, shoket e t'parit,
    shtymen i jepshin n'gjol qe nga skarpati,
    dhe t'qitmen kryet me hunj i rrijshin gati.


    VII

    Pushonte puna, niste cfaqja vrik.
    Merrshin ata qi normen s kishin krye
    dhe i futshin prap n'kanal tue u-nderkrye
    ma keq mbi ta, ma t'dobtit, n'epsh sadik.
    Nji tregtari t'dukuem qi u-rrokullye
    nga pesha e qerres te skarpati thik
    dy pernjihere i futen me kamxhi,
    me shqelma neper llacna tue e shkrrye.
    Nji babaj zhgulin mjekrren, e peshtyjne.
    "Pa shih, derri! akoma bark me ka!
    Ngre kembet, sqap!... Mos ki merak, baba!
    Ta heqim ne!" Mandej n'hendek e shtyjne.
    E i kqyre nji idiot me gojen hape... I kllasin
    befas nji grusht me dhe... mandej gajasin.


    VIII

    Por thue se vec me kaq ngopeshin djajt?
    Cilat tortura lane ata pa cpikun.
    Kur u-merziten vete tue rrahe, tue fshikun,
    frroten ndersyem mbi ne posi cakajt.
    Cubin qi vrau per placke, sifilitikun
    rrufjan i s'motres dhe spijun i t'vllajt,
    horin qi hangri buke turpin e faj't,
    ata mblodhen, atyne u dhane kamxhikun.
    E "Bini atyne qi s punojne! - u thane-
    Bini, palaco, t'poshter! Mire e keni,
    qi anmiqt e popullit ende kurseni!
    Qi ju gabuet ata n'erresine ju lane.
    Dhe shpejt pushteti ju ai do t'ju fale.
    Por kta ktu do t'cfarosen dalngadale!"


    IX

    Diten asht vallja, naten sarabanda.
    Se rraskapitesh diten, naten flen?
    Nuk thom per morrin, qi per trup e gjen
    (u-msuem me te) si miza dheu nder banda.
    E zgjohesh trembshem... Ndien a veshi t'rren?
    Kelthitje t'cjerruna, renkime t'randa...
    Torturohen tash shoket te komanda,
    e radha e jote neser ka me qene.
    E c'nuk na bajshin! Na rrihshin me tel,
    lakuriq, e mandej n'ujna handraku
    na zhytshin, trupin plage n'currila gjaku.
    E na lidhshin me fill prej telefoni
    per shtyllat aty prane krahnuer e bel,
    qi t'na peshtynte nesret divizjoni.


    X

    Proza, jo vargu i mallengjyem lyri,
    t'i thote me rend te gjitha sa ktu pati:
    t'i cohen floket, t'i perqethet shtati
    kujdo lexon kanalin satanik.
    Shtate muej me radhe kjo pune e poshter ngajti.
    Kanali i Klosit, tjetri n'Libonik,
    dhe Dunaveci i namun, per anmik:
    njizet mije metra me Devollin mati.
    E nuk besojshim qysh i kishim ba.
    Gjithe ket fuqi ku, vall, e paten trupat,
    kufomat tona t'shtrydhuna si shtupat?
    Kur larg qe puna kater milje e ma
    na zgjojshin naten dhe me shiut llacit
    na nisshin trok nen rythmin e kerbacit.


    XI

    Zbathun ishim shumica e natja e brymte
    na futej deri n'eshtnat e krahnorit,
    anjtun kambesh prej ndragut dhe prej zorit,
    me mishin plage qi dukej mish i krymte.
    Ashtu punuem nen diellin e Qershorit
    qi ndezte ngjeshun koje dheun e lymte;
    ashtu punuem edhe kur qielli i zymte
    mbi ne perplasi shinat e Nandorit.
    Me vegla e barre gjithnduersh mbi sup e krye,
    sulmue prej rojeve tue na perzane
    prej mbrapa si kope mbas pune s'lane,
    shpesh here pa buke pse normen s kishim krye,
    duhej me nga. O mjere kush ra e ngeli!
    Mbeti aty lmuc si turma e shtypi, e shkeli.


    XII

    Cuditen bota, e nuk cuditen kot,
    qysh pyramidat ngrehu Faraoni
    dhe Koloseun Romaku ku Neroni
    i shpallej shekullit artist e zot.
    Skllevnit i bane: ashtu pat qene zakoni.
    Kjo ndodhte para nesh me mija mot.
    Por eni ktu e binduni ju sot!
    Sklleven modern na jemi: krahazoni.
    Kanale si njato qi nga Moskova
    lidhen me volgen, penda me centrale
    hydroelektrike e ara qi mocale
    e stepa qene, deshmina jane e prova
    cka munden skllevnit kur te jene miljona.
    Nji miniature e tyne punet tona.


    XIII

    N'infermerin e kampit, nji kasolle
    anash rrethue me haser, nalt me kashte,
    dergjen nder qelbesina pese a gjashte;
    njiqind, dyqind i ke gjithmone okolle.
    Pushim ankojne. Por vjen rreshteri i vrashte
    dhe krisin hunjt e cizmet n'ato golle
    jete s'percudun ngelun vec gezholle,
    e shpesh me shqelma i qet nga shtrati jashte.
    E vdesin fatkeqijt aty te praku,
    vdesin hendeqeve nder brraka gjaku,
    vdesin nen shtrat ku mshehen per me vdeke.
    Vdesin tue pritun buken, nder gjiriza
    tue ba nevojen, vdesin posi miza,
    dhe si coftina i kallin nder hendeke.


    XIV

    Ju shelqet e Vlocishtit qi shkelzeni
    kur lete puhija gjethin ju valvite,
    te djerri qi vec kallma e driza rrite
    uzdajen time ndofta shembelleni?
    Sa here trishtueshem un ju kam sodite.
    Sot thuprat tueja me na fye i keni.
    Por cka ju pate, deh, melodi shperbleni
    kur fej zanore do t'jene ato nji dite.
    O lemeri qi goja s mund ta thote!
    Sa vete u-pushkatuen aty me t'kote
    a-thue-deshen me kalue pertej!
    Sa tjere me shqelma ose me hunj u-mbyten,
    e ende per s'gjalli te ajo grope u-zhyten
    qi hapen vete e mbushen tjere mandej!


    XV

    Eshtnat pa vorr u kalben sot te djerri.
    E ashtu sa tjere u-varen vete me lak.
    Cka s pane kta sy. Dy plage plot qelb e gjak
    le t'ishin, t'ishin pus ku drita shteri:
    ma pake do t'dhimbshin. -O begime tmerri!
    Kujtese e dobet qi m'ban prorew lak!...
    Por sille fleten e pakryeme: cak
    qi s mund t'arrihet prej gjithkuj asht Ferri!
    O ti qi veten ndryshe din nga kafsha!
    Ktu eja e shif e shpejt do t'ulet lafsha!
    Menyrat, shijet, etiketa e nalte,
    sjelljet e kandshme? Koje t'imta ngjyre
    qi qytetnimi la mbi brum natyre.
    Kruje bilurin pake. Cka doli? Balte!


    XVI

    Shif, vizatoje! Floket cue si iriq.
    me krahet e shpuluem qi duken krraba!
    E zhgule prej dheut, si ta rrembente shkaba....
    Cka? Nji panxhar!... E e dhamcon lakuriq!
    Ktu kemi pa si grinden djali e baba
    per nji kulac, per nji panxhar dy miq;
    si vdekja e shokut asht nji sihariq
    kur me fundrrit e tija t'fahet zhaba!
    Kuader i denje per Goya-n: mnere e krup!
    Njerez ktu pame nder grahma, synin shpelle,
    tu'e zgurdullue per buke, e tu'e percjelle!
    E shoket fill tu'e prekutn neper trup
    posa dha shpirt, e tu'i plackitun krodhen
    e bukes, krypen e cka n'torbe ju-ndodhen!


    XVII

    E pame se qysh nga halet mblidhen trohet,
    qysh jepet per nji buke e vetmaj kmishe,
    qysh hahet djathi qelbun, voeja prishe,
    qysh brehet kocka, bokla qysh thermohet.
    E si mandej cingarja ndahet trish
    (se dysh u0nda nder burgje qysh prej kohet).
    E pame si prej urije pezmatohet
    e bahet kafshe njeriu e bahet bishe.
    E kem'provue c'asht etja: kur na lejshin
    gjith diten n'diell pa uj (e jo pse s gjejshin),
    e ngjitej gjuha zam per quellze pa jarg.
    E pijshim uj kanali. Aty ku bani
    shurren ndonjeni e tjetri edhe pegani,
    nji shok i rreshtun piu, dy hapa larg.


    XVIII

    E kemi pa se si njeriu nga dhuna
    qi mbyte burrnin ma poshte se shtaza ra,
    se si nga friga meshkujt bahen gra,
    e bahen shkardha e bahen der spijuna.
    Njerez qi dijshim koca kemi pa
    kameleonta tue u-ba, majmuna.
    Por edhe tjeter pame: si burra e cuna
    vdesin torturash, pa kallzue, pa u-qa.
    E nxume se qysh e ku provohet trimi,
    si regjet karakteri nga mundimi,
    dalluem se kush asht shok e kush kodosh.
    E njoftem te urtin, burrin e martyrin,
    e njoftem turmen, njoftem panairin
    e shpirtenve qi jepen per dy grosh.


    XIX

    Miqsis ktu i endi lavd qi posi cam
    qendron i gjelber pa ju-veshkun fleta,
    ate qi koha ma nder endje t'veta
    forcon e rrite kur t'jete ngulite per shkam!
    Larg nga familjet nder kto vende t'shkreta
    sa here nji mik i mire na u-ba vellam,
    aq ma i cmueshem ku s ka vec brenge e skam,
    aq ma i dashun ku ma pake duhet jeta.
    Ma i langte ullini sa ma i ashper dheu.
    Pisha e madhnueshme qi mbi curr shpertheu
    virtytin cfaqe qi lindi prej durimit.
    Harrohet shoku me ke hove hove
    bunjte, defreve, nxune ose punove;
    por nuk harrohet kurr shoku i mjerimit.


    XX

    N'oret e clodhjes kur kujtesa e mpime
    shkundet ngadale nga pesha qi e mertise,
    vidhen prej fundit rrahjet e dashnis
    e tingullon nji heh n'anderrr t'nji grime.
    O paqe e votres, ambelsi e fmis!
    Rrewze e nji malli t'forte qi nuk u-shkime!
    A dot'i shofim prape ato bekime?
    A vine ma dit'e humbuna t'rinis?
    Ashtu mbas andrash bota ktu perralet,
    dhe hulumton mbi shenjat e mbi fallet
    se kur ma kjo sketerre do t'kete nji fund.
    N'ato perbindsha ku pergjon gjithkund
    m'nji qoshe barku Mortja pa u-perpushe,
    endet e ndrojtun shpresa si vejushe.


    XXI

    Ky gjol, fole malarje, qi limanin
    e lashte romak me t'socmin lidhe kundrejt,
    nji qytetnim nen vete ndryn qi u-ngrejt
    para se vendi t'kishte zot Romanin.
    O c'anderr burgu qi m'i ndezi dejt
    kur vepres me mendim i bajsha planin!
    Poet i kombit ktu naloje zanin!
    Kreshnike asht vepra dhe qellimi shejt!
    E shifsha njerzin e lire me vegla
    neper kanale tue shpejtue si thnegla,
    token e hapun der te rranza e malit...
    E shifsha nji qytet tue dale nga fundi...
    Nji sage ilire tue burue ndokundi...
    Por ka ndrsyshim kanali prej kanalit.


    XXII

    O Buchenwald, OMajdanek, Dachau!
    Kangen per ju qi nisa e nuk e sosa
    kto do ta kryej ku n'mishin tim vulosa
    gjithcka n'anmiq Gjermani dogj e vrau!
    I huej ai qe, mizuer per t'huej. Por dosa
    ne nuk na polli e nuk na llani shqau.
    Nji gjak, nji gjuhe prej kombesh tjere na ndau
    qi e murmurojne dy Drinat e Vijosa.
    Qysh pra velleznit tane punuen mbi ne
    t'atille nji dhune qi s'bane as turq as Shqe?
    Nga trolli i vendit duel e u-rrit kjo fare?
    Nji djall e mbolli te nji vend i verben.
    Shqiptare ata qi e sollen? Queji Serben,
    Bullgare e Greke e Ruse!... Por jo Shqiptare!


    XXIII

    Se qysh tepruem nuk din kush te pergjigjet.
    Topitet shkenca n'pamundsin e vet.
    Natyra mshhka mbrenda nji vullnet
    te cilit mendja ende s ja mati ligjet.
    Se kamp pune ky kurr nuk qe vertet
    por kamp cfarimi ku ndryshojne vec shtigjet.
    O Majdanek ku trupi n'furra digjet!
    Por pllambe e dhe, Vlocisht, ke ti skelet!
    Sa nji per tre, sa nji per pese punuem.
    Hoqem urin, lengaten e torturen.
    Rranjet e thella jetes ja diktuem.
    Jo te sasija e vjamit, as e gjakut,
    as te pejzit qi veshin armaturen.
    Por te besimi i ngulte, te forca e shkakut.


    XXIV

    Ajo na mbajti gjalle. Si luleferre
    nga rrota e qerres shkelun rrafsh me token,
    por qi nuk shtrohet per me vdeke e koken
    neserejt dielli plot uzdaje i pjerre,
    ashtu nen rroten qi per ne qe moken
    me shpirt nder dhambe duruem na ket sketerre,
    lirin andrruem te nata e bame stere,
    e zemrat tona ate per flamur rroken.
    Se nuk dyshuem na kurr qi shpejt a vone
    nga tyranija e rande atdheu do t'shkundesh,
    dhe si nji perle e nxjerrun thelle prej fundesh
    Ma e bukur do t'shkelqente besa jone.
    Vuej por qendro! Merr zemer te burrnija!
    E vdis tue brohoritun: Rrofte Shqipnija!
    wrong verb

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Kjo lart PO, qe ja vlen te lexohet e rreshtohet nder me te arriturat ne Let. Shqipe. Me kujtoi deri diku 'Mjerimin' e Migjenit; shume më origjinale dhe kam besim se do mbetet e kohes ne cdo kohe.

  10. #90
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Dhjetor i ngrirë

    Në gishtat e mi dhjetori ka ngrirë
    Rruga fryn erë, tym del nga gjaku
    Në grykë përvëlon shpërfillja e shkrirë
    Zi e akullt…

    Më kyç e më shkyç pas portash cinike
    Më vdes e më ngjall në role të reja
    Mbi flokë një kurorë si brirë drenushe…
    Si thonj rrufeje

    Ç’po bëhet, më thuaj, po vdesim dhe ne ?
    As dhimbje, as lot, ky fund pa maraz
    Dhjetori ka ngrirë, rruga fryn erë,
    Zi buzagaz...

    Pentesilea
    Vargu i Saffos....
    Kjo qenka vertet perle poetike, perle e zeze ne mes te debores!
    Nuk mund ta analizoj, se do ta ndotja qofte sfondin e bardhe, qofte stoline ne mes te tij...
    Respekt per ke e ka bere...ke te tjera si kjo?
    DP
    sereno

Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  5. Emrat Ilire
    Nga Leila në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •