Close
Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 173
  1. #71
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar më parë nga kulla
    kam nje kerkese. me sillni dot ketu laokontin e kadarese?

    Laokoonti

    Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
    ne muze te Luvrit, ne Madrid , ne Nju-Jork
    Para syve tuaj e aparate turistesh.
    qindra vjet kam qe vuaj nga qe s'flas dot

    Si te flas?
    A mundet nje nofull mermeri
    te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
    vini re syte e mi, te zgavrat e thella
    nje enigme, si amebe te thare atje ka.

    Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
    para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
    Ah, do te doja dyfish te m'i shtonit,
    vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

    Tek me vini rrotull, une them me vete
    kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
    qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
    s'eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

    Mijera here ne mijera net e dite
    te verteten e frikshme perseris pa pushim.
    Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
    ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

    Po s'nderron ai kurre.
    Art i skulptures
    genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
    I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
    te verteten kujtoj e qaj per te.

    Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
    qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
    Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
    mua s'me mbyten gjarperinjte por trojanet me vrane.

    O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
    Si do te ngrinit para meje si gur,
    por une i denuar mes rropames suaj
    moskokecarese
    monologun te thurr.

    Ju e dini se perpara Trojes ahere,
    kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
    Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
    ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.

    Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
    mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
    Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
    armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

    Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
    une "kundra", kryesova me terbim.
    Dhe juve ju kan? thene ahere se hyjnite
    gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

    C'perralla kalamajsh, c'trillim per budallenjte
    une gjarperinjte do t'i mbrapsja me nje shkelm.
    Po c'ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
    shantazheve, letrave anonime plot helm.

    Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
    nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
    Ishte vjeshte.
    Nen qiellin e hirnosur me ere
    kali i drunjte perjashta priste ne shi.

    Ate kale une i pari e kisha goditur,
    ndaj, e dija, kete s'do te ma falnin perjete.
    Me ne fund "vije e bute" fitoi mbi te "ashpren",
    dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

    Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
    helmin na dhane ata te pijme
    ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
    Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

    Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
    ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
    Rapsodet anembane perhapen
    versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

    Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
    ju e dini me Trojen se c'ndodhi pastaj.
    Tre mije vjet rrjesht,
    nga muzeu ne muzera,
    une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

    Tre mije vjet... Akoma zjarret e Trojes
    si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
    Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
    ishte fundi fare,
    kur u be qetesi.

    Troje e braktisur.
    Germadhe.Hi i ftohte;
    dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
    Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
    u ndje dicka qe ate cante permes.

    C'ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
    Vume veshin. Kuptuam. Greket e ligj
    permbi qendren e qytetit me parmende leronin
    per te thene se Troja perjete vdiq.

    Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
    Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
    Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
    ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

    T'i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
    Keshtu therritnin atehere ata.
    Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
    veshet me kapen edhe kete hata.

    Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
    se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
    Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
    s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?

    Gumezhina juaj si zhaurime deti
    me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
    nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
    shqetesimet e medha te botes marr vesh.

    Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
    emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
    vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
    ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

    Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
    dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
    kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
    vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

    Vertiteni,
    flisni per teatrin e per plazhet,
    per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
    pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
    ne nje dite te rendomte,nje mengjes me shi.

    Ashtu si ahere...
    po mjaft, u lodha.
    Nga vertitja juaj po me erren syte,
    nga rropama juaj veshet me gjemojne
    ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

    ne pafshi ndonje dite te behem copera,
    nga marazi, sic thone, te plas, t'ia bej "krak"
    jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
    por indiferenca juaj do te behet shkak.

    Shiko postin #51.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 26-05-2004 më 12:21
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Nestor
    Anëtarësuar
    28-05-2004
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    7
    NEVERIA
    Visar Zhiti

    1.
    Në shetin më konservator në botë
    ku të burgosin
    për një pikturë nudo,
    në burgun e këtij sheti hermetik
    WC-të janë pa dyer,
    të hapura,
    radhë-radhë,
    përballë njëra-tjetrës.

    Gjithë turp mund të shohësh padashje
    kufoma seksesh
    që lëkunden si të varur.

    2.
    ...dhe më është kujtuar biruca...
    Hetuesia.
    Sëmundja ime...
    Më patën dhënë një enë të vjetër
    për të derdhur ujët e hollë natën.
    Aty lëkundeshin muret e trasha
    absurditeti qikllopik,
    pasqyrohej drita
    e mbështjellë me një rrjetë teli
    si turinjtë e qenve të policisë,

    Shihja të më dilnin kokposhtë udhëheqësit.
    Ish ekrani televiziv
    më i pisti në botë
    ajo enë e vjetër.

    Dhe mallkoja,
    thërrisja me zë të lartë brenda vetës:
    kështu ju pafsha të përmbysur
    spiunë, redaktorë poezish, sekretarë,
    kongrese, yje.
    Në shurrën e popujve të bërë det,
    mbytuni, mbytuni
    copa tribunash të kuqe
    si anije të gjakosura, të shkatërruara!

    3.
    Erë e keqe, neveritëse, mbytëse
    e WC së shteteve
    nëpër botë.

    Spaç, dimër 1982

    PS: Nuk e di se kjo është një nga poezitë më të mira në gjuhën shqipe, por një poezi e tillë si produkt i komunizmit duhet të jetë lexuar çdo ditë, se njeriu nuk duhet të harrojë kohat kur liria ishte më rëndësishme se jeta.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anëtarësuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Dhjetor i ngrirë

    Në gishtat e mi dhjetori ka ngrirë
    Rruga fryn erë, tym del nga gjaku
    Në grykë përvëlon shpërfillja e shkrirë
    Zi e akullt…

    Më kyç e më shkyç pas portash cinike
    Më vdes e më ngjall në role të reja
    Mbi flokë një kurorë si brirë drenushe…
    Si thonj rrufeje

    Ç’po bëhet, më thuaj, po vdesim dhe ne ?
    As dhimbje, as lot, ky fund pa maraz
    Dhjetori ka ngrirë, rruga fryn erë,
    Zi buzagaz...

    Pentesilea
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  4. #74
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297

    100 poezite me te mira te shqipes

    Uje blu

    UJE BLU

    Ujë blu pi kali në lumin hënor,
    Ju vinit të fshehur në shpatin e malit
    Unë endja ngadalë pëlhurën e zjarrtë
    Dhe djersët i fshija në jelën e kalit

    Pastaj në faqe atë grykën e ftohtë
    Dhe sytë i picërruat pa pikën e turpit.
    Mbi gjoksin lulëkuq të vajzës së gjorë.
    Më hodhët të mekur si zogun e fatit.

    Ju ikët të fshehur në faqen e malit
    Të dehur me trupin e vajzës së gjorë
    Në jelën e kalit u dogj pëlhura
    Ujë blu pi kali në lumin hënor...
    __________________
    Deti Bajri

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Nje sinteze e flakte patriotike...

    Anës Lumenjve


    Arratisur, syrgjynosur,
    Raskapitur dhe katosur
    Po vajtoj pa fund, pa shpresë,
    Anës Elbës, anës Spree-së.


    Ku e lam' e ku na mbeti
    Vaj-vatani e mjer-mileti
    Anës detit i palarë,
    Anës dritës i paparë,
    Pranë sofrës i pangrënë,
    Pranë dijes i panxënë,
    Lakuriq dhe i dregosur,
    Trup e shpirt i sakatosur?


    Se ç'e shëmpnë derbederët,
    Mercenarët dhe Bejlerët,
    Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë
    Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
    Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
    Ç'e shkretuan anembanë,
    Nënë thundrën e përdhunës
    Anës Vjosës, anës Bunës!


    Çirem, digjem i vrerosur,
    Sakatosur, çarmatosur,
    As i gjall' as i varrosur,
    Pres një shenj' e pres një dritë,
    Pres me vjet' e pres me ditë,
    Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
    Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,
    Lark prej vatrës dhe prej punës,
    Anës Rinit, anës Tunës.


    Çakërdisur, batërdisur,
    Përpëlitur dhe zalisur,
    Endërroj pa fund, pa shpresë
    Anës Elbës, anës Spree-së.


    Dhe një zë vëngon nga lumi,
    Më buçet, më zgjon nga gjumi,
    Se mileti po gatitet,
    Se tirani lebetitet,
    Se pëlcet, kërcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
    Skuqet Semani dhe Drini,
    Dridhet Beu dhe zengjini,
    Se pas vdekjes ndriti jeta,
    Dhe kudo gjëmon trumbeta:
    Ngrehuni dhe bjeruni,
    Korrini dhe shtypini,
    Katundar' e punëtorë,
    Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


    Ky ilaç e ky kushtrim
    Më bën djal' e më bën trim,
    Më jep forc' e më jep shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së.
    Se pas dimrit vjen një verë
    Që do kthehemi një herë
    Pranë vatrës, pranë punës,
    Anës Vjosës, anës Bunës.


    Arratisur, syrgjynosur,
    Raskapitur e katosur
    Brohoras me bes' e shpresë
    Anës Elbës, anës Spree-së
    .


    'Fan S Noli'
    Ndryshuar për herë të fundit nga EXODUS : 13-07-2004 më 13:51

  6. #76
    Anëtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anëtarësuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Citim Postuar më parë nga pelin
    Dhjetor i ngrirë

    Në gishtat e mi dhjetori ka ngrirë
    Rruga fryn erë, tym del nga gjaku
    Në grykë përvëlon shpërfillja e shkrirë
    Zi e akullt…

    Më kyç e më shkyç pas portash cinike
    Më vdes e më ngjall në role të reja
    Mbi flokë një kurorë si brirë drenushe…
    Si thonj rrufeje

    Ç’po bëhet, më thuaj, po vdesim dhe ne ?
    As dhimbje, as lot, ky fund pa maraz
    Dhjetori ka ngrirë, rruga fryn erë,
    Zi buzagaz...

    Pentesilea

    per mendimin tim kjo eshte poezia me e bukur ne-->
    bravo pente qe e ke shkruar dhe ti pelin qe e zhvarrose

    pse dreqin ca quhen vjershetore e ca poete?

    ata qe shkruajne veten e quajne poete, te tjeret i quajne vjershetore. sidoqofte, totali ne fund del po njelloj

    bye bye

  7. #77
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    PER NAIMIN (A.Z.Cajupi)

    Vdiq Naimi,vdiq Naimi
    Moj e mjera Shqiperi
    Mendje larti ,zemer trimi,
    Vjershetori si ai!

    Vdiq Naimi.po vajtoni
    Shqipetarka,shqipetare
    Naim bene kur ta kujtoni
    Mos pushoni duke qare


    Vdiq Naimi,gjithe thone
    Qani turq,qani kaure
    Bilbili i gjuhes tone
    S'do degjohet me kurre!


    Vdiq Naimi qe kendoi
    Trimrine ,Skenderbene
    Vdiq Naimi ,qe levdoi
    Dhe nderoi memedhene


    Vdiq Naimi,po c`te gjeti
    O moj Shqiperi,e mjere!
    Vdiq Naimi,po kush mbeti?
    Si Naimi s`ka te tjere!


    Vdiq Naimi, vdekje shkrehte
    Pse more te tille burre?
    I ndrite shpirti per jete,
    Mos i vdekte nami kurre!
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  8. #78
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Qerbelaja (Naim Frasheri)

    Per ju e per memedhene
    teperpiqni nate e dite
    Sa te daleme ne drite
    Zot i madh e i vertet
    Mos na ler kurre shkrete
    Ti je zot i gjithesise
    Perendi e Shqiperise
    Urdheri yt po te jete
    E po te duash ti vete
    Gjithe punet mbarohen
    Gjekundi nuk ndalohen
    Fali.fali Shqiperise
    Gjithe c'ke te miresise
    Edhe ju gjithe te miret
    Mos na lini n'errsiret
    Zot i madh per Qerbelane
    Per gjithe ato mundime
    Per ngasherimene time!
    Shqiperine mos e lere
    Te prishet e te bjere
    Po te jete gjalle perjete
    Gjithe ci duhet ta kete
    Te rojne e te mbreteroj
    Te jete lulz' e zonje
    Fali ti vecez urate
    Qe te jete jetegjate
    Shqipetari trim me flete
    Si ka qene le te jete
    Te ket' gjithe urtesine
    E ta doje Shqiperine
    Te vdese per memedhene
    Te jete trim e i imire
    Po te mos jete egersire
    Te jete i qyteteruar
    I ditur e i mesuar
    Ti ape nder Shqiperise
    U befte e Perendise
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  9. #79
    Mgjs Timo Flloko, ndoshta nuk eshte figure me emer ne fushen e letersise, mendoj qe ne kete poezi ka shprehur mjaft bukur - ikjen, mallin dhe dashurine qe leme pas...

    Zogjte

    Atje tani eshte ne prag pranvera,
    po kthehen zogjte shtegtare...

    Te munduar nga fati,
    qe kurre s'na ndriti
    me pengun e ikjes lemsh ne fyt
    te lame Shqiperi
    morem arratine
    mes eres qe kujiste, detit me stuhi.
    (Sa here na i perpine endrrat,
    poshte, vorbullat ne thellesi...!)

    Si erdhi' kjo ndarje kaq e larget, Shqiperi?!
    Ketu perendon dielli, kur lind atje te Ti...

    Me vret syte shkelqimi larg vendit tim,
    Paris, Londer, New York, Rome, Zyrih, Berlin...
    Zgjohem, endem, kurrkund s'gjej qetesi,
    qyetit pa nate, udheve pa mbarim,
    te rrejne me iluzione, te vrasin me vetmi
    keto qytete te ftohta, me qiej te zymte!
    Atje te ti, mbi Adriatik e Jon
    te magjishme netet, praruar me yj!

    Ne largesi pertej shquaj
    karvane zogjsh shtegtare, mbi re,
    lus Zotin te vije pranvera
    porsa te mberijne atje!

    Pse parndjej zhgenjim ne shpirt
    mos te eshte ftohur dashuria ne gji
    rrenuar ura mes nesh
    perjete jemi ndre, Shqiperi?!
    Zoti mos e dhente, se ky mall
    ma shkallmon kraharorin pa pushim
    dashuria me e pamate u beka
    kur kapercen largesi pa kufij!

    Druhem, qiejve mos mbes,
    para se aty te mberrij...!

    Si nizam i kthyer, rrok syri horizontet
    nena kerrusur, ati ne varr prehet
    me kryet perkundruall qiejve atje
    ku zogjte ngahere kthehen!

    Nje grusht dhe...heshtje...
    Rane ne paqe shpirtrat e te pareve
    u krye amaneti, mbetur pezull
    si peng ne jeten e te gjalleve!
    Shtati u tret,
    ne dhe te vet!

    *

    Ka zogj fatlume qe shkojne e vijne
    ka zogj qe nisen, por kurre, s'mberrijne
    nga udhe e gjate, padurimi
    ne fluturim ngrijne.
    Dhe tek i sheh atje lart
    ne kthimin prej se largu
    s'di jane te gjalle, a malli i ka ngrire
    ne vdekje krahehapur!

    Los Angeles, Shkurt 2001
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #80
    A mund ta sjelle dot "Maratonomak-un" e Nolit ndonje, ju lutem?
    Faleminderit
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  5. Emrat Ilire
    Nga Leila në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •