Close
Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 173
  1. #51
    Laokoonti - Ismail Kadare

    Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
    ne muze te Luvrit ne Madrid , ne Nju-jork
    Para syve tuaj e aparate turistesh.
    qindra vjet kam qe vuaj
    nga qe sflas dot
    Si te flas?
    A mundet nje nofull mermeri
    te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
    vini re syte e mi, te zgavrat e thella
    nje enigme, si amebe te thare atje ka.

    Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
    para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
    Ah, do te doja dyfish te m'i shtonit,
    vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

    Tek me vini rrotull, une them me vete
    kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
    qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
    s'eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

    Mijera here ne mijera net e dite
    te verteten e frikshme perseris pa pushim.
    Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
    ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

    Po s'nderron ai kurre.
    Art i skulptures
    genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
    I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
    te verteten kujtoj e qaj per te.

    Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
    qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
    Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
    mua s'me mbyten gjarperinjte por trojanet me
    vrane.

    O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
    Si do te ngrinit para meje si gur,
    por une i denuar mes rropames suaj
    moskokecarese
    monologun te thurr.

    Ju e dini se perpara Trojes ahere,
    kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
    Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
    ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
    Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
    mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
    Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
    armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

    Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
    une "kundra", kryesova me terbim.
    Dhe juve ju kam thene ahere se hyjnite
    gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

    C'perralla kalamajsh, c'trillim per budallenjte
    une gjarperinjte do t'i mbrapsja me nje shkelm.
    Po c'ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
    shantazheve,letrave anonime plot helm.

    Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
    nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
    Ishte vjeshte.
    Nen qiellin e hirnosur me ere
    kali i drunjte perjashta priste ne shi.

    Ate kale une i pari e kisha goditur,
    ndaj, e dija, kete s'do te ma falnin perjete.
    Me ne fund "vije e bute" fitoi mbi te "ashpren",
    dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

    Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
    helmin na dhane ata te pijme
    ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
    Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

    Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
    ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
    Rapsodet anembane perhapen
    versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

    Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
    ju e dini me Trojen se c'ndodhi pastaj.
    Tre mije vjet rrjesht,
    nga muzeu ne muzera,
    une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

    Tre mije vjet...Akoma zjarret e Trojes
    si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
    Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
    ishte fundi fare,
    kur u be qetesi.

    Troje e braktisur.
    Germadhe.
    Hi i ftohte;
    dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
    Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
    u ndje dicka qe ate cante permes.

    C'ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
    Vume veshin. Kuptuam. greket e ligj
    permbi qendren e qytetit me parmende leronin
    per te thene se Troja perjete vdiq.

    Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
    Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
    Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
    ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

    T'i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
    Keshtu therritnin atehere ata.
    Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
    veshet me kapen edhe kete hata.

    Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
    se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
    Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
    s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?

    Gumezhina juaj si zhaurime deti
    me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
    nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
    shqetesimet e medha te botes marr vesh.

    Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
    emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
    vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
    ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

    Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
    dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
    kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
    vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

    Vertiteni,
    flisni per teatrin e per plazhet,
    per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
    pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
    ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

    Ashtu si ahere...
    po mjaft,
    u lodha.
    Nga vertitja juaj po me erren syte,
    nga rropama juaj veshet me gjemojne
    ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

    ne pafshi ndonje dite te behem copera,
    nga marazi, sic thone, te plas, t'ia bej "krak"
    jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
    por indiferenca juaj
    do te behet shkak.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #52
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Diabolis Dassaretis


    Kangjëll Hekuri Katror


    Në vend të fundit

    Po është more është e vërtetë,
    Ç'të ze dhe nuk e heq në jetë,
    Ja më shihni mirë, më shihni mua,
    Murrosur me kanë këmbë e duar,
    Mua Kangjëll Hekuri Katror,
    Dikur nderin e dheut Arbëror.

    I

    Kam lerë përpara ca mijrave vjet,
    Zjarr farke Ballkani, zjarr vërtet,
    Hekur më derdhën, sëpatë më bënë,
    Pëllëmbë vend pa shkelur s'kam lënë.
    Hej të ndërtuar, botën ndryshuar,
    Pesë breza, dhjetë bishta ndërruar.
    E qindra e qindra vite kështu shkuan,
    Kur ligjet dhe kohët e vjetra ndërruan,
    Më shkrinë, më rrahën më bënë shpatë,
    Luftova me burrat luftova me gratë,
    Ngado fituam dhe mbrojtëm lirinë,
    Luftuam sa Hyll Drite e bëmë Ilirinë.
    Kam luftuar me trimresha e trima,
    Armiku dridhej e futej në vrima.
    Dhe plagë të rënda kam marrë,
    Më dysh jam thyer, jam prerë, e jam çarë,
    Deri në fund me Skënderbeun,
    Hej ç'vite, balli i Evropës, tundëm dheun.
    Pastaj më tretën më bënë parmëndë,
    E ktheja dheu mbi dy pëllëmbë,
    Se luftrat dhe ligjet kishin ndryshuar,
    Me pushkë e penë atëhere duhej luftuar.
    Po kam punuar, oj të punuar,
    Pyesni këto toka, pyesni ato qe e kuaj.
    E bëja shkëmbin të nxirrte xixa,
    E në majë malit mbinin filiza.
    Punova në luftë punova në paqe,
    Djersa dhe Dielli më shndrisnin në faqe.
    Pastaj më vjen turp ta them,
    Më harruan, më harruan ata djem,
    Që papritur në të ikur u kujtuan,
    Kangjëll Hekuri Katror më shndruan,
    Jo se druheshin nga armiqtë,
    Po në mes tyre qenë të liqtë.
    Ja kështu duarlidhur kam duruar,
    Gjithë këto vite të mallkuar.
    Murrosur me llaç e me gurë,
    Fatin tim mos e paçi kurrë.

    II

    Këtu gjithë kohën i murrosur,
    Ngrohem në Diell si i marrosur,
    Dhe kur ka Hënë me të rri kuvendoj,
    Pa të Rrugën e Qumshtit vështroj.
    Nuk jam mësuar unë, as brenda as jashtë,
    Kështu të rri papunë, të tretem si kashtë.

    Kështu kur sapo vjen Pranvera,
    Me lulet e kumbullës te dera,
    Ja marr me zogjtë që cicërojnë,
    Kur tek unë për pak qëndrojnë,
    Me ciu ciu e gu gu gu,
    Sa shumë duhemi ne të dy.
    E luaj me degën që rreh në xham,
    Moj shpirtja ime sa të kam xhan,
    Me dallëndyshen lozonjare,
    Që vjen e shkon e s'ndalet fare,
    Por ah, kur ajo nis e mërgon,
    Foleja bosh më pikëllon.
    Po gjithë këto s'më ndalin mua,
    Të kujtoj ç'jam, të kërkoj ç'dua.

    Kështu kokulur Vera më gjen,
    Tek shoh rrugët e shkreta pa djem;
    Shoh nuse të shkretën ç'e gjeti.
    Që pret atë të vijë nga kurbeti,
    Se sapo erdhi ai ditëziu,
    Drejt e në dhomë, drej e shtriu,
    Krahët hapi ajo shqiponjë,
    E la djaloshin ta ledhatojë,
    E perdet tutje janë tutur,
    Oj çfarë të puthur, po të puthur,
    S'pyesin për yje, s'pyesin për Hënë,
    Me duart pas meje zënë,
    E ç'dashuri që kanë bërë,
    Ashtu mbërthyer natën e tërë.

    Kështu shkon djali vjen Vjeshta me stuhi,
    Mbahuni - ju them degëve - me fuqi,
    Shoh fëmijët që vrapojnë në shkollë,
    Disa faqezverdhur disa faqemollë,
    E shoh dhe nusen brenda në shtëpi,
    Me cërre ne dorë me letra në gji,
    E shkon dorën lehtas tek barku,
    Jo, vetëm nuk është oxhaku.
    Jashtë fryn erë e marrë e bie shi,
    Ajo e vetme loton në shtëpi.
    Unë me nënë qiellit i hakrohem
    Po prej tij rrufe më lëshohen.
    Mos u takofshim qiell një ditë,
    Në mos ta mban mblidh perënditë.

    Kështu Dimrin me tufan pres,
    Si plakun që radhën ka të vdesë,
    Çdo gjë e ngrirë, çdo gjë ndër akuj,
    Po rreth shtëpisë ka ujq e çakaj.
    Ah, që m'u kthefshin majat brirë,
    T'ja u tregoja more faqenxirrë.
    E gjatë dhe e gjatë dhe e gjatë nata,
    Veten me dhëmbë kafshon e ngrata,
    Shpejt vjen mamia, mjekja shkund borën,
    Për në dimër Shkurti e kishte orën,
    Ho ho ç'buçko, ho ç'kokoroç,
    Ditë si kjo ke qejf ti shikosh.
    Paçka se janë të ralla, eh sa të ralla,
    Janë të vërteta, s'janë përralla.

    Po nuk më duhen zbukurime,
    As kundrandryshk e as kostume,
    Le të më shkrijnë lopatë a plor,
    Mjaft më Kangjëll Hekuri Katror.
    Po është more është e vërtetë,
    Me punë bën vendi përpjetë.

    Në vend të fillimit

    Po mi ç'murrosni këto këmbë e duar,
    O Shqiptarë, gra e burra të bekuar,
    Mi zgjidhni shpejt në keni besë,
    Në ju vlon në gjak një shpresë.
    Të japim krahët, pasurinë, diturinë,
    Gjigande ta bëjmë Shqipërinë!

  3. #53

    Anton Zako Cajupi

    Memedheu

    Memedhe quhet toka
    ku me ka renure koka,
    ku me ka dashur mem' e ate,
    ku me njeh dhe gur' i thate,
    ku kam pasure shtepine,
    ku kam njohur perendine,
    stergjyshet ku kane qene
    dhe varret qe kane vene,
    ku jam rritur me therrime,
    ku kam folur gjuhen time,
    ku kam fis e ku kam fare,
    ku kam qeshur ku kam qare,
    ku rroj me gaz e me shprese,
    ku kam deshire te vdese.

  4. #54
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ali Asllani

    Hakërrim

    Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
    Nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllin një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    Të pabrek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    Gjersa populli bujar t’ju pergjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron per zotrinë tuaj, pun’e tija, djers’ e ballit,
    Ësht’ kafshit pë gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    Dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini e rrëmbeni, është kohë e çakejvet;
    Hani, pini e rrëmbeni, është bot’ e maskarenjvet;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
    Ekselenca dhe shkëlqesa, tutti quanti come vuole!

    Nënshkrim’ i zotris suaj nëpër banka vlen milon,
    Ju shkëlqen në kraharuar dekorata ”Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    Gjith’me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    Dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    Në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Cordon i zotris’ sate, që në gji të kan’ vendosur,
    Ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
    Dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    Ësht’ trikëmbëshi që përdita varet kombi ne litar!
    Dhe zotrote kurulldise, diç u bëre e pandeh,
    Kundër burrit të vertetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    Mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    Të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    Dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e perdridhet, prej gradimit katër shkallë
    Nuk do mbetet gjë në dorë veçse vul’ e zez’ në ballë!

    Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
    Më përpara nga të gjithë, ju i that’ armikut: “Peqe”!
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    Sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet...
    Teksa fshat’ i varfër digjet... kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    Ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
    Te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    Dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
    Që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

    Në se kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    Dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe...
    Kukuvajka gjith’ me lajka, nesër silleni bujar,
    Nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    Kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera
    Ja, ja, grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    Koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve!

    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metalikut
    Fshini sofrat e kujdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
    Mjafton bërja pasanik, pasanik dhe bej i ri,
    Dhe u bëtë pasanikë, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë japin shpirtin në tortura!

    Vendi qënka sofr' e qorrit, vlen për gojë e për lëfytë,
    Bëni sikur veni vetull’, shoku shokut kreni sytë...
    Dhe për një kërkoni pesë, po me mir' njëzet e pesë
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po nje dit’ që nis e vrëret do mbaroj me bubullimë,
    Ky i sotmi, zër' i errët, bënet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris' dhe, kësi lloj,
    Nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm nje kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    Nuk ësht’ yti, nuk ësht’imi, është i kombit arbëror,
    Ësht’ i syrit në lot mekur, ësht’ i vëndit djegur, pjekur.
    Ju do thoni si të doni…po e drejta dërmon hekur!

  5. #55
    A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte - Naim Berisha

    Nga xhepi nxjerr celsin e portes
    Dhe fletet e saj hap qete e qete
    A thua se s'qenkam i udheve te botes
    A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte.

    Se guret e rende ne atdhe qendrojne
    Atje bejne kalane cdo dite e me shume
    Per guret e vegjel, me mall mendojne
    Per guret e ikur, nuk vene sy ne gjume.

    Guret e shtepise me kujtojne humbaq
    Ndoshta edhe druret, mund te me bejne me faj
    Iku, thone, humbi, u zhduk dhe aq...!
    Ndersa une, per ta, jam gati te qaj.

    Une qe kam kenduar per zogjte dhe lulet
    Dhe falle kam shtije me vijat e pellembes
    Ylbere kam shkrepur per dhenderit e nuset
    Kam ngritur poema per hiret e nenes.

    Per blune valevitese te qiellit t'atdheut
    Sa shume kam mall, brenge e dashuri!
    Per guret e rende dhe balten e dheut
    Per gjithe cfare ecen ne Shqiperi...

    Mire te gjeca vendlindje, zemerembel!
    Jam une, i rrezuari ne dashurine tende.
    C'ke qene, c'je dhe c'do te jesh eshte ender
    Eshte menyra kryelarte e jetes prej endrre.

    Nga xhepi nxjerr celsin e portes
    Kanatat e saj, mbyll qete e qete
    Une, humbaqi, i udheve te botes
    A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #56
    ..silent.. Maska e velsa
    Anëtarësuar
    05-01-2004
    Postime
    58
    Xhevahir Spahiu

    Rekuiem per oren 6......

    Ora 6
    akrepat si dy krahe te hapur qe presin
    dhe ti s'po vjen
    ti s'po vjen as ne 6 e nje minute
    ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
    une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
    ne 6 e kater bota ishte po ajo
    6 e pesta i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji,
    6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete,
    ti s'po vjen
    S'po vjen
    Ti s'vjen
    as ne 6 e pesembdhjete
    hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit
    akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu
    qe s'ekziston

    Une morra pikellimin per dore
    dhe ika
    Silence is the perfectest herald of joy: I were but little happy, if I could say how much. W. Shakespeare

  7. #57
    ..silent.. Maska e velsa
    Anëtarësuar
    05-01-2004
    Postime
    58
    Ismail Kadare

    M A L L

    Ca pika shiu rane mbi
    qelq.
    Per ty une befas ndjeva
    mall.
    Jetojme te dy ne nje qytet,
    dhe rralle shihemi sa
    rralle.

    Edhe m'u duk pak e
    çuditshme
    Si erdh kjo vjeshte, ky
    mengjes.
    Qiejt e ngrysur pa lejleke
    Dhe shirat pa ylber ne
    mes.

    Dhe thenia e vjeter e
    Heraklitit
    Seç mu kujtua sot per dreq:
    "Te zgjuarit jane
    bashke ne bote,
    Kurse te fjeturit jane
    veç".

    Ne ç'enderr kemi rene
    kaq keq,
    Qe dot s'po zgjohemi
    valle?...
    Ca pika shiu rane mbi qelq
    Dhe une per ty seç
    ndjeva mall
    Silence is the perfectest herald of joy: I were but little happy, if I could say how much. W. Shakespeare

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    ...

    SHPETIM KELMENDI



    Dikur


    Dikur
    Diku
    Nji dite
    Nji emer

    Nji rruge
    Nji hap
    Nji za
    Nji fjale


    Nji mur
    Nji gur
    Dikush
    Dikur





    Astrit CANI



    Vargje te lira



    Te dashuroj me vargje te lira
    Te dashuroj me vargje te lira
    Te dashuroj me vargje te lira
    Te dashuroj me vargje te lira dhe te pastra, patjeter
    Te dashuroj me vargje te lira qe perseriten
    Te dashuroj me vargje te lira qe perseriten
    Te dashuroj me vargje te lira qe perseriten
    Qe perseriten
    Dhe per ty therresin
    Ne naten infinite....




    Poezi e bardhe


















    18 dhetor 2000
    Ndryshuar për herë të fundit nga Niçe : 26-01-2004 më 13:02

  9. #59
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    Diabolis Dassaretis

    Një pasqyrë

    E gjeta çdo në këtë dhomë ku kurrë njeri s'ka hyrë
    Prej vatrës deri lart në gjithë oxhakun kjo pasqyrë.
    Që sytë e mi bojë kërcunjsh e gjethesh mbështjellë
    Të shohin veten në flakët e flokëve të tu shtjellë.

    Para argjëndit të pasqyrës të shoh o zjarri im,
    Unë gërxhua trutharë pa tym si në një vegim,
    Dhe një lot e le të bjerë në bojvajin shkrumb të zi,
    Në atë vatër të rremë ku kurrë kush zjarr s'ndezi.

    E tillë është jeta, me plot sende të rreme e të vërteta.
    Pulitem me prushin por me sytë në pasqyrë mbeta,
    Bebëzat e syve zmadhohen e gjithçka rreth e nxijnë
    Në djegie përflakja e flokëve të kthehet hi e thinjë.

    Por ti më buzëqesh, të shkëlqejnë dhëmbët si fildish
    Dhe s'mundesh apo nuk e thua "Të pres a do të vish?"
    Paçka, unë mjerani i hipnotizuar rend matanë
    Por një "Oh jo!" lëshoj se s'mund dhe kokën përplas në xham.

    Mos qesh as mos qaj, se nuk të ndihmon as të bën mirë,
    Dhe siç e di në dhiballlin tim të fortë i kam dy brirë,
    Që gjithçka copash e thyen e lanë të qelqta dy sy,
    Përtej dritares të shoh kaltrimin e qiellit që aty.

  10. #60
    ..silent.. Maska e velsa
    Anëtarësuar
    05-01-2004
    Postime
    58
    Ismail Kadare

    K R I S T A L

    Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
    Si te harroj un'dalngadal
    Si vdes tek une kujtimi yt
    Si vdesin floket dhe gjithçka.

    Tani kerkoj une posht' e lart
    Nje vend ku ty te leshoj
    Nje strofe a note a nje brilant
    Ku te te le, te puth,te shkoj.

    Ne s'te pranofte asnje varr
    Asnje mermer a morg-kristal.
    Mos duhet vall'prap te te mbart
    Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

    Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
    Te gjej nje fushe a nje lulnaje
    Ku butsisht porsi polen
    Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

    Te te mashtroj ndoshta keshtu
    Dhe te te puth e t'ik pa kthim
    Dhe nuk do te dime as ne, askush
    Harrimi ish ky, a s'ish harrim.
    Silence is the perfectest herald of joy: I were but little happy, if I could say how much. W. Shakespeare

Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  5. Emrat Ilire
    Nga Leila në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •