Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 173
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Luigj Gurakuqi



    QINDRESA


    Me gusht shkon vapa, e me djelmni kalojnë

    Gjithë përrallat e kohës së re,

    Si n'dimen bora dhenë, kryet na zbardhojnë

    Vjetet e kujdeset ne !

    Me lule t'ershme e larca më dukej shtrue

    Bota sa ishe i ri ;

    N'gaz m'shkonte jeta, s'm'epej kurrë m'u ankue

    Kurrë zemra s'm'ndjellte zi.

    Por ! andrrat sot kaluen, prrallat djelmore

    Janë zhdukun e kanë tretë ;

    Idevet t'bukura, shpresavet lulzore

    Veç emni u ka mbetë.

    Veç një qëllim i naltë t'ban me durue,

    E zemrën ta forcon ;

    Ndër kundërshtime s'vyen kurrë me u ligshtue

    Mjer' ai që nuk qindron !

  2. #22
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Mitrush Kuteli

    Më di a nuk më di


    Më di a nuk më di se qaj,
    më di a nuk më di se vuaj
    në orët e thella të natës,
    kur ngrihem i çmendur të shkruaj
    me gjakun e zemrës të shkruaj.

    Më di a nuk më di se agimet
    më gjejnë pa gjumë në shtrat,
    me shpirt të shkretuar nga dhembja,
    e dhimbshëm i pres perëndimet,
    me ankth i pres perëndimet.

    Më di a nuk më di se sot
    u drodha kur pashë pranverën, (vjeshtën)
    që zbriste me flladet e prillit (tetorit),
    e ëmbël siç ishte qëmot,
    e hidhur siç ishte qëmot.

    Më di a nuk më di se vuaj
    në orët e thella të natës,
    kur ndjehem nga jeta i huaj,
    nga vendi i lemjes i huaj.
    Më di a nuk më di...

  3. #23
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Din Mehmeti

    Kënga e thjeshtë

    Ditën e tregut e ndesha shokun tim në tregtizë,
    Kur më pa syve të mallur i shpërtheu një dritzë
    e fytyra e mrrollur iu mbush me gaz, iu zgra,
    si dikur kur shkonim së bashku maleve me gja...

    Na harrove – tha – s’të merr malli për ne në breg,
    burri s’vdes për së gjalli, pa i gjetur vetes shteg...
    E more rrugën e shkollës. Ani, të gjithë jemi krenuar, beso,
    që edhe ne kemi shkollar, që fëmijët tanë i mëso’...

    Por ti na ktheve shpinën, u ndave prej votrës sonë
    e ne një vend në sofër për ty e kemi ruajtur gjithmonë.
    Sa herë dasma kemi ba ke qënë i thirrur me na pri’
    e sa herë ka vdekë kush vajtorët kanë derdhur lot edhe për ty...

    E di: rëndë po të flas. Por, për besë, s’e kam me sherr,
    s’e kam me gverr – dashuria e madhe shpirtin ta shtjerr...
    A e di kur ti këndoje e unë të përcillja me fyell –
    katundin e rritnim në melodi, i jepnim gaz, i jepnim diell?...

    Mos e lë pa u ngjitur, dimrit na gjen në shtëpi,
    bukë kallamoqe kemi, untë s’të lëmë – këngën me përtëri...


    ulur çdo ngarkesë e mbingarkesë në raportet e: miqësisë, shoqërisë, klasave a shtresave, pronave, jetës e vdekjes, kohëve;

    fjalë që lodhin akademikët: mrollur, zgra, gverr;

    rima të brendshme:
    Kur më pa syve të mallur i shpërtheu një dritzë
    e fytyra e mrrollur
    Na harrove – tha – s’të merr malli për ne në breg,
    burri s’vdes për së gjalli,

    lojë e këndshme:
    unë të përcillja me fyell – (fiell)
    katundin e rritnim në melodi, i jepnim gaz, i jepnim diell?...
    ke qënë i thirrur me na pri’
    e sa herë ka vdekë kush vajtorët kanë derdhur lot edhe për ty... (ti)

    Kënga e thjeshtë është aq e thjeshtë sa thuhet por jo aq e thjeshtë sa duket.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    andon zako cajupi:

    Shqipetar!

    Shqiperin' e mori turku,
    i vu zjarr!

    Shqipetar, mos rri, po duku,
    shqipetar!

    Mjaft punove per te tjere,
    o fatkeq!
    Kujto vendin tek ke lere
    dhe tek heq.

    Te ka bere perendia
    luftetar,
    si s'te lodhi roberia,
    shqipetar!

    Erdhi dita te ngresh koke,
    te kerkosh
    lirine, bashke me shoke
    te leftosh!

    Mos beni si keni bere
    gjer me dje,
    por te leftoni te tere
    per Atdhe.

    Peseqind vjet kemi rruar
    me pahir,
    Lidhure me kemn' e duar
    me zinxhir!...

    Myslyman' e te krishtere
    jemi keq!
    Te ngrihemi qe te tere,
    djem e pleq!

    Te ngrihemi te deftojme
    trimeri;
    ja te vdesim ja te rrojme
    per liri!

    O moj Shqiperiz' e dashur,
    memedhe,
    Te shoh me buze te plasur,
    si me sheh.

    U shkretove anembane,
    Shqiperi,
    se shqiptaret s'kane
    dashuri.

    Gjithe djemte qe ke qare
    dhe mban zi,
    per Morene jane vrare,
    per Turqi!

    Zhvish rrobat e roberise,
    memedhe,
    vish armet e trimerise
    se ke ne!
    TBD

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    DD, ate poezine Atdheu, Arapi e ka botuar ne fillim te viteve '90 ne mos harroj ne nje reviste per se pari, ne kohen kur ka qene plaga e ambasadave, ne mos gaboj. Me ka bere shume pershtpyje atehere, shume e bukur...

    Sejfullai, aka lame kodra, ka nje poezi dashurie shume te bukur qe nuk e gjej dot tani, por kush ta kete ta sjelle ju lutem...


    FAN NOLI:

    JEPNI PER NENEN

    Ç'thot' ajo e ve e gjorë,
    -Mbretëreshë pa kurorë-
    Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
    Shpirt e zëmër përvëluar;
    Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,
    Nënës mos ia bëni varrë!"
    Mbahu, Nëno, mos kij frikë
    Se ke djemtë n'Amerikë.

    Qan e lutet Nën' e mjerë,
    Kërkon vatrën edhe nderë,
    Do lirinë dhe atdhenë,
    Si ç'e pat me Skënderbenë,
    Bijt' e besës thërret pranë.
    Kur i thirri dhe s'i vanë?
    Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
    Se ke djemtë n'Amerikë.

    Cilët jan' ata tiranë
    Që të pren' e që të vranë
    Që të therrë bij e bija,
    Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtëpija?
    Derthni plumba, o Shqiptarë,
    Gjakn' e Nënës për të marrë,
    Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
    Se ke djemtë n'Amerikë.

    Cilët bij të trathëtuan
    Dhe të doqnë dhe të shuan
    Dhe të lan', o Shkab' e ngratë
    Pa fole, pa zog, pa shpatë?
    Këta qena, o shok' i mbytni,
    Mbushni gjyle që t'i shtypni.
    Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
    Se ke djemtë n'Amerikë.

    Sa kërkon e sa të duhen?
    Burrat nga detyra s'ndruhen!
    Trim i mirë do të japë,
    S'kursen jetën as paratë;
    Hithni, hithni tok dollarë,
    Të mos mbetemi të sharë.
    Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
    Se ke djemtë n'Amerikë.

    Do të ndihim pa kursyer
    Për ty, Nëna jon' e vyer,
    Që me drit' e nder të thuresh
    Dhe me bijt' e tu të mburesh.
    Cila Nënë lyp paranë?
    Cilët bij me shpirt s'i dhanë?
    Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
    Se ke djemtë n'Amerikë.

    Armë dhe fishekë mblithni,
    Qesen edhe shpirtin hithni:
    Për lirin' e vëndit t'onë,
    Sot -se nesër është vonë-
    Jepni, Nënën të shpëtoni,
    Komb e vatra të nderoni.
    Mbahu, Nëno, mos kij frikë
    Se ke djemtë n'Amerikë.

    edhe kete e pelqej shume nga Driteroi:
    KUR TE JESH MERZITUR SHUME
    Ketu s' do te jem, do jem larguar;
    Ne toke i tretur si te tjeret,
    Ne kafenene e preferuar
    Nuk do me shohin kamarieret.

    Dhe neper udhet ku kam ecur,
    S'do ndihet kolla ime e thate,
    Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
    Nje qiparis si murg i ngrate.

    Ti do trishtohesh atehere,
    Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
    Dhe, kur ne xham te fryje ere,
    Do qash me eren dalengadale.

    Po kur te jesh merzitur shume.
    Ne raft te librave kerkome,
    Atje do te jem i fshehur une,
    Ne ndonje varg a ndonje shkronje

    Mjafton qe librin pak ta heqesh
    Dhe une do zbres, do vij pas teje;
    Ti si dikur me mall do qeshesh,
    Si nje blerim pas nje rrekeje.
    TBD

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    xhevoja eshte babaxhan njeri, i thjeshte po me bote te madhe, i thinjur dhe me halle:

    Borxhet e mia

    Do te vdes,
    do te vdes i mbytur ne borxhe,
    s'eshte asgje mbytja ne lume a ne dhomat e gazit,
    i kam borxhe nenes qe s'ia ngrita varrin,
    i kam borxhe lisit qe s'ja hodha pjergullen,
    i kam borxhe dashurise qe i vodha te dielen,
    i kam borxhe krimit qe si vura emer.
    Do te vdes,
    do te vdes i mbytur ne borxhe,
    i kam borxhe fjales qe s'e pashe ne enderr,
    i kam borxhe korbit qe s'ia zbardha pendet,
    i kam borxhe vitit '13 qe s'ia mbylla plaget,
    i kam borxhe ardhmerise qe e lashe te pragu
    ne terrin e nje kohe te larget.
    Do te vdes,
    do te vdes i mbytur ne borxhe.
    U kam borxhe te gjalleve ,
    u kam borxh te vdekurve,
    gurin e varrit do ta shes,
    te laj borxhet.

    Dhe ve piken ketu.

    Tani mund te flisni
    per borxhet qe me keni ju.
    TBD

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anëtarësuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Jorgo Bllaci
    ***************
    Kendej armik,andej edhe me zi,
    Edhe ne gjoks,edhe ne shpine plumba.
    Kurse, me klithma, neper qiellin gri
    Perplasin flatrat tufa me pellumba,
    Pa ditur nga t'ia mbajne...Eh,o njerez!
    C'e paskeni kaq mllef me njeri tjetrin?
    Nje cast duroni,vec nje grimez here
    Pushojeni kete orgji te eger,
    Te pakten ,gjersa ne te tjera vise
    Te cajne e te ikin, mbase pergjithmone ,
    Keta te mjere zogj te dashurise,
    Qe i tromaksi cmenduria jone !
    (1992)




    Elinda Marku
    **************

    Njerezore

    Mbas nje te qare
    besoj se jam njeri,
    mbas nje te qeshure
    gezohem se jam njeri,
    mbas nje 'pse'-je
    krenohem se jam njeri.
    S'prish pune se i pabere,
    i papjekur,
    i pagdhendur,
    i paformuar...
    E perseri
    fund e maje,
    e brenda
    njeri jam .
    ( Dhe
    e di qe me duket vetja i bukur?!)
    Ne fund te fundit,
    c'jane njerezit e perkryer
    me teper se skulptura ???
    (2003)
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  8. #28
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    Gjergj Fishta - LAHUTA E MALSISË

    Kanga e Trembëdhetët

    TE KISHA E SHNJONIT

    Prendoi dielli, n'qiellë duel hana,
    n' Veleçik po pingron Zana :
    Ehu ! ju malet e Shqipnisë,
    n' t' cilat strukë shqipja e lirisë
    n' t' bardhat kohë, qi kanë prendue, 5
    s' lête anmik, jo, me iu afrue !
    E din shpat e di' edhe përrue,
    e din landë e di' edhe gurë,
    Shqiptarisë kryq e tërthuer,
    se sa gjak atëbotë i anmikut 10
    vojti rrëkajë prej t' bardhë çelikut,
    qi flakote n' dorë t' Shqiptarit,
    porsi rrëfeja majes s' Sharit.
    A kisht' mujtë kurr n' atë kohë t' lume,
    (me lot gjakut sot t' lotueme !) 15
    veç nji troe t' tokës shqiptare
    me rëmue dora grabitçare ?
    Ah ! jo kurr : t' isht' çue mbarë bota...
    Pse ndo'i Lekë a i' Gjergj Kastriota
    do t' kisht' dalë atë dorë rrëmbyese 20
    m'e cungue me armë ngallnyese,
    t' cilat n' shekull do t' përmenden
    hanë e hyj sa qiellëve t' enden.
    Por kanë ndërrue sot moti e stina
    për dhé t' ngritë, ku rreh « martina » ! 25
    Gjinde e mbajtun me lot t'shu'mit
    qi n' djersë njomë busat e umit,
    ja qi n' kullmë rreshket kumbuese,
    ja npër detë bjen valës shkumbuese,
    për me mbajtë nji grue te shpia 30
    s' cilës bukë i lypin fëmija,
    edhe i lên, ndoshta, me kjá,
    përsè e mjera bukë nuk ká :
    gjinde, s' cilës Zot i âsht ari,
    t' zezën bukë, qi i ngratë Shqiptari 35
    shtrêjt me gjak e pat fitue,
    pa ndo'i dhimbë, kjoshin mallkue !
    sot m' e dá duen copa copa :
    e përsè ? Pse don Europa...
    Uh ! Europë, ti kurva e motit, 40
    qi i rae mohit besës e Zotit,
    po, a ky â sheji i qytetnisë :
    me dá tokën e Shqipnisë
    për me mbajtë këlyshët e Rusisë ?
    Po, ti a kështu sot na i përligje 45
    njata burra, qi m' këto brigje
    për ty vehten e bâne flie
    kur ti heshtëshe prej ligështie ?
    Ti, qi i kalle flakën diellit
    e i shestove rrathët e qiellit, 50
    Ti, prej eshtënsh t't' ngratë Shqiptarëve,
    qi bânë dekën për dhé t' Parëve,
    bân sot t' bijnë fatosa t' ri,
    t' cilt nji troe t' kësajë Shqipní
    mos t' ia lanë Shkjaut n' dorë me i rá 55
    krejt në gjak nji herë pa e lá !
    Lum, oj Zana e Veleçikut,
    qi m' ia lëshon ti namët anmikut,
    qi m' i uron djelmtë e Malsisë,
    qi m' ia kjanë hallin Shqipnisë ; 60
    kësaj Shqipní e cila motit,
    n' zâ kah pushka e besa e Zotit,
    pat kenë çmue prej fisesh t' tana
    kah bjen dielli e kah merr hana !
    Por, sado qi poshtë ka rá 65
    sot me sot e rrin tue kjá
    n' pluhun t' tokës, prej njerëzve shá,
    prap, oj Zanë, shkëndia e burrnisë
    nuk â' shkimbë n' male t' Shqipnisë,
    qi, manà, edhe n' këto kohë t' reja 70
    ka 'i herë ndezet flakë si rr'feja.
    S' kanë mbetë shkret, jo, armët besnike,
    përsè Arbënorja, grue fisnike,
    bân se bân fatosa t' ri,
    t' cilt trimënisht për ketë Shqipní 75
    e për besë e t' bardhën Fé
    e bâjnë dekën si me lé.
    A po i sheh ti njata burra,
    qi kah Brigja nepër curra,
    tue hecë natën porsi bisha, 80
    janë t'u ngjitun drejt kah kisha ?
    Ata janë, po, Krenët e Hotit
    qi m' u lidhë duen me besë t' Zotit
    për me i dalun zot Shqipnisë,
    për me i lanum nderë Malsisë. 85
    Po, Çun Mula mbi shpinë t' kalit,
    ua çoi lajmin Krenëve t' malit :
    ua çoi lajmin n' derë t' konakut,
    për me u mbëledhë n' kuvend t' bajrakut ;
    e si rrokull kjenë rreshtue, 90
    kështu xên Çuni me ligj'rue :
    « Fol tash, Masho, ç'po na thue ?
    Un qe Krenët t'i kam bashkue,
    t' cilve mundesh me u besue,
    pse armët kryq i kemi vu, 95
    si na e lánë të Parët kanu ».
    Atëherë Mashi xên kadalë :
    « Pa ndigjoni, o trima, 'i fjalë,
    qi po u thom me besë të Zotit,
    porsi nipave t' Kastriotit : 100
    katërqind e s' dí sa vjet
    janë qi i bâjmë Mbretit hysmet,
    kush ushtrí, kush angarí,
    me armë n' dorë, me zjarm në gjí,
    me 'i kambë mbathë me tjetrën zdathë, 105
    bukën n' strajcë e shpí senjurin,
    dyshek tokën, jastek gurin,


    t' mbramë te hika e t' parët te mbeta :
    trima n' zâ, çëse â' xanun jeta :

  9. #29
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    Kadare

    Balada a Nenes

    Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
    i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.

    Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
    do ngjise ai traktet kudo ne qytet.

    -Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
    -Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.

    Ai si i vdekur ne gjume! ra pastaj
    dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.

    Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
    <<Fli, biri i nenes, se ora s’eshte nje.>>

    Akrepi leviz, me ngadale leviz
    pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.

    Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
    nje fushe te bukur, nje qiell pa re.

    Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
    ne fushe te sahatit me dore tregon.

    Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
    ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.

    Por befas ne fushe u degjua qe larg
    nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!

    Dhe nena u zhduk si ne mjegull atje,
    sahati i thyer sec ra permbi dhe.

    I mbytur ne djerse u zgjua ai
    <<O nene>>, dhe doren e vuri ne gji.

    Atje trakte s’ka. <<O nene ku je!>>
    Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.

    <<O nene!>>, por nena nuk eshte me perqark
    diku mitralozi troket: trak a trak!

    Dicka neper mendte atij shpejt I erdh’
    u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.

    Ne dor’ revolverin, ne rrugen e shkret’
    vrapoi n’erresire, kudo ne qytet.

    <<O nene, o nene, o nene, ku je!!!!>>
    Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.

    Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,
    …<<Ndal!>> ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!

    N’agim afer pyllit, ne an’ te nje perroi
    pas drureve ai u mbeshtet e vajtoi.

    …Qe biri te flinte i qete gjer n’agim,
    mesnata per nenen s’do kete mbarim.

  10. #30
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Arshi Pipa

    LAMTUMIRE

    Mos loto, qi n'kujtese
    Te ruej pa turbullue
    Kqyrjen tande plot shprese
    Magdalene pikellue!

    Mos qaj fisnike, zija
    kur vetn nuk e shaplle.
    Ashtu nga dashunija
    Ti vdiqe pa u ngjalle.

    E zymte dita e motit
    Nuk dij a kem me u pa
    N'se jo, ti lutju Zotit
    Sa mire na jemi nda.

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  5. Emrat Ilire
    Nga Leila në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •