Fan S. Noli
Zgjidh e merr
A të duhen luftëtarë
Gjithë botës t’i vesh zjarrë
Do arratinë të marrë
Merr nja dhjetë Kosovarë.
Njerëz të zgjuar me lezet
që i gjenë në çdo anë
që të bëjnë hallvë e salep
këta janë mjeshtrit Dibranë
A do njerëz për ahenge
për tryezë e për kuvend
burra e gra kërcejnë me lodër
këta i gjen veç në Shkodër.
A të duhen gënjeshtarë
Matrapazë dhe kokëtharë
Që rërën ta shesin për farë
Merr krutanë dhe je i larë.
Po qejfli a të duhen
që me jevga dinë të kruhen
zonja që pjellin çdo vit
Vetëm Elbasani i rrit.
Do ministra kolonjarë
Se mbahen burra me mend
Duan kudo të jenë të parë
Në mexhlie dhe në kuvend.
Do budallenj që veç hanë
Hajvanë me dy këmbë
Pasuri s’dinë të venë
Merr shëtit gjithë Myzeqenë.
A do të ruash florinë
Katandinë e shtëpinë
Me dy qofte mbushin sininë
Do e merr Gjirokastrinë.
Do të hash e të bësh qejf
Sofra shtruar si për mbret
Pastërti e për hismet
Të tillë gjen veç në Përmet.
A do male me dëborë
Trima të fortë e malësorë
Fort bujarë e burrërorë
Shko në Kukës i ke në dorë.
Këta Matjanë burra të zotë
Që dikur kanë bërë barot
Se i njeh gjithë vendi mbarë
Janë të aftë për xhandarë.
A do trima e sejmenë
Kapardisur kudo venë
Pa i zënë gjumi mos flenë
Për tre Mirditorë bëjnë benë.
Do dembelë për Stamboll
Mos u lodh të bezdisësh dynjanë
Në Tiranë rresh tabane
Vetëm të zgjasësh një dorë.
Do për punë një Korçar
I ke bujq e ushtarë
Të gjithë bashkë venë në arë
Kokë e këmbë s’i ke të sharë.
Halli madh me Skraparllinë
Ka rrezik të hedhë dhe dru
Dy ministra le të rrinë
Se na duhen dhe pa tru.
A do urtë njerëzit të rrinë
Në komandë të kesh ushtrinë
Në trabjat të kesh njerëzinë
Merr të gjithë labërinë.
Or të gjorë harruam Vlorën
Se kjo punë lahet me gjak
Dy shirit e një medalje
Kësaj gjëje i vë kapak.
A të duhen sharlatanë
Që të lëpihen në çdo anë
Që të përçajnë vatanë
Ke sa të duash Tropojanë.
Krijoni Kontakt