Close
Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 173
  1. #91
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Poema KANALI e profesor Arshi Pipes eshte LIBRI I ZI I KOMUNIZMIT SHQIPTAR. Para se dikush ndonjehere ta fuse ne Antologjine e Letersise Shqipe, duhet ta fuse detyrimisht ne tekstet e Historise se Shqiperise.
    Kelyshet virtuale dhe reale te monstrave te kuqe te Komunizmit duhet ta lexojne dhe te heshtin. Nese nuk kane nje MEA CULPA, te pakten TE HESHTIN...

    Faleminderit Diabolis qe e solle ketu !!!

    ps. po Kadareja valle si te jete ndjere kur e ka lexuar kete poeme per here te pare ??? Poeti dhe "disidenti" Kadare doja te thoja...
    Ndryshuar për herë të fundit nga whisper : 24-04-2006 më 22:45
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #92
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Frederik Rreshpja ( Zoti e bekofte atje ku prehet!)

    Ku ishe ti?

    Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
    Në ç’hënë barisnje vallë?
    Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd
    në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?
    Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde...
    Pastaj erdhi prap nata
    dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.
    Zbrita tek kroi
    duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit
    Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.
    Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
    si një sovran që abdikon.
    Ani, mua më zuri ky mallkim.
    Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
    A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
    Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
    Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?
    Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #93
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694

    Dy nga te preferuarat e mija:

    Kristal---Ismail Kadare

    Ka kohe qe s'shihemi dhe ndjej
    Si te harroj une, dalengadale,
    Si vdes tek une kujtmi yt
    Si vdesin floket dhe gjithshka

    Tani kerkoj une lart e poshte
    Nje vend ku une te te leshoj
    Nje strofe, note a nje brilant
    Ku te te le, te puth, te shkoj.

    Ne s'te pranofte asnje varr
    Asnje mermer as morg-kristal
    Mos duhet valle prape te te mbart
    Gjysem te vdekur, gjysem te gjalle?

    Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
    Te gjej nje fushe a nje lulnaje
    Ku butesisht porsi polene
    Gjithkund, gjithkund te te shprendaj.

    Te te mashtroj ndoshta keshtu
    Dhe te te puth e t'ik pa kthim
    Dhe nuk do te dime as ne, askush
    Harrim ish ky, as s'ish harrim.

    Nje shkrepse---Dritero Agolli

    Ndizme, vella nje shkrepse
    Nen qiellin e zi.
    Nje shkrepse te brishte shprese
    Ne erresiren me shi.

    Ne erresiren e dhjamur si pelte.
    Kur ndihet te zbrese acar.
    E dini cdo te thote nje shkrepse,
    Nje fije e holle si bar?

  4. #94
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Citim Postuar më parë nga whisper
    Frederik Rreshpja ( Zoti e bekofte atje ku prehet!)

    Ku ishe ti?

    Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
    Në ç’hënë barisnje vallë?
    Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd
    në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?
    Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde...
    Pastaj erdhi prap nata
    dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.
    Zbrita tek kroi
    duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit
    Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.
    Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
    si një sovran që abdikon.
    Ani, mua më zuri ky mallkim.
    Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
    A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
    Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
    Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?
    Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!

    Me pelqeu kjo poezi shume, shume,... por cka eshte me interesante se une e lexova kete poezi edhe nga rreshti i fundit, edhe ashtu doli nje perle e vertete

    Ani, mua më zuri ky mallkim,
    Si një sovran që abdikon,
    Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës.
    Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave,
    duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit.
    Zbrita tek kroi
    dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve,
    Pastaj erdhi prap nata,
    Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde...
    në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?
    Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd?
    Në ç’hënë barisnje vallë?
    Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?

    p.s a ju pelqen keshtu?

    kjo ishte ide e imja
    What goes around, comes around

  5. #95
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Se qysh tepruem nuk din kush te pergjigjet.
    Topitet shkenca n'pamundsin e vet.
    Natyra mshhka mbrenda nji vullnet
    te cilit mendja ende s ja mati ligjet.
    Se kamp pune ky kurr nuk qe vertet
    por kamp cfarimi ku ndryshojne vec shtigjet.
    Sa e madhe kjo poezi e Pipes! I zgjodha vec do vargje, per ilustrim e per t'i marre me vete per diku tjeter, se do shkencetare i jane vene punes tani te shuajne kujtesen, duket nen moton vepruese te te famshmes Ministry of Truth te Orwell-it.

    A eshte perkthyer kjo poezi ne anglisht apo gjermanisht?

    Te lumte dora Diabolis qe e solle ketu!

  6. #96
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga mbreta
    Me pelqeu kjo poezi shume, shume,... por cka eshte me interesante se une e lexova kete poezi edhe nga rreshti i fundit, edhe ashtu doli nje perle e vertete

    Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!
    Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?
    Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
    A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
    Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
    Ani, mua më zuri ky mallkim,
    Si një sovran që abdikon,
    Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës.
    Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave,
    duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit.
    Zbrita tek kroi
    dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve,
    Pastaj erdhi prap nata,
    Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde...
    në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?
    Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd?
    Në ç’hënë barisnje vallë?
    Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?

    p.s a ju pelqen keshtu?

    kjo ishte ide e imja
    ide shume e bukur...(me vjen "inat" qe nuk me shkoi mua ndermend...lol)

    me pelqeu shume....
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Kur në sulm hodhën turqit
    Hordhitë e pambaruara,
    Kështjellat e sintaksës
    S’i muar, që s’i muar.

    Kur panë se gjuhës
    S’i hodhën dot prangat
    Lëshuan drejt saj
    Gjithfarë merimangash.

    Parashtesa e pjesëza
    E lidhëza së prapthi,
    Të bukurën gjuhë
    Ta bënin leshharapi.

    Të të bënin ty, donin,
    Shqipëri, memece.
    Po ja, erdhi Naimi,
    Si yll mbi ty ecte.

    Dorën e zbehtë
    Mbi ballë ta vuri
    Të të hiqte zjarrllëkun
    Prej të sëmuri.

    Dhe vdisnin pjesëzat,
    Thaheshin merimangat,
    Ndriste si perlat
    Poezia e madhe.

    Gjuha Shqipe - Kadare

  8. #98
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga mbreta
    Me pelqeu kjo poezi shume, shume,... por cka eshte me interesante se une e lexova kete poezi edhe nga rreshti i fundit, edhe ashtu doli nje perle e vertete

    Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!
    Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?
    Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
    A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
    Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
    Ani, mua më zuri ky mallkim,
    Si një sovran që abdikon,
    Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës.
    Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave,
    duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit.
    Zbrita tek kroi
    dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve,
    Pastaj erdhi prap nata,
    Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde...
    në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?
    Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd?
    Në ç’hënë barisnje vallë?
    Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?

    p.s a ju pelqen keshtu?

    kjo ishte ide e imja
    Kjo eshte si ta veshesh xhaketen mbrapsht...
    Qe te duket bukur duhet qe astari te jete i bukur
    DP
    sereno

  9. #99
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    ps. po Kadareja valle si te jete ndjere kur e ka lexuar kete poeme per here te pare ??? Poeti dhe "disidenti" Kadare doja te thoja...[/QUOTE]

    Kadareja eshte mekatar por nje gjeni mekatar
    A. Pipa eshte thjesht mekatar.
    DP
    sereno

  10. #100
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    100 poezite me te mira

    Kush mund te sjelle Vallen e yjeve?
    DP
    sereno

Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  5. Emrat Ilire
    Nga Leila në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •