TIRANE
Njė bombė kimike e prodhimit jugosllav qė mund tė helmonte mijėra persona, ėshtė vendosur nė qendėr tė sheshit "Skėnderbej" nė Tiranė. E gjetur nė vendin ku dikur gjendej monumenti i dikatatorit komunist Enver Hoxha, sipas specialistėve, ajo mund tė shkaktonte njė katastrofė tė vėrtetė. Sipas policise, mbushja e bombės, hapja e sė cilės mund tė komandohej edhe nė distance, ishte e mjaftueshme pėr tė dėmtuar rėndė dhe ēuar drejt humbjesė sė jetės pėr mijėra njerėz. Zbulimi ėshtė kryer nga kalimtarė tė rastit rreth orės 10.00 tė mėngjesit tė djeshėm dhe ka bėrė qė e gjithė policia e kryeqytetit tė vihej nė gatishmėri. Bomba nuk ėshtė shoqėruar me ndonjė mesazh kėrcė-nues, i cili mund tė motivonte aktin, ndėrkohė qė burime policore pohojnė se ky ėshtė njė akt i pastėr terrorist. Ngjarja ka vėnė edhe njė herė nė dyshim masat e sigurisė nė kryeqytetin e vendit. Autorėt mendohen tė kenė qenė mė shumė se njė. Ata kanė mundur tė vendosin predhėn, e cila mėsohet se ėshtė shumė e ndjeshme dhe kėrkon shumė kujdes gjatė transportimit, pa asnjė problem nė qendėr tė Tiranės, aty ku rrezja e veprimit tė saj ishte mė e madhe.
Zbulimi nga kalimtarėt
Sipas policies, bomba ėshtė transportuar nė njė ēantė plastmasi mes disa rrobave tė vjetra. Autorėt pasi e kanė ēuar nė destinacion (te bazamenti i ish-monumentit tė diktatorit Hoxha), kanė patur tė gjithė kohėn e duhur nė dispozicion qė ta nxjerrin atė nga qeska, duke e lėnė nė njė vend tė dukshėm dhe tė ndarė nga rrobat. Njė kalimtar i rastit e ka dalluar sendin qė shkėlqente prej materialit duroalumin, me tė cilin ishte ndėrtuar mbėshtjellja e predhės. Rreth orės 09.30 rreth saj janė mbledhur njė grup kuriozėsh dhe pas disa minutash ka mbėrritur njė patrullė policie. Policėt gjatė gjithė kohės kanė menduar se kishin tė bėnin me ndonjė predhė tė zakonshme dhe, pa i kushtuar ndonjė vėmendje tė veēantė, kanė sinjalizuar sallėn operative tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, pa i larguar kureshtarėt.
Asgjesimi i vėshtirė
Ekspertėt e policisė kanė shtangur kur kanė dalluar dhe njohur predhėn 110 milimetėrshe me mbushje kimike. Ajo nuk u pėrkiste atyre qė gjenden nė depot e armatimit tė forcave tona tė armatosura dhe nuk kishte asnjė mbishkrim qė mund tė identifikonte origjinėn e saj. Nga pamja dhe ndėrtimi (dy pjesėsh) ajo ngjante me predhat kimike tė ushtrisė jugusllave, por qė asnjė e tillė nuk ėshtė ndeshur ndonjėherė nė Shqipėri. Pėr largimin e saj ėshtė dashur ndėrhyrja e specialistėve tė togės xheniere tė RENEA-s. Burime tė policisė sė Tiranės thanė pėr Gazetėn se ndėrhyrja nė kohė e specilaistėve ka mundur tė evitojė njė katastrofė qė mund tė rrezikonte mijėra jetė njerėzish. Po sipas burimit, tashmė mbetet pėrsėri problem asgjesimi i saj, pėr shkak tė mbushjes sė rrezikshme kimike qė ka.
Pasojat e bombės me gaz nervin, mijėra tė vdekur nėse plaste
Bomba me gaz nervin apo "VX" pėrmban njė gaz toksik nė formė tė lėngshme apo tė gaztė, qė dėmton sistemin qendror nervor. Nė momentin qė prek lėkurėn e njeriut, sytė dhe mukozat e hundės, provokon bllokim tė frymėmarrjes, dhimbje koke dhe kontraktim. Pas pak minutėsh nėse nuk merret antidoti, shkakton vdekjen pasi dėmtimi i muskujve bllokon frymėmarrjen. Predha 110 milimetėrshe e gjetur dje ėshtė prodhim i dekadave tė fundit. Ajo ėshtė specifike nė mėnyrėn e lėshimit tė saj nga me anė tė mortajave. Tė tilla predha janė pėrdorur nga ushtria izraelite nė Palestinė. Sipas disa mediave tė huaja, ajo ėshtė pėrdorur nė Afganistan dhe dihet se tė tilla ka patur me shumicė edhe ushtria jugosllave dhe i ka pėrdorur nė Bosnjė. Sipas specialistėve 0.0005 miligram i lėndės, qė pėrhapet nė 1 metėr kub ajėr, mjafton pėr tė vrarė njė person. Bomba sipas njė llogarie tė tillė rrezikonte jetėn e mijėra njerėzve.
Predha kimike mund tė hapej edhe me telekomandė
Aktivizimi i predhės 110 milimetra me mbushje "gaz nervin" kryhet nga kontakti me tokėn gjatė rėnies sė lirė nga lartėsia. Veē thyerjes nga lartėsia, nė majėn e predhės ndodhet njė ndezės mjaft i ndjeshėm, i cili veē kontaktit me tokėn apo sende tė forta mund tė aktivizohet edhe me anė tė frekuencave magnetike. Sipas specialistėve, predha ka disa fibra magnetikė tepėr tė ndjeshme, tė cilat mund tė aktivizohen edhe nga fushat magnetike tė provokuara nga radiot marrėse apo celularė nėse kėto vendosen nė tė njėjtėn linjė dhe u pėrshtaten valėveve tė fibrave magnetike tė predhės. Aktivizimi i kėtyre sjell hapjen e veshjes dhe shpėrndarjen "pa zhurmė" tė nervinit. Gazi "nervin" paralizon dhe shkakton ērreguliminin e sistemit nervor dhe pėrdoret pėr tė hapur panik nė palėn kundėrshtare.
Krijoni Kontakt