Mesatarja e Shkolles se Mesme te Pergjithshme eshte vetvetiu e pavlefshme, perderisa kjo shkolle quhet e pergjithshme!
Nuk ezkzistojne njerez qe te jene gjeni mbi cdo lende! Mesatarja e Shkolles se Mesme e Pergjithshme ne vend qe te gjej aftesite e individit i vret ato! Cdo njeri eshte i destinuar per aftesira te caktuara specifike, keshtu dhe arsimi me mire do bente te zgjoj keto aftesira te personit sesa ti fusi te gjithe njerezit me nje thes, ku ata qe kane aftesira mesatare pergjithesisht klasifikohen kurse ata qe kane aftesira maramendese ne nje lende te vecante elimiohen (dhe ku mbetet fryti si perfundim?).
Ky problemi i notes behet me i madh nese kemi parasysh realitetin e arsimit te mesem shqiptar, ku profesoret jane paragjykues dhe sistemi vet problematik!
Pra te shporret nota nga hyrja ne universitete!
Nota duhet te ket rendesi vetem pas daljes nga universiteti, sepse atehere diploma eshte specifike dhe jo pergjithesuese sic ndodh me arsimin e mesem!
Une do ju jap nje shembull real reth ketij problemi:
Une arsimin e mesem e mbarova ne Greqi, ku nota eshte kriteri i vetem per te hyre ne universitet. Ne banke u ulja me nje shok nga Vlora, Pavlon, i cili ishte nxenes "i keq", vetem se ky Pavlo kur vinte ora e fizikes papritmas u bente njeri tjeter... ato qe te tjeret mezi i kuptonin pas shume ore studimi e kursesh private Pavlo i shpjegonte per bukuri megjithese i degjonte per here te pare! Sigurisht Pavlo sot ne vend qe te behej fizikant per shkak te sistemit arsimor grek eshte kthyer ne hamall!
Nga ana tjeter une per vete kur hyra ne Universitet hyra me reth 12.5 (nga 20-ta) dhe kur dola, dola me mbi 9 (nga 10-ta)!
Krijoni Kontakt