Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te jete mesatarja kriter pranimi ne universitetet shqiptare?

Votues
106. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    50 47.17%
  • Jo

    50 47.17%
  • Nuk jam i sigurt

    3 2.83%
  • Nuk e di

    3 2.83%
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #-9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22

    Mesatarja, nje prej kritereve kryesore per pranimet ne universitete

    Disa muaj me pare, ministria e arsimit ne Republiken e Shqiperise mori nje vendim te rikthimit te mesatares si nje prej kritereve per tu pranuar ne shkollat e larta pasi nxenesit perfundojne shkollat e mesme. Ky vendim krijoi nje pakenaqesi te madhe si ne rradhet e studenteve te shkollave te mesme, edhe ne rradhet e mesimdhenesve. Mesatarja eshte nje limit qe i pengon studentet per tu marre nen shqyrtim ne kerkesat e tyre per te konkuruar e pranuar ne universitet shqiptare. Nese nje student nuk ka nje mesatare te caktuar, ai nuk mund te aplikoje per te konkuruar ne nje dege apo shkolle te vecante.

    Ne vendosem te hapim nje sondazh per kete problem duke ju shtruar ju pyetjen qe po diskutohet sot ne ambientet e universiteteve dhe shkollave te mesme shqiptare:

    A duhet te mbahet mesataria si kriter pranimi ne shkollat e larta, apo duhet te hiqet nga ministria e arsimit?

    Krahas votes tuaj, ju ftojme qe te argumentoni edhe pse votuat ne menyren si votuat. Si e shikoni dhe analizoni ju kete problem?

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #-8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Njė komision i pėrbashkėt do tė japė vendimin pas dy muajsh

    Ministria lė pėrkohėsisht nė fuqi mesataren
    Memushi: Do tė vjelim mė parė opinionin e komunitetit


    Shekulli

    Mesatarja do tė vazhdojė tė jetė njė nga kriteret e pranimit nė universitet. Tė paktėn edhe gjatė dy muajve nė vazhdim. Sipas ministrit tė Arsimit dhe tė Shkencės, Luan Memushi, nuk do tė merret asnjė vendim nė lidhje me kėtė problem, derisa tė tėrhiqet edhe opinioni i tė gjithė pėrfaqėsuesve pėrkatės. Nė fakt, kjo ēėshtje ėshtė shndėrruar nė njė konflikt, qė tashmė ka marrė pėrmasat e njė proteste tė hapur, mes nxėnėsve tė shkollave tė mesme dhe krerėve tė dikasterit tė Arsimit. Ministri Memushi, gjatė analizės sė djeshme tė punės sė kėtij dikasteri, deklaroi se problemi i shumėpėrfolur i mesatares, si njė nga kriteret e pranimit tė nxėnėsve nė shkollat e larta, do tė zgjidhet vetėm pas dy muajsh. “Sensibiliteti i komunitetit tė nxėnėsve deri tani ėshtė pėr t’u vlerėsuar dhe ne e konsiderojmė tė dobishėm, pėr tė nxitur njė studim kėto dy muaj, i cili do tė pėrfshijė pėrfaqėsues tė shkollave tė larta, nga organizatat rinore qė kanė sensibilizuar opinionin pėr kėtė ēėshtje, nga komuniteti i mėsuesve dhe i prindėrve, pėr tė organizuar edhe pyetėsorė tė caktuar, qė do tė na ndihmojnė tė vjelim mendimin e tė gjithė komuniteteve”, - tha Memushi.
    Mesatarja, e nxituar?
    Gjatė vitit shkollor, nxėnėsit qė nuk fituan tė drejtėn pėr tė studiuar nė shkollat e larta e kundėrshtuan fort dhe me akuza tė shumta vendimin e Ministrisė sė Arsimit. Ndėrkaq, kėtė vit, pas vjeljes sė opinioneve tė gjera, gjė qė ndoshta duhet tė ishte bėrė mė mirė vitin e kaluar, ministri Memushi premton qė nuk do tė merret njė vendim i nxitur. “Nė bazė tė mendimit do tė shohim nga anon mė shumė balanca pėr tė marrė njė vendim jo tė nxituar. Pra, nuk ėshtė fjala pėr njė vendim tė nxituar, sepse edhe vjet kur u zėvendėsua testi i pėrgjithshėm me futjen e mesatares, kjo u bė nė bazė tė shqetėsimit tė shumė mėsuesve, tė cilėt mendonin qė nxėnėsit nuk mėsonin nė mėnyrė sistematike, meqėnėse nota mesatare nuk do t’u duhej”, - tha Memushi. Duke marrė fjalėn, Memushi iu pėrgjigj edhe pėrgėzimit qė kryebashkiaku Rama, i bėri njė vendimi tė publikuar nė media, pėr heqjen pėrfundimtare tė mesatares, duke e cilėsuar atė si njė mendim tė krijuar vetėm nga leximi i ndonjė gazete, me shprehje tė literalizuara mediatike.
    Analiza, numėr “rekord” i studentėve nė universitete
    Pjesėmarrja prej 77% e studentėve nė universitete, gjatė 2003-it, ėshtė njė nga arritjet e kėtij dikasteri, pėrsa i pėrket vitit qė lamė pas, e cila sipas ministrit Memushi ishte njė shifėr e lartė edhe nė krahasim me universitetet e Evropės. Sipas tij, nė vitin 2000, kjo shifėr ishte vetėm 50% e numrit tė nxėnėsve qė mbaronin shkollėn e mesme. Gjithashtu, disa nga tė mirat e vitit qė kaloi, nė fushėn e arsimit ishin dhėnia e librave falas pėr tė gjithė nxėnėsit e shkollave tė sistemit tetėvjeēar, unifikimi i diplomave tė huaja me ato tė universiteteve tona, qė nė fakt ėshtė njė proces nė vazhdim, amendimi i ligjit pėr arsimin e lartė, dyfishimi i pranimeve tė studentėve, futja pėr herė tė parė e sistemit me kohė tė pjesshme nė universitete, futja e profilizimit tė gjithė sistemit tė arsimit tė mesėm, si dhe futja e sistemit arsimor 5+4, qė nėnkupton sistemi me nėntė klasė dhe jo me tetė tė shkollės tetėvjeēare dhe sistemin trevjeēar pėr shkollat e mesme, etj. Ndėrkaq, edhe viti i parė i shkollės sė mesme kėtė vit do tė ketė tekste dhe programe tė reja, tė cilat do tė kenė pėr bazė modelet e shkollės sė profilizuar. Ndėrsa pėr vitin 2004, sipas ministrit Memushi, disa nga prioritetet do tė jetė procesi i decentralizimit dhe transferimit tė kompetencave, rishikimi nė tėrėsi i sistemit arsimor, vazhdimi i procesit tė integrimit nė Kartėn e Bolonjės, etj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #-7
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Mesatarja? Do mendohemi dy muaj.

    Shpėrndahen pyetėsorė nė shkolla dhe fakultete

    Mesatarja? Dy muaj kohė pėr tė vendosur. Kreu i Arsimit njoftoi dje pas analizės vjetore tė dikasterit se do shpėrn-dahen pyetėsorė nė shkollat tona tė larta dhe ato tė mesme pėr nxėnėsit, studentėt, mėsuesit dhe pedagogėt pėr tė mble-dhur opinionet e tyre lidhur me rivėnien e mesatares. "Nuk ka ende njė vendim pėr heqjen e mesatares dhe ne nuk mund ta parashikojmė, pa mble-dhur mendime jo tė nxituara". Ministri Memushi nuk mohoi faktin qė rimarrja e kėsaj ēėshtjeje vjen pėr arsye tė presionit tė kohėve tė fundit dhe sidomos pas peticionit tė gjimnazistėve, megjithatė ai e justifikoi diskutimin e imponuar me faktin qė "shqyrtimi i pėrvitshėm i kritereve tė pranimit nė universitete ėshtė e parashikueshme me ligj dhe se kėto ligje praktikisht i bėn Ministria e Arsimit". Sipas ministrit ėshtė e pamundur tė vendoset arbitrarisht pėr heqjen e mesatares, pasi qė kur ajo u miratua nė rregulloren e pranimit opinionet kanė qenė tė ndara, "madje unė jam nxitur pėr ta rikthyer si kriter duke u nisur pikėrisht nga opinionet e mėsuesve nė shkollat e mesme, qė kanė ngulmuar se nxėnėsit janė mjaft pasivė dhe jo tė motivuar nga notat". "Unė mirėpres opinionet e organizatave rinore, vijoi mė tej Memushi, qė mund tė sugjerojnė dhe njė formė tjetėr pėr marrjen parasysh tė mesatares. Nxėnėsit qė mbarojnė gjimnazin tė mund tė diferencohen, ata qė kanė mesatare tė lartė kanė tė drejtė tė zgjedhin degė tė preferuara, siē ndodh aktualisht nė mjaft shtete tė botės, ku tė dhėnat e arsimit parauniversitar asnjėherė nuk neglizhohen. Ne i mirėpresim opinionet e tyre". Kreu i Arsimit gjithashtu u shpreh se, korrespondenca e rikthyer nė formėn e "part-time" ėshtė gjithashtu njė tentativė e sukseshme, pavarėsisht opinioneve qė mund ta konsiderojnė kėtė lloj sistemi regres. I pyetur mė tej nga gazetarėt pėr polemikat mė tė fundit mes tij dhe kryebashkiakut tė Tiranės, Edi Rama, ministri u shpreh se "marrėdhėniet me Bashkinė e Tiranės kanė qenė gjithnjė tė mira dhe korrekte dhe se Bashkia ka bėrė kėrkesa tė dobishme duke pėrjashtuar ato me efekte elektorale", pėrfundoi Memushi.


    Edi Rama: Pėrgėzime pėr heqjen e mesatares


    Kundėrshtar i hapur pėr rikthimin e mesatares, kryebashkiaku i Tiranės nuk kurseu dje njė opinion pozitiv pėr lėvizjen e fundit tė dikasterit tė arsimit, qė parashikon ta rishqyrtojė vendimin qershorit tė shkuar. "Unė jam pėr heqjen e mesatares dhe duhet tė ishte bėrė mė parė meqė paska qenė kaq e thjeshtė pėr t'u bėrė", deklaroi ai. Por ministri Memushi e ka komentuar tė nxituar kėtė deklaratė, meqė sipas tij nuk ėshtė marrė ende njė vendim pėr ta hequr mesataren. Kreu i Bashkisė takoi dje drejtorė tė shkollave tė Tiranės, drejtoreshėn e Drejtorisė Arsimore, Lumturi Xhezo dhe pėrfaqėsues nga senatet e nxėnėsve. Ai shprehu qartė se do tė vlerėsonte mendimin e tyre pėr investimet nė fushėn e arsimit kryeqytetas, pas akordimit tė fondit 500 milionėsh pėr arsimin, qė do menaxhohet nga Bashkia.





    Shkollat, 48 % tė amortizuara

    Rreth 30 pėr qind e nxėnėsve shqiptarė mėsojnė nė kushte jonormale, nė godina tė vjetėruara shkollore, qė kanė nevojė pėr rikonstruktim". Kėshtu u shpreh dje gjatė analizės vjetore tė Ministrisė sė Arsimit, titullari i kėtij dikasteri. Memushi theksoi se nė pėrfundim tė 2003 ne erdhėm nė konkluzionin se 52 pėr qind e shkollave janė tė reja dhe tė rikonstruktuara, ndėrsa 48 pėr qindėshi i godinave tė amortizuara pėrqėndrohet kryesisht nė zonat malore, ku pėr shkak tė lėvizjeve demografike nuk mėsojnė mė shumė se 30 pėr qind e nxėnėsve.
    .

    Gazeta Shqiptare

  4. #-6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-01-2004
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    12
    Une mendoj se mesatarja eshte nje faktor qe do te ndihmoje dhe ndoshta te kulloje intelektin e brezit te ri,dmth se sic jemi ne dijeni gjate ketij 10 vjecari te fundit ,shume te paafte dhe pse jo dhe njerez qe ndoshta nuk meritojne pozita ,ne te cilat gjenden keto momente,kane perfituar nga fakti i mosekzistences se mesatares.Korrupsioni gjithashtu ka ndihmuar shume ,pasi te gjithe studentet te cilet ,fatmiresisht kishin nje mik ne "juri e vendosjes" neper fakultete,dhe nuk eshte ne interes te te tille studenteve nje ndryshim i tille ne kodin shkollor.
    Personalisht mendoj se ka per te skualifikuar shume njerez qe akumulojne dhe mos perdorin dijen.
    Eshte ndryshim pozitiv.
    Turma eshte ajo kafsha elementare ku instikti eshte gjithandej dhe mendimi asgjekundi......

  5. #-5
    SOP tek #shqiperia Maska e |anonymous|
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    13
    Mesatarja ?? Pse te vendoset ?

    Nuk eshte e drejte qe nje nxenes duhet te jete 100% i mire ne te gjitha lendet, ai ka prije per matematike dhe fizike, duhet te mesoje me detyrueshmeri letersi e gjeografi dhe sociologjite.. ???
    Nuk jam dakort, pasi njerezit kane prirje te ndryshme ne jete, dhe ate e zgjedhin kur shkojne ne universitet, pse kjo ender e tyre te prishet per nje kaprico qe mund te kete nje mesues, dhe shume faktore te tjere.
    Eshte ndryshim negativ per mua.
    Ne france,itali dhe ne vende te tjera te botes, nje pjese e mire e botes nuk perdor me keto lloj menyrash per te avancuar ne projekte te ministrit...
    Jam kunder mesatares.Eshte nje krim ne qofte se do restriksionohen te gjithe idete per nje shqiperi qe ndryshon.
    Ka shume shqiptar,nuk numerohen qe kane bere shkollen e mesme pa mesatare per ne tu futur ne universitet dhe kane dale figura ne boten e sotme.

    Dhe nje here , shpreh mendimin tim negativ per mesateren.
    Copyright © 2002 |anonymous| Design Studio! All rights reserved. *Francezet jane xheloz per te dashurat e tyr

  6. #-4
    :::::****::::::
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Postime
    194
    Jam kunder qe mesatarja te jete nje prej kritereve kryesore per pranimet ne universitete.Dua ti them anathemas qe korrupsioni nuk ka fund qofte ne universitet ashtu edhe ne shkollat e mesme ai do te beje vetem nje zevendesim vendi dhe pozite dhe jo qe do te zhduket.

  7. #-3
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Eh studentat e shkrete shqiptar...s'dine nga tia mbajne:

    1.Te vihet mesatarja do lodrojne mesuesit me nxenesit e shkollave te mesme.

    2.Te hiqet mesatarja do kete korrupsoin te madh dhe do jene shume te pakta mundesit per nje student me mundesi te veshtira ekonomike.

    Keshtu qe zgjesh mundesin "Nuk e di"

  8. #-2
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300
    Gjallica e lehte shume:
    Zgjidh 1 dhe 2 te dyja bashke .
    Keshtu nxenesve te mire nuk u shkojne kot 4 vjet ne shkolle te mesme. E dyta testi do tregoje perseri se nje nxenes me mesatare 10 eshte i afte te dale i shkelqyer dhe ne test. Keshtu e ka dhe Amerika biles ketu mund ta ndjekesh dhe me tej le te themi jane 10 vende dhe 11 nxenes i plotesojne kushtet pastaj shikojne aktivitetet e gjera te tjera. Kjo eshte rruga me e drejte. Testi ne fund te fundit eshte "lucky number" mund te bjere nje ushtrim qe nuk e ke pare ose thjeshte nuk ndjehesh mire ate dite dhe nuk mund te dalesh aq mire sa je ne te vertete. Pra te dyja bashke testi dhe mesatarja per mendimin tim duhet te merren parasysh.
    Goodbye DEBUG, hello reboot...

  9. #-1
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Besoj se mesatarja eshte dicka qe e shtyn nxenesin te mesoje ne gjimnaz qe ti jepet mundesia per te hyre ne universitet.
    Per mendimin tim do te ishte me mire qe te mos kishe mesatare por qe te kishe mesatare skarcimi ne vitin e pare te universitetit.
    Duke patur nje mesatare vitin e pare atehere nxenesit i jepet mundesia qe ta tregoje veten gjate vitit te pare sepse ka shume nxenes qe jane shume te zgjuar por per nje arsye ose nje tjeter nuk e kane mesataren per pranim ne Universitet.
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  10. #0
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Nje vendim i till me ngacmon thellsisht

    Nga opinioni im -Nje vendim i till vjen nga nje ministri jo e arsimuar ne nivel apo nje ministri qe nuk punon per interes te popullit dhe te rinis shqiptare por te karijeres dhe korrupcionit-

    Shtrohet pytja, pse te formohet nje vendim i till?


    Te nderuar bashk atdhetar te dashur, kjo tem eshte shume e qelluar edhe mund te them se secili nga ne mund te shkruaj faqe te tera per ate vendim te pa vend qe jo vetem qe shktarron stundent shqiptar, por gjenerata te tera. Se pari ne nuk duhet te bazohemi ne studenta te shkolles se mesme te cilet nuk kan nje sukses te mire, sepse nje perqindje e studentve te shkollave te mesme , gjat studimeve te larta si ne fakultet apo college, kana arritur shume suksese dhe rezulatete me te mira se studentat te cilen gjat shkolles se mesme kan qen te skelqyeshem, nuk duhet te paragjykojm ne asi masa as ne as Ministria. Apo ka studenta te cilet gjat shkolles se mesme ska pas mudesi financiare te shkollohet, por ndoshta prindi, apo vllau amo ndokush ne familje ka emigruar dhe i ndihmon te vazhdoj studimet e larta per te krijuar nje te ardhme me te mire, per te kontribuar per vend me shume. Siq po shifet bashk atdhetar te dashur, si ne Kosove, ashtu edhe ne Shqiperi dhe shume vende shqiptare, rinia shqiptare nuk ka edhe aq vullnet te studjoj, sepse po shifen situatat politike, ekonomike dhe shume thjesht rrethanat e jetes, si shembull mund ta marr qytetin e Prishtines; ka student ku e ka kryer fakultetin e ndoshta edhe ka magjistruar dhe ende bredhet rrugeve duke kerkuar pune, e ne anen tjeter ata te cilet flasin nje gjuhe te huaj apo punojn ne ndoj firm kan kushte shume me te mira se ai qe shkrin mend ne shkollim me vite te tera apo me thjesht kan nje pag me te madhe se profesorat e fakultetit, gjithashtu edhe rinia shqiptare ne egzil, mund te them se eshte nje perqinjde shume e vogel e cila studjon, jo qe nuk te japet mundesia por egzistena e jetes eshte ne pytje. Te nderuar bashatdhetar, ne duhet te shiquar rrethanat qe jemi e jo te imagjinojm me lloj lloj vendime te cilat nuk perputhen me shtresen dhe kushtet e popullit. Ne duhet te jemi ata te cilet duhet te ju ndihmojm te ju japim vullnet dhe zell ata qe deshirojn te vazhdojn studimet e larta, mjaft kemi rrugeve, puntore te thjesht dhe biznismena me 8 apo 12 vjet shkolle, tash jemi ne shekullin e XXI, Bota po shkon perpara ne ende kemi ngelur me nje situat te palakmushme, kam bindje se dikund 65-70% te rinis nuk kan enderr tjeter vetem qe te dalin jasht nga vendi dhe te emigrojn dikund ku mund te fitojn te holla, rinia shqiptare eshte e paster e qilter dhe mendje holl, me thjesht intelegjent, por krejt mvaren kushtet dhe rrethanat, na duhet ti ndihmojm njeri tjetrit me nje fjal tja zgjatim doren rinis ti ngrehim sa me larte ne vendin ton e jo ta lem Ministrin apo Qeverin te marr vendime edhe me te veshtira qe edhe ne keto kushte jo te mira te marrin vendime te veshtira per nje te ardhme te vendit , per LULEN E POPULLIT PER, RININ ShQIPTARE.

    Para se ta mbyll kete, kerkoj falje per ndonje keqkuptim
    nuk kam ndonje eksperience me sistemin e arsimit ne shqiperi prandaj kerkova falje per keqkuptim.

    Me respekt dhe sinqeritet nga Kosvovari-Canada
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  2. Folklori muzikor
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 04:55
  3. Berati Dhe Beratasit Mbi Tre Shekuj Me Pare
    Nga Newhost nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 21:55
  4. Lejet, pengesa kryesore e ndėrtuesve
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 13:58
  5. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •