Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Parimet E Besimit

    --------------------------------------------------------------------------------

    PARIMI I PARĖ


    Atė qė e ndiej me shqisat e mia, nuk dyshoj nė ekzistencėn e saj.
    Kjo ėshtė e vėrteta logjike, e pranuar, e gjithėnjohur. Mirėpo ėshtė evidente dukuria qė kur nė mesditė shkoj nėpėr shkretėtirė mė paraqitet qartė nė sy njė liqe i vogėl, e kur tė arrijė tek ai shoh vetėm rėrė (zallė), sepse atė qė e kam parė ka qenė fatamorganė. E fus pendėn e shkrimit nė gotė tė ujit dhe e shoh si tė thyer, kurse ajo nuk ėshtė e thyer. Njeriu merr pjesė nė ndonjė ndejė tė mbrėmjes, nė tė cilėn ėshtė biseduar pėr xhinėt dhe shpirtligėt, e pastaj duke u kthyer nė shtėpi, nėse rruga ėshtė e shkretė, pa kėmbėsorė dhe e errėt, ai mendjelehtė me imagjinatė tė gjerė sheh pranė vetes xhinin apo shpirtligun, e vėshtron dhe e ndien prezencėn e tij, kurse nė tė vėrtetė nuk ekziston asgjė nga ajo ēka sheh.
    Magjistarėt dhe falltorėt shfaqin sende tė ēuditsh¬me, tė cilat ti i sheh, e ato nė realitet nuk ekzistojnė. Pran¬daj, shqisat gabojnė, mashtrojnė dhe imagjinojnė, apo ima¬gjinon pronari i tyre, pra a pėr kėtė shkak tė dyshojmė nė ekzistencėn e asaj qė e ndiejmė? Jo, sepse sikur tė dyshoja nė tėrė atė qė shoh, dėgjoj dhe ndiej, do tė ngatėrroheshin tek unė tė vėrtetat - faktet me fantazitė dhe do tė bėhesha njėjtė si i ēmenduri.
    Mirėpo shtojmė edhe njė kusht pėr arritjen e njoh¬jes, apo bindjes sė fortė nė ekzistimin e asaj qė e ndjej, e ky ėshtė qė mendja nė bazė tė pėrvojės paraprake tė mos gjy¬kojė se ajo qė e ndiej ėshtė iluzion - imagjinatė apo mash¬trim i shqisave, ndėrsa mendja ėshtė ajo qė ėshtė mashtruar herėn e parė, duke menduar se fatamorgana ėshtė liqe uji, e kur e sheh pėr herė tė dytė, e di se ajo ėshtė fatamorganė. Mendja gjykon pas shikimit tė pendės sė thyer nė gotėn e ujit - herėn e parė - se ajo ėshtė e pathyer, siē edhe ka qenė, edhe pse syrit i duket e thyer.
    Sendet nė tė cilat shqisat gabojnė apo mashtrojnė janė tė kufizuara, tė pakta dhe tė njohura, kėshtu qė nuk e dobėsojnė parimin e pėrmendur, e as qė nė tė ndikojnė. Nė ato sende bėjnė pjesė edhe veprat e magjistarėve tė farao¬nit, si dhe ajo ēka veprojnė sot magjistarėt nė cirk.

    PARIMI I DYTĖ

    Ekzistojnė gjėra tė cilat nuk i kemi parė e as ndier, por thellė besojmė nė ekzistimin e tyre, njėlloj sikur qė the¬llė besojmė nė ekzistimin e asaj ēka shohim dhe ndiejmė. Thellė jemi tė bindur nė ekzistimin e Indisė dhe Brazilit, e nuk i kemi vizituar asnjėherė. Besojmė se Aleksandri i Madh e ka pushtuar Persinė, ndėrsa Velid ibn Abdul-Meli¬k¬u e ka ngritur xhaminė emevite, e nuk kemi prezentuar nė betejat e Aleksandrit dhe as qė kemi qenė dėshmitarė tė ngritjes sė xhamisė sė Emevive.
    Sikur ēdonjėri tė mendonte nė vete, do tė shihte se sendet nė ekzistimin e tė cilave beson, e nuk i ka parė, janė mė shumė nė numėr se ato tė cilat i ka parė (shtetet, qytetet dhe ngjarjet historike tė cilat kanė ndodhur dhe sot ndo¬dhin). E si ėshtė thellė i bindur nė ekzistimin e atyre sendeve, e nuk i ka ndier me shqisat e veta?
    Ėshtė i bindur thellė nė ekzistimin e tyre atėherė kur mbi to e kanė lajmėruar njerėzit tjerė, njėri pėrmes tjetrit, mundėsia e tė cilėve qė tė merren vesh mes veti e tė trillojnė kėto sende, e qė pastaj t’i transmetojnė rrejshėm, praktikisht ėshtė e pamundur.
    Prandaj parimi i dytė ėshtė: ashtu siē arrihet deri te bindja e fortė pėrmes shqisave dhe vėshtrimit, poashtu arrihet edhe pėrmes dėshmive tė transmetuesve, nė sinqe¬ritetin e tė cilėve besojmė, pėrmes lajmeve tė vėrteta.

    PARIMI I TRETĖ

    Sa ėshtė largėsia e njohurisė tė cilėn e arrijnė shqi¬sat, dhe a janė ato nė gjendje tė kuptojnė krejt ēka ekziston?
    Shembulli i shpirtit dhe i shqisave ėshtė sikur shem¬bulli i njeriut tė cilin sundimtari e ka burgosur nė kėsh¬tjellė, duke ia mbyllur tė gjitha dyert dhe dritaret, dhe duke mos i lėnė asgjė pėrveē disa vrimave tė vogla - tė ēarave nė muret e kėshtjellės, pėrmes tė cilave ai shikon lumin qė rrjedh nė anėn lindore, vrima nga tė cilat shihet kodra e cila gjendet nė anėn perėndimore, vrima nga tė cilat shikon pa¬llatin qė ngritet nė anėn veriore dhe vrima pėrmes tė cilave shikon fushėn e cila ėshtė e vendosur nė anėn jugore.
    Burgu ėshtė shpirti, kėshtjella ėshtė trupi, ndėrsa vrimat janė shqisat. Shqisa e tė pamurit mbikėqyr botėn e ngjyrave, shqisa e tė dėgjuarit botėn e zėrave, shqisa e shiji¬mit botėn e shijeve, shqisa e tė nuhaturit botėn e aromave dhe shqisa e tė prekurit botėn e sendeve.
    Tani pyetemi:
    1. A ka arritur ēdonjėra prej shqisave tė pėrmen¬dura tė zbulojė krejt atė ēka gjendet nė botėn mbi tė cilėn ka vigjėluar? Kur i burgosuri vėshtron pėrmes vrimės nga e cila shikon nė lum, ai nuk e sheh tė tėrin, por vetėm njė pjesė tė tij, njėlloj sikurse syri kur e vėshtron botėn e ngjy¬rave qė nuk e sheh tė tėrėn por vetėm njė pjesė tė saj.
    Unė nuk e shoh buburrecin kur lėvizė nė largėsi prej tri milash, edhe pse buburreci ekziston atje, e as qė i shoh bakteriet dhe mikroorganizmat nė gotėn e ujit tė pas¬tėr, edhe pse nė gotė gjenden me miliona bakterie. Poashtu nuk i shoh elektronet tė cilat qarkullojnė nė mes tė atomit siē qarkullojnė yjet nė kupėn e qiellit. Mė pastaj, ai buburrec posedon zė, por unė nuk e dėgjoj, sepse veshi im pranon vibracionet me forcė (intensitet) prej njėzet mijė deri nė njėzet e pesė mijė fona, dhe ēka ėshtė mė e dobėt se kjo nuk e dėgjon, e ēka ėshtė mė e fortė e shpon timpanin e veshit dhe shkakton dhembje. Unė nuk e ndiej erėn e she¬qerit, edhe pse buburreci dhe miza e ndiejnė dhe vėrsulen tek ai. Ndaj shqisat, nga botėrat mbi tė cilat iu ėshtė dhėnė pushteti, zbulojnė vetėm njė pjesė tė tyre.
    2. Mandej, a nuk ėshtė e mundur qė ndėrmjet botės sė ngjyrave, mbi tė cilėn vigjėlon syri, dhe botės sė zėrave, mbi tė cilėn vigjėlon veshi, tė ekziston njė botė tjetėr, tė cilėn nė esencė nuk e njoh, sepse nuk posedoj shqisė pėr njohjen e saj?
    A nuk ėshtė e mundur qė ndėrmjet lumit dhe kod¬rės - nė raport me tė burgosurin e kėshtjellės - tė ekzistojė njė kopsht i madh tė cilin ai as nuk e sheh e as nuk e njeh, sepse nuk gjenė vrimė pėrmes sė cilės do ta vėshtronte? Prandaj, a ka tė drejtė qė pėr shkak se nuk e sheh ta mohojė ekzistimin e tij?
    Njeriu qė ėshtė i verbėr qė nga lindja ka mundėsi qė pėrmes dėgjimit tė arrijė deri te njohuria se deti ėshtė i kaltėr, ndėrsa livadhi i gjelbėrt, por nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė se ē’ėshtė ajo kaltėrsi apo ai gjelbėrim. I shurdhėri pėrmes arsimimit kupton se meloditė pėrbėhen prej var¬gje¬ve, takteve dhe shkallėve - notave, mirėpo nuk ėshtė gjend¬je ta ndjejė vėrtetė esencėn e muzikės. Pra, a ka tė drejtė i verbėri ta mohojė ekzistimin e gjelbėrimit, apo i shurdhėri ta mohojė realitetin e melodisė, pėr shkak se nuk e ndien?
    Nė brendėsinė e dhomės me qetėsi tė madhe gjen¬den tė gjitha meloditė dhe tingujt tė cilat momentalisht emi¬tohen nga tė gjitha radio stacionet. Por ti nuk i ndien, sepse nuk janė ngjyrė tė cilėn e sheh me sy, e as zė tė cilin e dėgjon me veshė, ato janė valė tė njė lloji tjetėr, tė cilat kanė zė, por veshi nuk i ndien, mirėpo kur ta pėrdorėsh radion, e cila kėta tinguj - pasi qė i pranon nga radio stacioni - i kthen te ti, ti i dėgjon ato.
    Ti nuk i ndien ndryshimet e vogla tė shtypjes atmos¬ferike, sepse nuk posedon shqisė me tė cilėn do t'i ndijshe, mirėpo nėse pėrdorė barometrin, do t'i ndiesh, ashtu siē nuk i ndien vibracionet dhe dridhjet e qeta, mirėpo radari i ndien. Prandaj, ka shumė gjėra tė cilat nuk hynė nė sferėn e ndjenjave apo shqisave, sepse nuk janė ngjyra tė cilat shihen, zėra tė cilat dėgjohen, sende tė cilat preken, aroma tė cilave u merr erė, e as ushqim i cili shijohet. Pra, a kam tė drejtė qė ta mohoj ekzistimin e tyre vetėm pėr shkak se shqisat e mia tė kufizuara nuk i ndiejnė?
    3. A janė shqisat tė pėrsosura (tė pėrkryera)?
    Popujt e mėparshėm i kanė kufizuar shqisat nė pesė, duke mos pėrfytyruar mundėsinė e shtimit tė numrit tė tyre. Mirėpo sot te njeriu janė zbuluar shqisa tjera, tė reja, tė cilat All-llahu i Madhėrishėm i ka depozituar nė tė, e ajo qė pranon shtim - rritje nuk ėshtė e pėrsosur.
    Unė i mbylli sytė, pastaj i shtriej dorėn dhe e mbledhi, duke ndier se ėshtė e shtrirė apo e mbledhur, e nuk e kam prekur, as qė e kam parė. Me ēfarė shqise kėtė e kam ndier? E kam ndier kėtė me tė ashtuquajturit muskuj apo shqisa muskulore. Poashtu, ndiej lodhje apo plogėshti, ndiej mėrzi, gėzim dhe dekurajim, duke mos i ndie kėto me asnjėrėn nga pesė shqisat, por me tė ashtuquajturėn shqisė tė brendshme.
    Unė eci pa mu marrė kėmbėt, ndėrsa foshnja - nė fillim tė ecjes - rrėzohet. Biciklisti dhe argėtuesit e cirkut, tė cilėt ekzekutojnė ēudira, me cilėn shqisė e mbajnė baras¬pe¬shėn? Ekziston shqisa e tetė, e kjo ėshtė shqisa e baras¬peshės. Shkencėtarėt e kanė zbuluar vendin nė tė cilin All-llahu i Madhėrishėm e ka vendosur atė, e ajo ėshtė njė substancė e vogėl e lėngėt nė veshin e brendshėm, me ndihmėn e sė cilės mbahet baraspesha. Nė kuadėr tė ekspe¬ri¬mentimeve tė tyre kėta shkencėtarė e kanė eliminuar kėtė substancė te lepuri, ashtu qė mė vonė ka filluar te eci duke rrėshqitur, sikur tė ishte i dehur.
    Parimi i tretė, pra, ėshtė se nuk kemi tė drejtė qė tė mohojmė gjėrat vetėm pse nuk i ndiejmė ato me shqisat tona.

    PARIMI I KATĖRT

    Kemi thėnė se shqisat kanė aftėsi tė kufizuara, sepse unė me sytė e mi nuk shoh krejt atė qė ėshtė e dukshme. Kjo ėshtė e vėrtetė, mirėpo All-llahu i Madhėrishėm na ka pajisur me aftėsi, me tė cilat e pėrmbushim mungesėn e shqisave, e kjo ėshtė imagjinata apo fantazia.
    Unė edhe pse nuk jam nė gjendje ta shoh shtėpinė time nga Meka nė Damask, jam nė gjendje ta pėrfytoj atė sikur ta shoh. Prandaj imagjinata i plotėson shqisat. Pra, a i ka ajo kufijtė e vet, apo ėshtė e lirė, e pakufizuar? A jam nė gjendje tė pėrfytyroj diē qė me shqisa nuk e kam ndier?
    Imagjinata, sipas mendimit tė psikologėve, ėshtė dyllojė¬she: imagjinatė destruktive, siē ishte pėrfytyrimi im i shtėpisė nga Meka nė Damask, dhe imagjinata kreative apo konstruktive, siē ėshtė imagjinata e poetėve, tregimtarėve, piktorėve dhe artistėve tjerė. Shiko¬ni nė imagjinatat e kėtyre artistėve, a kanė imagjinuar diē qė nuk ekziston nė realitet?
    Skulptori qė ka gdhendur statujėn e Venerės ka ardhur me figurėn tė cilės ne nuk ia kemi parė ēiftin, e as atė tė cilės plotėsisht i ngjan apo i pėrgjigjet, mirėpo a ėshtė ajo diēka e re, apo skulptori i saj ka marrė pjesė nga realiteti dhe mes veti i ka ndėrlidhė? Ka marrė hundėn mė tė bukur tė cilėn ai e ka parė, buzėt mė tė bukura dhe trupin mė tė bukur, duke i ndėrlidhur kėto nė mes veti dhe kėshtu ka ardhur me diē tė re. Megjithatė kjo e reja ėshtė e pėrbėrė nga pjesėt e sė vjetrės.
    Nė statujėn e mėzatit asirian me krahė nė muzeu¬min e Parisit nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme, pėrveē qė skulptori i tij ka marrė kokėn e njeriut dhe e ka vendosur nė trupin e mėzatit, e pastaj ia ka shtuar krahėt e shpendit. Pra, figura dhe pamja e re ėshtė e pėrbėrė nga pjesėt e vjetra.
    Po ashtu, shtaza e ēuditshme tė cilėn e ka pėrfyty¬ruar Kazvini, si dhe fantazia e poetėve, sado thellė qė kanė hyrė nė fushėn e metaforave, krahasimeve, metonimeve dhe hiperbolave magjike, ato nuk dalin nga suazat e bash¬kimit tė pjesėve - tė shpėrndara e tė shkapėrderdhen nga realiteti.
    Nėse do tė thelloheshim edhe mė shumė nė bashki¬min e jashtėzakonshėm tė kėtyre (pjesėve nga realiteti), do tė vėrenim se edhe vet imagjinata ėshtė e pafuqishme t'i merr me mend tė gjitha ato sinteza. Merrni pėr shembull njė pjesė nga bota e ngjyrave dhe njė pjesė nga bota e zėrave, dhe thuani se a ka kėnduar ndonjė kėngėtarė melodi me aromė tė pakėndshme, apo era pėrkatėse ėshtė e ngjyrės sė kuqe, e pastaj kėtė fotografi paraqitjani ima¬gji¬na¬tės suaj dhe do tė shihni se nuk jeni nė gjendje qė ta pėr¬fytyroni, edhe pse e tėra kjo fotografi nuk ka dalė prej botės reale.
    Ne nuk jemi nė gjendje qė tė pėrfytyrojmė melodinė me aromė, e as erėn e kuqe. Pastaj, mundėsitė tona janė t'i pėrfytyrojmė vetėm tri dimensione: gjatėsinė, gjerėsinė dhe lartėsinė, dhe nuk jemi nė gjendje ta pėrfytyrojmė rrethin pa cirkonferencė apo trekėndėshin pa kėnde. E atėherė si ta pėrfytyrojmė botėn e ardhme dhe atė ē’ka nė tė, duke qenė se ajo botė plotėsisht dallohet nga kjo? Me tė vėrtetė bota e ardhme nė raport me kėtė botė ėshtė si kjo botė nė raport me botėn e foshnjės nė stomakun e nėnės. Sikur tė ishim nė gjendje qė tė vėmė kontakt me foshnjėn nė brendėsinė e nėnės dhe ta pyetnim - po ta marrim se ėshtė nė gjendje tė na pėrgjigjet - duke i thėnė: “Ē’ka ėshtė gjithėsia?”, ajo do tė na pėrgjigjej: “Gjithsesi janė tė gjitha kėto dukuri tė cilat mė mbulojnė dhe kėto errėsira tė cilat mė rrethojnė.”
    Po t’i thonim: “Kėndej ekziston njė tjetėr gjithėsi, nė tė cilėn gjenden dielli dhe hėna, nata dhe dita, toka dhe deti, fushat dhe kodrat, shkretėtirat shterpė dhe kopshtet e shtruara!”, ai nuk do tė kuptonte domethėnien e kėtyre fjalėve, e edhe sikur t'i kuptonte, nuk do tė ishte nė gjendje tė pėrfytyronte kuptimin e tyre tė vėrtetė. Andaj, Abdullah Ibni Abbasi [radijall-llahu anhu] ka thėnė: “Nga gjėrat e ahiretit nė dunjallėk janė vetėm emrat - emėrtimet (e tyre)!” (Thėnė ndryshe, vetėm emrat e asaj qė gjendet nė dunjallėk dhe ahiret janė tė pėrbashkėta, derisa esenca plotėsisht ndryshon). Pėr kėtė arsye vera (qė pihet sh.p.) nė botėn e ardhme nuk ėshtė si vera nė dunjallėk, as zjarri i Xhehen¬ne¬mit nuk ėshtė si zjarri i dunjallėkut, e as ura e Siratit, e shtrirė pėrtej Xhehennemit, nuk ėshtė si urat tjera tė shtrira pėrmbi lugina e lumenj.
    Pra, parimi i katėrt ėshtė: imagjinata njerėzore ėshtė nė gjendje ta pėrfshijė vetėm atė deri tek e cila kanė arritur shqisat.


    Parimi I PestĖ

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kur syri e shikon thuprėn e drejtė, tė thyer nė gotėn e ujit tė pastėr, mendja nuk mashtrohet me atė qė syri e ka parė, sepse e din se thupra ende ka mbetur e drejtė. Kur syrit i duket rėra e shkretėtirės si ujė, mendja e di se ajo ėshtė fatamorganė - mashtrim, dhe se nuk ėshtė ujė, por rėrė. Kur ta shikojmė magjistarin nė cirk se si nxjerr nga goja njėqind faculetė, kurse nga mėngėt e sakos njėzet lepuj, mendja kupton se ajo ėshtė fanitje dhe mashtrim. Pra, mendja ėshtė bėrė gjykatės, dhe ky gjykim i saj ėshtė largpamės. Mirėpo, a ėshtė ajo (mendja) gjykatės mbi tė gjitha, dhe a ėshtė largėsia e gjykimit tė saj e pafund?
    Mendja nuk ėshtė nė gjendje qė tė kuptojė asgjė, deri sa nuk pėrkufizohet me dy gjėra: me kohė dhe hapė¬si¬rė. Pra, atė qė nuk ėshtė e pėrkufizuar me kohė dhe ha¬pėsirė mendja, vetvetiu, nuk ėshtė nė gjendje ta kuptojė.
    Sikur profesori i historisė tė thoshte: "Ka shpėrthyer lufta nė mes arabėve dhe persianėve, mirėpo nuk ėshtė zhvilluar kjo luftė para Islamit e as pas tij, e as nė ndonjė kohė tjetėr, por nė tė vėrtetė ka shpėrthyer”, kėtė ti nuk do ta kuptoje apo besoje, e as qė do ta pranoje. E sikur profe¬sori i gjeografisė tė thoshte: "Ekziston qyteti i cili nuk ėshtė nė rrafshinė e as nė kodėr, as nė tokė e as nė det, nuk ėshtė nė Tokė e as nė gjithėsi, as nė ēfarėdo hapėsire, mirėpo ai ekziston”, ti kėtė nuk do ta kuptoje, e as qė do t'i besoje atij.
    Prandaj, mendja nuk gjykon ndryshe, pėrveē se me kufijtė e kohės dhe hapėsirės, ashtu qė pėr atė qė ėshtė jashtė atyre kufijve, nga ēėshtja e shpirtit, caktimit tė All-llahut tė Madhėrishėm, lartėsisė dhe cilėsive tė Tij, mendja nuk ėshtė nė gjendje tė gjykojė pėr to.
    Pastaj, mendja ėshtė e kufizuar. Nuk mund tė gjyko¬jė mbi tė pakufizuarėn, e as qė ėshtė nė gjendje ta kuptojė atė. Prezentoja vetes amshueshmėrinė e besimtarit nė Xhennet! Mendja e besimtarit ėshtė e bindur se ajo ėshtė e vėrtetė dhe kjo bindje (jekin) i ka ardhur pėrmes lajmit tė tė sinqertit, tė Dėrguarit tė All-llahut, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Mirėpo, shiko vallė mendja jote a e kupton amshueshmėrinė? Koncentro mendimin mbi tė, e do tė shohėsh se si e pėrfytyron qėndrimin e tyre nė Xhen¬net njė shekull apo dy, njėqind, njė milion apo njė mijė milion shekuj, pastaj do tė konstatosh se mendja jote mbetet e pafuqishme dhe pyet: "E ēka pas kėsaj?" Ajo dėshiron qė me atė ta caktojė kufirin. Ajo nuk ėshtė nė gjendje ta kuptojė amshueshmėrinė, e kur tė pandehė arritjen deri te ajo, vie nė kundėrshtim i cili dėshmon mbi kotėsinė dhe mashtrimin e saj.
    Filozofi gjerman, Kanti, e ka shkruar librin e njohur nė tė cilin vėrteton se mendja nuk ėshtė nė gjendje qė tė bie gjykime pėr diē tjetėr, pėrveē se mbi botėn materiale. Mirė¬po atė tė cilėn e ka thėnė Kanti shumė mė parė e kanė thėnė dijetarėt tanė, duke e pėrsėritur dhe vėrtetuar aq shumė, sa qė ėshtė bėrė si fakt nė pėrgjithėsi i njohur, kurse tė folurit mbi tė - pėrsėritje e zakonshme. Dijetarėt tonė kanė shpje¬guar me argumente matematikore se “rrethi i ēoroditur - circulus viciosus” (qė ēdo send shkakton tjetrėn dhe kėshtu me radhė gjer nė fund) ėshtė i gabuar dhe gėnjeshtėr.
    Njėri nga argumentet mė tė afėrta tė tyre ėshtė ky: nga pika (M), p.sh. nxjerr dy rreze, d.m.th. dy vija tė drejta tė cilat largohen nė mes veti, dhe pandeh (pėrfytyron) gjatė¬sinė e ēdo vije deri nė pafundėsi (B, B). Pastaj i bash¬kon kėto dy vija me vija diagonale nė distancė tė barabartė (C-H; C1 - H1; C2 - H2), dhe kėshtu deri sa nuk tė arrish deri te vija (B, B). A ėshtė ajo vijė e kufizuar apo e paku¬fi¬zuar?
    Nėse thua se ėshtė e kufizuar, do tė tė thuhet se ajo vijė ėshtė ndėrmjet dy pafundėsive. Prandaj si mund tė jetė e kufizuar? E nėse thua se ėshtė e pakufizuar, e merr pėrgjigjen se ajo ėshtė vijė e cila i bashkon dy pika (B, B), prandaj si mund tė jetė e pakufizuar?
    Pra, ajo ėshtė e kufizuar dhe e pakufizuar, e kjo ėshtė kundėrthėnie!
    Pra, ėshtė vėrtetuar se mendja humb baraspeshėn (ērregullohet tė perceptuarit e saj) kur bėn pėrpjekje qė tė gjykojė mbi tė pakufizuarėn, njėlloj siē bie nė kundėrthėnie absurde kur tė gjurmon mbi atė qė nuk ka fund – pafun¬dėsinė.
    Mendja, pra, nuk ėshtė nė gjendje qė tė gjykojė, e as qė ėshtė i drejtė gjykimi i saj, pėrveē se mbi sendet e kufi¬zuara materiale. Ndėrsa sa i pėrket asaj qė ėshtė jashtė kufijve tė materiales, apo tė padukshmes - botės metafizike, mendja mbi tė nuk mund tė gjykojė. E ajo qė e ka vėrtetuar Kanti, e para tij edhe ulemaja jonė, gjendet nė librin Sher¬hul-Mevakif nga Sejjidi, mesazhi El-Meksadul-Esna nga Gazaliu dhe nė librat tjerė tė dogmatikės.

    PARIMI I GJASHTĖ

    Tė gjithė njerėzit, edhe besimtarėt edhe pabesim¬ta¬rėt, ata tė cilėt janė rritur nė shtėpitė e ibadetit (adhurimit), nė xhamia dhe kisha, apo tė edukuarit nė strehimoret e amoralit dhe rezillėqeve, kur i godet ndonjė fatkeqėsi e madhe - katandisje fati, nga e cila humbin durimin dhe nuk gjejnė ilaē, nuk kėrkojnė ndihmė dhe mbrojtje nė asnjė nga kėto krijesa, por kėrkojnė ndihmė dhe strehim te fuqia e cila ėshtė prapa atyre krijesave, fuqia tė cilėn nuk e shohin, por nė shpirtra dhe zemra e ndiejnė ekzistimin, madhėsinė dhe lartmadhėrinė e Tij.
    Kjo i ndodh njė numri tė madh tė nxėnėsve dhe studentėve nė ditėt e provimeve, si dhe shumė tė sėmurėve kur dhembjet iu shtohen dhe mjeku bėhet i paaftė pėr ta. Tė gjithė i kthehen Zotit tė tyre dhe i pėrkushtohen Atij me adhurim. Pra, a keni pyetur ndonjėherė se ē'ėshtė shkaku i kėsaj dhe tė ngjajshmės me kėtė? Si e dimė ne qė ndonjėri i cili bie nė vėshtirėsi i kthehet All-llahut tė Madhėrishėm? Tė gjithėve na kujtohen ditėt e luftės sė kaluar dhe asaj tė parės, se si njerėzit iu kanė kthyer fesė duke kėrkuar stre¬him tek All-llahu i Madhėrishėm. Komandantėt dhe epro¬rėt janė drejtuar kah tempujt dhe e kanė orientuar ushtrinė nė namaz - lutje.
    Kam lexuar nė revistėn El-Muhtar artikullin e pėr¬kthyer nga njė revistė tjetėr, tė botuar nė ditėt e luftės, nga njė i ri - parashutist (nė kohėn kur parashutistėt dhe aterimet kanė qenė diē e re), i cili tregon ndodhinė e tij, ku ai thotė se ėshtė rritur nė shtėpi nė tė cilėn askush nga anėtarėt e saj nuk e kanė pėrmendur Zotin, e as qė Atij iu kanė lutur - falur. Ka mėsuar nė shkolla nė tė cilat nuk ka pasur orė mėsimi fetar e as mėsues besimtarė, dhe se ėshtė edukuar me edukatė materialiste (laike), apo mė mirė thėnė, ashtu siē edukohet kafsha, e cila nuk di tjetėr pėrveē ushqimit, pijes dhe mbarėsimit. Mirėpo kur ėshtė lėshuar herėn e parė me parashutė, duke e parė veten se si bie, para se parashuta tė ketė filluar tė hapet, ai kishte filluar tė lutet me gjithė zemėr: “O Zot, o Krijuesi im!”, duke u ēuditur nga i erdhi ky besim.
    E bija e Stalinit, e cila ėshtė rritur dhe edukuar nė vorbullė tė mosbesimit, para disa kohe i ka botuar memoa¬ret e veta nė tė cilat pėrmend se si i ėshtė kthyer besimit, edhe vet duke iu ēuditur kėsaj kthese. Mirėpo nė kėtė nuk ka kurrfarė ēudie, sepse besimi nė ekzistimin e All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė diē qė ėshtė e fshehur nė ēdo shpirt. Ajo ėshtė natyrshmėri - njė nga instinktet esenciale njerė¬zore, siē ėshtė p.sh. instinkti seksual, e njeriu ėshtė kafshė e cila beson.
    Megjithėkėtė, kėtė natyrshmėri njerėzore ndonjė¬herė e mbulojnė epshet, dėshirat, pasionet dhe nevojat ma¬teriale jetėsore, e kur ta tronditin tmerret, rreziqet dhe vėsh¬ti¬rėsitė ai hedhė nga vetja atė mbulesė dhe paraqitet besimi. Pėr kėtė shkak ai i cili nuk beson quhet kafir, kurse nė gjuhėn arabe fjala kafir ka kuptimin: “Ai i cili mbulon”. Ėshtė interesante se mbėshtetjen e kėsaj ideje e kam gjetur nė dy deklarata, tė largėta mes veti sipas kohės, hapėsirės, kushteve dhe qėllimit, mirėpo tė njėjta sipas kuptimit.
    Deklaratėn e muslimanes sė njohur, tė devotshmes Rabije El-Adevijes, dhe deklaratėn e shkrimtarit tė njohur francez, ateistit Anatoll Fransoa, i cili pėr shkakun e ateiz¬mit dhe mosbesimit tė vet thotė: “Njeriu bėhet besimtarė kur si rezultat i analizės sė urinės i paraqitet se ka sė¬mun¬d¬jen e sheqerit (nė kohėn kur insulini nuk ka qenė i njo¬hur)...” Ndėrsa Rabijes i ėshtė thėnė: “Filani ka sjellur njė mijė dėshmi mbi ekzistimin e All-llahut tė Madhėrishėm”, kurse ajo nė kėtė ėshtė buzėqeshur dhe ka thėnė: “Mjafton njė dėshmi.” E pyetėn: “Cila ėshtė ajo?” Nė ēka u pėrgjigj: “Sikur tė udhėtoje i vetmuar nėpėr shkretėtirė, e nė njė mo¬ment tė rrėshqet kėmba dhe bie nė njė bunar nga i cili nuk je nė gjendje tė dalėsh, ēka do tė bėjė atėherė?” Bashkė¬bi¬seduesi i saj tha: “Do tė thėrrisja: O Zot...”, “Kjo ėshtė dėshmia”, iu pėrgjigj Rabija.
    Besimi nė All-llahun e Madhėrishėm ėshtė nė thellė¬sinė e shpirtit tė ēdo njeriu. Kjo ėshtė e vėrteta tė cilėn ne muslimanėt e njohim, sepse All-llahu i Madhėrishėm na ka lajmėruar se besimi - imani ėshtė natyrshmėri (instinkt) me tė cilėn i ka krijuar njerėzit. Kėtė tė vėrtetė evropianėt mė vonė e kanė zbuluar. Dirkemi, profesor i njohur francez i filozofisė, e ka shkruar librin nė tė cilin thekson se besimi nė ekzistimin e Zotit ėshtė e vėrtetė e qartė - aksiomė. Ėshtė e pamundur qė njeriu tė jetojė dhe tė vdesė duke mos menduar mbi Zotin e kėsaj gjithėsie. Mirėpo ndoshta ka qenė mendjeshkurtėr dhe nuk ka arritur gjer te Perėndia e vėrtetė, por ka adhuruar gjėrat tjera pėrveē Tij, duke konsi¬deruar se ata janė zot apo e afrojnė te Zoti.
    E kur tė ndodh diē e re, kur del ndonjė telashe dhe vie ēasti i rrezikut, ai i kthehet tė vetmit Zot, All-llahut tė Madhėrishėm dhe i hedhė zotėrat e rrejshėm. Mushrikėt e fisit Kurejsh kanė adhuruar Hubelin, Latin dhe Uzatin, gurėt dhe statujat. Hubeli ėshtė statujė nga voska e kuqe, tė cilėn e ka sjellur Amėr ibn Luhajj nga Siria, nga Shami. I kanė thėnė se ėshtė zot i madh dhe i fuqishėm, e kur e mori dhe e vuri mbi deve, rrugės i ra dhe dora e kėsaj statuje u bė copė e grimė, prandaj ia bėnė njė dorė tjetėr nga ari. “Zot” tė cilit iu thye dora! Por edhe krahas kėsaj e kanė adhu¬ruar! E kanė adhuruar nė momentet e rehatisė dhe sigurisė, kurse kur lundronin nėpėr det dhe kur valėt shqe¬tėsoheshin (turbulloheshin), duke paralajmėruar fantaz¬mėn e pėrmbyjtjes, nuk kanė thirrur: “O Hubel”, por: “O All-llah.”
    Kjo ėshtė e dukshme edhe sot me rastin e anije thyer¬jeve, gjatė shpėrthimit tė zjarrit, me rastin e rrezikut apo keqėsimin e sėmundjes, ti atėherė do t’i shohish ateistėt se si i kthehen fesė!
    Pėrse? Pėr shkak se besimi ėshtė insinkt, dhe defini¬cioni mė i plotė pėr njeriun ėshtė se “ai ėshtė kafshė reli¬gjioze”. Shikoni kėta materialistė - pabesimtarė kur t’iu vie vdekja! A mendoni se Marksi dhe Lenini kur e kanė parė vdekjen (janė bindur nė arritjen e saj) kanė thirrur mjetet prodhuese tė cilat i kanė adhuruar, apo kanė thirrur All-llahun? Bėhuni tė bindur se nuk kanė vdekur para se t’i jenė lutur Zotit, por atėherė kur lutja nuk bėnė dobi. Edhe Faraoni ka bėrė tirani dhe mendjemadhėsi duke folur:
    “Unė jam mė i madhi zot i juaji”, ndėrsa kur e pėrfshiu atė pėrmbysja tha: “Besova se nuk ka Hyjni tjetėr pos Atij qė i besuan beni israilėt (izraelitėt)...” (Junus: 90)
    Nė simpatinė e dashurisė tė cilėn e ndien i dashu¬rua¬ri qėndron argumenti se besimi ėshtė natyrshmėri – ins¬tinkt te njerėzit (shpirtėrat e tyre). Dashuria ndaj All-llahut ėshtė fotografi e zvogėluar e besimit, si dhe njė nga format e ibadetit.
    Francezėt, pasi qė mes tyre kishte dominuar lėnia e fesė, fjalėn “adhurim” e kanė pėrdorur pėr dashurinė. Nė kėtė i kanė pasuar edhe disa nga ne, tė cilėt janė evropia¬ni¬zuar, kėshtu qė nė bisedat e tyre filluan tė flisnin: “E do dhe e adhuron” dhe “e ka dashuruar deri nė adhurim”, e kjo nuk do tė thotė asgjė tjetėr, vetėm se adhurimi ėshtė manifestim natyral i besimit nė Zotin, ndėrsa dashuria njėra nga format e besimit.
    I dashuruari i nėnshtrohet tė dashurit tė vet dhe i zbaton tė gjitha dėshirat e tij, ngjashėm vepron edhe besim¬tari ndaj All-llahut tė Madhėrishėm (i nėnshtrohet dhe i zbaton urdhėrat e Tij). I dashuruari nuk ēanė kokėn dhe nėse tė gjithė njerėzit hidhėrohen nė tė, vetėm qė ai tė cilin e do tė jetė i kėnaqur me tė. I njėjtė ėshtė edhe rasti i besim¬tarit me All-llahun e Madhėrishėm. Nuk i vė veshin hidhė¬rimit tė gjithė njerėzve, vetėm qė Ai tė jetė i kėnaqur me tė. I dashuruari i frikėsohet tė dashuruarit tė vet, i frikėsohet hidhėrimit tė tij dhe ėshtė i kėnaqur me tėrė atė qė rrjedh nga ai. Pra, dashuria (tė dashuruarit) ėshtė dėshmi se besi¬mi - imani ėshtė instinkt natyror te njerėzit.


    TĖ Kufizuarit Terminologjik

    --------------------------------------------------------------------------------

    Atė qė e kemi thėnė mė parė nuk do tė thotė se dashuria ndaj All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė e njėjtė sikur dashuria ndaj personit tė dashuruar. Jo, sepse i dashuruari i nėnshtrohet tė dashurit tė vet dhe i frikohet, ėshtė i kėnaqur me sjelljet e tij dhe i jep pėrparėsi kėnaqėsisė sė tij pėr shkak tė kėnaqėsisė tė cilėn e ndien, sepse ai nė tė e do vetveten. E sikur, pėr shembull, Lejlėn ta kishte kapluar rrebulli (sėmundje e lėkurės sh.p.) dhe t’ia kishte shėmtuar fytyrėn, hundėn apo sytė, Mexhnuni nuk do t’i afrohej, e as qė do tė ndiente pėrmallim pėr tė. Madje do tė ikte dhe do tė largohej prej saj. Ky ėshtė dallimi nė mes dashurisė ndaj krijesės dhe Krijuesit.
    Kėto janė dy dashuri tė ndryshme, mirėpo gjuhėt njerėzore, pėr shkak tė ngushtėsisė dhe paaftėsisė sė tyre qė tė pėrfshijnė kuptimet shpirtėrore, pėrdorin tė njėjtėn shprehje pėr shumė kuptime. Kėshtu kur themi: “Filani i don pamjet kodrinore”, “filani e don historinė”, “filani e don orizin me mish”, ndėrsa “prindi e don fėmijėn e vet”, “Mexhnuni e don Lejlėn”, ndėrsa “besimtari e don All-llahun e Madhėrishėm”, ēdonjėra nga kėto dashuri dallohet nga tjetra. Shembulli i kėsaj ėshtė edhe fjala “bukuri”. Ky ėshtė njė nocion, ndėrsa ne e pėrdorim nė njė mijė kuptime. Nė kėtė bėjnė pjesė edhe fjalėt tona: “All-llahu dėgjon dhe sheh” dhe “filan njeriu dėgjon dhe sheh”, me fjalė tjera, nuk ėshtė i shurdhėr, e as i verbėr, mirėpo tė dėgjuarit dhe tė pamurit e Tij nuk ėshtė i ngjashėm dėgjimit dhe shikimit tė robit (njeriut), sepse All-llahu i Madhėrishėm nuk i pėrngjan asnjėrės nga krijesat, e as qė Atij i pėrngjet diē, dhe tė gjitha ajetet qė flasin mbi cilėsitė (sifatet) e All-llahut tė Madhėrishėm janė tė pėrmendura nė kėtė kuptim. All-llahut tė Madhėrishėm asgjė nuk i pėrngjanė.

    PARIMI I SHTATĖ

    Parimi i shtatė ėshtė qė, njeriu me intuitė ndien se kjo botė materiale nuk ėshtė e tėra qė ekziston dhe se prapa kėsaj fshihet bota e panjohur shpirtėrore, duke i vėrejtur reflekset tė cilat nė tė e dėrgojnė. Kjo pėr shkak se njeriu e sheh se kėnaqėsitė materiale janė jetėshkurtėra (tė kufizuara), ashtu qė kur ta realizojė qėllimin dhe ta arrijė kufirin kėnaqėsia pushon tė jetė kėnaqėsi dhe shndėrrohet nė “shprehi”, ashtu qė zhduket ėmbėlsia dhe mrekullia e saj dhe bėhet si anekdotat e mėsuara pėrmendsh apo si ndonjė tregim i vjetėr.
    I varfėri shikon veturėn e tė pasurit e cila kalon pranė tij dhe shikon vilėn e tij pranė sė cilės qėndron, dhe mendon nė vete se e tėrė bota do tė ishte e tij sikur tė posedonte diē tė tillė, mirėpo atėherė kur kjo do tė bėhej e tij, ai nuk do tė ndiente atė ėndje dhe kėnaqėsi. I dashuruari e kalon tėrė natėn pa gjumė, duke imagjinuar mbi takimin me tė dashurėn, duke menduar se tėrė kėnaqėsitė e dunjallėkut janė nė dashurinė ndaj saj, e kur e marton atė qė e ka dashur dhe kalojnė dy vite nė martesė, treten tė gjitha ato shpresa, shuhen kėnaqėsitė dhe nga ato i mbesin vetėm kujtimet. I sėmuri lėngon nga sėmundja dhe vuan duke pėrfytyruar se e tėrė kėnaqėsia ėshtė nė shėrim dhe kalimin e dhembjeve, e kur t’i kthehet shėndeti dhe harron ditėt e sėmundjes, nuk sheh mė nė shėndet asgjė nga ato kėnaqėsi qė i pėrfytyronte. I riu e dėshiron me gjithė shpirt “famėn”, duke u gėzuar kur ndonjė radio - stacion e kumton emrin e tij apo ndonjė gazetė fotografinė e tij, e kur tė arrinė famėn dhe kur emri dhe personaliteti i tij tė dėgjohet, fama i bėhet gjė e rėndomtė.
    Mandej ndodh qė njeriu ta dėgjojė melodinė nė natėn e qetė, tė cilėn e kėndon kėngėtari i dashur pėr tė, ashtu qė e mallėngjen nė thellėsi tė shpirtit dhe e ngrit nė botėn shpirtėrore. Ose lexon rrėfimin nga shkrimtari i shkathėt dhe e ndien sikur ai e udhėheq rrugėve tė botės magjepse, nė tė cilėn pėrveē mrekullive ka edhe poezi e aromė, e kur rrėfimi tė pėrfundon, ndien sikur ka qenė nė ėndrrėn e ėmbėl tė mallėngjyer nga e cila ėshtė zgjuar, kot duke tentuar qė t’i kthehet ėmbėlsisė dhe joshjes sė saj.
    I pėrjeton momentet e njohjes - zbulimit kur shpirti pastrohet pėrmes tė menduarit dhe pėrsiatjes duke u liruar nga presioni i materies, ashtu qė nė krihet e pastėrtisė dhe pavarėsisė ngritet deri sa nuk arrin te kufiri prej tė cilit e sheh Tokėn dhe atė qė gjendet nė tė aq tė imėt sa qė nuk meriton shikimin, pėr shkak se ndien kėnaqėsi shpirtėrore dhe ėndje sė cilės nuk i ėshtė e barabartė kėnaqėsia e ushqimit tė cilėn e ndien i urituri, as kėnaqėsia tė cilėn e ndien dorėshliri ndaj tė pafatit, e as kėnaqėsia e pasurisė dhe autoritetit pėr varfėnjakun e mjerė.
    Shpirti vazhdimisht pretendon dhe synon atė, botėn mė tė lartė shpirtėrore, botėn e panjohur nga e cila ka tė njohura vetėm kėto reflektime, tė cilat shpėrndahen para se t’i paraqiten, i humbin dhe i zhduken kėto momente tė kėndshme - fryma freskuese, tė cilat shkapėrderdhen para se tė paraqiten. Atėherė kupton se kėnaqėsitė materiale janė jetėshkurtėra, se kėnaqėsitė shpirtėrore janė me vėllim mė tė madh se ato materiale, dhe se lėnė gjurmė mė tė thella nė shpirt. Siē bėhet thellė i bindur (nėpėrmjet intuitės, e jo dėshmisė racionale) se kjo jetė materiale nuk ėshtė e tėra qė ekziston, dhe se bota e panjohur, e fshehur pas botės sė materies, ėshtė e vėrtetė ekzistuese pėr tė cilėn shpirtėrat mallėngjehen, duke u pėrpiqur qė tė ngjiten tek ajo, por nga kjo e pengon ky trup i dendur i cili nuk e lejon qė lirisht tė fluturojė kah ajo (bota shpirtėrore). Ky ėshtė argumenti psikologjik mbi ekzistimin e botės tjetėr.

    PARIMI I TETĖ

    Besimi nė ekzistimin e botės tjetėr ėshtė rezultat i domosdoshėm i besimit nė ekzistimin e All-llahut tė Madhėrishėm. Shpjegimi i kėsaj ėshtė se, All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i drejtė, e i Drejti nuk lejon dhunėn, dhe as qė e lė tiranin pa dėnim, sikur qė nuk e lė tė shkelurin pa drejtėsi. Megjithatė, ne nė kėtė botė shohim ata tė cilėt jetojnė dhe vdesin si mizorė - e nuk dėnohen, dhe ata tė cilėt jetojnė e vdesin si tė shkelur - pa drejtėsi. E ēka do tė thotė kjo? Dhe si ndodhė kjo pranė ekzistimit tė Zotit tė Madhėrishėm dhe drejtėsisė sė Tij? Kjo jep tė kuptosh se “bota e ardhme”, nė tė cilėn bamirėsi do tė shpėrblehet ndėrsa mėkatari tė dėnohet, ėshtė e domosdoshme.
    “Tregimi” nuk mbaron me pėrfundimin e kėsaj bote, sepse, sikur nė TV tė shfaqej ndonjė film, e tė ndėrpritet nė mes tė shfaqjes dhe tė kumtohet se filmi ka “pėrfunduar”, askush nga shikuesit nuk do tė besonte nė kėtė, dhe do tė thėrrisnin: “Ēka ka ngjarė me heroin”? Ku ėshtė mbarimi i tregimit? Ata presin nga autori qė tregimin ta realizojė deri nė fund dhe tė nxjerrė nė shesh pėrfundimin e heronjėve tė tij. E tillė ėshtė gjendja me Krijuesin e njerėzve. E si, pra, njeriu i menēur tė besojė se “tregimi i jetės” pėrfundon me vdekje. Si, kur llogaria ende nuk ėshtė rregulluar, e as tregimi nuk ėshtė plotėsuar? Andaj mendja bėhet thellė e bindur se ky kozmos ka Zotin e vet, dhe se pas kėsaj bote ėshtė ahireti - bota e ardhme. Se ajo botė e panjohur, njė refleks shkėlqimi tė sė cilės shpirti e ka vėrejtur nė melodinė e qetė dhe nė tregimin gjenial, dhe nė momentin e inspirimit e ka ndier erėn e saj, nuk ėshtė bota e idealit tė cilėn e ka krijuar Krijuesi i Platonit. E ka vėrejtur se kėnaqėsia mė e madhe e dunjallėkut - kėnaqėsia e marėdhėnies seksuale - nuk zgjatė mė shumė sė gjysmė minuti, dhe ka arritur deri te njohja se ajo ėshtė vetėm njė shembull i kėnaqėsive tė ahiretit. Ajo ėshtė kafshata e ushqimit tė cilėn e shijon, e nėse tė pėlqen, e blen dhe e han deri sa tė ngopesh, apo si modeli i tregtarit tė cilin e sheh, e nėse je i kėnaqur me tė, e kėrkon mallin. Me tė vėrtetė ajo kėnaqėsi ėshtė fotografia e zvogėluar (shembulli) e kėnaqėsive nė botėn tjetėr, tė cilat janė tė pėrhershme dhe nuk kanė kufij, te tė cilat ndien kėnaqėsi qė nuk shndėrrohen nė “shprehi – rėndomshmėri” si kėnaqėsitė e kėsaj bote, por amshueshėm mbesin kėnaqėsi, bėhen gjendje tė pėrhershme.
    __________________

  2. #12
    ALL DAY I DREAM ABOUT $$$
    Anėtarėsuar
    27-02-2005
    Vendndodhja
    Chicago, IL
    Postime
    5
    Koncepti i Zotit sipas shumė besimtarėve tė feve monoteiste ėshtė qė s’ka fillim dhe qė s’ka mbarim. Pėr mendimin tim tė pranosh diēka tė tillė tė vėrtetė duhet tė besosh verbėrisht sepse me njė arsyetim tė thjeshtė njerėzor ĒDO GJĖ ka fillim – pėrse zoti ose zotėrat duhet tė mos pėrfshihen nė kėtė arsyetim?
    Pėrse duhet tė ketė vetėm njė Zot (emėr i pėrveēėm) per krijimin e universit? S’mund tė kenė qenė dy ose tre ose sa tė duash ti?
    Edhe nė qoftė se pranojmė ekzistencėn e Zotit ose zotėrave, ne mund tė kemi qenė thjesht njė krijim pa vlerė ose jo perfekt sipas Zotit ose zotėrave (e them kėtė duke shikuar luftėrat, krimet ne historinė njerėzore). Kush na garanton qė Zoti ose zotėrat kujdesen pėr tokėn? Nė bazė tė kėtij arėsyetimi, Zoti ose zotėrat mund tė kenė krijuar jetė edhe nė planete tė tjera gjersa universit s’i duhet fundi. Kush na garanton qė Zoti do mė tepėr tokėn se njė planet tjetėr? Nė qoftė se Zoti ka krijuar jetė nė planete tė tjerė, sa profetė duhet tė ketė dėrguar (pėr myslimanėt dhe ēifutėt)?
    Nė qoftė se Zoti ka krijuar jetė nė planete tė tjerė, sa Jezus duhet tė jenė dėrguar qė tė shpėtojnė atė planet (pėr tė krishterėt)?
    Nė qoftė se Zoti ka krijuar jetė nė planete tė tjerė, sa ______(plotėsoje me emrin qė dėshiron duhet tė jenė dėrguar pėr ________(plotėsoje me fenė ose besimin qė ke dėshire)?
    Mendimi im ėshtė qė Zotin e ka krijuar njeriu dhe njeriu si njė qenie komplekse qė ėshtė ka krijuar fetė e ndryshme.

  3. #13
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Shkencėtartėt vėrtetojnė shenjat e Zotit







    Zbulimet shkencore mbi gjithė-sinė flasin pėr ekzistencėn e Zotit. Shkenca na udhėheq nė pėrfundimin se gjithėsia ka njė Krijues, i Cili ėshtė i pėrkryer nė fuqi, urtėsi e dituri. Ėshtė feja ajo qė na tregon rrugėn pėr njohjen e Zotit. Pėr kėtė arsye, ėshtė e mundur tė thuhet se shkenca ėshtė njė metodė qė pėrdorim pėr tė njohur dhe hulumtuar mė mirė tė vėrtetat, pėr tė cilat bėn fjalė feja.

    Megjithatė, nė ditėt e sotme, disa nga shkencėtarėt qė flasin nė emėr tė shkencės mbajnė njė qėndrim plotėsisht tė ndryshėm. Sipas pikėpamjes sė tyre, zbulimet shkencore nuk e pėrfshijnė krijimin e Zotit. Pėrkundrazi, ata kanė formuar njė konceptim ateist tė shkencės, duke deklaruar se nuk ėshtė e mundur tė arrihet tek Zoti nėpėrmjet tė dhėnave shkencore. Shkurt, ata pretendojnė se feja dhe shkenca janė dy nocione nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn.

    Nė tė vėrtetė, kjo mėnyrė e tė kuptuarit tė fesė ėshtė tejet e re. Deri pak shekuj mė parė, shkenca dhe feja nuk mendoheshin kurrė tė pėrplaseshin me njėra-tjetrėn dhe shkenca pranohej si njė metodė pėr tė provuar ekzistencėn e Zotit. I ashtuquajturi konceptim ateist i shkencės lulėzoi vetėm pasi filozofitė materialiste dhe pozitiviste u shtrinė nė botėn e shkencės nė shekujt e 18-tė dhe 19-tė.

    Pasi Ēarls Darvin prezantoi Teorinė e Evolucionit mė 1859, qarqe qė bartnin njė pikėpamje materialiste pėr botėn nisėn ta mbrojnė ideologjikisht kėtė teori, tė cilėn e panė si njė alternativė nė vend tė fesė. Teoria e evolucionit pretendon se gjithėsia nuk ėshtė krijuar nga njė krijues, por ka ardhur nė ekzistencė rastėsisht. Pėr pasojė, u shpall se feja ėshtė nė kundėrshtim me shkencėn. Shkencėtarėt britanikė Maikėll Baigent, Riēard Lei dhe Henri Linkoln u shprehėn kėshtu mbi kėtė ēėshtje:

    Pėr Isak Njutonin, njė shekull e gjysmė pėrpara Darvinit, shkenca nuk ishte e ndarė nga feja. Pėrkundrazi, ajo ishte njė aspekt i fesė dhe nė fund tė fundit i shėrbente e i nėnshtrohej asaj... por shkenca e kohės sė Darvinit mori formėn e saj duke u ndarė nga konteksti, nė tė cilin kishte ekzistuar mė parė dhe duke u shndėrruar nė kundėrshtare absolute dhe nė njė depozitė alternative mendimi. Si pasojė, feja dhe shkenca pushuan sė punuari nė harmoni dhe iu kundėrvunė njėra-tjetrės, ndėrsa njerėzimi u shtrėngua gjithmonė e mė tepėr tė zgjedhė mes tė dyjave.

    Sikurse thamė mė parė, e ashtuquajtura ēarje mes shkencės dhe fesė ishte tėrėsisht ideologjike. Disa shkencėtarė qė besonin me zell nė materializėm, e kushtėzuan vetveten tė argumentojnė se gjithėsia nuk ka njė krijues dhe trilluan teori tė ndryshme pėr kėtė qėllim. Teoria e evolucionit ishte mė e njohura dhe mė e rėndėsishmja ndėrmjet tyre. Edhe nė fushėn e astronomisė, gjithashtu, u zhvilluan ide si "teoria e gjendjes statike" apo "teoria e kaosit". Sidoqoftė, tė gjitha kėto teori qė mohonin krijimin u rrėzuan nga vetė shkenca.

    Sot, shkencėtarėt qė ende mbahen pas kėtyre teorive dhe kėmbėngulin nė tė mohuarit e gjithēkaje fetare, janė dogmatikė dhe fanatikė, tė vetėkushtėzuar pėr tė mos besuar nė Zot. Zoologu i famshėm dhe evolucionisti anglez Watson e pranon kėtė dogmatizėm ndėrsa sqaron se pėrse ai dhe kolegėt e tij e pranojnė teorinė e evolucionit:

    Teoria e Evolucionit ėshtė njė teori e pranuar universalisht, jo pėr arsye se mund tė provohet si e vėrtetė pėrmes argumentimit tė arsyeshėm e koherent, por sepse alternativa e vetme: krijimi i veēantė, ėshtė krejtėsisht i pabesueshėm.

    Ajo qė Watson kupton me "krijim tė veēantė" ėshtė krijimi hyjnor. Sikurse pohon, ky shkencėtar e sheh atė si tė "papranueshėm". Po pėr ē'arsye? Pėr arsye se kėshtu imponon shkenca? Nė tė vėrtetė, shkenca nuk imponon diēka tė tillė. Pėrkundrazi, shkenca provon tė vėrtetėn e krijimit. E vetmja arsye, pėr tė cilėn Watson e sheh kėtė tė vėrtetė si tė papranueshme ėshtė se ai e ka kushtėzuar vetveten pėr ta mohuar ekzistencėn e Zotit. Tė gjithė evolucionistėt e tjerė i pėrkasin kėtij qėndrimi.

    Evolucionistėt nuk mbėshteten nė shkencė, por nė filozofinė materialiste. Ata e shtrembėrojnė shkencėn qė tė pėrputhet me kėtė filozofi. Njė gjenetist dhe evolucionist i njohur i universitetit tė Harvardit, Richard Levontin, e pranon kėtė tė vėrtetė:

    Nuk ėshtė puna se metodat apo institucionet e shkencės, nė ndonjė mėnyrė, na shtrėngojnė tė pranojmė njė shpjegim material tė botės sė dukurive, por pėrkundrazi, ne jemi tė detyruar pėr shkak tė pranimit tonė "a priori" tė shkaqeve materiale pėr tė krijuar njė aparat hulumtimi dhe njė grupim konceptesh qė prodhojnė shpjegime materiale, pavarėsisht se sa kundėr intuitės mund tė jenė, pavarėsisht se sa mistifikues mund tė ngjajnė. Pėr mė tepėr, materializmi ėshtė absolut, kėshtuqė ne nuk mund tė lejojmė Kėmbėn Hyjnore tė shkelė nė prag.

    Nga ana tjetėr, sot, njėlloj si nė historinė e shkuar, ka shkencėtarė qė, si kundėrshtarė tė kėtij grupi materialist dogmatik, pohojnė ekzistencėn e Zotit dhe e shohin shkencėn si njė mėnyrė pėr ta njohur Atė. Disa prirje tė zhvilluara nė SHBA si "Kreacionizmi" apo "Projektimi Inteligjent" argumentojnė nėpėrmjet provave se tė gjitha qeniet e gjalla janė krijuar nga Zoti.

    Kjo na tregon se si shkenca dhe feja nuk janė burime tė kundėrta informacioni, por, pėrkundrazi, shkenca ėshtė metoda qė pohon tė vėrtetat absolute tė siguruara nga feja. Pėrplasja mes fesė dhe shkencės mund tė jetė e vėrtetė pėr disa besime qė mishėrojnė shumė elementė bestytnish krahas burimeve hyjnore. Sidoqoftė, kjo ėshtė jashtė diskutimit pėr Islamin qė mbėshtetet vetėm nė shpalljen e pastėr tė Zotit. Pėr mė tepėr, Islami mbėshtet kėrkimet shkencore dhe shpall se hulumtimi i gjithėsisė ėshtė njė mėnyrė pėr tė njohur krijimin e Zotit. Vargu i mėposhtėm nga Kurani trajton njė ēėshtje tė tillė:

    A nuk e kanė parė qiellin mbi ta, si e kemi ndėrtuar e zbukuruar? Nė tė nuk mund tė gjesh asnjė tė ēarė! Tokėn e kemi shtrirė dhe kemi vendosur nė tė male tė qėndrueshme dhe kemi bėrė qė ajo tė nxjerrė bimė tė mrekullueshme nė ēift. Nga qielli zbritėm ujė tė bekuar, me tė cilin rrisim kopshte e drithė pėr t'u korrur dhe pemė tė larta hurmash, me vile tė vendosura njėra mbi tjetrėn. (Sure Kaf, 6-7, 9-10)

    Sikurse lėnė tė kuptohet vargjet e mėsimpėrme, Kurani i nxit gjithmonė njerėzit tė mendojnė, tė arsyetojnė dhe tė hulumtojnė gjithēka nė botėn ku jetojnė. Pėr arsye se shkenca mbėshtet fenė, ajo e shpėton individin nga padituria dhe e bėn atė tė mendojė nė mėnyrė mė tė ndėrgjegjshme.

    Ajo e hap botėn e mendimit tė njeriut dhe e ndihmon tė prekė shenjat e dukshme tė krijimit tė Zotit nė natyrė. Fizikanti gjerman Maks Plank shkruan:

    "Kushdo qė ėshtė marrė seriozisht me punė shkencore tė ēdo lloji e kupton se nė hyrjen e portave tė tempullit tė shkencės janė shkruar fjalėt: Duhet tė kesh besim! Kjo ėshtė njė cilėsi, pa tė cilėn shkencėtari nuk mund t'ia dalė mbanė."

    Ekzistenca e gjithėsisė dhe e qenieve tė gjalla nuk mund tė shpjegohet pėrmes rastėsive. Shumė shkencėtarė qė kanė lėnė gjurmė nė botėn e shkencės e kanė pohuar dhe e pohojnė kėtė tė vėrtetė tė madhe.

    Sa mė shumė qė njerėzit mėsojnė pėr gjithėsinė, aq mė i madh bėhet admirimi i tyre pėr sistemin e saj tė pėrkryer. Ēdo hollėsi e re e zbuluar mbėshtet krijimin nė mėnyrė tė padiskutueshme.

    Shumica dėrrmuese e fizikantėve bashkėkohorė pranojnė tė vėrtetėn e krijimit, ndėrsa kemi hyrė nė shekullin e 21-tė. David Darling, gjithashtu, pohon se as koha, as lėnda, as energjia, as edhe njė njollė a vrimė nuk ka ekzituar nė fillim. Njė lėvizje e shpejtė dhe e lehtė, njė dridhje dhe njė fluks i thjeshtė. Darling pėrfundon duke thėnė se kur kapaku i kėsaj kutie kozmike u hap, fijet e mrekullisė sė krijimit u shfaqėn mes saj.

    Pėrveē kėsaj, dihet tashmė se thuajse tė gjithė themeluesit e degėve tė ndryshme tė shkencės besonin nė Zotin dhe nė librat e Tij hyjnorė. Fizikantėt mė tė mėdhenj nė histori, Njutoni, Faradei, Kelvini e Maksuelli janė vetėm disa nga shembujt. Nė kohėn e fizikantit tė madh, Isak Njutonit, shkencėtarėt besonin se lėvizjet e trupave qiellorė dhe planetėve mund tė shpjegoheshin pėrmes ligjesh tė ndryshme. Njutoni, megjithatė, besonte se krijuesi i tokės dhe i hapėsirės ishte i njėjtė, prandaj dhe, sipas tij, lėvizjet e tyre duheshin shpjeguar pėrmes ligjeve tė njėjtė. Ai thoshte:

    Ky sistem kaq i bukur i diellit, planeteve e kometave mund tė ruajė vazhdimėsinė vetėm nėn urdhėrat dhe zotėrimin e njė Qenieje tė ditur e tė fuqishme. Kjo Qenie qeveris gjithēka, jo si shpirt i botės, por si Zot mbi gjithēka, pėr llogari tė pushtetit tė Vet. Ai e meriton tė quhet Zoti, Sunduesi i Gjithėsisė.

    Siē dihet, mijėra shkencėtarė qė kanė bėrė kėrkime nė fushat e fizikės, matematikės dhe astronomisė qė nga Mesjeta, janė nė njė mendje me idenė se gjithėsia ėshtė krijuar nga njė Krijues i vetėm dhe gjithmonė pėrqendrohen nė tė njėjtėn pikė. Themeluesi i astronomisė fizike, Kepler, deklaroi besimin e tij tė fuqishėm nė Zot nė njė nga libart e tij, ku shkruan:

    Pėrderisa ne, astronomėt, jemi priftė-rinjtė e mė tė lartit Zot nė lidhje me librin e natyrės, na takon tė mendojmė jo pėr lavdinė e mendjeve tona, por, mbi tė gjitha, pėr lavdinė e Zotit. (Dan Graves, Scientists of Faith, 51)

    Fizikanti i madh, Uilliam Tomson (Lord Kelvin), qė themeloi termodinamikėn nė njė bazė formale shkencore, gjithashtu e besonte Zotin. Ai i ishte kundėrvėnė fuqishėm teorisė sė evolucionit tė Darvinit dhe e kishte mohuar plotėsisht atė. Nė vitin 1903, pak kohė para vdekjes, ai deklaroi nė mėnyrė tė palėkundur se "nė lidhje me prejardhjen e jetės, shkenca... pohon pozitivisht fuqinė krijuese."

    Njė nga profesorėt e fizikės nė universitetin e Oksfordit, Robert Mateus, deklaron tė njėjtin fakt nė librin e tij, botuar nė vitin 1992, ku sqaron se molekulat e ADN-sė janė krijuar nga Zoti. Mateus thotė se tė gjithė stadet vijojnė nė harmoni tė pėrkryer nga njė qelizė e vetme deri te njė foshnje e gjallė, mė pas te njė fėmijė i vogėl dhe sė fundi te njė adoleshent. Tė gjitha kėto ngjarje mund tė shpjegohen vetėm pėrmes njė mrekullie, sikurse nė tė gjitha stadet e tjera tė biologjisė. Ai shtron pyetjen se si mundet njė organizėm kaq i pėrkryer e i ndėrlikuar tė lindė nga njė qelizė e thjeshtė dhe e vetme dhe se si mund tė krijohet njė NJERI madhėshtor nga njė qelizė mė e vogėl se pika e njė i-je.

    Ai arrin nė pėrfundimin se kjo nuk ėshtė asgjė mė pak se njė mrekulli.

    Disa shkencėtarė tė tjerė qė pranojnė se gjithėsia ėshtė krijuar nga njė Zot dhe qė janė tė njohur e vlerėsuar pėr zbulimet apo punimet e tyre janė:

    Robert Boil
    (babai i kimisė bashkėkohore)

    Iona Uilliam Peti
    (i njohur pėr studimet e tij mbi statistikat dhe ekonominė bashkėkohore)

    Maikėll Faradei
    (njė nga fizikantėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave)

    Gregori Mendel
    (babai i gjenetikės; ai zhvlerėsoi Darvinizmin me zbulimet e tij nė shkencėn e gjenetikės)

    Lui Paster
    (emri mė i madh nė bakteriologji; ai i shpalli luftė Darvinizmit)

    Xhon Dalton
    (babai i teorisė atomike)

    Paskali
    (njė nga matematikanėt mė tė spikatur)

    Xhon Rei
    (emri mė i rėndėsishėm nė historinė natyrore britanike)

    Nikolaus Steno
    (stratigraf i famshėm qė hulumtoi shtresat e tokės)

    Karolus Lineus
    (babai i klasifikimit biologjik)

    Xhorxh Kuvier
    (babai i anatomisė krahasuese)

    Mathju Mauri
    (babai i oqeanografisė)

    Tomas Anderson
    (njė nga pionierėt nė fushėn e kimisė organike).

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking :)

    Kurani Eshte Libri i Fundit i Zbritur Ne Toke Nga Zoti.Ai Lıber Nuk Ka Ndryshuar Qe Ne Ate Kohe Deri Me Sot As Dhe Nje Shkronje.Kurse Bibla Ne Cdo Dore Te Njeriut Qe Kalonte Ndryshohej.Ne Kohen E Hazretit LUT Ne Popullin E Tij Ka Pasur Shume Jobesimtare.Dhe Ne Vendin Qe İshin Shtepite E Atyre Jobesimtareve Toka U Ul Dhe U be Nje Grope Shume E Madhe.
    Qe Ne Ate Kohe Ne KURAN Shkruhej Qe Bızantinet Do Te fıtonin Me Nje POpull Tjeter (Ne Vendin Me Te Ulet Te Tokes.)Dhe Ata Fıtuan Ne Ate Vend Ku Ishte Ajo Gropa E Madhe.Pra KURANİ E Ka Thene Kete Qe Para Shume Vjetesh.
    Dhe Tanı Ne Keto Koherat E vona Shkencetaret E Kane Zbuluar Qe Vendı Me I Ulet Ne Toke Eshte Ajo Grope.
    Kuranı Thote Qe Toka Ka Shtate Shtresa.Shkencetaret E Kane Zbuluar kete Shume Vone Mbas Kuranıt.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking Edhe Pak

    Ishın Njehere Dy bektashınj Dhe Dy Mysliman.Nqs E Dını Bektashınjte Jane Ata Qe Pranojne Alıun Sı Pejgamber Jo MUHAMEDIN (A.S).Keto E Lane Njehere Per Nje Debat Kush I mbushte Mendjen Njerı Tjetrıt Do Te Kthehej Ne Ate Fe.Ky Plaku Myslıman I Tha: Dyshe Dyshe Behet Rremuje.Me Mıre Zgjıdhnı Ju nje Dhe Ne Njerın Per Debat.Ata Pranuan.Fılloı Plaku Myslıman Dhe Tha: A Ka Qene Alıu Mynafık(njerı Me Dy fytyra)?Jo Tha I Plaku bektashı
    Po Frıkacak Ka Qene? Jo Tha Bektashıu.
    I Pranonte Sahabet(shoket E Profetıt) Alıu? Jo Tha Plaku Por I Pranonte Nga E Keqa Per Sy Te Tjereve Dhe Se Kıshte Frıke Se Nuk E besonte Njerı Pastaj.
    POR TI THE QE ALIU NUK ISHTE MYNAFIK(NJERI ME DY FYTYRA)?! DHE QE NUK ISHTE AS FRIKACAK?
    Aty Ngecı Plaku Bektashı. Nuk Dınte Cte Thonte
    Myslımanı I Berı Dhe Ca Pyetje te Tjera Dhe Plaku Tjeter Bektashı Qe Degjonte Tha: UN BEHEM QE TANI MYSLIMAN.Kurse Plaku I Muhabetıt Nuk Pranoı.

  6. #16
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anėtarėsuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248

    Talking O destroy

    O TANO po na shkaterrove fare me keto shembuj more...........tapranofte zoti kete sakrifice qe po ben..........
    ja kalofsh mire e inshalla e mer vizen


    Ti do pyesesh se kush jam une
    CAKU jam mer
    HAJT shnet

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking ashtu te lumte.

    Zoti Ekziston Edhe Pse Njeriu Nuk E Sheh.
    Njehere Ne Mos Gaboj Ka Qene Isa(a.s) Dhe Ka Thene.
    O Zot Un Dua Te Te Shikoj.
    Zoti Tha: Shikoje Ate Malin Atje.nqs Ai Mal Do Te Duroj Te Shohi Sadopak Driten Time Un Do Te Lejoj Dhe Ty Te Me Shohesh.zoti I Shfaqi Malit Nje Copez Drite Dhe Mali U Be Therrmije Te Vogla.dhe Isa(a.s) E Kupti Qe Nuk Mund Ta Shikonte. Dhe Se Syri I Njeriut Nuk Eshte Krijuar Qe Te Shohi Ate.
    Nje Njeri Nuk E Shikon Dot Djellin Ne Kohe Vere Per Maksimumi 10 Sekonda.
    Tung.

  8. #18
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anėtarėsuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248

    Arrow Nje korrigjim i vogel

    Nuk ishte ISai ( jezusi) ai por ishte MUSAI ( Moisiu) ai qe kerkoi prej zotit qe ta shifte ate...............

    Kujdes heres tjeter Apostol se nje gje te vogel dua nateistat e hajt ti mbash pastaj


    shnet lol

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700

    edhe nje propagande me shume nga hallalat

    Citim Postuar mė parė nga episodestory
    Ishın Njehere Dy bektashınj Dhe Dy Mysliman.Nqs E Dını Bektashınjte Jane Ata Qe Pranojne Alıun Sı Pejgamber Jo MUHAMEDIN (A.S).Keto E Lane Njehere Per Nje Debat Kush I mbushte Mendjen Njerı Tjetrıt Do Te Kthehej Ne Ate Fe.Ky Plaku Myslıman I Tha: Dyshe Dyshe Behet Rremuje.Me Mıre Zgjıdhnı Ju nje Dhe Ne Njerın Per Debat.Ata Pranuan.Fılloı Plaku Myslıman Dhe Tha: A Ka Qene Alıu Mynafık(njerı Me Dy fytyra)?Jo Tha I Plaku bektashı
    Po Frıkacak Ka Qene? Jo Tha Bektashıu.
    I Pranonte Sahabet(shoket E Profetıt) Alıu? Jo Tha Plaku Por I Pranonte Nga E Keqa Per Sy Te Tjereve Dhe Se Kıshte Frıke Se Nuk E besonte Njerı Pastaj.
    POR TI THE QE ALIU NUK ISHTE MYNAFIK(NJERI ME DY FYTYRA)?! DHE QE NUK ISHTE AS FRIKACAK?
    Aty Ngecı Plaku Bektashı. Nuk Dınte Cte Thonte
    Myslımanı I Berı Dhe Ca Pyetje te Tjera Dhe Plaku Tjeter Bektashı Qe Degjonte Tha: UN BEHEM QE TANI MYSLIMAN.Kurse Plaku I Muhabetıt Nuk Pranoı.
    Eshte rrene ,propagande e disa hoxhallareve ,sidomos ata vehabijt jane me te zeshmit ne keto gjera . NE QOFTE SE NUK ESHTE RRENE ATEHERE SILLNI FAKTET KETU , ku thoj bektashit se nuk e pranojn MUHAMEDIN a.s dhe se e pranojn vetem IMAM ALIUN ALLAHU QOFT I KNAQUR ME TA . rreeeenca te medhaj jeni ju

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking Only_truth

    O LAL E PARA PUNES AI MUHABET ESHTE I VERTET.
    E DYTA TI DUKESH 100% QE JE BEKTASHI PER 2 ARSYE.
    a) sepse e ke kopjuar ate qe thashe un dhe ste ka pelqyer dhe e ke hedhur poshte.
    b) dukesh nga ktu ku thua qe (pranojn vetem IMAM ALIUN ALLAHU QOFT I KNAQUR ME TA)
    PASTAJ KETE E DINJNE TE GJITHE QE BEKTASHINJTE PRANOJNE IMAM ALIUN.
    JO SE MYSLIMANET NUK E PRANOJNE QE KA QENE PEJGAMBER.
    POR JU BESONI SE KURANI DUHTE TI KISHTE ZBRITUR ATIJ.
    ATE E PRANOJNE VETE KOMUNITETI BEKTASHI NE TIRANE MER DAJ.
    TUNG.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė ėshtė Sufizmi?
    Nga ocean nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 15-11-2017, 01:42
  2. Mosekzistenca historike e "Muhamedit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-06-2015, 09:29
  3. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  4. "Shpirti?"
    Nga iliria e para nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 08-04-2006, 12:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •