Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet nė Bllog
    22

    Presidenti Bush propozon ndryshime ne ligjet e emigracionit

    Presidenti Bush kėrkon tė ndryshojė ligjet e imigracionit
    8 janar 2004 5:25 UTC


    Presidenti Bush kėrkon tė ndryshojė ligjet e imigracionit me qėllim qė t’u japė status ligjorė miliona personave, tė cilėt punojnė nė mėnyrė tė paligjshme nė Shtetet e Bashkuara. Mirėpo, pritet qė plani i presidentit tė pėrballet me opozitė tė fortė nga anėtarė tė partisė sė tij nė Kongres.
    Presidenti Bush thotė se programi i ri pėr punėtorė tė pėrkohshėm do ta bėjė politikėn amerikane tė imigrimit mė tė mėshirėshme. “Nga pikėpamja praktike si edhe ajo e drejtėsia, ligjet tona duhet tė lejojnė njerėzit qėduan tė punojnė, tė hyjnė nė vendin tonė dhe tė zėnė vendet e punės qė nuk preferohen nga amerikanėt, tha Presidenti Bush.

    Plani parashikon legalizimin e tė paktėn 8 milionė punėtorėve pa dokumenta, me qėllim qė personat, tė cilėt kulifikohen pėr kėtė program tė mos ndėshkohen pėr shkak se kanė hyrė dhe punojnė nė Amerikė nė mėnyrė tė paligjshme.

    Ata do tė ishin tė lirė tė udhėtonin midis Amerikės dhe vendeve tė tyre pa frikėn e ndėshkimit dhe do tė merrnin tė gjitha pėrfitimet e punėtorėve amerikanė, pėrfshirė pagėn minimale, sigurinė nė vendin e punės dhe mbrojtjen ligjore. Ata do tė paguanin taksa, do tė kualifikoheshin pėr kursime federale pėr pension dhe nė shumicėn e shteteve do t’u jepej e drejta tė merrnin lejen pėr tė ngarė makinėn.

    Leja e punės do tė jetė e vlefshme pėr tre vjet dhe mund t’i zgjatet afati disa herė. Programi do tė pėrfundojė dhe Presidenti Bush thotė se personat e regjistruar nė tė, pritet tė kthehen nė vendet e tyre nėse nuk kualifikohen pėr tė marrė shtetėsinė. “Pjesėmarrėsit qė nuk punojnė, nuk zbatojnė rregullat e programit apo shkelin ligjet, do tė detyrohen tė kthehen nė vendet e tyre, thekson Presidenti Bush.

    Plani i presidenntit duhet tė miratohet nga Kongresi, ku pritet tė pėrballet me kritika tė ashpra nga republikanė konservatorė, tė cilėt thonė se nuk dėshirojnė tė shpėrblejnė njerėzit qė kanė shkelur ligjet, duke hyrė nė kėtė vend nė mėnyrė tė paligjshme dhe punojnė pa leje.

    Zyrtarė tė Shtėpisė sė Bardhė e kanė bėrė tė qartė nė mėnyrė tė pėrsėritur se kjo nuk pėrbėn amnesti pėr imigrantė tė paligjshėm dhe se nuk ka asnjė lidhje midis lejes sė pėrkohshme pėr tė punuar nė kėtė vend dhe shtetėsisė amerikane.

    Plani ėshtė kritikuar edhe nga sindikatat, tė cilat thonė se ai ēon nė pakėsimin e vendeve tė punės pėr amerikanėt. Presidenti Bush thekson se plani kėrkon qė punėdhėnėsit tė bėjnė ē’ėshtė e mundur qė sė pari tė marrin nė punė shtetas amerikanė dhe vetėm atėherė do tė lejohen tė punėsojnė imigrantė.

    Reforma nė shėrbimin e imigracionit ishte njė aspekt i rėndėsishėm i fushatės sė presidentit nė zgjedhjet e vitit 2000. Por, vėmendja mė e madhe qė iu kushtua sigurisė kombėtare, pas sulmeve terroriste tė shtatorit 2001, i ngadalėsoi ato reforma. Shtėpia e Bardhė thotė tani se ajo ka njė plan qė plotėson nevojat ekonomike e tė sigurimit, duke shtuar tė ardhurat federale nėpėrmjet rritjes sė numrit tė taksapaguesve tė ligjshėm dhe duke ditur mė mirė se kush jeton nė kėtė vend.

    Duket qė propozimi i parė legjislativ i presidentit nė kėtė vit zgjedhjesh ka pėr synim edhe tė fitojė mbėshtetjen e afro 40 milionė votuesve hispanikė, tė cilėt pėrbėjnė grupin mė tė madh etnik tė Amerikės.//xh//

    Si pritet ky lajm nga emigrantet e paligjshem shqiptare ne SHBA?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e adelajda
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    6
    Hi Aldo dhe Gezuar Viti e Ri 2004. E lexova artikullin tuaj dhe eshte nje lajm shume i gezuar per te gjithe shqiptaret ne Amerike. Ju uroj te gjitheve fat dhe mbaresi.

    good luckkkkkkkkk evryoneeeeeeeeee..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Joni_80
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    mbrapa diellit
    Postime
    52
    si lajm i mire duket ky. kushedi ca behet?
    po mire ca thone keta te gjithe emigrantet perfshihen ketu?
    edhe ata qe kane kerkuar azil? qe jane gjysem ilegale.
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  4. #4
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300
    Ne rralle te pare kjo fraza:
    "Leja e punės do tė jetė e vlefshme pėr tre vjet dhe mund t’i zgjatet afati disa herė. Programi do tė pėrfundojė dhe Presidenti Bush thotė se personat e regjistruar nė tė, pritet tė kthehen nė vendet e tyre nėse nuk kualifikohen pėr tė marrė shtetėsinė."
    Ajo pjesa e shtetesise eshte e manipulume sepse kjo vize do te garantoje "thjeshte" qe te lejoje punetoret te paguehen me "check" ose me mire te themi te ndihmoje shtetin te marre taksa nga ata punetore qe deri sot paguaheshin me "cash" para ne dore.
    Tjeter kongresi mund ta miratoje sepse nuk humbet asgje. Punet prestigjoze si psh: te jesh Presiden, VP, CEO ose thjeshte nje inxhinier ne kompanite Amerikane duhet te jesh "citezen" qe te marresh vend pune kjo eshte e padiskutueshme. Jo "US citezen" jo pune. Pra loja e qeverise eshte qe me anen e lejeve te monitoroje me lehte emigrantet qe po futen ne amerike dhe nga ana tjeter te marre taksa nga ta. Jane me miliona emigrante qe punojne ne pizzeri, restorante etj dhe nuk paguajne taksa. Shtati Amerikan nuk eshte aq budalla qe te nxjerre ligje qe te humbe vete gjithmone nxjerr 10-fishin per vete dhe e ben qe te duket mire per emigrantet. Nuk do te thote qe rrogat e emigranteve do te ndryshohen ata perseri ate 10$ per ore do te marrin, thjeshte do te behen te njohur se cilet jane e ku punojne qe nje dite kur shteti Amerikan nuk i do me e ka me te lehte per ti derguar ne shtepite e tyre. Ky ligj njehere as te drejta nuk ju jep emigranteve sepse kushtetuta Amerikane mbron vetem ata qe jane nen-shtetas Amerikan as "permanent resident" nuk kane gjithe te drejtat qe i kane shtetasit Amerikan. Pra kjo viza as nuk te jep te drejten per "permanent resident" ne te ardhmen, thjeshte eshte qe nepermjet kesaj te rrise buxhetet shteti, dhe ta beje te duket mire per emigrantet sic ben Amerika gjithmone me Salvadorin, Hawaiin dikur, tani me Irakun gjosma po i jep lirine. Cfare kujtoni se shkon Amerika ti thoje Irakut kam ardhur te ju marr vajin e te rris buxhetet ?
    Njerezit duhet ti shikojne gjerat nga mbrenda dhe jo nga jashte.

    Pershendetje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miri : 08-01-2004 mė 19:53
    Goodbye DEBUG, hello reboot...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2004
    Vendndodhja
    Mamurras
    Postime
    5
    Ashtu e mora vesh se ene un du me shku n'Amerike po te shofim mos na dali llotaria.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Per mendimin tim eshte nje dicka qe presidenti Bush po ben vetem per te marre votat e Latineve qe jane pa dokumenta ne kete vend, sepse mesa di une jane me shume se
    10.000.000 mexican ne Usa qe punojne ne te zeze dhe dihet
    se ai po mendon ma shume per vedi sesa per popullin ose emigrantet.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Bush: Emigracionin do ta legalizojme, por...
    Te gjithe, qe do te marrin pjese ne "Programin e perkohshem te punes" duhet te kene nje pune, apo nese nuk jetojne ne Shtetet e Bashkuara: Nje oferte per pune. Statusi legal, qe do te jepet nga ky program, do te zgjase tre vjet dhe do te jete i rinovueshem-por do te kete nje fund. Pjesmarresit, qe nuk mbeten te punesuar, e qe nuk ndjekin rregullat e programit, apo qe thyejne ligjin, nuk do te jene te ligjshem per te vazhduar pjesmarrjen dhe do t'u kerkohet qe te kthehen ne shtepite e tyre

    Deri me tani, vendi yne ka perfituar nga endrra, qe kane sjelle ketu te tjeret. Duke punuar gjate per nje jete me te mire, emigrantet kane kontribuar per nje jete me te mire te kombit tone. Programi i punetoreve te perkohshem, qe kam propozuar, perfaqeson traditen me te mire te shoqerise sone, nje shoqerie qe nderon ligjin dhe mirepret te ardhurit. Ky plan do te ndihmoje kthimin e rregullit dhe saktesise te sistemit tone te emigracionit dhe keshtu do te nderoje edhe vlerat tona, duke treguar respektin per ata, qe kane punuar shume dhe kane ndare idealet e tyre me Ameriken.

    Erdh' ora dhe per shqiptaret e SHBA

    "Mjafton te futesh ne Amerike dhe aty nuk te kthejne me...". Shume prej ketyre shqiptareve, qe e kane sterperseritur kete fjale, nuk do te kene me mundesi, qe te tregojne bemat surrealiste, per mashtrimet ndaj autoriteteve amerikane. Prej dy ditesh, per shqiptaret dhe per komunitetin e dhjetra miliona emigranteve pa dokumenta te SHBA-se, ka trokituar ora e vertete. Presidenti amerikan, Xhorxh E. Bush, dy dite me pare, ka propozuar lejimin e miliona emigranteve ilegale, qe te vazhdojne te punojne ne Amerike, per nje afat trevjecar (me mundesi rinovimi), por qe ketej e tutje, te dokumentuar me nje status legal dhe me fund te natyrshem, qe perkon me kthimin ne vend.

    Edhe shqiptaret, pjesetare te ketij komuniteti, mund te perfitojne nga kjo gje, duke pasur mundesine e pajisjes me dokumenta. Kjo do t'u lejoje kthimin normal ne shtepi krahas avantazheve te tjera, qe i afron me punetoret vendas.

    Pavaresisht, se kritiket e ashper vendas, e etiketojne modifikimin, si nje perpjekje politike te Bushit, kjo perpjekje, i jep nje shans te mire emigranteve nga e gjithe bota, qe te punojne normalisht. Kjo, do te thote qe ata te identifikohen, te pajisen me dokumentacione dhe te rinovojne kontratat e tyre, pas tre vjetesh pune. Por, gjithmone me nje kusht: Ata thirren ne pune, ku punedhenesit amerikane, kane deshtuar qe te marrin bashkevendasite tyre. Duhet thene se ky propozim, i marre normalisht, ndihmon edhe emigrantet shqiptare, qe jane ne kete vend. Jo vetem se identifikohen, por trajtohen ndryshe ne pune, madje, mund te kontribuojne edhe ne sistemin e sigurimeve, qe kjo t'u llogaritet ashtu si kolegeve nga vendet e tjera, per pensionin ne Shqiperi.

    Ne fakt, kjo mase e fundit per te permiresuar ligjin e emigracionit, do te beje qe Amerika te behet me koshiente per perberjen dhe vezhgimin e banoreve te saj. Kjo vjen fill, pas nje sistemi shume modern te identifikimit me teknologjine e fjales se fundit, ne pikat doganore amerikane te te huajve, qe eshte futur ne fuqi, ne fillim te kesaj jave.

    "Amerika eshte nje vend mikprites, por qytetaria nuk duhet te jete vleresim i menjehereshem per dhunimin, qe mund t'i behet ligjeve te Amerikes", ka thene Bush ne fjalimin e tij. Ne te vertete, Amerika, mesyhet nga te gjitha anet dhe perben ate qe quhet endrra e pasurise se qenies njerezore, ne kohen ku jetojme. Kjo ka bere qe ne kete vend, te futen aventuriere te te gjitha llojeve dhe keqberes.

    Amerika e stimulon vete emigracionin dhe ne shekullin e XIX deri ne dhjetevjecaret e pare te shekullit XX, kete vend e kane "pushtuar", 18 milion njerez. Bush ka thene se kufizimet e sotme te SHBA-se per emigracionin legal "jane fare te pakta" dhe ka shtuar se administrata e tij do te punoje me Kongresin, per te rritur numrin e pervitshem te atyre, qe do pajisen me "Green Cards", si rruga me e drejte, nga ku mund te shkohet drejt qytetarise amerikane. Nen planin e Bush-it, emigrantet ilegale qe jane ne Shtetet e Bashkuara, do te jene te afte per te fituar statusin legal brenda nje periudhe tre vjecare, vetem nese do te jene te afte, qe te provojne se kane pune. Ata mund te lene vendin dhe te kthehen, ashtu si duhet dhe te rinovojne vizat e tyre tre vjecare per afatin e kohes, qe pritet te negociohet ne Kongres.

    Bushi, po ashtu, ka kerkuar qe te rrise edhe numrin e vendeve te punes se emigranteve, duke kerkuar qe ata te behen rezidente atje, apo te pakten qytetare ne vend. Shqiptaret, te stimuluar dhe nga fakti qe jane anetaret e nje kombi Aleat kunder terrorizmit, tashme, do te kene nje mundesi legale per te punuar dhe nje shprese reale per te qene jashte sistemeve te shfrytezimit. Ndersa, bemat per Ameriken, te peshperitura deri tani nga shqiptaret... do t'i mbeten arkivit te se kaluares.


    Gazeta Korrieri

  8. #8
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Presidenti amerikan, Xhorxh Bush i ka bėrė thirrje Kongresit amerikan tė miratojė planin e tij pėr ndryshime nė politikėn e emigracionit nė SHBA. Bush propozoi dy ditė mė parė ndryshimin e ligjeve ekzistuese amerikane, nė mėnyrė qė emigrantėt e paligjshėm qė kanė punė tė mund tė qėndrojnė nė SHBA si dhe tė rritet numri i aplikimeve pėr leje qėndrimi nė kėtė vend. Por, njė gjė e tillė ka shkaktuar reagime tė ashpra te grupet parlamentare latine qe mendojnė se ky ėshtė njė premtim fals pėr i nevojshėm pėr fushatėn presidenciale. Kundėr idesė sė presidentit amerikan janė edhe sindikalistėt qė besojnė se emigrantėve do t'u bėhen presione me anė tė statusit tė ri. Sipas agjencisė sė lajmeve Rojters, Bush i kėrkoi Kongresit tė krijojė njė status tė ri tė pėrkohshėm punėsimi pėr tė lejuar qė vendet boshe tė punės tė zihen si nga emigrantėt ilegalė qė ndodhen tashmė nė vend ashtu edhe nga tė tjerė qė do tė aplikojnė nga jashtė. Sipas tij, emigrantėt qė kanė punė nė SHBA do tė fitojnė njė leje qėndrimi tre vjeēare nė kėtė vend, qė mund tė rinovohet edhe njė herė. Ai bėri gjithashtu thirrje pėr njė rritje tė numrit tė personave qė lejohet tė aplikojnė pėr qėndrim tė pėrhershėm. Por, analistėt kanė theksuar se ky plan ėshtė njė pėrpjekje nga Bush pėr tė fituar mbėshtetje gjatė kėtij viti zgjedhjesh nė mes tė votuesve hispanikė qė po shtohen dhe qė pritet tė pėrfitojnė mė sė shumti nga ligjet e reja. Edhe grupet sindikaliste nė SHBA po e kundėrshtojnė planin "Bush" duke deklaruar se nėse emigrantėt do tė pėrfitojnė njė status tė tillė, ata do tė jenė gjithnjė nėn presionin e punėdhėnesve, qė i kanė ndihmuar. Zyrtarėt amerikanė thonė se ndryshimet nė politikėn e emigracionit tė propozuar nga presidenti Bush mund tė mos miratohen tė gjitha nga Kongresi amerikan..

  9. #9
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka bėrė thirrje pėr njė ndryshim rrėnjėsor tė politikės sė emigracionit nė SHBA

    Ai tha se nevojiteshin ligje tė reja pėr tė lejuar emigrantėt qė tė bėnin punė qė amerikanėt nuk dėshirojnė t'i bėjnė.

    Zoti Bush i kėrkoi kongresit pėr tė krijuar njė status tė ri tė pėrkohshėm punėsimi pėr tė lejuar qė vendet boshe tė punės tė zihen si nga emigrantėt ilegalė qė ndodhen tashmė nė vend ashtu edhe nga tė tjerė qė do tė aplikojnė nga jashtė.

    Ai bėri gjithashtu thirrje pėr njė rritje tė numrit tė personave qė lejohet tė aplikojnė pėr qėndrim tė pėrhershėm.

    Korrespondentėt thonė se ky plan konsiderohet si njė pėrpjekje nga zoti Bush pėr tė fituar mbėshtetje gjatė kėtij viti zgjedhjesh nė mes tė votuesve hispanikė qė po shtohen.

    Njoftohet se presidenti meksikan e ka mirėpritur kėtė hap.

    Por disa grupe veprimtare hispanike e kanė kritikuar kėtė vendim duke e quajtur politik dhe thonė se ai nuk pėrmirėson sistemin e emigracionit tė vendit.

    Liz Figueroa, ėshtė senatore demokrate nė shtetin e Kalifornisė. Ajo ėshtė amerikane e gjeneratės sė dytė e lindur nga prindėr nga Salvadori.

    "Nuk e dimė nėse presidenti ka dijeni se jo tė gjithė latinoamerikanėt, meksikanoamerikanėt do ta konsiderojnė kėtė hap si tė mirė".

    "Kjo mund tė ketė njė ndikim negativ pėr tė, ndėrsa ai mendon se do tė konsiderohet si pozitiv,", tha zonja Figueroa.

    "Shumė pjesėtarė tė komunitetit e konsiderojnė atė thjesht si njė pėrpjekje pėr tė marrė mbėshtetjen e punėtorėve, nė fakt, tė punėdhėnėsve," shtoi senatorja amerikane.


  10. #10
    WhAtEvEr Maska e SR4Life
    Anėtarėsuar
    18-02-2003
    Vendndodhja
    Myrtle Beach S. Carolina
    Postime
    33
    Edhe une kam te njejtin mendim me ty shkodrane qe ben per votat po dhe per te ditur se kush jetone ne shtetin e tij(kriminela , terorista), ne shqiptaret te fituar do dalim ata qe jetojne ilegal do jet nje ndihme e madhe, besoj se te gjithe qe jetojne ne amerike e dine sa i kane shtreguar gjerat keta pas 11 shtatorit me perpara e merje patenten kollaj tani duhet te kesh green card social, prove of residence, edhe ca te duan ata te kerkojne, edhe pa pantene ne amerike je si pa kepuce po nejse une mendoj se ky vendim do kaloj ne kongresin amerikane brenda ketyre 2 muajve, une per vete i kam dokumentat po do qe mire ta ndihmonim njeri tjetrin tani , mesa kam degjuar do duan nje sponsor per pune, shumica e shqiptarve ne amerike jane regulluar me biznese te tyre edhe mund ta ndihmojme njeri tjetrin.
    Nje gje tjeter qe desha to thoja me pelqeu shume fjalimi qe bajti presidenti Bush , sado do qe eshte nga south ( Shumica jane racista , rednecks) foli shume mire per emigrantet.
    Smiling Faces, Beautiful Places

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •