Shqipėria, shkollim ose vdekje
Alban BALA
Po huazoj Fidel Kastron dhe njė slogan tė tij tė ngjashėm pėr tė shprehur thelbėsisht atė qė unė e konsideroj si kushtin mė tė rėndėsishėm pėr shpėtimin e njeriut shqiptar nga sfida mė e vėshtirė e kohės: integrimi nė tregun global.
Shqipėria ėshtė ndoshta i vetmi vend nė botė, ku presidenti e ka mėsuar anglishten dhe kompjuterin pasi ka dalė nė pension. Kjo nuk ėshtė rastėsi unike e kėtij dheu. Kompjuteri i parė nė Shqipėri ka arritur vetėm nė vitin 1981.
Shqipėria shėnon po ashtu ndoshta tė vetmin regjim ish-komunist evropian, ku mėsimi i gjuhėve tė huaja pėrbėnte trasgresion ideologjik dhe ndėshkohej me burgim politik.
Nė Shqipėri, sidomos nė jug tė vendit, familjet e lidhura me luftėn i shkollonin fėmijėt e tyre si oficerė, ndėrsa familjet e dyshimta lejoheshin tė mėsonin nė profesione tė dorės sė dytė, si mjekė, ekonomistė dhe inxhinierė. Trashėgimia komuniste ėshtė njė prej arsyeve mė tė forta pse tranzicioni me orientim euroatlantik i vendit qe pa dyshim mė i vėshtiri nė krejt Evropėn Juglindore.
Shqipėria hyri nė ciklin e paqartė tė ndryshimeve postdiktatoriale me njė background ekonomik tė mjerueshėm, si njė vend tėrėsisht i izoluar nė komunikimin me botėn, me njė infrastrukturė transporti dhe prodhimi tėrėsisht jashtė standardeve, me kapacitete profesionale premtuese, por shumė larg risive teknologjike qė i dhanė hov zhvillimit botėror. Pėr kėto arsye, shqiptarėt gjenden sot mė shumė se kurrė pėrballė sfidės sė tė mėsuarit, si rruga e vetme e ringritjes sė tyre kombėtare.
Edhe pėr kėtė arsye, Programi pėr Arsimimin e tė Rriturve nė Shqipėri, PARSH, mbetet njė prej ndihmėtarėve mė tė rėndėsishėm tė kėtij procesi. Kėto ditė, 50 subjekte, kryesisht arsimore, pjesė e kėtij programi, ftuan qytetarėt e ēdo moshe tė shprehin nevojat e tyre pėr rigjetjen e hapit tė humbur nė shkollim. Pėr ēudi, interesi i tė rriturve ishte i zbehtė dhe vizitorėt mė tė shumtė ishin tė rinj, ishin ata qė mėsojnė nė shkolla dhe qė kanė ende njė tė ardhme pėr tė jetuar mbi libra.
Kjo ndodh, kur Ballkani konsiderohet rajoni me konsumin mė tė ulėt tė leximit nė Evropė, ndėrsa Shqipėria nė Ballkan mban vendin e fundit pėr interes ndaj librit.
Kjo ndodh, kur analfabetizmi ka prekur edhe nxėnėsit e shkollave dhe kur nota mesatare e nxėnėsve parauniversitarė nė shkallė vendi ėshtė rreth 6-ės.
Ēfarė do tė bėhet nė vend atėherė me ata mijėra profesionistė, tė cilėt kanė nevojė tė ringrenė profilin e njohurive nė gjuhė tė huaja dhe teknologji, pėr tė thithur nė kohė sa mė tė shkurtėr ēka ėshtė arritur nė botė? Do tė dalin tė gjithė nė pension tė parakohshėm?
Shpejtėsia e zhvillimit tė teknologjive informatike dhe tė komunikimit e ka bėrė panoramėn shumė mė agresive, edhe pėr ata qė kanė arritur tė justifikojnė vendet e tyre tė punės. Sepse ēdo gjė ndryshon. Shumė shpejt. Njeriu ose ėshtė pjesė e kėtij ndryshimi, ose shndėrrohet nė njė eksponat, qė dėshmon pėr brezat pasojat e prapambetjes. Ashtu si deri sot, Shqipėria.
Tregu i punės ėshtė metri i parė dhe i fundit i suksesit tė shoqėrive tona, pėrballė njė kėrkese nė rritje pėr cilėsi dhe dije.
Sot krahu i punės nė Shqipėri ėshtė mė i lirė edhe sesa krahu i punės nė Indinė e largėt. Vetėm miliona fshatarė tė Kinės Juglindore qė janė zhvendosur nė kėto vite nė metropolet e reja industriale kineze, pranojnė ende tė paguhen sa njė shqiptar. Edhe pėr pak. Sepse edhe ata janė tė detyruar ti pėrshtaten njė teknologjie qė rritet mė shpejt sesa numri i tyre miliardėsh. Ata janė pjesė e njė makinerie qė udhėheq rritjen e tyre, nė mėnyrė agresive dhe shumė tė studiuar.
Shqiptarėt duhet ta kishin ndierė prej kohėsh rrezikun e daljes tėrėsisht nga tregu. Nuk janė gratė dhe vajzat e lodhura qė qepin faqe kėpucėsh e ardhmja e ekonomisė shqiptare dhe buka e vetme e eksporteve tė vendit. Shqipėria ka nevojė tė hyjė nė njė cikėl tė ri zhvillimi, i cili nevojit, sė pari, jo aq fonde investimesh, sesa kapacitete njerėzore qė premtojnė sigurinė e rritjes sė qėndrueshme.
Koha e tregtarėve tė shumicės me katėr klasė shkollė ka mbaruar. Prej disa vitesh tashmė. Mijėra tė rinj qė kanė marrė guximin pėr tu shkolluar jashtė vendit, janė shpresa mė e mirė pėr njė tė ardhme ndryshe te shqiptarėt.
Por ata qė jetojnė kėtu, qė kanė qenė dhe do tė vazhdojnė tė jenė, nuk kanė asnjė arsye tė jenė skllevėr tė padijes, thjesht sepse nuk arritėn tė rriten bashkė me kohėn.
Mundėsitė janė kėtu, shkollat, kurset, mjetet dhe vetėdija pėr mungesat tona.
Arsimi ėshtė rruga e fundit qė kemi pėr tė gjetur veten nė korridorin tashmė tė caktuar tė historisė sonė tė re evropiane. Ose do tė ecim pėrpara, ose do tė vdesim.
24/05/2005
KATEGORIA: Analiza
Krijoni Kontakt