PUNETORI TURK ZBULON RACIZMIN TONE
Nga Aleksander Cipa
"Sa peshon 1 kilogram dinjitet?" Kjo retorike eshte pjese e nje poezie fshikullante te poetit Xhevahir Spahiu, botuar ne fillim te viteve '90-te. Ne kulmin e deshperimit, bashkeshoqeruar me fillimin e tranzicionit, ndergjegjia e shkrimtarit behej zedhenese e perjetimit kolektiv ne vend. Ishin dite kur po shkermoqej morali yne i idealizuar, kur ndienim kalbezimin e asaj ndergjegjeje te injektuar si me njeridashesja, kur kriza na kishte mberthyer ne formen e fjales "dimer jashte e dimer brenda" -Njeriut, kur, kishim hyre ne periudhen me emrin me te keq dhe me lodhes, ate te tranzicionit.
Vrasja e humanizmit
Thelbi kuptimor i ketij krijimi me rendoi ne frizerin e kujteses, dy dite me pare, kur perjetova lajmin per sjelljen barbare te dy gangove anonime shqiptare, ndaj nje punetori turk, ndane rruges ne ndertim ne Elbasan. Prej disa muajsh ky punetor ishte vendosur ne kantierin e firmes se vendit te tij qe po nderton nje segment rrugor. Teksa vononte gangot shqiptare, me manovrimet e fadromes ne rrugen e ngushte e te shkaterruar per shkak te ndertimit, befas ai do te shenonte nje nder ditet ndoshta me te keqia te jetes se vet. Kjo i ndodhte ne Shqiperi. Sjellja kriminale, ndoshta e para e ketij lloji e ngjare ne vendin tone ne kete 10 vjetesh te fundit me nje te huaj, u percoll me nje indiference vrasese nga opinionistet tane. Lajmi u percoll me korrektese nga mediat, por mungoi reagimi publik. Ende nuk kemi nje deklarim perkrahes te Grupit Shqiptar te te Drejtave te Njeriut, te Komitetit Shqiptar te Helsinkit apo edhe te shoqatave me aktive te diteve te fundit, si MJAFT-i apo Tribuna Sociale. Pse? A mos valle rrahja e njeriut dhe hedhja e tij ne kthetrat e vdekjes nuk eshte fenomen trondites per shoqerine tone? Pse mungoi avokatia publike ndaj ketij qytetari modest, por i respektuar ne sakrificen e vet sociale ?
Kjo ndodhi se instikti per jeten e tjetrit mesa duket eshte demtuar tronditshem mes nesh.
E keqja lemsh, e mira fill !
Vite me pare me kujtohet nje skene komiko-tragjike ne piken kufitare te Kakavies. Nje lab trafikant nga nje fshat i Maleve te Vetetimes, kishte mbledhur me mendjemprehtesi grate e fshatit dhe fale "biletes se majme te vene prej tij" i kishte hipur ne nje autobuz dhe sapo mberrin ne piken doganore te pales greke, i keshillon shamizezat t'ia nisin vajit me ligje per fatkeqesine e dy bijve te rreme te tyre, emigrante ne Athine gjasme te vdekur. Imazhi real ngjethes i pamjes se tyre ne doganen e pales greke dhe thirrjet alarmante te labit mesoburre, i detyruan oficeret dhe drejtuesit e kesaj pike te perdorin zgjidhjen administrative me te shpejte duke marre ne konsiderate vetem humanizmin. Ata kaluan lehtesisht per ne Greqi. Natyrisht ata s'kishin si te depertonin menjehere ne mashtrimi aktoresk te grupit te shamizezave dhe labit trafikant spontan. Eshte nje nder rastet e rralla kur une kam vene re flagrancen e respektimit te humanizmit mbi detyren apo te drejten ligjore. Sikunder ai rast mbetet i vecante per shkak te inskenimit malinj prej trafikantit lab. Sa larg racizmit dhe cnjerezise me eshte dukur ate dite ai grup punonjesish te policise dhe doganes greke. Por ai fatkeqesisht eshte shume I rralle. Kronika e racizmit antinjeri shqiptar ne Greqi vazhdon te mbetet e hapur, sikunder po te hapura mbesin reagimet publike ndaj tij. Dhe kjo kunderti permblidhet ne shprehjen" E keqja lemsh, e mira fill!
Mes nesh racizmi
Muaji dhjetor i vitit te shkuar perfshiu ne kroniken me te bujshme rastet e dhunimit te emigranteve shqiptare nga shtetas dhe police greke. Madje fatalisht pati vdekje shqiptaresh emigrante per shkak te dhunes. Nje reagim legjitim dhe solidaritet normal human u verrejt ne mediumet tona dhe nga opinionberesit. Ne Greqi njeheresh u vu re sensibilizimi publik, ndaj sjelljes raciste. Pasuan deklarata dhe opinione per racizmin dhe ksenofobine prezente ne shoqerine e vendit fqinj. Rasti i punetorit turk eshte rasti ne te kundert per vendin tone. Keqtrajtimi barbar i tij, duke e hedhur ne lumin e rrembyeshem pas rrahjes, perben nje precedent qe shenon racizmin e skajshem. Ende, edhe sot, policia nuk ka mundur te kape agresoret, te coje ata ne banken e te akuzuarve per kete krim i cili peshon si i tille jo vetem per ata, por per krejt opinionin dhe drejtesine shqiptare. Ky reagim solidar per punetorin turk duhej te ishte i vrullshem, i shumshem dhe i menjehershem per shume arsye.
Kjo, per arsyen e pare se, vendi yne eshte nder shtetet me numrin me te pakte te emigranteve te pranuar si force punetore nga vende te tjera. Qenia e ketij punetori shtetas i huaj, ve ne prove edhe sensibilitetin e shoqerise sone ndaj te drejtave te individeve te huaj qe jetojne, qofte edhe perkohesisht, ne vendin tone. Njeherazi ky rast behet pjese e propagandes me te keqe ndaj sigurise dhe qetesise ne Shqiperine tone. Shurdheria apo memeceria e shoqatave per solidaritet dhe mbrojtje te Njeriut, pas rastit te Elbasanit, behen edhe me evidente. Mentaliteti i tyre dhe skema e "projektit-fitues", si thelb i qenies se tyre ne funksionim, deshmojne fiktivitetin moral te kesaj ekzistence. Ne rendesen e drejtperdrejte morale, rrahja dhe sjellja barbare ndaj punetorit turk prej dy shtetasve shqiptare, demaskon ndjeshmerine tone publike ndaj fatit dhe jetes se nje njeriu, i cili kerkon te investoje qofte edhe modestisht mund dhe jetese ne vendin tone. Rrahja barbare e punetorit turk eshte racizem i paster. Krimi penal ka ekspozuar ne kete menyre edhe krimin si fenomen shoqeror nder ne, pra racizmin. Per kete shkak dhe vetem per kete, shoqatat tona te animuara dhe te munguara njeheresh duhej te na kishin bere zhurme. Nuk eshte fjala per zhurma me leverdi politike, por per reagime fisnike me motiv te paster mbrojtes te vlerave dhe vyrtytshmerise njerezore.
Nisur nga referimi terezian per shpirtmadhesi, plaget dhe tmerri i hedhjes ne ujerat dimerore te Shkumbinit i punetorit turk prej dy bashkekombesave tane, na ben me turp te gjitheve. Kjo eshte e vertete jo vetem per shkak te ndodhjes, por per faj te ndjesise, se nder ne ekzistoka edhe racizmi i shijuar deritani, si realitet i te tjereve ! Mungesa e reagimit te receptoreve publike ndaj ketijrasti, pamedyshje do te na lere ne shijen e keqe te zbulimit te befshem te nje te keqeje tjeter. Plaget e te pafajshmit, thuhet ne nje nga sentencat e Nene Terezes, jane dhimbje per te gjithe. Kush nuk i ndien keto dhimbje, atij i mungon Njeriu.
Krijoni Kontakt