Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Ja edhe djemat e vertete te Krishtit - jo ata "ore ore lule bore"..!

    Meqe ne dore kam nje nga librat, mendoj, ende te pa perkthyer ne shqip, do te filloj dale nga dale te perkthej disa pjese te tij, te cilat sipas gjykimit tim do te jene edhe pjeset me interesante, packa se nje klasifikim i tille do te ishte i gabuar.


    Behet fjale per pater Josif Izikastin e Malit te Shenjte. Ne letrat e tij do te kuptoni se perse krishterimi i disave ketu ne kete forum nuk eshte vecse nje "ore ore lule bore" i disa yllkave qe mendojne se jane duke bere jete shpirterore, por qe ne fakt, vepra e te cileve eshte kashte qe digjet qe sapo te ngrihet dielli i pare, e lere me ate te mesdites.


    vazhdojme...

    shenim: teksa po kerkoja neper internet per kete shenjtor, verejta ne nje vend, se dikush thote se ky At i Malit te Shenjte qe ka fjetur ne vitin 1959, qe eshte edhe At shpirteror i Eterve tane ortodokse qe lane Malin e Shenjte per te ndihmuar krishterimin ne Shqiperi, si At Efrem Simonopetriti apo At Theologu, per te cilet sic e keni vene re ne kete forum disa SHIK-as apo pjella neperkash, sic i quan edhe Krishti ne Ungjill, i akuzojne me lloj lloj partupesish, por qe ne fakt po i ndihjne atyre ne kuroren qe u takon, te perjetesise, ka patur ne fillimet e tij si at shpirteror nje shqiptar...

    ....

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Letra 24 - naten qe Perendia me tregoi poshtersine e satanait

    Mos u befaso biri im. I tille eshte nje murg. Jeta e nje murgu eshte nje martirizim i vertete. Jisui yne i embel e shfaq Veteveten nepermjet mundimeve. Edhe sa here qe ta kerkosh ate, Ai do te te dergoje tundime. Dashuria e tij gjendet neper vuajtje. Ai te tregon per pak mjalte nderkohe qe nen te Ai fsheh plot e perplot hidherime. Mjalta e Hirit i paraprin hidhesise se tundimeve. Kur Ai ju dergo tundime Ai ju paralajmeron duke ju dhene nje mase te njejte Hiri si paralajmerues. Sikur te te thote: "Ji gati! Bej kujdes se prej ku do te te vije armiku per te te sulmuar". Edhe keshtu beteja edhe lufta e jote fillon.

    Ki kujdes e mos u frikeso. Mus u befaso nese gjyle topash fillojne te te bien, por qendro fuqimisht si nje ushtar i Krishtit, si nje luftetar i ushtruar, si nje luftetar trim. Pasi jeta e tanishme eshte vecse nje fushebeteje. Prehja eshte asaj jete matane. Ketu eshte mergimi. Matane eshte atdheu juaj i vertete.


    A nuk ta kam treguar kete histori te vertete me pare? Per tete vjet ne fillim, une pata nje lufte te frikeshme me demonet. Per cdo nate kishte nje beteje te llahtarshme, edhe cdo dite ishte plot me mendime te liga e pasione. Ata do te vinin me shpata, sepata, SFURQE....

    vazhdon...

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    "Suljuni" bertisnin. Ishte nje martirizim i vertete.

    "Shpejt, e Tereshenjta e dashur" bertisja une, nderkohe qe kapja njerin prej tyre. Ia tregova vendin edhe me pas rraha edhe te tjeret, por theva duart e mia neper mure duke bere keshtu.

    Rastesisht, nje i njohuri yne erdhi prej bote te na shohe. Ate nate e vura te fle ne kasollen time. Kur demonet erdhen per mua, si zakonisht, filluan qe te rrahin ate, ndersa ai filloi te bertiste! Ai ishte tmerruar fare - saqe per pak sa nuk e humbi fare. Une menjehere erdha me vrap.

    "C'ka bere vaki" i thashe.

    "Demonet, per pak sa nuk me mbyten" tha. "Me kane rrahur thuajse per vdekje!"

    "Mos u frikeso" i thashe. "E kane patur me mua, por kete nate me ngaterruan me ty! Gjithsesi mos u alarmo". I thashe po ashtu gjera te jera qe te sillja disi ne vete, por ishte e pamundur. Ai nuk mundej qe te rrinte me gjate ne ate vend martirizimi. Ishte tmerruar aq shume saqe shihte sa mjatas e djathtas, duke u lutur qe te ikte. Keshty qe ne mes te nates, e shpura ne Shen Ane edhe u ktheva. Ate kohe ishim ne Shen Vasil.

    Keshtu pra, pas tete vitesh si kjo, me te gjithe ato te rrahura qe i dhashe trupit tim per cdo dite per shkak te perleshjeve mishtore, me te gjithe te agjeruarat, me gjithe agripnite edhe beteja te tjera, u bera si nje kufome. U semura edhe e humba shpresen se do te mundesha ti nenshtroja ndonjehere demonet edhe pasionet.


    Atehere, nje nate, tek rrija ulur, ndjeva te hapej dera. Po lutesha noetikisht (me mendje) me koken perkulur edhe nuk po shihja siper. Mendova se ishte At Arseni. Atehere ndjeva nje dore poshte meje duke me stimuluar ne trup. Ngrita syte edhe pashe demonin e kurverise, ate te poshter. Ia vesha me grusht si te ish ndonje qen - aq shume kisha inat me te - edhe e zura. Floket e tij te beheshin si te derrit. Atehere ai u shporr, edhe i gjithe vendi u mbush me nje ere teper te felliqet. Edhe ne po ate moment, beteja e mishit u largua bashke me te. Me pas, ndihesha si nje foshnje, me po aq shume mospasion.


    Ate nate, Perendia me tregoi peshtiresine djallesore. Isha ne nje vend te ngrejtur e te mrekullueshem, ndersa poshte shte nje vend i hapur me det ne krah te tij. Demonet kishin vene me mijera kurthe. Murgjerit kalonin neper to edhe ziheshin prej tyre. Leqet zune disa prej koke, disa prej kembesh, te tjere prej dore, pre rrobeve - kudo qe secili murg mund te kapej. Nderkaq, dragoi i humbetires kishte nxjerre kryet jashte detit - me zjarr qe i dilnin nga goja, syte, edhe veshet - edhe gezohej me rrezimin e murgjerve. Terk po e shihja, e mallkova "O dragon i humbetires" i thashe "per kete na mashtron duke na bere prita!". Atehere erdha ne vete me gezim edhe keqardhje; me gezimsepse pashe leqet e djallit; me keqardhje, per shkak te rrenieve tona edhe rrezikun qe na kanoset gjate gjithe jetes sone.

    Me pas, pata nje paqe te madhe edhe lutesha. Por djalli nuk pushon. ai kthente njerezit kunder meje. Arsyeja perse po ti shkruaj keto gjera eshte qe ti edhe vellezert e tjere te keni durim.

    Nese deshiron te fitosh, te duhet nje beteje e tere ne kete jete. Nuk eshte shaka (shenim Seminarist: dmth nuk eshte "ore ore lule bore"). Lufta jone drejtohet kunder frymerave te papastra, te cilet nuk ta kthejne me emblesira apo cokollata, por plumba te mprehte qe vrasin shpirtin, jo trupin. Sidoqofte mos u merzit tej mase. Mos u frikeso. Ti ke ndihme. Une te perkrah. Me te vertete qe mbreme te pashe ne gjume. Po ngjiteshim sebashku pernga Krishti. Keshtu pra, ngrihu edhe vrapo pas meje. Vetem bej kujdes tashti qe i ke pare leqet e djallit. Mjere ai i cili zihet prej tyre - pasi nuk eshte e lehte qe tu shpetosh kthetrave te tyre.

    Sigurisht qe djalli nuk mundet nga vetja - sado qe te deshiroje - te na shpjerre ne ferr, nese ne nuk bashkepunojme ne poshtersite e tij. Serish, as Perendia nuk deshiron te shpetoje dikend vetem nga Vetevetja, pa bashkepunimin tone me Hirin e Tij per shpetimin tone. Perendia gjithnje na ndih, ai vjen gjithnje ne kohe, por Ai deshiron qe edhe ne te punojme, po ashtu, edhe te bejme aq sa mundemi.

    Prandaj mos thuaj se nuk ke perparuar fare, edhe te pyesesh se perse nuk ke bere perpara fare, apo gjera te tjera te tilla. Sepse perparimi nuk varet vetem nga njeriu, pavaresisht se sa e deshiron ai ate gje apo se sa fort punon per te. Fuqia e Zotit, Hiri i tij bekues, ben gjithshka, kur sheh bashkeveprimin tone. Eshte Hiri qe i ben ata qe pengohen te ngrihen edhe qe drejteson te renet. Neve duhet te kerkojme me te gjithe zemren tone kete Perendi edhe Shpetimtar te tonin qe te vije e te sheroje paralitikun, te ringjalle Lazarin, te vdekur prej ditesh, qe ti jape drite te verberit edhe qe te ushqeje te uriturit.



    Fundi i kesaj letre.


    vazhdon me nje leter tjeter.


    (shenim: keto letra jane korrespondenca me bij shpirteror te Jeronda Josifit)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 04-11-2003 mė 14:34

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Desha vetem te verej se perkthimi eshte i dores se pare per arsye kohe, pa asnje korrigjim te metejshem, keshtu qe beni durim nese shihni ndonje pjese sintaksore te crregullt apo ndonje mosdrejtshkrim nga nxitimi...!

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Letra 19 - Gjithnje bej metani nese je gabim, e mos humb kohe!

    E mora letren tende, biri im, edhe e pashe shqetesimin tend. Por mos u hidhero biri im, mos u shqeteso me teper se sa duhet. Edhe perse prape re, prape edhe te ngrihesh. Ti je therritur per ne nje rruge qiellore. Nuk eshte surprize per dikend qe eshte duke vrapuar e te pengohet. Kerkohet vetem durim edhe pendese per cdo moment.
    Prandaj, gjithnje bej metani kur te jesh gabim edhe mos humb kohe, pasi sa me shume qe ta shtysh te kerkuarit ndjese, aq me shume i lejon te ligut te leshoje rrenje ne ty. mos e lejo qe ai te leshoje rrenje ne pavendoshmerine tende.
    Prandaj, mos u deshpero nese rrezohesh, por ngrihu me shpejt edhe bej metani (pendese), duke thene: "Falme Krishti im i dashur. Nuk jam vecse njeri edhe i dobet." Zoti nuk te ka braktisur. Por meqe ende ke goxha krenari te botes, edhe vetelavdi, Krishti yne lejon qe te gabosh edhe te biesh, ashtu qe ta kuptosh edhe ta dish dobesine tende per cdo dite, ashtu qe te behesh i duruar me te tjeret te cilet gabojne, edhe qe te mos i gjykosh vellezerit, kur ata gabojne, por me teper ti tolerosh ata.



    Keshtu pra, qe sa here te biesh, ngrihu serish ne moment edhe kerko falje. mos fshih ne zemer keqardhje, pasi keqardhja (ligeshtia) edhe zemerleshimi jane gezimi i te ligut. Ato e mbushin shpirtin e dikujt me hidhesire edhe pjellin shume te liga. Ndersa mendja e atij qe pendohet, thote: "Mekatova! Falme At!" edhe ai e perze keqardhjen (ligeshtimin). ai thote, "A nuk jam une vecse nje njeri i dobet? Keshtu qe c'tjeter te pres?". Me te vertete biri im qe keshtu eshte. Bej zemer.
    Vetem kur hiri i Perendise vjen, atehere dikush mund te qendroje ne kembet e tij. Ndryshe, pa hir, ai ndryshon vazhdimisht edhe gjithnje bie. Keshtu qe pra behu burre edhe mos u frikeso fare.
    A nuk e sheh se si vellai qe me shkrove i rezistoi tundimit? Edhe ti po ashtu te besh. Krijo nje shpirt te forte kundrejt tundimeve qe do vijne. Pasi, per cdo rast, ato do te vijne. Harro se per cfare zemerleshimi edhe pafuqia jote te udhezojne. mos u frikeso prej tyre. Ashtu sikunder tundimet e meparshme kaluan me hirin e Perendise, keto, po ashtu, do te kalojne porsa ta kene kryer funksionin e tyre.
    Tundimet jane ilace edhe bime mjkesore qe sherojne pasionet tona te dukshme edhe plaget tona te paduskshme. Keshtu pra qe bej durim, ne menyre qe te perfitosh per cdo dite, qe te grumbullosh pagen, prehjen edhe gezimin ne Mbreterine qiellore. Pasi nata e vdekjes po vjen, edhe askush nuk do te jete ne gjendje te punoje me pas. Prandaj pra nxito, se koha eshte e shkurter.
    Duhet te dish po ashtu qe: nje jete fitimtare e nje diteshme me trofe edhe kurora eshte me e mire se nje jete me neglizhime qe zgjat per shume vjet. Sepse beteja e dikujt e bere me njohuri edhe kuptim shpirteror qe zgjat nje dite, ka te njejten vlere sa edhe beteja e dikujt tjeter, qe lufton me neglizhence, pa dituri per pesedhjet vjet.
    Pa beteje edhe derdhje te gjakut tend, as mos prit liri nga pasionet. Dheu ne ne nxjerr gjemba e ferrishte qe prej pas renies. Na eshte urdheruar qe ta pastrojme ate, por vecse me shume dhimbje, duar te pergjakura, e me shume psheretima mund te shkulen ferrishtet. Prandaj vajto, derdh nje lume lotesh, edhe zbute token e zemres tende. Porsa dheu te zbutet, atehere dhe crrrenjosja e gjembave do te jete e lehte.


    Fund i kesaj letre...

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    letra e 37.

    Perseri edhe perseri po ju shkruaj bija ime e dashur, si edhe te gjithe motersise ne Krishtin. Per ju lutem me lote te paster e dashuri te plote ne Krishtin.

    Pra, juve shkruajtet se keni shume tundime.

    Por nepermjet tyre, bija ime, behet pastrimi i shpirti. Nder tundime edhe vuajtje ka edhe hir. Aty do ta gjeni Jisuin tone te embel. Ju takon qe ta tregoni dashurine tuaj per Krishtin tani, kur ju beni durim me tundimet.

    hiri do te vij edhe nje here, edhe serish do tju lere. Vetem mos pusho se kerkuari ate e lote.

    Para syve te tu le te jete si shembell Kryemurgesha edhe e gjithe bashkesia. Ju keni edhe atin tuaj, i cili hyn ne shenjteroren, pas velit, edhe kur zbret reja hyjnore, ai i lutet Zotit. Edhe si te fundit na te gjithe juve me keni mua, po ashtu, i cili kur Dhenderi e viziton, i thote Atij gjithshka edhe nxehtazi i lutet ne emrin tuaj edhe per te gjithe motrat.

    Shpesh here Ai me thote me kembengulje: "Ne durimin tuaj ti mbani shpirtet. Jo ne mosdurim. Cdo gje do te ndodhe, Une degjoj gjithshka, por gjithshka ne kohen e vet!"

    Prandaj, nenat edhe motrat e mija te dashura ne Zotin, vermani veshin edhe nje here; degjojini fjalet e mia. Perkulini veshet tuaj ndaj paravolise. Per hir te dashurise ndaj jush edhe per dobi te shpirteve tuaja, une do ta planifikoj jeten per ju, ashtu qe ju te perfitoni fuqi edhe durim, pasi pa durim triumfi eshte i pamundur. Nje murg pa durim eshte si llamba pa vaj.

    Po ju shkruaj ne germa te vogla per te kursyer letren, pasi nuk kam shume. Letra qe kam vjen era ilace kundra insekteve, pasi nje doktor me te cilin kam korespodence, ma dergoi. Falmeni ju lutem per kete.


    Keshtu pra, me pak fjale po ju sqaroj shkurtimisht:


    Kur isha ne bote, ne menyre te fshehte kisha beteja te fuqishme plot me gjak. Haja vetem nje here per cdo dy dite edhe vetem pas ores 3 pasdite. Malet e shpellat e Pantelise me njihnin si nje pelikan te urritur, duke qare, e duke kerkuar shpetimin. Po provoja veten te shihja nese isha ne gjendje te perballja veshtiresite e te behesha murg ne Malin e Shenjte. Keshtu pra, pasi u praktikova mire e mire per disa vite, iu oergjerova Zotit per te ngrenat e mia ne ditet e tjera, edhe premtova se kur te shkoj ne Mal te Shenjte, do te haja veten nje here ne cdo tet dite, sikurse shkruhet edhe ne jetet e shenjterve.

    Keshtu pra, kur mberrita ne Mal te Shenjte, plot deshire kerkova, por nuk gjeta askend qe te hante me pak se nje here ne dite. Ende rrenqethem tju tregoj lotet edhe dhembjen ne shpirtin tim, te qarat qe do te leviznin malet; duke lotuar nate e dite, pasi nuk e gjeta Malin e Shenjte ashtu sic shenjtoret e pershkruajne.

    Te gjitha shpellat e Malit te Shenjte me priten si bujtes. Hap pas hapi, sikurse drenusha kerkon uje qe te shuaje etjen, kerkova per at shpirteror qe te me mesonte meditimin (theoria) qiellor edhe praktiken. Me ne fund, pas nje te kerkuari te zellshem per dy vjet edhe pas te derdhurish te mjaft loteve sa per te mbushur nje kazan pagezimi, vendosa qe te qendroj me nje at te paket, te thjeshte, te mire sebashku me nje vella tjeter. ati im me dha bekimin qe te perpiqesha aq shume sa edhe mundesha edhe qe te rrefehesha kujtdo ati qe te me pelqente. Keshtu qe une praktikova bindje perfekte.


    Para se te rrija me Atin tim, shkoja e ulesha ne pasdite per dy ore te tera neper pyll - ku vetem egersira ka - edhe qaja pa ngushellim derisa sa pislleku u be balte nga lotet e mi. do te lutesha me ze. Nuk dija se si ta thoja me mendje, por kembengulja duke i kerkuar te Tereshenjtes edhe Zotit qe te me jepnin hirin qe te lutesha me mendje, sikurs shkruajne edhe shenjtoret ne Filokaline. Pasi kur e kam lexuar ate, e kuptoja se ishte dicka qe une nuk e kisha ende.

    Edhe ja, nje dite pata shume tundime. Gjate gjithe asaj dite qajta me me shume dhimbje. atehere ne mbremje, gjate perendimit, i uritur edhe stermunduar nga te qarat, sic isha, u shemba. I renduar edhe i plagosur po shija Kishen e shperfytyrimit ne maje te malit, duke iu pergjeruar Zotit. Atehere mu duk se nje gjeme e fuqishme ere erdhi prej andej, e cila e mbushi shpirtin tim me nje arome te pashprehshme. Menjehere zemra filloi por si taktaket e nje ore te thote lutjen me mendje. Keshtu qe u cova, plot hir e gezim te papershkruarshim, edhe hyra ne shpelle. Atje mbeshteta koken mbi gjoks edhe fillova te lutem me mendje. Sapo e thashe disa here lutjen, u rembeva ne medimtim. Edhe pse isha brenda ne shpelle edhe dera ishte e mbyllur, ndihesha se isha ne qiell ne nje vend te mrekullueshem me nje qetesi te thelle edhe paqe te shpirtit - nje prehje perfekte. Me vete po thoja qe: "Perendia im i dashur, sikur te mos kthehesha me ne bote, ne ate jete plote plage, po te lutem a mund te qendroj ketu". Me pas, pasi Zoti me ngushelloi me aq prehje sa deshironte, erdha ne vete edhe e pashe veten ne shpelle.

    Qe prej atehere, lutja nuk pushoi se theni me mendje perbrenda meje. Me pas, kur vajta qe te rrije me atin tim, fillova perleshje te medha - gjithnje me bekimin e tij.


    Nje nate tek po lutesha, serish rashe ne (ekstaze) meditim edhe mendja ime me coi ne nje fushe. Edhe ja atje pashe murgjerit vene ne fronte per beteje, sipas rangut. Nje gjeneral i gjate mu afrua edhe me thote: "A don qe te hysh e te luftosh ne vije te pare?" Edhe une iu pergjigja se deshiroja fort qe te hyja e te luftoja kundra Etiopianeve (demoneve) ne krahun e kundert, qe po kelthisnin e nxirrnin fryme zjarri si qen te egersuar, edhe pamja e ashper e te cileve ngjallte frike. Por edhe keshtu, une nuk pata frike, pasi isha kaq i terbuar sa mund ti shkyja me dysh me dhembe. Eshte e vertete, ne fakt, se edhe si laik, kam patur nje shpirt fare te mire. Keshtu pra Gjenrali me ndau nga rradhet, ku ishte nje shumice e madhe eterish. Pasi kaluam tre a kater rradha ne rregjiment, ai me solli ne vije te pare, ku kishte vetem nje a dy murgj balle per balle me demonet. Demonet ishin gati per sulm kundra nesh, por edhe une po ashtu nxirrja fryme flake edhe u kanosesha atyre. Ai me la atje edhe shtoi, "une nuk do te pengoj, megjithse do te ndihmoj kedo qe deshiron te luftoje me trimeri kundra tyre." Atehere erdha ne vete edhe nje here edhe reflektova, "Jam kurioz te di se si do te jete kjo lufte?"

    Nje beteje e ashper filloi nga ana e tyre, gjate se ciles, demonet nuk me lane ne paqe dite e nate. Beteja te llahtarshme. As edhe nje ore te vetme qetesie. Por edhe une iu pervesha kunder atyre.

    Do te ulesha per gjashte ore ne lutje edhe nuk do ta lija mendjen jashte zemres. Embelsire derdhej nga trupi im si prej nje ene. E rrihja veten pa pushim. Dhimbje e lote. Agjerime ekstreme edhe nete te zgjuar me lutje. Atehere, me ne fund, u shemba. Per tete vite te tera, cdo nate ishte nje martirizim.
    Demonet do tia mbathnin duke gerthitur: "Na dogji, na dogji!".


    Nje nate, vellai fqi ndodhi qe te na vizitonte, edhe ai po ashtu i degjoi edhe na pyeti se cilet ishin keta njerez qe bertisnin.


    Sidoqofte, diten e fundit, kur Krishti do ti perzinte nje here e mire, une isha ne deshperim te thelle duke menduar, "Meqe trupi im eshte thyer sikur te ishte i vdekur, e meqe pasionet jane po aq te gjalla ne mua sikur te isha ne shendet te plote, demonet do te kene fituar. Me siguri qe do te me kene djegur edhe mundur, ne vend qe ti mundja une ato." Ne fund, tek ulesha i plagosur, i deshperuar....


    vazhdon...

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    ...edhe praktikisht i vdekur, ndersa ndjeva dera u hap edhe se dikush hyri. Nuk u ktheva qe te shoh se kush ishte, por vazhdova te then lutjet. Papritamas ndjeva se poshte meje dikush po me stimulonte sensualisht. U ktheva edhe pashe demonin e shemtuar, koka e te cilit qelbte. Atehere si ndonje bishe eger zura qe ta kap. Sapo e kapa - i kish floket si te derrit - ai u zhduk, duke lene pas nje sensacion te flokeve te tij neper gishtat e mi edhe nje eren e felliqet te tij ne hunden time.. Se fundmi, nga ai moment, lufta e deri mbaroi. Paqa erdhi ne shpirtin tim, edhe isha krejteisht i liruar nga psionet e mishit.
    Ne fund, ate nate rashe serish ne ekstaze, edhe pashe nje hapesire qe ndahej nga deti. Ne ate hapesire ishin vene leqe kudo, por qe ishin te fshehura qe te mos dukeshin. Une gjendesha ne nje vend teper te larte, edhe shihja gjithshka si ne teater. Te gjithe murgjerit do te kalonin neper ate vend. Ndersa ne det nje dragon i terbuar, nje demon i tmerrshem, syte e te cilit leshonin flake. Ai do te nxirrte jashte kryet e tij te shihte nese murgjerit po kapeshin neper leqe. Tek kalonin ne to pa frike apo shqetesim, njeri u kap nga qafa, nje tjeter nga beli, nje tjeter nga kemba, e nje tjeter nga dora. Me te pare kete demoni qeshte i gezuar e ngadhenyes. Por une, teper i shqetesuar therrita, "Ah demon i lig. Cfare gjerash nuk ben e si nuk na genjen!" Atehere erdha ne vete serish edhe e pashe veten brenda ne kasolle. Rregulli im ishte qe te haja ak buke e ushqim nje here ne dite. Edhe per Pashke, apo dita para fillimit te Kreshmes, hanim vtem nje here ne dite. Per me teper, per gjate gjithe vitit rrinim zgjuar ne lutje gjate gjithe neteve.

    At Arseni edhe une e morrem kete rregull nga Ati i shenjte qe praktikonte veteshqyrtim, At Danieli. Ka patur edhe burra te tjere te shenjte ne ate kohe. Ai ishte njeri prej tyre. Ishte prift edhe hezikast i dhene. Ai nuk do te lejonte askend qe te ishte prezent ne Liturgjite e tija. Ajo zgjaste mese tre ore e gjysme, sepse ai nuk mund ti thosh lutjet per shkak te loteve te tij. toka behej balte. Per kete arsye i merrte shume kohe. Ai ka kryer liturgji per me teper se pesedhjete vite. Atij as qe i vajti nder mend qe ti shkonte nje dite e vetme pa kryer liturgjine. Gjate Kreshmes, ai kryente Liturgjine e dhuratave te parashenjteruara. Me ne fund ai fjeti ne Zotin pa u semurur ndonjehere ne jeten e tij.


    Nje tjeter, ka pas qene nje rus. Ai kish lote pa pushim dite e nate. Jetonte krejteisht ne zaptim hyjnor edhe ish i mbushur me theori (meditim-ekstaze). Ai ua kaloi shume shenjterve te hershem. Ai thosh: "Po ta shihni Perendine, nuk keni gje per te thene, por vecse qani nga gezimi." Ai po ashtu kishte paranjhuri, pasi do ta dinte ne advance se kush ishte duke ardhur.


    vazhdon...

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Keshtuqe kete rregull te lutjes gjate gjithe nates e te agjerimit e morem nga At Danieli. Sikurse edhe thashe, ai nuk do te pranonte asnjeri, por meqe une kam qene i mire ne te kerkuarit e gjerave per te mesuar - ose ndoshta nga providenca hyjnore, meqe une i pergjerohesha atij - ai me pranoi e me lejoi. Per cdohere qe vija, ai do me thosh vetem ca fjale plot hir. Do te ecja ne kembe gjate gjithe nates qe te shkoja vetem atje edhe te shihja ate spektakel me te vertet hyjnor e te degjoja nje apo dy fjale. Te dy keta eter ishin krejtesisht te izoluar.
    Ka patur edhe shume te tjere. Secili prej tyre kishte dhuraten e vete, ndersa qe te gjithe ishin te shenjte, qe si zambake kundermonin neper shkretetire.

    Nje here, tek po ecja nates me nje hene te plote, isha duke shkuar per tek ati, qe ti rrefeja mendimet e qe te kungohesha. Me te mberritur, qendrova larg ne distance te shkurter mbi nje shkemb, ne menyre qe te mos e bezdisja lutjen e tyre te panderprere gjate gjithe nates. do te kete qene ora 10 e nates. Tek rrija ulur e po thosha lutjen me mendje, degjova nje ze te embel te nje zogu qe po kendonte, edhe mendja ime u zu prej atij zeri. Po e kerkoja qe te shija se cfare te ishte ky zog, duke pare ketu e atje. Ne kerkim e siper, hyra ne nje lendine te mahniteshme e po kaloja neper nje rruge qe zbardhonte si debora me mure prej diamanti e kristali. Brenda mureve kishte lloj lloj lulesh te arta. Keshtu qe mendja ime e haroi krejtesisht zogun e isha krejteisht i rrembyer duke pare ate parajse. Tek po shkoja me tutje, pashe nje pallat te gjate plot shkelqim, duke me mahnitur shpirtin e mendjen njekohesisht. Tek dera qendronte e Tereshenjta, duke mbajtur te embelin Jisu foshnje ne krahet e saj. Ajo zbardhonte e gjitha si debora e shkelqente. Iu afrova edhe e putha me dashuri te pafundme. Ndersa ajo me perqafoi si te isha ndonje foshnje edhe me tha dicka. Nuk mund ta harroj dashurine qe me tregoi si nje Nene e vertete. Atehere, pa ndonje droje e turp shkova drejt saje, sikur ti afrohesha ikones se saje, edhe bera cfare do te bente nje femije i pafajshem tek sheh nenen e tij te embel.
    Ende nuk e di se si u largoave nga ane e saje, pasi mendja ime ishte rrembyer krejteisht prej se larti. U largova se andejmi nepermjet nje udhe tjeter ede u ktheva ne nje lendine ku gjendej nje si strehe. atje ata me dhane dicka si bekim edhe me thane: "Ketu eshte gjiri i Avrahamit. E kemi zakon qe te japim dicka si bekim kujtdo qe kalon ketej." Keshtu qe une kalova andej edhe njekohesisht erdha ne vete, tek e pashe veten edhe nje here te mbeshtetur ne shkemb.


    vazhdon...

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Pas kesaj e braktisa qellimin se per cfare isha nisur, edhe u nisa teposhte plot gezim qe te nderoja ikonen e te Tereshenjtes ne shpellen e Shen Athanas Athonitit, pasi kisha nja respekt te madhe per te. Atje qendrova gjashte muaj si fillim, thjesht nga dashuria per te, edhe zakonisht ndizja kandilet e vajit para saj. Dite e nate mendoja per te. Keshtu pra ndersa isha rrembyer krejt ate nate nga dashuria hyjnore, u nisa teposhte qe ta falenderoja. Sapo hyra brenda edhe e nderova - po rrija perkundrejt ikones se saj edhe isha duke e falenderuar - nga goje e saj e embel doli aq shume arome, si nje fryme freskuese ajrore, saqe mbushi shpirtin tim i cili mbeti pa fjale gjate nje ekstaze te dyte per nje kohe te gjate. Me te ardhur kujdestari i kandileve, une morra aratine, si i marre, ne rast se mos ai verente ndonje gje edhe ia niste nga te pyeturit.
    Ne menyre te ngjashme, ne nje rast tjeter, une po rrija zgjuar ne lutje vetem ne kasollen time - pasi At Arseni edhe une rrinim zgjuar per cdo nate me lutje e lote - une rashe serish ne ekstaze. Qelia ime u mbush me drite, thua se ishte dite. Ndersa tre femije, jo me shume se dhjete vjec, u shfaqen mu ne mes - te se njejtes natyre edhe pamje, te njejten veshje, fytyre, e bukuri. Mrekullohesha se pari ata edhe rrembehesha i teri. Ata ishin perkrah njeri tjetrit edhe qe te tre sebashku me bekuan, sikurse bekon nje prift, e kenduan, "Sa u pagezuan me Krishtin, Krishtin kane veshur. Aliluja!" Atehere ata erdhen drejt meje e me pas u larguan pa me kthyer shpinen, e serish erdhen drejt meje, ndersa kendonin. Une mahnitesha tek mendoja se si kishin mesuar keto femije te kendonin kaq bukur? Nuk me binte ndermend se ne Malin e Shenjte nuk kishte femije te tille te vegjel e kaq te bukur. Atehere, ata ashtu sic erdhen, u larguan qe te bekojne te tjere. Ndjehesha i mahnitur, edhe kaluan dite pa qe te kalonte ai gezim, e qe te me ikte nga kujtesa. sidoqofte, gjera te tilla zor se mund te harohen.



    Nje here tjeter, tek isha ne psheretima te thella, edhe le te jete kjo e ditur se Perenda as nuk e ngushellon e as nuk i shpall gjera te tilla nje shpirti pa rreziqe edhe tundime te tmerrshme - vetem atehere kur gjendet nevoja, e jo thejsht nga rastesia. Ne vuajtjen time te pamate, pra, sikurse edhe here te tjera, Jisui u shfaq driteplote mbi Kryq, me kryet e perkulur, edhe me perkujtoi duke me thene: "Shih pra se sa kam vuajtur per ty!" Edhe menjehere te gjitha vuajtjet e mia u zhduke si te ishin tym.
    E cfare mund te themi per dashurine e madhe qe Zoti na tregon qe te na shpetoje! Por ne harojme gjitshka porsa gjendemi perballe tundimit me te vogel, edhe pse ne tundime e vuajtje, aty gjendet edhe Krishti. Shqetesimet edhe kujdesjet se si te nxirret jetesa, nuk mund te quhen vuajtje. Une jam duke folur per Vuajtje per Krishtin: qe te persekutohesh; te vuash ne menyre qe te shpetosh dike tjeter; te perleshesh per dashuri te Krishtit edhe qe te kundervihesh nga tundime; te vuash ne fatkeqsi deri ne vdekje per hir te Krishtit; te durosh fyerje edhe keqtrajtime te padrejta; te meperkembesh nga te gjithe si ndonje i marre. Atehere Zoti me drejtesi e ngushellon edhe e bekon nje shpirt



    E gjithe jeta ime ishte nje martirizim i vertete. Ne pjesen e saj me te madhe, une vuaj per te tjeret: duke dashur qe ti shpetoj ata nderkohe qe ata nuk degjojne; duke qare e u lutur, nderkohe qe ata bejne bisht edhe munden nga tunduesi. Nje here gjendesha ne keqardhje te thelle e vuajtje te madhe, nderkohe qe rashe ne ekstaze. Tek po ecja, e pashe veten ne nje shesh, trualli i te cilit ishte i bardhe si debora. Isha krejteisht i mahnitur edhe habitur, "Si bera qe arrita ne kete vend kaq te bukur?" Po shihja se nga do te dilja jashte, se mos vinte ndonje e me gjente e te me padiste se kisha hyre pa leje. Edhe tek po shija plot kuriozitet djathtas e majtaz per te gjetur udhen per jashte, pashe nje dere bodrumi edhe hyra neper te. Ishte nje Kishe e te Tereshenjtes. Disa te rinj te mrekullueshem rrinin ulur te veshur me veshje plot shkelqim edhe kishin nga nje kryq te kuq neper gjokse e ne balle. Njeri prej tyre, qe kish veshjen me me shkelqim e qe dukej si gjeneral u ngrit prej fronit te tij edhe me thote: "Eja. Po te prisnim." Atehere mu lu qe te ulesha.
    "Falme", i thashe, "jam i padenje qe te ulem ketu, por me mjafton qe te qendroj ketu prane kembeve te tua." Ai buzeqeshi, me la, edhe shkoi drejt ikones se te Tereshenjtes edhe tha, "Zonja e ete gjitheve, Mbreteresha e Engjejve, e Panjolla virgjeresha Hyjlindese! Tregoja hirin tend ketij sherbetorit tend qe vuan kaq shume per hir te dashurise per ty, ashtu qe ai te mos mbytet neper vuajtje."
    Edhe papritmas, aq shume arome doli prej ikones se saje hyjnore, edhe e Tereshenjta dukej aq e bukur, ne gjatesi te plote, saqe ne ate bukuri te tejskajshme - nje milion here me i ndritshem se Dielli - une rashe ne kmebet e saj i pazot qe ta veshtroja edhe zura te qaj e derdh lot, "Falme Nene e dashur se nga padituria une te hidheroj!" Edhe duke qare keshtu ne te vertete, erdha ne vete i mbytur ne lote e plot gezim.
    Por tashti une jam duke numeruar ngushellimet. do te duhej te thosha edhe vuajtjet ekstreme te pambajtshme, edhe ato tundimet tejet te hidhta. Cdo ngushellim i tille paraprihej nga ndnje vuajtje e madhe. Mbytje e shpirtit e sulme nga terri i sketerres.....



    Fund i kesaj letre.

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Fjalet hapese te librit

    Keto jane fjalet hapese te librit "Monastic Wisdom", qe perbehet nga Letrat qe i bekuari Josif i Malit te Shenjte ua dergonte nxenesave te tij shpirterore neper bote apo manastire, djem a vajza:

    "Vale mendimesh mahnisin mendjen time; gjuha me trashet e nuk mund te shprehet, e paafte per te leshuar fjalet ne kohe. Sifoni noetik derdhet jashte per shkak te shumices - por sidoqofte, ne ditet e sotshme ka pak dhe. Pasurite e Zotit tone jane te shumta, por fatkeqsisht dalin vetem pak qe duan ti trashegojne. Qe ti trashegosh ato, duhet nje beteje e pergjakshme, por cfare shihet rrethe e qark eshte vetem dembelizmi. Keshtu qe pra detyrohem qe ti hapem botes, pasi shpresoj qe shpirtet e pastra do ta mirepresin fjalen, e keshtu une do te marr shperblimin e dashurise.
    Keshtu pra, degjojini fjalet e mia, e perkulini veshet tuaj...."
    ....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishės sė Romės drejtuar Kishės sė Korinthit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shėn Nilit - 7 maj, 12 nėntor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •