Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Klandestinë në kamionët e lojërave të Edi Ramës

    8 Janar 2004

    Në lojërat "Luna Park" që po kalonin për në Itali pas më se një muaji qëndrim në Shqipëri, u tentua të kaloheshin ilegalisht drejt Italisë 24 të rinj shqiptarë. "Luna Park" është sjellë në Tiranë nga kryetari i Bashkisë Edi Rama. Policia thotë se po heton për implikim në këtë çështje të disa italianëve dhe shqiptarëve.

    24 klandestinë janë ndaluar në Portin e Durrësit, teksa tentonin të kalonin për në Itali me kamionët që ishin të ngarkuar me lojërat e montuara në qendër të Tiranës disa kohë para vitit të ri. Kamionët italianë të mbushur me lojëra, të sjella në Shqipëri nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, kishin në brendësi 24 shtetas shqiptarë, të cilët tentuan të kalonin në Itali në mëynrë klandestine. Ata kanë thënë para policisë se kishin paguar nga 2 mijë euro për person për të kaluar në anën tjetër të detit. Policia thotë se po heton mbi italianët, të cilët kanë lidhje direkte me Edi Ramën. Burime pranë policisë së Durrësit thonë se kalimi i 24 të rinjve në drejtim të Italisë ishte i organizuar dhe në këtë kalim dyshohet se janë të përfshirë edhe disa shtetas italianë, që në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë kanë tentuar trafikimin e qenieve njerëzore me qëllim përfitimin.

    "Luna Park", është sjellë në Tiranë në fund të nëntorit, pikërisht në kohën kur opozita kishte filluar protestat në sheshin 'Skënderbej'. Ata kanë ardhur në Shqipëri me ftesë e miratim direkt të Edi Ramës. 24 të rinjtë ndodhen ende të ndaluar në komisariatin e policisë së Durrësit. Ata janë pyetur për organizatorët e këtij trafiku, por policia nuk bën të ditur nëse deri në këto momente ka rezultuar ndonjë funksionar i lartë shqiptar i implikuar. Ajo që bëhet e ditur është se po hetohet mbi një bashkëpunim të disa italianëve të "Luna Parkut" dhe shqiptarëve që kanë mundur të bëjnë organizimin e kalimit për në Itali të klandestinëve. Drejtuesit e kamionëve, ku u gjetën 24 personat që kishin paguar para për të kaluar në Itali, ndodhen në dorë të policisë dhe po hetohet pozicioni i tyre.

    24 qytetarët shqiptarë, kryesisht të rinj, të cilët kundrejt një pagese, tentonin të kalonin ilegalisht në drejtim të vendit fqinjë Itali, janë ndaluar dje nga policia portuale. Policia tha se trafikimi i mbetur në tentativë, u krye duke shfrytëzuar kamionët ku ndodheshin lojërat italiane. Këto ishin instaluar në sheshin kryesor të Tiranës gjatë muajit dhjetor. Burime zyrtare të policisë së Durrësit, bënë të ditur se të 24 shtetasit shqiptarë nga rrethe të ndryshme të vendit, dyshohet të kenë paguar secili deri në 2 mijë euro, për të arritur ikjen klandestine në drejtim të Italisë. Sipas të njëjtave burime të informacionit, 24 klandestinët u gjetën të fshehur në pjesët e brendshme të lodrave të tipit "Luna Park", lodra elektrike, të cilat pasi ishin çmontuar, ishin vendosur në kamionë, me qëllim rikthimin në Itali. Policia tha se është duke kryer hetime në disa posta në lidhje me gjetjen e këtyre klandestinëve të fshehur brenda lodrave "Luna Park". Sipas saj, dyshohet që në këtë trafik të qenieve njerëzore, të jenë implikuar disa shtetas italianë. Në këtë drejtim, po hetohet mbi pozicionin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe të lodrave "Luna Park", në këtë trafik të dyshuar klandestinësh, me destinacion Italinë.

    Marre nga Tema
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 08-01-2004 më 05:17
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Policia e Durresit ndali pak para nisjes, grupin e te rinjve qe fshihej ne brendesi te lodrave italiane, "Luna Park", me synim ikjen ilegale ne Itali. Shoqerohen te gjithe adoleshentet nga Tirana, Durresi, Elbasani e rrethet veriore. Kishin paguar nga 2000 USD secili. Pezullohet nisja e tragetit "Ionis" te kompanise greke Ventouris Ferries. Gjenden edhe 8 kosovare, te fshehur ne anije. Zbulimi, si qente nuhaten ere njeriu dhe frenuan ikjen

    Te fshehur brenda lodrave italiane "Luna Park" qe ishin ne sheshin kryesor te Tiranes gjate diteve te festave, 23 te rinj u kapen dje ne mengjes, ne prag te ikjes klandestine ne Itali. Emigrantet e paligjshem, mund te ishin nisur per pak caste, nese qente nuk do te nuhasnin ere njeriu duke bere qe endrra klandestine te marre fund. Te rinjte, ishin fshehur ne kamionet italiane te firmes se lodrave argetuese "Luna Park", me qender ne Bari te Italise, ne bordin e tragetit "Ionis". Uniformat blu te Portit te Durresit kane zbuluar dhe ndaluar 23 djemte e moshes nga 17 deri 25 vjec, te cilet vinin pjesa me e madhe nga qyteti i Tiranes, si dhe Durresi, Elbasani, Kukesi, Peshkopia e Puka. Policia tha se ata ishin fshehur brenda disa kamioneve qe ishin duke u imbarkuar ne tragetin "Ionis" te linjes Durres-Bari. Emigrantet e paligjshem, u zbuluan rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem, gje qe shtyu edhe nisjen e tragetit, i cili u largua nga porti vetem pas tre oresh.

    Nderkohe numri i te ikurve ne tentative drejt Italise, shkon ne 31 vetem dje, pasi u kapen edhe shtate kosovare si dhe nje qytetar shijakas, me pasaporte false. Te hene ne mbremje, shtate qytetare nga Kosova u ndaluan nga unifoprmat blu te Portit te Durresit teksa tentonin te hipnin ne traget drejt Italise duke perdorur pashaportat e tyre me viza te fallsifikuara. Nderkohe, dje ne mengjes, policia ka ndaluar edhe qytetarin Kasem Plaku, 20 vjec, lindur e banues ne Shijak, pasi u kap nga policet e vendkalimit dhe kontrollit kufitar me nje leje qendrimi italaine te fallsifikuar.

    Por, zbulimi me i bujshem ndodhi ne disa kamione qe po hipnin ne tragetin "Ionis". Brenda tyre ishin fshehur 23 djem te moshes nga 17 deri ne 25 vjec. Sipas procedurave, te gjitha mjetet e transportit te mallrave, para se te hipin ne traget, kontrollohen imtesisht nga policia. Kjo behet per te parandaluar transportin e droges dhe te klandestineve. Kur kane nuhatur njerezit, qente kane filluar te lehin. Kontrolli qe pasoi rezultoi ne gjetjen e 23 personave. Uniformat blu bene ndalimin edhe shoqerimin e tyre per ne mjediset e Drejtorise se Policise se Durresit. Sipas burimeve policore, hapi tjeter do te jete marrja e tyre ne pyetje per te zbardhur perpjekjet e tyre per te kaluar kufirin drejt Italise. Nje numer kaq masiv klandestinesh ka bere qe policet te dyshojne edhe tek drejtuesit e mjeteve si bashkepunetore ne kete veper te kundraligjshme. Ne fakt, shpeshhere, ne te kaluaren, jane zbuluar persona qe kane hyre fshehur neper kamionet qe nisen drejt Italise. Por, numri i tyre ka qene mjaft i vogel dhe drejtuesit e kamioneve nuk kane patur dijeni per ata. Por, ne kete rast historia eshte paksa me e komplikuar. Megjithate, askush tjeter nuk eshte shoqeruar per ne qelite e policise se Durresit. Burimet policore bejne te ditur se do te jene kallezimet e vete klandestineve qe do te vendosin per hapat e ardhshme te ndonje aksioni. Per kete vit, ky eshte rasti i pare i ndalimit te qytetareve qe tentojne te kalojne kufirin ne rruge klandestine. Valbona Mehmeti

    PRECEDENTI

    Dyndja e emigranteve uli vigjilencen kufitare

    Gjate tri diteve te fundit, nepermjet Portit te Durresit, afro 17 000 njerez jane larguar drejt Italise dhe ky fluks i madh njerezish ka shtuar tentativat per kaluar fshehurazi kufirin. Trageti "Ionis", i vene ne pune nga kompania greke e lundrimeve Ventouris Ferries, ishte programuar te largohej nga Porti i Durresit ne drejtim te Barit ne oren 03:00 te mengjesit. Fluksi i madh i udhetareve qe kerkojne te largohen drejt Italise ka bere qe mjaft prej kompanive te lundrimit te shtojne numrin e trageteve ne perdorim, vecanerisht per linjen Durres - Bari. Por, shtimi i madh i numrit te njerezve qe kalojne neper port, i ka dhene nje lloj shtimi edhe tentativave per te kaluar kufirin ne menyre te paligjshme. Kjo behet duke perfituar nga renia e vigjilences se uniformave blu. Megjithate, ne Durres, pikerisht keto dite, niveli i sigurise dhe i kontrolleve ne port eshte shtuar mjaft duke cuar edhe ne disa vonesa ne nisjen e trageteve dhe ne pakenaqesi tek udhetaret. V.M




    --------------------------------------------------------------------------------
    korrieri
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema të Ngjashme

  1. Lojrat e Fatit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-11-2010, 08:24
  2. Kasinote bisnese Kancerogjene te shoqerise
    Nga Anesti_55 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 17:13
  3. Videolojrat, kënaqësi e frikë për fëmijët
    Nga Davius në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:28
  4. Lojërat Olimpike Dimërore - Torino 2006
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 06:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •