Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Sami Frashėri

    SAMI FRASHĖRI: SHQIPĖRIA Ē’KA QENĖ, Ē’ĖSHTĖ
    E Ē’DUHET TĖ BĖHET


    Nga Frank Shkreli

    Kėtu nė Shtetet e Bashkuara, e hėna e tretė e shkurtit festohet ēdo vit si Dita e Presidentėve, me rastin e ditėlindjeve tė baballarėve tė kombit, Xhorxh Uashingtonit dhe Abraham Linkolnit, pėr tė pėrkujtuar kontributin e tyre nė themelimin dhe nė ruajtjen e unitetit kombėtar, por edhe pėr tė pasqyruar trashėgiminė e vlerave tė tyre, pėr tė gjithė brezat e amerikanėve. Amerika, ndoshta si asnjė vend tjetėr, kujton dhe ruan trashėgiminė historike tė kombit dhe tė udhėheqsve dhe patriotėve tė gjithė historisė sė saj. "Njė komb", ka thėnė presidenti Xhon Kenedi, "e tregon veten me burrat qė dalin nga trupi i tij, por njė komb e kallėzon veten gjithashtu edhe me burrat qė ai nderon dhe me burrat qė kujton..."
    Edhe kombi shqiptar gjatė historisė sė tij ka pasur burra tė cilėt meritojnė tė kujtohen dhe tė nderohen pėr kontributet e tyre ndaj kombit dhe pėr trashėgiminė e tyre historike, kulturore dhe shpirtėrore. Njėri prej kėtyre burrave tė kombit shqiptar ėshtė edhe Sami Frashėri, i cili kėtė vit mbushė 110-vjetė nga vdekja e tij. Viti 2014 shėnon gjithashtu edhe 115-vjetorin e manifestit politik dhe ideologjik, "Shqipėra ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet", botuar nga Sami Frashėri nė Bukuresht tė Rumanisė mė 1899, i cili sipas historianėve, ėshtė njė nga veprat mė tė njohura tė Rilindjes Shqiptare, qė kontriboi drejtė pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912. Nė kėtė manifest, Sami Frashėri flet pėr tė kaluarėn, pėr periudhėn nė tė cilėn jetonte ai dhe pėr tė ardhmen e Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar, si e shikonet ai. E cilėson Gjergj Kastriotin-Skėnderbe si njė burrė qė rrallė i ka shokėt e tij nė histori dhe deklaron se periudha e udhėheqjes sė tij ishte ''m'ė bukur e m'ė bekuar e gjithė kohėrave pėr vendin tėnė, se atėherė i gjithė kombi ishte i bashkuar dhe u nderua nė gjithė botėn", shkruan Sami Frashėri. Nė tė vėrtetė kjo ėshtė vlera dhe trashėgimia politike dhe shpirtėrore e mesazhit tė tij shkruar 115 vjetė mė parė, dhe i cili duhet tė tingėllojė edhe sot si njė kambanė e zgjimit kombėtar pėr ata qė duan ta dėgjojnė, sa nuk ėshtė vonė: Bashkimi i Shqiptarėve me njė mendim e me njė qėllim. Ai shkruan gjithashtu, si njė profetė sikur tė kishte paraparė pėrpjekjet e sotėme tė shqiptarve pėr tu integruar nė Europė, duke thėnė se, si njėri prej kombeve mė tė vjetra tė Europės, shqiptarėt kanė tė drejtė tė jetojnė nė liri dhe tė zėnė vendin qė u takon midis popujve tė qytetėruar tė Europės.
    Analiza qė Sami Frashėri i bėn situatės sė atėhershme, me tė cilėn pėrballej Shqipėria, tingėllon e freskėt edhe pėr gjėndjen aktuale sot. Ai flet pėr rreziqet e jashtėme, me tė cilat sipas tij pėrballej kombi shqiptar, e qė ishin, "zgjedha e huaj", "lakmitė shoviniste tė fqinjėve", por mbi tė gjitha ai flet edhe pėr rrezikun e madh qė i kanoset kombit nga, ''grindjet dhe pėrēarjet midis shqiptarėve''.
    Mesazhi i manifestit "Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet'', i ka qėndruar kohėve dhe shėrbėn edhe sot si njė udhėzim dhe ndriēim pėr zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare dhe pėr dashurinė ndaj vendit dhe pėr dashurinė pėr njėri tjetrin, ndėrkohė qė u bėn thirrje shqiptarėve tė tė gjitha kohėrave: "O burrani, o shqiptarė ! Zihuni me tė dy duart nė besė, nė lidhje e nė bashkim, se kjo do t'ju shpėtojė!" Sikur donte tė lente njė amanet pėr gjithė brezat, ai i porositė shqiptarėt pėr bashkim, si njė qėllim madhor, duke shkruar: "Ja qėllimi ynė! Ja puna jonė e shenjtėruarė! Ja besa jonė! Nė mes tė shqiptarėve tė vėrtetė s'ka ndonjė ndarje, ndonjė ēarje, ndonjė ndryshim! Janė tė tėrė vėllezėr, tė gjithė njė trup, njė mendje, njė qėllim, njė besė!”

    Sami Frashėri me manifestin e tij politik tė para 115 viteve sfidon shqiptarėt edhe klasėn e sotėme politike qė tė ri-zbulojė dhe tė rivlersojė kėshillat dhe udhėzimet e tija me qėllim pėr tė ringjallur rishtas, ashtu si nė kohėn e Gjergj Kastriotit- Skėnderbe, unitetin dhe krenarinė kombėtare, pėr tė punuar pėr tė mirėn e pėrbashkėt afatgjatė tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar. Nė kėtė drejtim, thotė Sami Frashėri, ''Tė mos trembemi nga asgjė, tė pėrpiqemi qė mos tė pushojmė deri sa tė fitojmė atė qė kėrkojmė; jemi nė tė drejtėn tonė; Perėndia ėshtė gjithnjė ndihmėsi i tė drejtėve, Perėndia ėshtė e drejta vetė!" Prandaj, kėshillon ai, "Tė mos rrimė tė mpirė e tė ngrirė, tė levizim duar e kėmbė, tė tundemi e tė lėkundemi, tė ecim tė lirė nė udhėn e Perėndisė, nė udhė tė sė drejtės: Perendia, e drejta, kombi, gjuha, Shqipėria, Shqiptaria." Ėshtė interesant se si Sami Frashėri i balancon tė drejtat e njeriut dhe tė kombit duke u bazuar nė filozofinė klasike tė tė drejtave natyrale dhe nė natyrėn e Perėndisė, duke shkruar se ''Perėndia ėshtė e drejta vetė."
    Sami Frashėri, nė shkrimet e tija, ėshtė i qartė gjithashtu se sipas tij dhe mendimeve tė rilindasve tė asaj periudhe mendimet e tė cilėve ai pasqyron, politika nuk duhet tė pėrdoret si njė mjet pėr avancimin e ngushtė tė interesave personale e vehtjake nė kurriz tė interesave madhore tė kombit, kritikė kjo pėr jo vetėm pėr bashkohasit e tij, por edhe pėr sot. Ai shkruan se si ėshtė e mundur qė, "Njė komb kaq trim e qė se kursen gjakun, tė humbasė duke u copėtuar prej kombeve tė dobėt e tė frikshėm! Mend kemi, trimėri kemi, gjuhė tė bukur e tė lehtė kemi, e tė mos dimė a tė mos duam t'i pėrdorim gjithė kėto pėr tė mirėn tonė, po tė rrimė me duar lidhur. Kjo ėshtė mė e keqja, tė punojmė pėr humbjet tona, tė nxjerrim themelet e kombit tonė me padituritė e tė verbėrve tė vetė ?!"
    Duke lexuar disa prej shkrimeve tė Sami Frashėrit njeriu ndahet me ndjenjėn se dashuria pėr kombin dhe pėr njėri tjetrin -- parime themelore kėto qė predikonin rilindasit shqiptarė 100- e ca vjetė mė parė -- duhej ishte dhe tė mbetet baza morale e politikės sė njė shoqėrie,qė njėkohėsisht ėshtė edhe ēelsi pėr sigurinė e mbrendshme, por edhe qė kombi shqiptar tė njihet nga bota pėr kontributet e tij, si nė kohėn e Gjergj Kastriotit, siē shkruan Sami Frashėri.
    Pėr ringjalljen, rivlersimin dhe zbatimin e kėtyre parimeve shqiptuara nga rilindasit si Sami Frashėri, ekziston njė nevojė urgjente ashtuqė kombi shqitar tė shkojė me hapa tė sigurt drejtė sė adhmes. Nevojitet shkrirja e kėtyre ideve dhe avancimi i kėtyre parimeve politike, kombėtare dhe shpirtėrore, natyrisht nėn rrethanat e tanishme, pėr tė ndryshuar drejtimin e tė ardhmes sė shqiptarėve. Por kjo nevojitė gjithashtu edhe njė strategji afatgjatė kombėtare, nga burrshtetas tė stėrvitur dhe tė bindur nė parimet e rilindasve, gjė qė kėrkon guxim moral, aftėsi politike dhe njohuri praktike. Janė kėto parime morale dhe politike tė rilindasve si dhe zbatimi i tyre, dhe jo njė parti, njė qeveri, madje as zgjedhjet e kaluara apo tė ardhėshme, ato qė do tė vendosin tė ardhmen afatgjatė tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar.
    Le tė shėrbejė 110-vjetori i vdekjes sė Sami Frashėrit dhe 115 vjetori i programit tė tij politik dhe ideologjik "Shqipėria ē“ka qenė, ē“ėshtė e ē“do tė bėhet", si njė rast pėr tė ri-zbuluar parimet dhe idetė e Sami Frashėrit dhe rilindasve tė tjerė tė kombit shqiptar, parime kėto qė gjithnjė janė aktuale tė freskėta dhe tė pavdekshme. Shqipėria dhe kombi shqiptar mbijetuan falė veprave dhe sakrificave tė rilindasve megjithė dėshtimet historike tė brezave tė 100-viteve tė fundit. Prandaj tu jemi mirėnjohės atyre pėr atė qė krijuan si dhe pėr trashėgiminė qė lanė pas, njė trashėgimi kjo e pasur kombėtare, morale dhe politike, e cila duhet tė ruhet tė zhvillohet dhe tė pasurohet brez pas brezi.

    Frank Shkreli

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Pėr: Sami Frashėri

    SAMIU I FRASHĖRLLINJVE...

    “Topi qė shemb kėshtjellat mė tė fuqishme ėshtė atdhedashuria”


    “Ja qėllimi ynė! Ja puna jonė e shenjtėruarė! Ja besa jonė! Nė mes tė shqiptarėve tė vėrtetė s`ka ndonjė ndarje, ndonjė ēarje, ndonjė ndryshim! Janė tė tėrė vėllezėr, tė gjithė njė trup, njė mendje, njė qėllim njė besė!„

    (“Shqipėria ē’ka qėnė ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė”, 1899)

    Biblioteka personale e Sami Frashėrit numėronte 20,000 vėllime

    Dijetari i madh dhe ideologu i shquar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Sami Frashėri, lindi nė Frashėr tė Pėrmetit, mė 1 qershor 1850. Ishte njėri nga djemtė e Halit bej Dakollarit, nga dera e madhe Frashėri. Mėsimet e para i mori nė fshatin e lindjes. Mė 1865, sė bashku me pesė vėllezėrit e tij dhe dy motrat u vendos nė Janinė. Kėtu, bashkė me Naimin, kreu shkollėn e mesme greke “Zosimea”, ku pėrveē kulturės sė pėrgjithshme, pėrvetėsoi krahas greqishtes sė re e tė vjetėr edhe gjuhėn latine, si dhe gjuhėn frėnge dhe atė italiane. Nė Tetovė, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mėsoi arabisht, persisht dhe turqisht. Mė 1872 u vendos nė Stamboll, ku zhvilloi njė veprimtari tė gjerė patriotike pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar dhe bashkėpunoi me pėrfaqėsuesit mė pėrparimtarė tė lėvizjes demokratiko-borgjeze turke. Ishte njė ndėr organizatorėt kryesorė tė “Komitetit Qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombėsisė shqiptare” dhe me themelimin e “Shoqėrisė sė tė shtypurit me shkronja shqip” (1879) u zgjodh kryetar i saj.

    Samiu ishte njė nga themeluesit e kulturės nė gjuhėn shqipe, qė lulėzoi nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX.

    Ai ishte autor i 5 teksteve pėr shkollėn e parė shqipe, mė tė mirat ndėr botimet e deriathershme. Njė vlerė tė veēantė ka “Shkronjėtorja e gjuhėsė shqip” (1886), njė nga gramatikat mė tė mira, hartuar nė tė kaluarėn. Nė tė Samiu dha sistemin gramatikor tė gjuhės shqipe, pėrpunoi kategoritė e saj themelore dhe formuloi terminologjinė pėrkatėse, njė pjesė e sė cilės i ka qėndruar me sukses kohės.

    Ai u dallua si njė punonjės i palodhur nė fushėn e letėrsisė e tė shkencės. Rezultatet e studimeve tė tij i botoi turqisht, me emrin Shemsettin Sami ose Sh. Sami Frashėri. I dha kulturės turke mbi 40 vepra, shumica orgjinale, disa pėrkthime, njė pjesė tė tė cilave mbetėn tė pabotuara. Nė listėn e gjatė tė veprave tė Samiut ka shkrime letrare, novela dhe drama, fjalorė dhe tekste shkollore, broshura pėr popullarizimin e njohurive shkencore, studime mbi gjuhėsinė e letėrsinė turke dhe arabe. Samiu i dha popullit turk, tė parin fjalor normativ dhe etimologjik tė turqishtes dhe tė parėn enciklopedi tė historisė e tė gjeografisė, tė botuar nė 6 vėllime. Ai drejtoi gjithashtu disa organe shtypi, gazeta dhe revista, si “Feneri” (1873), “Kopėshti” (1873), “Mėngjesi” (1876), “Zėdhėnėsi i Lindjes” (1878) dhe “Java” (1881).

    Nė gjithė pasurinė letrare e publicistike dallohet kryevepra e tij nė gjuhėn shqipe “Shqipėria ē’ka qėnė ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?” (1899), vepra qė me tė drejtė ėshtė ēmuar edhe si manifesti politik i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Idetė e orientimet e kėsaj vepre, sė bashku me ato tė fjalėve tė urta tė botuara nė turqisht dhe tė tė gjithė veprės sė tij tė gjerė shkencore, e bėjnė Samiun njė nga dijetarėt mė nė zė qė ka nxjerrė historia e popullit shqiptar, atdhetarin e madh dhe humanistin e shquar tė kulturės kombėtare shqiptare.

    Idetė mė tė afėrta pėr Samiun, ato qė ndeshen mė shpesh nė veprėn e tij dhe qė shprehen mė me forcė, janė ato qė kanė tė bėjnė me kombin, me tiparet e tij, me rrugėn e ēlirimit kombėtar, me tė sotmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė. “Sendet mė tė shtrenjtė nė botė, – shkruante Samiu, – janė nderi dhe atdheu. Ata qė pėr dobi personale shkelin dashurinė e atdheut, ata shkelin njėkohėsisht edhe nderin e tyre”. Atdhedashurinė ai e shihte si njė ndjenjė tė tillė, sė cilės, “asnjė nuk mund t’i bėjė ballė”. “Topi qė shemb kėshtjellat mė tė fuqishme ėshtė atdhedashuria”, – shkruante.

    Sami Frashėri drejtoi revistat e para nė gjuhėn shqipe

    Sami Frashėri drejtoi revistat e para nė gjuhėn shqipe “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll, 1884-85) ku shkroi njė varg artikujsh. Pėr nevojat e shkollės shqipe hartoi librat “Abetare e gjuhės shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhės shqipe” (gramatika, 1886) dhe “Shkronjė” (Gjeografia, 1888) nė gjuhėn shqipe. Nga veprat mė tė shquara tė kėtij mendimtari tė shquar, patriot, demokrat dhe iluminist ėshtė “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”, botuar mė 1899 pa emėr autori nė Bukuresht. Ky traktat u bė manifesti i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, vepra qė sintetizoi programin e lėvizjes, strategjinė dhe taktikėn e saj. Nė tė u shprehėn idealet demokratike tė zhvillimit politik e shoqėror tė vendit, tė zhvillimit tė arsimit, tė kulturės e tė shkencės. Sami Frashėri hartoi dhe njė fjalor tė gjuhės shqipe qė mbeti i pabotuar, ai la gjithashtu nė dorėshkrim njė pėrmbledhje kėngėsh popullore shqiptare.

    Ēėshtjen shqiptare, Sami Frashėri e mbrojti edhe nė organet e ndryshme tė shtypit qė drejtoi, sidomos nė gazetėn turke “Terxhuman-i Shark”.

    Sami Frashėri ėshtė autor i 57 veprave nė gjuhėn shqipe, turke dhe arabe duke pėrfshirė kėtu edhe revistat e gazetat qė i drejtoi duke botuar vetė nė to. Ēėshtjen shqiptare dhe historinė e popullit shqiptar Sami Frashėri i trajton edhe nė veprat nė gjuhėn turke e sidomos nė artikujt e botuar nė shtypin e kohės, si edhe nė veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frashėri dha kontributin e tij tė vyer nė disa fusha tė shkencės ku u dallua si pėrfaqėsues i mendimit tė pėrparuar materialist, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr vendet e Lindjes. Ėshtė autor i fjalorit normativ tė gjuhės turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerėn e vet tė madhe edhe nė ditėt e sotme. Fjalori “Kamus-i türki” pėrmban mbi 40 mijė fjalė e shprehje gjuhėsore dhe ėshtė pajisur me njė parathėnie tė gjatė tė shkruar nga vetė Samiu, ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e njė gjuhe letrare. Samiu ėshtė edhe autor i disa fjalorėve dygjuhėsh frėngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frėngjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashėri nė gjuhėn turke ėshtė Enciklopedia e tij “Kamus-ul alām” (1900) nė 6 vėllime, ku Samiu u jep njė vend tė dukshėm botės shqiptare, figurave tė rėndėsishme qė ka nxjerrė populli shqiptar gjatė historisė sė tij. Nė enciklopedinė e Samiut gjenden njoftime pėr institucionet shtetėrore, arsimore, fetare etj., si edhe tė dhėna gjeografike jo vetėm pėr qytetet dhe qendrat administrative mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė, por edhe pėr fshatrat mė tė njohur.

    Si shkrimtar, Sami Frashėri shkroi nė gjuhėn turke, drama e romane. Vepra mė e rėndėsishme tregimtare e tij, “Besa”, e botuar mė 1875 e ka marrė subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq nė teatrin perandorak nė Stamboll mė 1874, njė vit para se tė botohej. Pėr popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, qė i pėrmblodhi nė “Bibliotekėn e xhepit”, hartoi tekste tė ndryshme, botoi antologji me pjesė tė zgjedhura nga letėrsia botėrore dhe kryesisht orientale, ai la nė dorėshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhėsisė dhe e letėrsisė. Sami Frashėri ishte edhe njė gazetar i talentuar. Ai ka bashkėpunuar me shkrime dhe ka qenė redaktor dhe kryeredaktor nė disa gazeta, si: “Sabah” (“Mėngjezi” 1876), ku pėr njė kohė ishte kryeredaktor, “Hafta” (“Java”) etj.

    Pėrkthimet nga frėngjishtja

    Nė punėn krijuese tė Sami Frashėri njė vend tė rėndėsishėm zėnė edhe pėrkthimet, e kryesisht ato nga frėngjishtja. Ai shquhej pėr kulturėn e tij tė gjerė nė shumė fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vėllime. Pėr veprimtarinė patriotike edhe pėr frymėn pėrparimtare qė pėrshkon veprat e tij, Porta e Lartė e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashėrin, duke e internuar e izoluar. Samiu ishte njė nga themeluesit e kulturės nė gjuhėn shqipe qė lulėzoi nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX. Ai shkroi 5 tekste pėr shkollėn e parė shqipe, mė tė mirat ndėr ato qė ishin botuar deri atėherė. Njė vlerė tė veēantė ka “Shkronjėtorja e gjuhėsė shqip” (1886), njė nga gramatikat mė tė mira, hartuar nė tė kaluarėn. Nė tė Samiu dha sistemin gramatikor tė gjuhės shqipe, pėrpunoi kategoritė e saj themelore dhe formuloi terminologjinė pėrkatėse, njė pjesė e sė cilės i ka qėndruar me sukses kohės.

    Ai u dallua si njė punonjės i palodhur nė fushėn e letėrsisė e tė shkencės.

    Rezultatet e studimeve tė tij i botoi turqisht me emrin Shemsettin Sami ose Sh. Sami Frashėri. I dha kulturės turke mbi 40 vepra, shumica orgjinale, disa pėrkthime, njė pjesė tė tė cilave mbetėn tė pabotuara. Nė listėn e gjatė tė veprave tė Samiut ka shkrime letrare, novela e drama, fjalorė e tekste shkollore, broshura pėr popullarizimin e njohurive shkencore, studime mbi gjuhėsinė e letėrsinė turke e arabe. Samiu i dha popullit turk tė parin fjalor normativ dhe etimologjik tė turqishtes dhe tė parėn enciklopedi tė historisė e tė gjeografisė tė botuar nė 6 vėllime. Ai drejtoi gjithashtu disa organe shtypi, gazeta e revista, si “Feneri” (1873), “Kopėshti” (1873), “Mėngjesi” (1876), “Zėdhėnėsi i Lindjes” (1878) dhe “Java” (1881). Nė gjithė pasurinė letrare e publicistike dallohet kryevepra e tij nė gjuhėn shqipe “Shqipėria ē’ka qėnė ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?” (1899), e cila me tė drejtė ėshtė ēmuar edhe si manifesti politik i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Idetė e orientimet e kėsaj vepre, sė bashku me ato tė fjalėve tė urta tė botuara nė turqisht dhe tė tė gjithė veprės sė tij tė gjerė shkencore, e bėjnė Samiun njė nga dijetarėt mė nė zė qė ka nxjerrė historia e popullit shqiptar, atdhetarin e madh dhe humanistin e shquar tė kulturės kombėtare shqiptare. Idetė mė tė afėrta pėr Samiun, ato qė ndeshen mė shpesh nė veprėn e tij dhe qė shprehen mė me forcė, janė ato qė kanė tė bėjnė me kombin, me tiparet e tij, me rrugėn e ēlirimit kombėtar, me tė sotmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė. “Sendet mė tė shtrenjtė nė botė, – shkruante Samiu, – janė nderi dhe atdheu. Ata qė pėr dobi personale shkelin dashurinė e atdheut, ata shkelin njėkohėsisht edhe nderin e tyre”. Atdhedashurinė ai e shihte si njė ndjenjė tė tillė, sė cilės “asnjė nuk mund t’i bėjė ballė”. “Topi qė shemb kėshtjellat mė tė fuqishme ėshtė atdhedashuria”, thoshte Samiu.

    Njė problem i lidhur ngushtė me kombin ėshtė ai i gjuhės

    “Shenja e kombėsisė ėshtė gjuha, – shkruante Samiu, – ēdo komb mbahet nga gjuhėt”. Kur njė komb e humb gjuhėn, humb dhe veten. Me ē’gėzim tė madh shkruanin Samiu e Naimi, nė njė letėr dėrguar njė mikut tė tyre, pėr arritjet nė shkrimin e nė lėvrimin e gjuhės shqipe: “Armiqtė e kombit tonė, – thoshin ata, – donin tė na gėnjenin ē’prej kohe se gjoja gjuha shqipe ėshtė njė gjuhė e prishur dhe trashamane, se nuk mund tė shkruhet, se s’ka gramatikė, se me tė nuk mėsohen shkencat e tjera. Por, nė fund panė se shqipja u bė, u shkrua, u krijua alfabeti i saj, u hartua gramatika, u shtypėn librat e shkencės, u pėrkthyen poezi tė bukura prej ēdo gjuhe tė huaj. Me njė fjalė u kuptua se ē’gjuhė e pėrsosur dhe e rregullt ėshtė shqipja”.

    Samiu ishte njė luftėtar i tė drejtave njerėzore. Dėshmi pėr kėtė ėshtė qėndrimi i Samiut ndaj gruas. Problemit tė gruas, tė vendit tė saj nė shoqėri, tė rrugėve tė emancipimit tė saj, Samiu i kushtoi njė libėr tė tėrė. Gruas ai i njihte njė rol shoqėror, atė tė edukimit tė brezit tė ri dhe, nėpėrmjet tij, tė konsolidimit tė vetė shoqėrisė. Gjithashtu ai i njihte gruas tė drejta tė barabarta me burrin nė familje.

    Shkrimet e Samiut, e gjithė vepra e tij nė shqip dhe nė turqisht ėshtė e mbushur me njė besim tė madh nė ēlirimin e afėrt tė Shqipėrisė, nė njė tė ardhme mė tė mirė tė saj. Ai punoi pėr ta pėrgatitur popullin pėr kėtė tė ardhme tė lirė e tė pavarur dhe me idetė e veprat e tij, si edhe me veprimtarinė politiko-shoqėrore, i frymėzoi shqiptarėt tė luftonin pėr sigurimin e saj.


    https://konica.al/2021/06/topi-qe-sh...atdhedashuria/

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Sami Frashėri

    Sami Frashėri dhe debatet e sotme mbi identitetin

    (Nė 156 vjetorin e lindjes)

    Pėrvjetori i lindjes sė Sami Frashėrit pėrkon me debatin e sotėm Kadare-Qosja, e, pas tyre, tė dhjetėra publicistėve e studiuesve mbi identitetin e shqiptarėve. Ky ėshtė, nė thelb, debat mbi ēėshtjen ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė jetė Shqipėria dhe shqiptarėt. Megjithatė thuajse askush nuk i ėshtė referuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė Samiut dhe sidomos veprės sė tij kryesore "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet", kėsaj "Bible tė shqiptarizmit", vepėr e cila u bė manifesti i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Por kush ėshtė Sami Frashėri dhe cili ėshtė projekti politik i tij?

    Sami Frashėri dhe formimi i tij

    Samiu lindi nė Frashėr tė Pėrmetit, mė 1 qershor 1850. Aty kaloi fėmijėrinė, mbaroi shkollėn fillore, mėsoi turqisht e arabisht. Mė 1865 u vendos nė Janinė, nė atė kohė qendėr vilajeti, sė bashku me vėllezėrit dhe motrat. Nė Janinė kreu shkollėn greke "Zosimea" e mėsoi edhe greqishten e re dhe tė vjetėr, latinishten, frėngjishten, italishten, turqishten dhe persishten. Kur ishte 22 vjeē u vendos nė Stamboll, ku zhvilloi njė veprimtari tė gjerė publicistike, shkencore e patriotike. Ai botoi e njė varg veprash letrare, punoi si gazetar, redaktor e kryeredaktor gazetash (si Fener, Kopshti, Mėngjesi, Interpreti i Lindjes, Java etj.), mori pjesė nė themelimin e "Shoqėrisė sė tė Shtypurit tė Shkronjave Shqip" dhe u zgjodh kryetar i saj, drejtoi revistat e para nė gjuhėn shqipe Drita dhe Dituria, botoi fjalorėt dygjuhėsh frėngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi) dhe arabisht-turqisht (Kamus-i Arabi), hartoi "Abetare e gjuhės shqipe", "Shkronjėtorja e gjuhės shqipe" (gramatika) dhe "Dhe'shkronjė" (Gjeografia) po nė gjuhėn shqipe etj. Si kurorėzim tė veprimtarisė sė tij shkencore-intelektuale dhe patriotike, Samiu botoi mė 1899, Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet.

    Samiu ėshtė, gjithashtu, autor i romanit tė parė dhe i dramės sė parė tė botuar nė Turqi, me ēka ai hodhi bazat e gjuhės letrare turke, tė cilėn e shkėputi nga osmanishtja. Pėrveē kėsaj, ai shkroi veprėn e tij mė madhore nė gjuhėn turke, Enciklopedia, nė gjashtė vėllime (e para enciklopedi nė gjuhėn turke), si dhe fjalorin normativ tė gjuhės turke me mbi 40 mijė fjalė e shprehje gjuhėsore. Nė rreth 30 vjet Samiu shkroi 57 vepra, duke lėnė 11 tė tjera nė dorėshkrim. Samiu vdiq nė Stamboll, mė 18 qershor 1904, kur ishte vetėm 54 vjeē.

    Samiu ishte njė intelektual me kulturė tė gjerė enciklopedike, me interesa shkencore tė shumanėshme dhe aftėsi tė jashtėzakonshme. Ėshtė e vėshtirė tė veēosh anėn mė tė spikatur tė veprimtarisė intelektuale tė Samiut. Ai ishte njė mendimtar i shquar humanist, po aq i madh ndoshta sa edhe Monteskje apo tė tjerė filozofė e mendimtarė europianė, para tij apo tė kohės sė tij.

    Samiu e kaloi rininė dhe u formua si intelektual nė Janinė, atėherė njė qytet i zhvilluar tregtar. Por ai nuk lė pa nėnvizuar faktin se ai u formua mė shumė me frymėn oksidentale se turkoarabe. Samiu ishte dishepull i iluministėve dhe enciklopedistėve tė shquar francezė tė shekullit tė 18-tė. Trajtimi i problemeve nė lėmin e filozofisė, tė shkencave tė ndryshme dhe tė sociologjisė tregon se ai ishte nė korrent me rrymat dhe pikėpamjet e ndryshme tė asaj kohe. Problematika e mirėfilltė politiko-sociologjike qė trajtoi Samiu ishte, nė fakt, preokupim i pėrbashkėt i shumė sociologėve tė tjerė europianė qė jetuan e krijuan si ai nė fund tė shekullit tė 19-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 20-tė, si Spenser, Dilthey, Tonies, Durkheim, Veber etj.

    Por mendimi filozofik e politiko-sociologjik i Samiut u formulua nė lidhje tė ngushtė e nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Pra, krejt ndryshe nga debatet e sotme (pa njė objektiv tė qartė) mbi identitetin e shqiptarėve, mendimi politiko-filozofik i Samiut u orientua ndaj njė qėllimi themelor, tė ardhmes sė Shqipėrisė, i cili u trajtua mjeshtėrisht, nė mėnyrė koherente e nė tė gjitha aspektet e tij nė veprėn monumentale "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet."

    Madje, referuar kėsaj vepre, mund tė vėrejmė disa fakte interesante qė lidhen me debatet e sotme mbi identitetin. Ai nuk anashkalon identitetet e veēanta (katolik, ortodoks, mysliman, gegė, toskė etj., etj.), pėr tė cilėt merakoset aq shumė R. Qosja. Por ai thekson nė thelb se identitetet e veēanta, nėse shprehemi me gjuhėn e Qoses, i nėnshtrohen identitetit "mėmė", identitetit kombėtar shqiptar. Samiu thotė se shqiptarėt, pėr nga besimi, janė myslimanė (dy tė tretat thotė ai) dhe tė krishterė (njė e treta), nga tė cilėt ½ katolikė dhe ½ ortodoksė. Por ai thekson se ndryshe nga shumė vende tė tjera, jo vetėm tė Lindjes por edhe tė Perėndimit, nė Shqipėri nuk kanė ndodhur kurrė grindje apo konflikte ndėrfetare. Njė grek, thotė Samiu, me tė ndėrruar besimin ka ndėrruar edhe kombėsinė. Ndėrsa "Shqiptari ėshtė shqiptar pėrpara se tė jetė mysliman apo i krishterė (Shqipėria..., fq. 47). Ose, thėnė ndryshe, "shqiptari, mysliman qoftė, ortodoks qoftė, katolik qoftė, ėshtė gjithnjė shqiptar" (fq. 54).

    Platforma e Samiut pėr njė Shqipėri europiane


    "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet" ėshtė vepra kryesore e Samiut nė gjuhėn shqipe. Ajo u botua nė Bukuresht mė 1899. Noli e pėrktheu atė nė greqisht. Mė pas ajo u pėrkthye nė turqisht, gjermanisht, frėngjisht, italisht dhe bullgarisht. Shumė shpejt u shndėrrua nė njė manifest teorik e politik tė Lėvizjes Kombėtare, nė njė periudhė vendimtare pėr fatet e Shqipėrisė.

    Por nė Shqipėri kjo vepėr madhore e Samiut mbeti mė shumė e pėrfolur se e studiuar, sidomos pėrmbajtja politiko-sociologjike e saj. Kjo lidhet, sė pari, me barrierat ideologjike tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX. Mbivlerėsimi i "kufizimeve ideore" (sikurse i tėrė tė veprave tė sė kaluarės) pengoi gjykimin e analizėn shkencore tė pėrmbajtjes sė saj. Pėr mė tepėr, nė Shqipėri e asaj periudhe, pretendohej se ishin pėrmbushur ėndrrat e rilindėsve tanė, duke realizuar njė shoqėri qė kishte arritur "modelin e pėrsosmėrisė" sė marrėdhėnieve shoqėrore. Vetė Samiu, sikurse mendimtarė tė tjerė tė sė kaluarės, ėshtė vlerėsuar si njė nga ata njerėz tė mėdhenj me tė cilėt "kemi tė drejtė tė krenohemi", por jo si autor i njė vepre qė sugjeron dhe vazhdon tė ketė aktualitet.

    Nė "Shqipėria..." Samiu pėrcaktoi qėllimin e vėrtetė tė shqiptarėve sikurse mjetet dhe rrugėt pėr realizimin e tij. Mendimi politik i Samiut preokupohet, para sė gjithash, pėr formėn e regjimit tė ardhshėm tė shtetit shqiptar. Samiu parashikonte rėnien e shpejtė tė Perandorisė Osmane, siē parashikonte ai, nė dhjetė apo e shumta njėzet vjet. Shqipėria fitoi pavarėsinė 13 vjet mė vonė. Pra u provua saktėsia e parashikimit tė tij.

    Por pavarėsi do tė thoshte kalim i pushtetit nė duart e vetė shqiptarėve. Nė kėto rrethana detyrė kryesore nuk dilte pėrpunimi i njė teorie mbi shtetin as vetė identitetin e tyre. Samiu u tha shqiptarėve atė qė ata mund tė pėrvetėsonin. Pra misionin e tij Samiu e shihte nė njė plan konkret, praktik e agjitativ. Dhe ai e vuri theksin, nga njėra anė, te fakti se pushtetmbajtėsit nė Shqipėri ishin tė huaj dhe se pushteti i tyre nuk kishte kurrfarė legjitimiteti. Nga ana tjetėr, ai vuri nė dukje se kombi shqiptar kishte aftėsitė pėr t'u vetėqeverisur.
    Samiu u shpreh hapur kundėr njė regjimi tė mundshėm monarkik. Madje kohė para se tė botonte "Shqipėria ē'ka qenė…", nė njė letėr qė i dėrgonte De Radės mė 1881, ai shkruante: "Nė u bėftė dot [Shqipėria] mė vete, nuk do tė kemi nevojė pėr princėr e mbretėr, as tė krishterė as muhamedanė..."

    Sigurisht Samiu mbante parasysh veēoritė konkrete, strukturėn demografike e fetare tė popullsisė sė vendit, ndarjet gjeografike tė saj, karakteristikat dhe psikologjinė e njė kombi nė formim e sipėr. Bazuar nė veēoritė e identitetit tonė ai thotė lidhur me njė monark tė mundshėm se "nė qoftė gegė, s'e duan toskėt, nė qoftė toskė s'e duan gegėt; nė qoftė mysliman, s'e vėshtrojnė me sy tė mirė tė krishterėt; nė qoftė i krishterė, s'u vjen mirė myslimanėve… Shqiptarėt nuk do tė gjenin karar as me njė tė huaj nga Europa, as me njė princ a mbret mysliman tė huaj" (Shqipėria..., fq. 83).
    Mendimi i tij politik ishte nė linjė me proceset e mėdha transformuese qė kishin ndodhur nė Europėn e shekullit tė 18-tė dhe 19-tė, siē ishin kapėrcimi i monarkive absolute, humbja e sė drejtės "hyjnore" pėr pushtet monarkik tė pakufizuar, ndarja e pushteteve nė legjislativ, ekzekutiv e gjyqėsor etj.

    Pėr Shqipėrinė Samiu aspironte njė formė regjimi demokratik, qė tė organizohej e tė funksiononte sipas modeleve europiane. Ideali europian ishte njė tipar thelbėsor dallues nė veprėn e Samiut. Europa ishte pikėrisht shembulli qė duhej ndjekur. Sami Frashėri e pėrfytyronte Shqipėrinė e ardhshme si njė shoqėri nė tė cilėn tė gjithė qytetarėt do tė mund tė jetonin si njerėz. Shteti kombėtar shqiptar, sipas tij, do tė duhej tė ishte njė shtet i moderuar, i bazuar nė ligje, para tė cilave, tė gjithė qytetarėt duhet tė jenė tė barabartė. "Ėshtė skllavėri t'i nėnshtrohesh dėshirės sė njė njeriu, por nuk ėshtė skllavėri t'i nėnshtrohesh njė ligji e rregulli… Ligji ėshtė ekuilibri i shoqėrisė njerėzore", theksonte Samiu.

    Pėrvoja europiane dhe tradita kombėtare

    Por a mund tė ishte shteti i ri shqiptar europian dhe, njėherėsh, njė shtet qė tė mbėshtetej nė njė traditė kombėtare qeverisjeje demokratike? Sipas Samiut "po". Pra mund e duhej tė organizohej "njėfarė dhimokratie", si shtetet e tjera demokratike tė Europės. Ai mendonte si model Zvicrėn, njė vend me karakteristika demografike, klimaterike e territoriale tė ngjashme me ato tė Shqipėrisė. Por Samiu gjykonte se format konkrete tė organizimit politik tė shoqėrisė shqiptare duheshin gjendur nė traditėn mė tė mirė vetėqeverisėse tė popullit shqiptar. Sipas tij, pushtimi otoman e kishte ndėrprerė nė mėnyrė tragjike procesin e natyrshėm tė zhvillimit historik dhe traditėn politike tė shqiptarėve. Samiu i referohet njė gjeografi e historiani tė lashtė grek, Strabonit, sipas tė cilit, tė parėt e shqiptarėve, ilirėt, kishin mbi krye disa kėshilla (pleqėsi) qeverisėse. Kjo traditė demokratike e shqiptarėve, sipas Samiut, mund e duhej tė rimėkėmbej pasi ajo u pėrshtatej kushteve konkrete, interesave dhe psikologjisė sė popullit shqiptar. Sigurisht, e kaluara historike ofron mė shumė material pėr tė reflektuar, sesa pėr tė marrė modele tė gatshme e qė tė mund tė kopjohen nė periudha tė mėvonshme dhe krejt tė ndryshme historike. Ndaj duhet thėnė se referimi ndaj traditės sė lashtė vetėqeverisėse tė shqiptarėve ishte pėr Samiun jo aq njė synim pėr tė pėrshtatur njė model qeverisjeje, se sa njė pėrpjekje pėr tė ngjallur e frymėzuar ndjenjat, krenarinė dhe aspiratat kombėtare te shqiptarėt. Si nga natyra, ashtu edhe nga principet e funksionimit tė tij, shteti i ardhshėm i shqiptarėve, siē e pėrfytyronte Samiu, nuk do tė ndryshonte shumė nga ai i shteteve tė tjerė tė Europės Perėndimore. Sidoqoftė, do tė ishte gabim tė nėnvlerėsohej thelbi racional i idesė sė Samiut pėr tė zbuluar dhe vlerėsuar nė traditėn politike kombėtare anėt mė pozitive tė organizimit politik dhe formave vetėqeverisėse tė shqiptarėve.

    Mendimi politik i Samiut pėr njė qeverisje demokratike (nė formėn e pleqėsisė) merr njė vlerė edhe mė tė madhe po tė mbajmė parasysh se shtetet e tjera qė ishin formuar deri atėherė nė Ballkan, tė gjitha pa pėrjashtim kishin vendosur formėn e monarkisė, dhe kur nė qarqe tė caktuara politike brenda e jashtė Shqipėrisė qarkullonte gjerėsisht ideja pėr tė venė nė krye tė njė shteti tė pavarur shqiptar njė mbret a njė princ tė huaj.

    Interesant dhe me vlerė ėshtė edhe mendimi i Samiut lidhur me strukturėn e organizimit tė shtetit shqiptar. Sipas tij shteti shqiptar mund tė ndahej nė 15 njėsi administrative, "qeverindarje" ose "ngastra". Secila prej kėtyre njėsive administrative do tė zgjidhte njė pėrfaqėsues. Kėta 15 individė tė zgjedhur do tė formonin njė kėshill kombėtar, tė cilin Samiu e quan "Kėshill i Pleqėsisė" (emri s'ka rėndėsi dhe ai vetė thotė: "emri tė jetė ē'tė jetė"). Ky kėshill kombėtar do tė zgjidhte njė kryetar - i cili do tė kryente funksionet e kryetarit tė shtetit - dhe njė zėvendėskryetar. Vetė Kėshilli i Pleqėsisė do tė kryente, pak a shumė, funksionet e presidencės. Por parim bazė i veprimtarisė sė Kėshillit tė Pleqėsisė do tė ishte kolegjialiteti.

    Pėrkrah Kėshillit tė Pleqėsisė, sipas Samiut, do tė vepronte njė "Kėshill i Pėrgjithshėm", i pėrbėrė nga anėtarė tė zgjedhur nė 100 njėsi (zona) elektorale, me njė numėr pak a shumė tė barabartė zgjedhėsish (njė pėr ēdo 20 mijė banorė), me funksionet e njė kuvendi kombėtar apo parlamenti: pėr miratimin e ligjeve, tė buxhetit tė shtetit etj. I lidhur me kėto dy organe dhe nėn mbikėqyrjen e tyre do tė vepronte ekzekutivi, qeveria. Ky projekt politik ishte jo vetėm i ngjashėm me modelet e demokracive parlamentare tė Perėndimit, por edhe i kushtėzuar nga faktorė tė ngjashėm me ata qė ēuan nė krijimin e demokracisė parlamentare europiane.

    Edhe pse Samiu u shpreh pėr principin demokratik tė pėrfaqėsimit pėrmes zgjedhjeve tė organeve mė tė larta shtetėrore - Kėshilli i Pleqėsisė dhe Kėshilli i Pėrgjithshėm - ai do tė shprehej pėr vendosjen e njė vargu kufizimesh nė tė drejtėn e shtetasve si pėr tė votuar, ashtu edhe pėr t'u zgjedhur nė organet drejtuese tė shtetit. Me kufizimet moshore, ekonomike dhe kulturore pėr tė drejtėn e votės dhe tė tė zgjedhurit, mbetej jashtė procesit politik pjesa mė e madhe e popullsisė sė atėhershme. Njė elitė politike e dalė nga zgjedhje me kufizime tė tilla do tė ishte aristokratike dhe forma pėrfaqėsuese e shtetit shqiptar tė ndėrtuar nė kėtė mėnyrė do tė ishte jo njė republikė demokratike, por njė republikė oligarkike.

    Por bindja e Samiut mbi kufizimin e sė drejtės pėr tė votuar e pėr t'u zgjedhur, ishte e justifikuar historikisht po tė mbajmė parasysh se kufizime tė tilla ekzistonin pothuaj nė tė gjitha vendet demokratike tė Perėndimit. Pėr mė tepėr kėto kufizime tė parashikuara nė projektin politik tė Samiut ishin tė pėrkohshme. Sepse nė projektin e tij madhėshtor Shqipėria do tė zhvillohej ekonomikisht e kulturalisht, do tė kishte njerėz tė arsimuar nė shkolla e universitete etj., njėlloj si shtetet e tjera europiane, midis tė cilėve Shqipėria ka patur e duhej tė kishte vendin e saj tė natyrshėm.

    ***

    A do tė ishte bėrė Shqipėria si Zvicra, sikur klasa politike shqiptare pas fitores sė pavarėsisė dhe pas Luftės sė Parė e tė Dytė Botėrore tė kishte ndjekur, nė vija tė pėrgjithshme, programin politik tė Samiut? Ėshtė vėshtirė tė flasėsh me "ēfarė do tė ndodhte sikur…?" Sidoqoftė ajo do tė ishte ndryshe. Shqipėria qė projektoi mendja e Samiut mund tė kishte evituar, ndoshta bashkė me copėtimin e territoreve tė saj, edhe format e autoritarizmit shtetėror: tė shekullit XX tė cilat, sė bashku, e lanė Shqipėrinė shumė prapa kombeve tė tjerė tė kontinentit, madje edhe krahasuar me njė vend fqinj si Greqia. Sot, 156 vjet nga lindja e Samiut, kur pėrpara Shqipėrisė shtrohet si detyrė e dorės sė parė ndėrtimi i njė shteti demokratik dhe integrimi i tij nė familjen e vendeve tė qytetėruara e demokratike tė Europės, vepra e tij pėrsėri rezonon menēuri. Ajo duket se ende mund tė ndihmojė qė tė kuptojmė se "ē'duhet tė jetė" e si duhet tė bėhet Shqipėria.

    Dr. Lekė SOKOLI

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Sami Frashėri

    Prof. Kastriot Bezati: Sami Frashėri, dijetar i madh enciklopedist, emblema e diturisė sė Shqipėrisė

    18 Qershor, 2025

    Eshtė autori i 57 veprave nė gjuhėn shqipe, turke e arabe, pėrfshirė kėtu edhe revistat e gazetat qė ai drejtoi nė Turqi “Universalja nuk ėshtė gjė tjetėr veēse lokalja pa mure”, – thotė poeti i madh portugez Miguel Targa.

    Nga Kastriot Bezati - historian

    Emri:  Capture.JPG4444.jpg

Shikime: 3

Madhėsia:  48.8 KB

    Nė Shqipėri, mė tepėr se tek kushdo, universi rilindas mishėrohet tek Tre Vėllezėrit Frashėri. Sistemi filozofik dhe veprat e tyre atdhetare kapėrcyen kufijtė kohorė dhe ata u bėnė tė pranishėm si pishtarė pėr ēdo kohė nė Shqipėri. Abdyli, Naimi dhe Samiu, sėbashku dhe veēmas, shkrinė nė njė tė vetme tri detyrat themelore taktike qė shtroheshin para vendit: sė pari, shpėtimin e Atdheut nga gjymtimi territorial; sė dyti, bashkimin e viseve shqiptare nė njė Vilajet Autonom; dhe sė treti, lėvrimin e kulturės patriotike nė shėrbim tė ēlirimit tė Shqipėrisė. Tė tre vėllezėrit luftuan krah pėr krah njėri- tjetrit dhe secili prej tyre pati njė fushė ku u shqua mė tepėr:kryesisht si politikan u dallua Abdyli, veēanėrisht si poet shndriti Naimi dhe mė tepėr si mendimtar e dijetar u lartėsua Samiu. Nga njė vend mund tė dalin tri kolosė, por nga njė familje deri mė sot brenda apo jashtė Shqipėrisė, nuk kanė lindur tre gjeni, siē ėshtė rasti unikal i Vėllezėrve Frashėri.

    Emri:  3-10.jpg

Shikime: 3

Madhėsia:  21.4 KB

    Frashėri, ku u lindėn Vėllezėrit Frashėri

    Frashėri, ku u lindėn Vėllezėrit Frashėri, e ka marrė emrin nga pema pyjore “Frashėr”, ndėrsa krahina, Dangėllia, e ka marrė emrin nė fillim tė shekullit XVII nga fjala turke “Dag-ili”, qė do tė thotė “Malėsi”. Frashėri ngrihet 1030 m mbi nivelin e detit, me hapėsirė gjeografike 15.5 km2 dhe, nė vitet 1431-32, kishte 12 shtėpi, ndėrsa nė mesin e shekullit XIX, kishte 22 lagje me rreth 1500 banorė, ishte “njė qytet i vogėl malor”, shkruante Sami Frashėri nė veprėn e tij Kamus-ul-Alam. Abdyl Frashėri, pas vdekjes sė tė atit mė 1859, Halidit, qė cilėsohej nga atdhetarėt halim, domethėnė njeri i ditur, si dhe tė nėnės mė 1861, Eminesė, e cila ishte stėrmbesa e Iliaz bej Mirahorit, themeluesit nė vitet 1494 – 1496 tė qytetit tė Korēės, mė 1865 e transferoi krejt familjen, tė 5 vėllezėrit, Sherifin, Naimin, Samiun, Tahsimin dhe Mehmetin, si dhe 2 motrat, Nefisenė dhe Shahnishanė, nga Frashėri i Pėrmetit, nė Janinė, qytet qė e ka marrė emrin nga “Shėn-Jani” nė shek.V pas Krishtit, qė zihet nė gojė pėr herė tė parė mė 1081 nga Ana Komnena, por qė mori shkėlqim dhe emėr me Ali pashė Tepelenėn (nė vitet 1797 – 1822), shkruan Mit’hat Frashėri nė kalendarin kombiar, Sofie, 1898. Vėllezėrit Frashėri, edhe kur jetuan e punuan mė pak nė Janinė dhe mė shumė nė Stamboll, i mbajtėn lidhjet me Frashėrin dhe ēdo gjė e bėnė pėr lirinė e Shqipėrisė. “Nė Stamboll ne kemi pasur tri armata, tri ushtri/ Njė armatė ish Abdyli dhe njė tjetėr ish Samiu/ Dhe e treta – gjenerali, gjeneral poet Naimi/ Qė lėshonte nga Stambolli divizione vjershėrimi”, – shkruan poeti Dritėro Agolli.

    Nė rrugėn e jetės sė Samiut veēohen tri etapa tė formimit tė tij

    Nė rrugėn e jetės sė Samiut veēohen tri etapa tė formimit tė tij qė koincidojnė me tri vendbanimet: foshnjėria – Frashėri, rinia – Janina dhe pjekuria – Stambolli. Mėsimet e para ashtu si dhe Abdyli e Naimi i mori nė Teqenė e Frashėrit, ku baba, ishte atdhetari Baba Alushi. Mė 1865, ose sipas njė mendimi tė dytė, mė 1861, vendoset nė Janinė, ku kreu gjimnazin grek “Zosimea”. Data e diplomės sė Samiut ėshtė 14 korrik 1868. Punoi pėr pak kohė nė Sekretariatin e Vilajetit tė Janinės dhe, kur ishte 21 vjeē, mė 1871, u vendos nė Stamboll dhe filloi punė nė Zyrėn e Shtypit, – shkruan vetė Samiu nė “Serveti Funun”, 1896. Mė 1874 shkon nė ishullin e Rodit si sekretar i prefektit tė tokave osmane tė Algjerisė. Largohet pas 5 muajsh nga kjo detyrė dhe kthehet nė Janinė, ku punoi disa muaj si kryesekretar i “Komitetit Ushtarak tė Shpėtimit Publik”, me kryetar Abedin Pashė Dinon nga Preveza. Mė 1877 kthehet nė Stamboll dhe, mė 18 dhjetor 1877, zgjidhet anėtar i Komitetit Shqiptar tė Stambollit, qė drejtohej nga i vėllai i tij i madh, Abdyl Frashėri, ndėrsa mė 12 tetor 1879 zgjidhet kryetar i “Shoqėrisė sė tė Shtypuri Shkronja Shqipe”, formuar nė shtėpinė e Abdyl Frashėrit nė lagjen “Pera” tė Stambollit. Samiu mė 1881 emėrohet sekretar dhe mė 1893 kryesekretar i Komisionit tė Inspektimit Ushtarak, ku punoi deri nė fund tė jetės, mė 1904. Gradėn mė tė lartė tė nėpunėsit nė hierarkinė osmane shtetėrore, gradėn “Ula Eveli”, e mori mė 1895. Pas vitit 1899 edhe pse vazhdonte tė ishte me detyrė nė Komisionin e Inspektimit Ushtarak, Samiut iu ndalua dalja nga shtėpia nga Pallati i Sulltanit.

    Emri:  Capture-64.jpg

Shikime: 3

Madhėsia:  41.7 KB

    Eshtė autori i 57 veprave nė gjuhėn shqipe, turke e arabe, pėrfshirė kėtu edhe revistat e gazetat qė ai drejtoi nė Turqi.

    Midis 6 veprave qė Samiu botoi nė gjuhėn shqipe, veēohet vepra madhore “Shqipėria ē’ka qėnė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė”, e cila u botua pa emėr tė autorit mė 1899 nė Bukuresht dhe pas botimit, u pėrkthye nė greqisht nga Fan Noli dhe nė turqisht nga Shahin Kolonja, qė ėshtė dhėndri i Naim Frashėrit. Me idetė e kėsaj vepre do tė jetojė dhe do tė zhvillohet lėvizja ēlirimtare shqiptare pėr tė arritur nė fitore, nė lirinė dhe nė pavarėsinė kombėtare mė 1912. Kjo vepėr nuk ėshtė vetėm kurora e mendimit shqiptar pėr shekullin e XIX. “Ky traktat ėshtė akti themelues i prozės klasike dhe moderne shqiptare. Kėtė libėr, duke e lexuar sot, ne zbulojmė qė Samiu ėshtė babai i prozės. Proza e Samiut ėshtė prozė poetike, prozė publicistike dhe prozė letrare e shkencore”, -shkruan poeti Xhevahir Spahiu nė librin “Dritare”,Tiranė, 2016. Vepra madhore e Samiut nė gjuhėn turke ėshtė Fjalori Universal Enciklopedik i Gjeografisė dhe Historisė, “Kamus-ul-Alam”, nė 6 vėllime, pėr tė cilėn ai punoi 16- vjet, me gjithsej 4830 faqe, botuar nė vitet 1889 – 1898. “Ky njeri, (Sami Frashėri – K.B), me veprat qė ka nxjerrė nė shesh, veēanėrisht “Fjalorin e Botės”,(nė 6 volume), dhe “Fjalorin Turqisht – Turqisht, ėshtė njė burim, njė pėrmendore e madhe pune qė tė ngjall admirim dhe habi”, – shkruan personaliteti i letėrsisė turke, shkrimtari Halid Zija Ushakligilit. “Dr.M.E.Rijali, – shkruan Xhevahir Spahiu, – nė veprėn e tij tė botuar kohėt e fundit nė Teheran, pohon: “Dijetari mė i madh i perandorisė Osmane dhe mė i njohuri nga vendet europiane ėshtė Shemsedin Samiu. Samiu ėshtė, pa dyshim, njė nga gjenitė e epokės sė Tij”. “Shqipėria ėshtė njė nga vendet mė tė bukura tė Ballkanit”, ajo ėshtė e ndarė “nė katėr vilajete qė janė: Vilajeti i Janinės, Manastirit, Kosovės dhe Shkodrės” dhe se “Qytetet mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė janė: Shkodra, Prizreni, Manastiri dhe Janina”, – thotė Sami Frashėri nė veprėn “Kamus-ul-Alam”, Kostandinopojė, 1889. Shqipėrinė, Sami Frashėri, “e pėrfytyron tė pacunguar me njė sipėrfaqe prej 75 mijė km2”, – shkruan Zija Xholi nė librin “Sami Frashėri”, viti 1978. “Duhet njė orė e mė parė tė ndahet Shqipėria e tė dihet qė ku e gjer ku ėshtė”, – shkruan plot shqetėsim pėr fatet e tokave shqiptare Sami Frashėri nė gazetėn “Zėdhėnėsi i Lindjes”.

    Edhe sot, kombi shqiptar, ndonėse ka dymijė vjet qė ekziston nė kėtė botė, ėshtė i vetmi komb nė Europė, qė ėshtė i prerė nė disa pjesė mizorisht, qė ėshtė i ndarė dhe i shpėrndarė tragjikisht nė disa shtete, qė ėshtė tkurur nė 28000 km2, ndaj historia ka kėrkuar dhe kėrkon bashkimin kombėtar tė shqiptarėve dhe, askush, asnjė shtet apo grup shtetesh apo organizma ndėrkombetare nė Ballkan apo nė Europė, nuk mund ta pengojė dhe nuk ka pėrse ta pengojė por t’i japin tė drejtė dhe ta mbėshtesin kombin shqiptar tė kryejė bashkimin kombėtar ashtu si e kanė kryer mė parė gjatė ecurisė historike kombet e tjera tė Europės.“Lipset t’i dėftejmė botės sė qytetėruar cili ėshtė kombi shqiptar, cilat janė tė drejtat dhe dėshirat e kėtij kombi dhe qysh pa iu shtuar Shqipėrisė nga ana e Veriut Kosova e nga an’ e Jugės Ēamėria, nuk mund tė shtrohet qetėsia nė sinisin e Ballkanit”, – shkruante Ismail Qemali mė 10 mars 1918. “Njeriu ėshtė produkt i Atdheut dhe gjaku i njeriut i takon vetėm Atdheut”, – shkruante Samiu mė 1880. “Njė komb kaq trim e qė s’e kursen gjakun, tė humbasė duke u coptuar prej tė tjerėve tė dobėt e tė frikshėm! Mend kemi, trimėri kemi e tė mos dimė a tė mos duam t’i pėrdorim gjithė kėto pėr tė mirėn tonė, por tė rrimė me duar lidhur. Kjo ėshtė mė e keqia, tė punojmė pėr humbjet tona, tė nxjerrim themelet e kombit tonė, me padituritė e tė verbėrve tė vetė?!”. Kjo ishte e papranueshme dhe revoltuese pėr Sami Frashėrin, ndaj dhe ai mė 1899 do tė shkruajė: “Shpėtimi a humbja e shqiptarėve ėshtė nė dorė tė shqiptarėve”.

    Emri:  2-20.jpg

Shikime: 3

Madhėsia:  24.1 KB

    Samiu mori pjesė aktive nė LSHP-it.

    “Qėllimi i Lidhjes Shqiptare, – ka shkruar Samiu, – ėshtė tė sigurohet e sotmja dhe e ardhmja e Shqipėrisė” dhe se “Masa e parė qė duhet tė merret lidhur me kėtė, ėshtė bashkimi i Shqipėrisė nė njė Vilajet, duke e ndarė atė nga grekėt e sllavėt”, – shkruante Samiu mė 27 qershor 1878, ndėrsa gati dy muaj mė vonė, mė 15 gusht 1878, ai shkruante te “Zėdhėnėsi i Lindjes”: “Shqiptarėt tė bashkuar si njė trup i vetėm, kanė marrė masa pėr sigurimin e mbrojtjen e Atdheut tė tyre nga sulmet e sllavėve e tė grekėve. Pėr kėtė qėllim ata mbajtėn njė Kuvėnd tė Pėrgjithshėm nė Prizren, i dhanė besėn njėri – tjetrit dhe formuan Lidhjen”. “Lidhja e Prizrenit pa nevojė tė bashkonjė Shqipėrin’ e t’ė bėnjė njė me Otonomi, a mbase me ēkėputje (indipendencė) fare, pas punės ….”, i shkruante Sami Frashėri mė 20 shkurt (4 mars – stil i ri) Jeronim De Radės. “Nė do tė korrėsh mbas njė viti, mbill grurė, ndėrsa nė do tė korrėsh mbas njė shekulli, ndėrto shkolla”, – ka thėnė Sami Frashėri. Rol me rėndėsi nė pėrhapjen e arsimit dhe tė diturisė nė gjuhėn shqipe me anėn e librit, gazetės dhe shkollės luajti “Shoqėria e tė Shtypuri Shkronja Shqip”, – kryetari sė cilės ishte Sami Frashėri. Nė kėtė shoqėri u futėn edhe rilindasit tanė tė shquar, si Abdyl Frashėri, Pashko Vasa, Hoxha Tahsini, Jani Vretua, Koto Hoxhi, Seid Toptani, Pandeli Sotiri, Zija Prishtina. Nga 28 anėtarėt themelues tė kėsaj shoqėrie 11 ishin nga treva e Pėrmetit. “Nė kėtė shoqėri u ndodhėn mė tė diturit e mė tė mirėt qė kishte kombi shqiptar”, – shkruhej mė vonė nė gazetėn “Drita”, 21 nėntor 1903. “S’mund tė ketė Shqipėri pa shqiptarė, s’mund tė ketė shqiptarė pa gjuhė shqipe, s’mund tė ketė gjuhė shqipe, pa shkronja shqipe e pa shkolla nė tė cilėn tė mėsohet shqipja”, – do tė shkruajė Sami Frashėri dhjetė vite mė vonė pas formimit tė “Shoqėrisė sė tė Shtypuri Shkronja Shqip” nė veprėn madhore “Shqipėria ē’ka qėnė, ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhetė”, botuar nė Rumani.

    Po nė kėtė vepėr manifest pėr shqiptarėt, Samiu shkruante: “Shqiptarėve me hir Turqia s’u ka dhėnė gjė. Shqiptarėt duhet t’i marrėnė ato qė duanė me pahir: t’i kėrkojnė me fjalė, po tė ken’ edhe pushkėn plot .” Dhe po nė kėtė veper Samiu shkruan: “Turqia as mund tė rronjė paskėtaj, as di, as do tė rronjė, edhe as duhet tė rronjė”.

    Pėr kulturė dhe ngritjen e vetėdijes kombėtare Samiu i derdhi mendimet edhe nė revistat e gazetat qė ai drejtoi, sidomos tek gazeta “Terxhumani Shark”, qė u bė organi legal i LSHP. “Gjėnė e tjetrit s’e duam, gjėnė tonė s’e lėmė”, – ka thėnė Sami Frashėri. Idetė e tij se “patriotizmi tregon vlerėn e njeriu” se “bashkimi i ideve ėshtė mė i fortė se ai i kombeve” se “tirania mė e tmershme ėshtė ajo qė ushtrohet mbi idetė” se “kombėsia dhe atdheu janė tė shėnjta pėr ēdo njeri”, – ishin thirrje pėr shqiptarėt qė ata tė ecnin drejt lirisė e pavarėsisė sė Shqipėrisė. “Njeriu ėshtė njė flakė e natyrės pėr tė ndritur jo vetėm veten, por mė tepėr pėr njerėzimin”, – thotė Samiu. “Qytetaria e Europės, – vazhdon mė tej Samiu, – qytetaria pa anė e fund, e cila ēdo ditė po shtohet e po pėrhapet edhe shpejt a vonė njė ditė do tė mbulojė gjithė dhenė e tė ndritojė gjithė kombet e dheut!”. Samiu kishte gjithnjė mendime te reja, tė cilat shpeshherė i kapėrcenin kufijtė e epokės”, -thuhet nė “Islam Ansiklopedisi”, Istanbul, 1968. Nga tė katėr anėt e botės nė gjuhė tė ndryshme i vinin letra. “Postierėt pėr Samiun thoshin se ishte njeriu qė merrte mė shumė letra n’atė kohė nė Stamboll”, – shkruan studiuesi kosovar Niazi Sulēe, mė 1960 nė gazetėn “Dielli”.

    Emri:  1-16.jpg

Shikime: 3

Madhėsia:  55.8 KB

    Samiu ishte i pashėm, me shtat tė lartė.

    Samiu nė Stamboll u njoh dhe u martua me Emine Veliye, vajzėn e Kazasker Sadedin Efendiut, njė familje nga paria e Stambollit. U martua kur ishte 34 vjeē, mė 1884. Me Eminenė bashkėjetoi 10 -vjet dhe pati katėr fėmijė: Samijen, Sadiun, Sadijen dhe Ali Samiun. Me vdekjen e Eminesė, mė 1894, pas njė viti, mė 1895, u martua pėr sė dyti me Ballkėze Frashėrin, vajzėn e Ibrahim Pashės nga Laēenjtė e Frashėrit, me tė cilėn pati njė djalė, Skėnderin. Samija, u martua me Rashid Mansur Ererin. La dy djem: Mehmetin dhe Eminin. Emin Ereri, ka ardhur disa herė nė Shqipėri. Me tė unė jam takuar dhe kam biseduar nė Frashėr tri herė: mė 09.09.1973, kur punoja pėr ngritjen e Shtėpisė sė Vėllezėrve Frashėri, mė 16.06.1974, kur u pėrurua muzeu “Vėllezėrit Frashėri” dhe mė 09.06.1978, kur arkivoli me eshtrat e Abdyl Frashėrit u nis nga Frashėri pėr nė Tiranė. Sadiu u nda nga jeta i ri. Sadija u martua me Subi Neshatin, Ali Samiu me Fahrijen dhe Skėnderi me Sabihan. Ali Samiu ishte presidenti i parė i klubit sportiv tė Gallatasarajt, prandaj dhe stadiumit tė futbollit tė Gallatasarajt iu dha emri “Ali Sami Jen”. Sami Frashėri nė momentet e fundit tė jetės, para se tė mbyllte sytė, shqiptoi fjalėn: “Shqipėri!”. Ai u nda nga jeta mė 18 qershor 1904. Ishte ditė e shtunė. E shtunė ishte edhe kur u nda nga jeta Abdyli, 23 tetori i 1892-shit. E shtunė ishte edhe kur u nda nga jeta Naim Frashėri, 20 tetori i vitit 1900. U varros nė varrezat publike tė Feriqojt, kundrejt xhamisė Sahrai Gedite, tė Stambollit. Mbi pllakėn e varrit u gdhend njė libėr i hapur si dhe njė pendė. Kuptimplote. Njė libėr i hapur ėshtė nė ēdo kohė pėr shqiptarėt Samiu i Madh. Koha kėrkon qė tė sillen e tė prehen nė Shqipėri edhe eshtrat e Sami Frashėrit, ashtu si u sollėn mė 2 qershor 1937, eshtrat e Naim Frashėrit dhe mė 19 mars 1978, eshtrat e Abdyl Frashėrit.

    Vėllezėrit Frashėri tek bashkimi i shqiptarėve shikonin bėrjen e Shqipėrisė. Atė qė tha si filozof Samiu se “Shpėtimi a humbja e Shqipėrisė ėshtė nė dorė tė shqiptarėve”, Abdyli e tha si burrė shteti: “Tė jemi tė gjithė shqiptarė e tė formojmė njė Shqipėri tė Bashkuar”, ndėrsa Naimi e tha si poet: “Ti Shqipėri mė ep nder, mė ep emrin shqipėtar” dhe “Po tė jemi tė bashkuar ėshtė e bėrė Shqipėria”.

    Gazeta Telegraf

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2025, 11:52
  2. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •