SAMI FRASHĖRI: SHQIPĖRIA Ē’KA QENĖ, Ē’ĖSHTĖ
E Ē’DUHET TĖ BĖHET
Nga Frank Shkreli
Kėtu nė Shtetet e Bashkuara, e hėna e tretė e shkurtit festohet ēdo vit si Dita e Presidentėve, me rastin e ditėlindjeve tė baballarėve tė kombit, Xhorxh Uashingtonit dhe Abraham Linkolnit, pėr tė pėrkujtuar kontributin e tyre nė themelimin dhe nė ruajtjen e unitetit kombėtar, por edhe pėr tė pasqyruar trashėgiminė e vlerave tė tyre, pėr tė gjithė brezat e amerikanėve. Amerika, ndoshta si asnjė vend tjetėr, kujton dhe ruan trashėgiminė historike tė kombit dhe tė udhėheqsve dhe patriotėve tė gjithė historisė sė saj. "Njė komb", ka thėnė presidenti Xhon Kenedi, "e tregon veten me burrat qė dalin nga trupi i tij, por njė komb e kallėzon veten gjithashtu edhe me burrat qė ai nderon dhe me burrat qė kujton..."
Edhe kombi shqiptar gjatė historisė sė tij ka pasur burra tė cilėt meritojnė tė kujtohen dhe tė nderohen pėr kontributet e tyre ndaj kombit dhe pėr trashėgiminė e tyre historike, kulturore dhe shpirtėrore. Njėri prej kėtyre burrave tė kombit shqiptar ėshtė edhe Sami Frashėri, i cili kėtė vit mbushė 110-vjetė nga vdekja e tij. Viti 2014 shėnon gjithashtu edhe 115-vjetorin e manifestit politik dhe ideologjik, "Shqipėra ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet", botuar nga Sami Frashėri nė Bukuresht tė Rumanisė mė 1899, i cili sipas historianėve, ėshtė njė nga veprat mė tė njohura tė Rilindjes Shqiptare, qė kontriboi drejtė pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912. Nė kėtė manifest, Sami Frashėri flet pėr tė kaluarėn, pėr periudhėn nė tė cilėn jetonte ai dhe pėr tė ardhmen e Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar, si e shikonet ai. E cilėson Gjergj Kastriotin-Skėnderbe si njė burrė qė rrallė i ka shokėt e tij nė histori dhe deklaron se periudha e udhėheqjes sė tij ishte ''m'ė bukur e m'ė bekuar e gjithė kohėrave pėr vendin tėnė, se atėherė i gjithė kombi ishte i bashkuar dhe u nderua nė gjithė botėn", shkruan Sami Frashėri. Nė tė vėrtetė kjo ėshtė vlera dhe trashėgimia politike dhe shpirtėrore e mesazhit tė tij shkruar 115 vjetė mė parė, dhe i cili duhet tė tingėllojė edhe sot si njė kambanė e zgjimit kombėtar pėr ata qė duan ta dėgjojnė, sa nuk ėshtė vonė: Bashkimi i Shqiptarėve me njė mendim e me njė qėllim. Ai shkruan gjithashtu, si njė profetė sikur tė kishte paraparė pėrpjekjet e sotėme tė shqiptarve pėr tu integruar nė Europė, duke thėnė se, si njėri prej kombeve mė tė vjetra tė Europės, shqiptarėt kanė tė drejtė tė jetojnė nė liri dhe tė zėnė vendin qė u takon midis popujve tė qytetėruar tė Europės.
Analiza qė Sami Frashėri i bėn situatės sė atėhershme, me tė cilėn pėrballej Shqipėria, tingėllon e freskėt edhe pėr gjėndjen aktuale sot. Ai flet pėr rreziqet e jashtėme, me tė cilat sipas tij pėrballej kombi shqiptar, e qė ishin, "zgjedha e huaj", "lakmitė shoviniste tė fqinjėve", por mbi tė gjitha ai flet edhe pėr rrezikun e madh qė i kanoset kombit nga, ''grindjet dhe pėrēarjet midis shqiptarėve''.
Mesazhi i manifestit "Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet'', i ka qėndruar kohėve dhe shėrbėn edhe sot si njė udhėzim dhe ndriēim pėr zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare dhe pėr dashurinė ndaj vendit dhe pėr dashurinė pėr njėri tjetrin, ndėrkohė qė u bėn thirrje shqiptarėve tė tė gjitha kohėrave: "O burrani, o shqiptarė ! Zihuni me tė dy duart nė besė, nė lidhje e nė bashkim, se kjo do t'ju shpėtojė!" Sikur donte tė lente njė amanet pėr gjithė brezat, ai i porositė shqiptarėt pėr bashkim, si njė qėllim madhor, duke shkruar: "Ja qėllimi ynė! Ja puna jonė e shenjtėruarė! Ja besa jonė! Nė mes tė shqiptarėve tė vėrtetė s'ka ndonjė ndarje, ndonjė ēarje, ndonjė ndryshim! Janė tė tėrė vėllezėr, tė gjithė njė trup, njė mendje, njė qėllim, njė besė!”
Sami Frashėri me manifestin e tij politik tė para 115 viteve sfidon shqiptarėt edhe klasėn e sotėme politike qė tė ri-zbulojė dhe tė rivlersojė kėshillat dhe udhėzimet e tija me qėllim pėr tė ringjallur rishtas, ashtu si nė kohėn e Gjergj Kastriotit- Skėnderbe, unitetin dhe krenarinė kombėtare, pėr tė punuar pėr tė mirėn e pėrbashkėt afatgjatė tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar. Nė kėtė drejtim, thotė Sami Frashėri, ''Tė mos trembemi nga asgjė, tė pėrpiqemi qė mos tė pushojmė deri sa tė fitojmė atė qė kėrkojmė; jemi nė tė drejtėn tonė; Perėndia ėshtė gjithnjė ndihmėsi i tė drejtėve, Perėndia ėshtė e drejta vetė!" Prandaj, kėshillon ai, "Tė mos rrimė tė mpirė e tė ngrirė, tė levizim duar e kėmbė, tė tundemi e tė lėkundemi, tė ecim tė lirė nė udhėn e Perėndisė, nė udhė tė sė drejtės: Perendia, e drejta, kombi, gjuha, Shqipėria, Shqiptaria." Ėshtė interesant se si Sami Frashėri i balancon tė drejtat e njeriut dhe tė kombit duke u bazuar nė filozofinė klasike tė tė drejtave natyrale dhe nė natyrėn e Perėndisė, duke shkruar se ''Perėndia ėshtė e drejta vetė."
Sami Frashėri, nė shkrimet e tija, ėshtė i qartė gjithashtu se sipas tij dhe mendimeve tė rilindasve tė asaj periudhe mendimet e tė cilėve ai pasqyron, politika nuk duhet tė pėrdoret si njė mjet pėr avancimin e ngushtė tė interesave personale e vehtjake nė kurriz tė interesave madhore tė kombit, kritikė kjo pėr jo vetėm pėr bashkohasit e tij, por edhe pėr sot. Ai shkruan se si ėshtė e mundur qė, "Njė komb kaq trim e qė se kursen gjakun, tė humbasė duke u copėtuar prej kombeve tė dobėt e tė frikshėm! Mend kemi, trimėri kemi, gjuhė tė bukur e tė lehtė kemi, e tė mos dimė a tė mos duam t'i pėrdorim gjithė kėto pėr tė mirėn tonė, po tė rrimė me duar lidhur. Kjo ėshtė mė e keqja, tė punojmė pėr humbjet tona, tė nxjerrim themelet e kombit tonė me padituritė e tė verbėrve tė vetė ?!"
Duke lexuar disa prej shkrimeve tė Sami Frashėrit njeriu ndahet me ndjenjėn se dashuria pėr kombin dhe pėr njėri tjetrin -- parime themelore kėto qė predikonin rilindasit shqiptarė 100- e ca vjetė mė parė -- duhej ishte dhe tė mbetet baza morale e politikės sė njė shoqėrie,qė njėkohėsisht ėshtė edhe ēelsi pėr sigurinė e mbrendshme, por edhe qė kombi shqiptar tė njihet nga bota pėr kontributet e tij, si nė kohėn e Gjergj Kastriotit, siē shkruan Sami Frashėri.
Pėr ringjalljen, rivlersimin dhe zbatimin e kėtyre parimeve shqiptuara nga rilindasit si Sami Frashėri, ekziston njė nevojė urgjente ashtuqė kombi shqitar tė shkojė me hapa tė sigurt drejtė sė adhmes. Nevojitet shkrirja e kėtyre ideve dhe avancimi i kėtyre parimeve politike, kombėtare dhe shpirtėrore, natyrisht nėn rrethanat e tanishme, pėr tė ndryshuar drejtimin e tė ardhmes sė shqiptarėve. Por kjo nevojitė gjithashtu edhe njė strategji afatgjatė kombėtare, nga burrshtetas tė stėrvitur dhe tė bindur nė parimet e rilindasve, gjė qė kėrkon guxim moral, aftėsi politike dhe njohuri praktike. Janė kėto parime morale dhe politike tė rilindasve si dhe zbatimi i tyre, dhe jo njė parti, njė qeveri, madje as zgjedhjet e kaluara apo tė ardhėshme, ato qė do tė vendosin tė ardhmen afatgjatė tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar.
Le tė shėrbejė 110-vjetori i vdekjes sė Sami Frashėrit dhe 115 vjetori i programit tė tij politik dhe ideologjik "Shqipėria ē“ka qenė, ē“ėshtė e ē“do tė bėhet", si njė rast pėr tė ri-zbuluar parimet dhe idetė e Sami Frashėrit dhe rilindasve tė tjerė tė kombit shqiptar, parime kėto qė gjithnjė janė aktuale tė freskėta dhe tė pavdekshme. Shqipėria dhe kombi shqiptar mbijetuan falė veprave dhe sakrificave tė rilindasve megjithė dėshtimet historike tė brezave tė 100-viteve tė fundit. Prandaj tu jemi mirėnjohės atyre pėr atė qė krijuan si dhe pėr trashėgiminė qė lanė pas, njė trashėgimi kjo e pasur kombėtare, morale dhe politike, e cila duhet tė ruhet tė zhvillohet dhe tė pasurohet brez pas brezi.
Frank Shkreli
Krijoni Kontakt