Close
Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 279
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Spartak Ngjela perballe Edi Rames ne zgjedhjet lokale

    TIRANE (16 Korrik) - Sekretari pėr Ēėshtjet Ligjore nė Partinė Demokratike, Spartak Ngjela, u shpreh sot pasdite, gjatė njė konference pėr shtyp, se "ka marrė mbėshtetjen e plotė nga kryesia e kėsaj partie pėr kandidimin e tij nė postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės". Ngjela vuri nė dukje se, vendimi pėr kandidimin e tij nė kėtė post "erdhi si rezultat i kėrkesės sė seksioneve dhe nėndegėve tė PD-sė"."Pas paraqitjes sė kėsaj kandidature, do tė vazhdojnė sėrish proēedurat pėr marrjen e tė gjitha pranimeve tė mundshme nga baza dhe nga tė gjitha nėndegėt e PD nė Tiranė pėr kėtė post", bėri tė ditur Ngjela. Duke u ndalur nė programin qė ai do t'u ofrojė kryeqytetasve, Ngjela theksoi se "programi i tij pėrfaqėson atė tė Partisė Demokratike qė do ta ēojė Tiranėn drejt principeve perėndimore, qytetėrimit tė lirė dhe modernizimit tė jetės nė tė gjitha aspektet".Nė raport me emrat e tjerė qė do tė paraqesė kjo parti apo opozita, pėr postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Ngjela nėnvizoi se "ėshtė e drejta e tyre pėr tė konkuruar". "Unė ndava mendimin tim politik me mendimin e Kryesisė sė partisė, e cila mė dha mbėshtetjen e plotė pėr tė vazhduar veprimtarinė politike, nė marrjen e kėsaj kandidature", tha ai. dxh/dxh (News24/BalkanWeb)

  2. #2
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    u pa puna...
    me sa duket do kemi dyluftimin e Pavionit 17 me ngjyrat e Ylberit...
    hajde, Tirona, hajde...

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ngjela: Si do largoj Edi Ramen nga bashkia

    PD i jep mbeshtetje Spartak Ngjeles per te kandiduar perballe Edi Rames per postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Avokati: "Do ta cojme kryeqytetin drejt modernizimit". Kush eshte njeriu, te cilit Berisha i besoi sfiden e veshtire, miqesia me Ramen dhe synimi per te marre 55 % te votave

    Elton METAJ

    Partia Demokratike e ish-Presidentit Berisha ka shuar dje hamendjet dhe diskutimet per kandidatin e saj per Bashkine e Tiranes. Spartak Ngjela do te sfidoje Edi Ramen, kryebashkiakun aktual, duke kerkuar te marre drejtimin e kryeqytetit per tre vitet e ardhshme. Ne kete menyre, Rama-Ngjela do te jete dueli per postin e qytetarit numer nje te kryeqytetit ne zgjedhjet vendore te vjeshtes. Nje duel qe paralajmerohet i forte dhe qe duket se do te kete nje pjese te forte edhe angazhimin mediatik.

    Sekretar per Marredheniet me Publikun ne PD, Spartak Ngjela, ka pushtuar pasditen e djeshme mediat. Ai ka kryer nje konsultim me kryesine e partise dhe ka deklaruar se kishte marre mbeshtetjen e plote politike. Euforik dhe i bindur ne hapat qe hidhte, 55 vjecari qe gezon statusin e te persekutuarit, jo vetem qe ka shpallur kandidaturen e tij, por duket se ka tentuar te trembe edhe kundershtarin. "Do ta cojme Tiranen drejt modernizimit te jetes", ka thene Ngjela, duke deklaruar te hapur garen per mandatit me te rendesishem te zgjedhjeve te vjeshtes. I denuar per agjitacion dhe propagande, i cilesuar si mik i Edi Rames dhe drejtues ne disa parti, Ngjela nuk ka perdorur asnje prej shprehjeve qe kryetari i PD, Sali Berisha kishte thene per kryebashkiakun mesditen e djeshme. Ngjela nuk ka permendur "abuzimet e Rames" dhe "prokurorine si sfidant te tij", por ka deklaruar se synon te marre 55 % te votave. Madje, ish-ministri i Drejtesise ne qeverine e Pajtimit Kombetar te vitit 1997, ka evidentuar edhe pjeset e elektoratit ku tenton te marre votat qe i duhen per te larguar bashkepunetorin e tij te dikurshem ne politike. Duke synuar te jape pershtypjen se e ka llogaritur dhe pergatitur perballjen per bashkine me te madhe te vendit, Ngjela eshte shfaqur i qete edhe perballe atyre qe e pyesnin per armen e forte te Rames, ndryshimin e Tiranes. "Do t'i veme ne balance", ka preferuar te pergjigjet avokati. I cili sidoqofte, nuk e ka vleresuar te mbyllur kandidimin e tij perballe Edi Rames. Atij do t'i duhet te kaloje ne bazen e partise ne Tirane per te kryer procedurat qe do ta shpallnin kandidatin zyrtar te PD ne kryeqytet. Ndonese vete Ngjela ka deklaruar se baza i kishte kerkuar te kandidonte, seksionet e partise me te madhe te opozites duket se kishin preferuar te tjere emra. Pavaresisht kesaj, "Avokati" ka marre mbeshtetjen e "Doktorit" dhe ka startuar fushaten elektorale, qe ai shpreson se do te coje drejt karrikes ku eshte ulur sot 39 vjecari Edi Rama.

    Me nje karriere intensive ne disa parti politike (PAD, PLL dhe PD), Ngjela ka synuar nje tjeter sfide, qe ne nisje duket se do te jete e veshtire. Ai ka deklaruar se tashme para tij ka dy zgjedhje, ose te zevendesoje Ramen, ose te largohet nga politika.

    Kush eshte rivali i Rames

    Spartak Kico Ngjela

    Lindur me 11.07.1948-Tirane.

    Edukimi: Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Drejtesise.

    Deputet i Legjislatures XVI.

    Grupi parlamentar PD.

    Funksioni: Anetar "Komisioni i Ligjeve dhe Ceshtjeve Kushtetuese"

    Zona elektorale nr. Lista Shumeemerore.

    Karriera politike: 1997: Minister i Drejtesise ne qeverine e "Pajtimit Kombetar".

    1997/01: Deputet i legjislatures se XV te Kuvendit te Shqiperise dhe anetar i Komisionit per Ceshtjet Kushtetuese dhe Ligjore; Anetar i Komisionit per Hartimin e Projektkushtetutes; Kryetar i Komisionit per Hetimin e ngjarjeve te periudhes janar/qershor 1997.

    Karriera Profesionale: Zyre Juridike; Prokurori; Instituti i Gjuhesise dhe Historise; Avokat.

    Shenime: Ka statusin e persekucionit, kategoria A

    Kryetari i PD per Edi Ramen:

    "Une kam bere nje deklarate, se sfidanti i tij do te jete prokuroria. Po punohet intesivisht ne dosjet e medha te krimit te tij qe ka konsumuar dhe borxhet e medha qe i'u ka qytetareve te Tiranes me abuzimin, vjedhjen dhe shperdorimin e taksave te tyre. Ne kete kontekst, as mbidoza e as nendoza nuk do ta shpetojne ate nga sfida qe e pret ne prokurori".

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Pse Spartak Ngjela?
    Partia Demokratike ka thyer nje pjese te enigmes qe dukej se po mbante peng zgjedhjet lokale te tetorit 2003. Spartak Ngjela, nje emer i njohur i politikes dhe shoqerise shqiptare te pas viteve '90 - te, duket se do te konkuroje kandidatin socialist, kryetarin aktual te Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Dueli qe aq shume u komentua dhe u peshperit tre vjet me pare, ka ridale ne skenat e politikes ate moment kur dukej se nuk e priste askush. Duke i siguruar fushates dhe ne rradhe te pare mediave nje spektakel te paralajmeruar. Po pse PD erdhi tek emri i Ngjeles, cila duhet te kete qene llogjika e saj dhe pse pothuajse te gjithe komentatoret dhe analistet e konsiderojne kete nje superduel?

    Dalja e Ngjeles ne krye te listes se kandidateve te propozuar nga opozita, me shume se sa me statusin e tij politik, ka lidhje me kundershtarin qe ka perballe. PD e ka provuar se Rama eshte nje mjeshter i fushatave, qe eshte nje njeri kreativ, virtuoz ne debat dhe mbi te gjitha popullor tek te rinjte. Ketij njeriu spektakolar, PD mund t'i pergjigjej vetem me nje stature te ngjashme dhe Ngjela ishte i vetmi qe e djathta mund te ofronte ne kete drejtim. Po aq spektakolar, i papertuar ne debate dhe i paparashikuar ne fushata, mediatik me shume se kushdo tjeter me perjashtim te Berishes. PD e ka ditur mire se me shume se sa kandidat i Tiranes, Ngjela do te jete nje lloj lideri i gjithe fushates lokale. Ai do te jete lokomotiva qe do te vere ne levizje trenin e kandidateve lokale ne Shqiperi. Ne kete menyre, ajo ka preferuar nje kandidat optimist, te gjalle dhe aktiv, i cili duhet te percoje kete fryme edhe ne baze, pa u trembur dhe pa rene viktime e makines se jashtezakonshme qe Edi Rama di te vere ne levizje ne raste te tilla. PD e di mire qe Rama eshte nje kandidat shume i forte, per te mos thene me shume se sa i veshtire, por kesaj here, me shume se sa tek numrat e saj dhe karizma e doktorit, PD eshte mbeshtetur tek shou. Eshte mbeshtetur tek ajo qe i ka munguar deri me sot politikes shqiptare, por qe duket se e ka pasur me bollek Edi Rama, sensi qytetar, emancipues dhe filozofia e re. Ajo i eshte pergjegjur PS me te njejten filozofi, duke hedhur ne fushe, sic shprehet nje analist, origjinalin prej nga ka dale kopja identike.

    Nga ana tjeter, debati Rama-Ngjela, padyshim qe do te jete nje spektakel i garantuar. Produkte te se njejtes filozofi, te njejtit emancipim dhe padyshim te te njejtit protagonizem, per here te pare ata do ta shmangin debatin nga termat shterpe dhe demagogjike te politikes korrente. Do t'i japin nje dimension tjeter, ne dukje te parakohshem, por padyshim edhe shume te nevojshem. Per ta sjelle ate, ne lartesine, dhjete vjet te munguar.

  5. #5
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ngjela: Nese humbas, iki nga politika

    Kandidati demokrat per Bashkine e kryeqytetit shpjegon pse vendosi te konkuroje ne Tirane, mbeshtetja politike e PD dhe grupet ku synon te vjele votat: "Nese une ne politike nuk fitoj as me nje mbeshtetje te tille, atehere pse duhet te qendroj ne politike?"

    Si erdhi PD te emri juaj, ndersa ka patur shume emra te tjere?

    Brenda rregullave te politikes ka ndodhur dhe kjo, nuk eshte nje perjashtim. Ceshtja eshte qe pati nje kerkese te dykahshme, strukturat e PD-se se Tiranes kerkonin kandidimin tim. Figurat ndryshonin, ne kishim dy linja: nje ishte partiake dhe nje tjeter ekstrapartiake. Nje nga te dyja do fitonte. Konkurruan te dy linjat. Dhe kandidatet qe jane perzgjedhur deri tani nuk kane qene kandidate, te cilet do te vendosnin veton e tyre, por problemi qendron se ishin kandidatura brenda filozofise se te dy kraheve, asaj qe eshte mesuar t'i thuhet shoqeri civile dhe qe eshte ekstrapolitike dhe asaj politike, lidershipi i PD. Midis ketyre te dyjave gjasen me te madhe e kishte ta fitonte politika, sepse keto jane zgjedhje per kryeqytetin dhe pikerisht ne funksion te kesaj kandidatura ime doli tani se fundi, jo pse eshte bere nje skeme apo makinacion nga ana ime, apo konkurrence e heshtur. Absolutisht. Ishte nje kerkese e intuites se bazes se strukturave te partise, e cila konkordoi me lidershipin dhe une gjeta rastin dhe hodha kandidaturen. Ne fund te fundit, politika keshtu e ka. Vjen nje moment i caktuar, qe interesat e grupit dhe individit bashkohen, nese individi e ndjen veten te forte qe te lancoje grupin ose te hyje ne raport me grupin dhe fluksin e vete politik per nje qellim te caktuar natyrisht qe fitojne te dy palet, por me shume fiton grupi.

    Keni konkurruar edhe ne vitin 2000 per Bashkine e Tiranes brenda PD. A ndjeni konkurrence?

    Une, e para, proven e bera me shtabin politik te PD, me lidershipin e kualifikuar politik, ne kryesine e vogel, te cilet me perkrahen ne menyre te plote dhe pa asnje rezerve dhe me mbeshtetje me te madhe nga sa e prisja une. Sot ne PD eshte nje situate e re. Rrezimi i kandidatures sime tre vjet me pare ishte si pasoje e asaj qe une nuk isha i konsoliduar ne strukturat partiake. E konstatova kete, ndaj dhe hyra ne strukture. Pra hyra ne strukture, kalova ne lidership dhe kjo tregon se figura ime eshte e konsoliduar. Akoma nuk eshte formalizuar kandidatura, por optimizmi im vjen nga fakti se lidershipi e pranoi ne menyre unanime. Tani une do komunikoj me bazen e partise, me nendeget dhe me seksionet, te cilet ne menyre spontane ose te organizuar me kane drejtuar qe perpara kerkesen dhe e thashe qe ishte nje kerkese e kombinuar mes intuites se grupit dhe te individit. Une mendova te riskoja per hir te asaj qe kemi hyre ne politike. Ne politike kemi hyre per te riskuar dhe nuk kemi hyre per privilegj.

    Duhet te hiqni dore nga mandati i deputetit. A nuk keni frike se bashke me Bashkine e Tiranes mund te humbisni mandatin e deputetit?

    Problemi qendron se mandati i deputetit mua me duhet per politike, nuk me duhet per page. Une bej politike dhe une jam munduar qe mandatin tim ta shfrytezoj per politike dhe kam mendimin se e kam shfrytezuar. Une kam bere c'eshte e mundur qe ta shfrytezoj politikisht. Dhe fakti eshte se kam grumbulluar nje kapital politik dhe pasi kam grumbulluar nje kapital politik e kam vene ne levizje here pas here, kam shtuar kapitalin politik nepermjet mbeshtetjes se PD, njoh mire programin e PD, e ndjej qe Tirana ka nevoje per nje program te djathte, solid ne konceptin modern te qyteterimit. E di qe Partia Demokratike ka kete fryme dhe askush tjeter, sepse ti mund ta kesh si individ, por nese bie ndesh me frymen e partise, je i cale. Pra une kam nje konkordance te plote midis fenomenit modern te implementimit te proramit te PD dhe asaj qe duhet te beje vete. Dhe c'eshte me e rendesishme, kete e pashe edhe te lidershipi sot. Pra, ne keto dite qe eshte pjekur kjo ide me ka thene te kuptuar qe une jam ne korkondance. Dhe nese je ne konkordance, ke shanse te medha per te fituar. Ne fund te fundit, fushata elektorale eshte nje sistem te menduari dhe nese sistemi yt i te menduarit perkon me grupin tend, atehere filozofine e grupit mund ta besh filozofine e shoqerise.

    Sa i keni mundesite e fitores?

    Une kam hyre per 55 %. Duhet te kuptojme nje gje, te dy kandidatet, ai i PS dhe ai i PD, hyjne me 35-40 % te elektoratit ne loje. Pra duhet 10-11 %. Ai politikan qe ka jetuar ne kete qytet, ka lindur ne kete qytet, ka bere jeten politike ne kete qytet, ka ngritur personalitetin ne kete qytet, nuk merr dot vete 11 %, nuk duhet te rrije ne politike. Pse duhet te rrije ne politike? Per cfare arsye? Per te vegjetuar ne nje salle Parlamenti? Ne politike hyhet per te fituar. Nuk fitohet dot vetem, fitohet me parti te madhe. Partia Demokratike eshte partia me e madhe ne rrafshin e politikes shqiptare, eshte partia me e hapur, eshte partia qe ka sjelle permbysje. Nese une ne politike nuk fitoj as me nje mbeshtetje te tille, atehere pse duhet te qendroj ne politike. Eshte shume i thjeshte ekuacioni. Une nuk jam optimist se kam dale me nje cifte dhe me nje zagar per gjah. Une kam fluksin me te madh politik ne kete qytet. E kemi marre si qytet qe nga 1991 e deri me sot, eshte domen i PD dhe nese une nuk e marr eshte faji im, sepse nuk kam vjelur dot komplet momentin dhe forcen potenciale te PD. Ekuacionet jane shume te thjeshta, statistikat i kemi perpara tryezes. Duhet te marre votuesit e 1992, te 1996, te 1997. Nese une realizoj keto, ne nje kohe qe nisem me 40 %, c'eshte ky pesimizem. Kur duhet te fitoj zoterinj? Politika eshte arti i pamundshmes, nuk eshte arti i te mundshmes. Dallimi midis politikanit te rendomte dhe qytetarit te nivelit te larte eshte se njeri eshte spontan, ndersa tjetri ka karakter intensional, ka qellim. Do vazhdoj lojen time politike, ne funksion te fluksit tim politik. Pa fluksin tim politik nuk marre dot pushtet. Nese po riskoj, per cfare po riskoj. Per te marre lidershipin e nje qyteti, kryeqytetit tend, me te cilin ti fiton zgjedhjet administrative dhe shkon drejt zgjedhjeve politike i sigurte? Ky eshte vleresim qe te ka bere lidershipi, struktura e forces me te madhe politike. Atehere duhet te shkrish te gjitha energjite, potencen tende, intelektin tend per te fituar lojen.

    Perballe keni nje konkurent te forte, me te cilin keni patur marredhenie miqesore dhe eksperienca te perbashketa ne periudha te caktuara kohe. Mendoni se keto ua lehtesojne apo veshtiresojne ndeshjen me Ramen?

    Fushata elektorale eshte nje fushate idesh, nuk eshte kompani miqsh. Ne optikat qe kemi per zhvillimin, kemi optika te vecanta. Une kam fluksin tim politik, ai ka fluksin e vet. Une kam zgjedhur fluksin e djathte, ai fluksin e majte. Ai (Rama) do te eci me ate 35-40 % qe i jep ai fluks, me te gjithe te mirat dhe te keqiat e veta, une do te eci me kete potencial. Kush i ka potencialet me te medha ne kete qytet do ta tregoje fushata, e tregon statistika, do ta tregoje koha. Kush eshte vizioni i se ardhmes do ta tregoje fushata, kush do kete perkrahje me te mire eshte ai qe do bindi me shume njerez ne kete qytet. Une kam hyre ne gare per t'u thene qytetareve te mij, qe une do t'ju drejtoj per t'u prure nga kjo pike, ne kete pike. Nuk kam ndermend te mashtroj njeri, kam platformen time te ndertuar, kam programin total te PD, i cili eshte shume i gjere, shume i hapur dhe duhet te zbatohet patjeter, eshte opozita e gjate, qe na ka ndeshkuar dhe padrejtesisht, jane eksperiencat e dy zgjedhjeve te kaluara, te cilat sot i kemi ne favor, eshte degradimi i ketij sistemi aktual, sistemi yne po e degradon kundershtarin qe eshte ne pushtet. Atehere nese une nuk kam mundesi te bind njerezit, Partia Demokratike nuk ka mundesi te binde njerezit. Nese lidershipi i PD nuk ka mundesi te binde njerezit, atehere eshte faji i lidershipit. Ekuacioni eshte shume i thjeshte. Politika eshte loje, nuk eshte nje duel, sikur do marre une pistoleten dhe ai (Rama) do te marre nje pistolete dhe pastaj do te dali njeri i vrare. Do i drejtohemi arkave te votave, dikush do te marri kaq mije flete, dikush do marri aq mije flete. Nje flete me teper me jep fitoren e qytetit.

    Edi Rama ka tre vjet qe drejton Bashkine e Tiranes dhe ai ka dhene edhe prova konkrete te administrimit te pushtetit. Sa mund t'ju ndikoje kjo?

    Do t'i veme ne balance, ne analizen qe kemi, ne shoshin e llogjikes, ne funksion te zhvillimit, te mireqenies, do te dime se perse votojne njerezit, do te shohim se cilet jane ndryshimet e njeriut, cfare ka sjelle ne shtepi. Pra ka shume gjera.

    Problemi qendron qe nese je ne gjendje ta kalosh fenomenin nga siperfaqja ne thellesi eshte aftesia jote mendore, edhe e lidershipit politik qe te mbeshtet. Duhet te kemi parasysh nje gje. Askush nuk mund te fitoje dot ne Tirane, pa mbeshtetje politike. Une sot nga lidershipi i PD kam kerkuar mbeshtetje politike dhe ata ma dhane totalisht dhe mbeshtetja politike nuk eshte pak. Pra une bera hapin e pare te fuqishem drejt formalizimit, do te vazhdoj hapin e dyte, i cili perseri do mbeshtetje politike dhe kjo do te shkoje shkalle-shkalle. Mbeshtetja totale politike me jep mundesine, avantazhin ose disavantazhin me kundershtarin. Une nuk e di sa e ka kundershtari mbeshtetjen e tij politike. Une di qe te marre mbeshtetje totale politike te strukturave te mia, te terheqe ata te cilet nuk kane votuar per PD, por jane me PD, te terheqe abstenimet. Do ta kthejme perseri besimin te njerezit per te ardhmen. Pra ka nje moment llogjik, por ka dhe nje moment psikologjik. Shpesh here momenti psikologjik eshte aftesia jote per t'iu thene njerezve, ate qe duan njerezit, ate qe kerkojne per te ardhmen e tyre.

    Marre nga TV "Klan"

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Pėrse Spartak Ngjela?

    Mero Baze

    Spartak Ngjela u shpall dje zyrtarisht kandidati i opozitės pėr Bashkinė e Tiranės, duke u dhėnė fund pėrsiatjeve mbi listėn e gjatė tė kandidatėve, tė cilėt po mbanin pezull frymėmarrjen e fushatės paraelektorale nė kryeqytet. Vendimi siguron apriori njė fushatė elektorale nga mė tė ndezurat nė historinė e pluralizmit nė Shqipėri, pėr shkak se vendos pėrballė njėri - tjetrit, njė nga manjakėt mė tė mėdhenj tė blerjes sė shtypit qė ka njohur Shqipėria, siē ėshtė Edi Rama, dhe njė nga "vjedhėsit" mė tė mėdhenj tė ekraneve qė ka njohur po ashtu historia e Shqipėrisė, siē ėshtė Spartak Ngjela. Kjo betejė ekranesh dhe spektaklesh tė pritshme, pritet t'i japė ton gjithė fushatės elektorale nė vend dhe duket se kjo ka qenė njė nga arsyet kryesore pėrse opozita iu drejtua njė figure mediatike pėr fushatėn e kryeqytetit, pas pėrsiatjes mbi disa figura politike dhe menaxherė tė suksesshėm, tė cilėt u lakuan pėr kėtė garė.

    Por pėrveē kėtyre rrethanave qė kanė tė bėjnė me strategjinė elektorale tė opozitės, shkaku pėrse Spartak Ngjela duhet tė udhėhiqte garėn elektorale pėrballė Edi Ramės, ėshtė fakti se ky i fundit synon t'i bashkangjisė elektoratit standard tė PS-sė nė kryeqytet, qė ėshtė mė i vogėl se ai i opozitės, njė brez jofanatik politik me prirje liberale, tė pėrqendruar kryesisht te brezi i ri. Kandidati i demokratėve ėshtė thuajse nga tė paktat figura tė opozitės qė pėrfaqėson frymėn mė liberale tė politikės shqiptare dhe qė ka njė ndikim personal te njė brez i tillė qytetarėsh tė kryeqytetit qė lidhen me vitet '70-tė dhe qė zgjaten deri nė fillim tė viteve '80-tė, kur shpresat pėr ndryshim u shuan. Nė tė njėjtėn masė me Ramėn, por nė sens tė kundėrt, Ngjela inkurajon votat abstenuese tė sė djathtės antikomuniste nė Shqipėri, njėsoj si Edi Rama votat e enveristėve dhe tė nostalgjikėve tė diktaturės qė shikojnė tek Kryebashkiaku simbolin e militantit antiopozitar. Mė tej, Ngjela ka shansin tė pėrfaqėsojė qartė interesat e atyre shtresave tė kryeqytetit, tė cilat ndiejnė qė kryebashkiaku ka prishur tregun dhe ka prodhuar njė treg jokonkurrent nė ndėrtime, tregti, shėrbime dhe investime. Masakra mbi investimet private nė Tiranė dhe pėrplasja e tregut tė dėmtuar nė dyert e grupeve monopoliste tė drejtuara nga kryebashkiaku, korrupsioni dhe krijimi i njė sistemi pėrfitimesh tė paligjshme duke rritur vlerėn e dokumentacionit administrativ tė bashkisė, pėr shkak tė mungesės sė transparencės dhe rregullave tė qarta tė konkurrencės, janė arsye tė forta pėr t'i ofruar njė avokat politik kryeqytetit. Ngjela siguron fushatėn, opozita kryeqytetase duhet tė sigurojė fitoren.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-07-2003
    Postime
    82
    une mendoj se kur behet fjale per bashkine e nje qyteti nuk ka shume rendesi partia,por njeriu. Dhe mendoj se Edi Rama deri ne keto kohe ka bere per Tiranen shume me shume se ajo qe eshte bere gjithe ato vjet qe nga 90',keshtu miq te dashur une deshiroj qe Edi Rama te kete perseri bashkine e Tiranes,shpresoj tja dali.E falenderoj per punen qe ka bere deri tashti,dhe e uroj te fitoje dhe te vazhdoje keshtu,madje,edhe me mire se kaq.
    Have fun!
    ANDi
    bingo !!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-07-2003
    Postime
    82
    ah se harrova,
    as mos e mendoni se spartak ngjela do ti beje punet vete,por do te jete thjesht nje marionete ne duar te te tjereve,njerez jo mire nga ana politike,shoqerore,dhe me keq fare nga ana e shendetit mendor.
    Keshtu qe po fitoi "Taku" kemi mbarapa salen dhe tufen,mbase do behemi perseri te "pasur" me firmat piramidale,nuk i dihet.
    Mua me pelqejne njerezit qe e kerkojne te drejten kudo,ashtu si edi rama nuk varet nga nano apo meta.
    Sa per ylberin,di te them qe ne venezia te gjitha ndertesat jane te kuqe e te verdha,keshtu qe nuk jemi ne te vetmit.
    O njerez,mendoni kur te votoni se kryetaret e partive nuk u behen kepucet me balte ne dimer,se kane uje ne vere,jemi ne qe duhet te mendojme per veten tone dhe te zgjedhim njerez qe nuk duan te dine shume per partite por per punen qe bejne.Dilni beni nje xhiro neper tirane (e cila ka ende shume probleme) dhe do e kuptoni per ke te votoni dhe cfare ju pret me vone.
    ciao.
    bingo !!!

  9. #9
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me duket katastrofike qe opozita nuk arrin te gjeje nje njeri serioz, nje figure te vertete nje intelektual qe te prezantoje nje alternative tjeter per kryesine e bshkise se Tiranes!
    Ngjela dy muaj para zgjedhjeve nuk ka snje program konkret ti propozoje popullit te Tiranes nderkohe qe Edi Rama flet per dite per projekte te reja. Nuk e prek temen e korrupsionit po vetem ate te punes qe eshte bere dhe parashikohet te behet dhe me thene te drejten per momentin Edi Rama do te fitojme dhe me epersi ndaj cdo kundershtari.
    Just God Can Judge Me

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kur gjykon nje njeri asgje nuk vlen me shume si prove e opinionit per te sesa jeta e tij ! Si mund te jete Spartak Ngjela nje njeri i varur apo marionete e te tjereve qe jane ne opozite ne nje shtet te pakten teorikisht demokratik kur ai pati guximin te bente oponence edhe ne burgun e nje shteti diktatorial ...... dhe te mendosh se kush e gjykon ?!

    Na pikepamja politike cdo njeri i kujtdo krahu qofte nuk mund te mohoje faktin se aftesite e tij komunikuese jane unike ne spektrin e politikes shqiptare .... ai eshte liberal, pa komplekse, fleksibel, dhe ka nje temeperament shperthyes .... shkurt eshte karizmatik.

    Intelektualisht po ta krahasosh me rivalin e tij cdo koment do te ishte i tepert por une po sjell vetem nje fakt. Ai eshte nga te paktet njerez qe ka humbur vitet me te mira te jetes ne burgjet e diktatures dhe ka arritur te vjele frytet e suksesit te tij ne konkurencen politike dhe intelektuale te demokracise !

    Ndonese ka humbur nje jete burgjeve ai sot vjen shume here me i afte, i kthjellet dhe eficent se mijera te tjere qe jovetem nuk paten <> e tij por ishin pjesa e privilegjuar. Atehere ne saje te cilave cilesi ndodhet ai sot ketu ? Sigurisht jo te atyre per te cilat edi rama la socialin e parisit per t'u bere minister kulture.

    Se fundi ty Vinny po te kujtoj se Edi Rama i paraqiti projektet e veta per Tiranen jo perpara se te ishte miratuar kandidatura e tij para tre vjetesh por pas .... te njejten gje do te beje edhe Ngjela.

Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  2. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  3. Popull mos harro !!!
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:02
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •