Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31

Tema: Poezi

  1. #11
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ne mungese
    di te bej vrima ne qiell,
    ta pres vende-vende
    e te fsheh dicka nga vetja aty.

    Po ta shihni me kujdes
    qielli diku eshte i prere.

    Jam aq i kujdesshem
    sa pjeset e prera
    ti mbuloj me re.

    (dua aq shume te flas per vargje te tilla, dua aq shume te keme ne leximin tim te tilla vargje, dhe kur m'i servir shtangem, heshtem... jam kaq llafazane sa asnje s'ma ka gjetur celesin e heshtjes, vec ti...e negjitheate edhe e heshtur kam nje dashuri te perkushtushme per dhunti e hapsire te tillasi tuat..)
    ...edhe une edhe ti mezi presim t'i thuash... por edhe kur i thua me kaq rralle (...) une nuk pendohem se hyra ne forum , pasi poezia jote mund te lexohet dhjete here, e te duket e fresket sikur e lexon se pari.
    U dhjete dite ne shkrut...a vjen...? Deri kur???
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #12
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ...U bene dhjete dite ne shkurt....a vjen..?Deri kur???
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    nuk e di.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Nese do te kishte nisur ndonjehere

    ....Ngrihen mbi to orare te bardha pritjesh,
    rastesite qe i ndesh gjithkund.
    Sidomos pasdite.
    Me shume se nje trishtim
    lene me qellim ne harrese,
    madje medyshjet
    s'jane gje tjeter vec
    zera qe te degjohen pasdite.

    Kurse me pare se keto
    klithin trembjet e shinave
    ne castin kur treni
    tund doren
    dhe ben mirupafshim.
    Ate me te lehtin,
    mirupafshin tend.

  5. #15
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Je vertet i mrekullueshem o mik.
    Me shove etjen e shpirtit me keto vargje.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Caste krenarie


    Dashurite mbi dysheme
    gjithnje me friken e mbarsjes.
    Hej ti llustraxhi
    me pelqejne kepucet e mia
    lyeji te tuat..
    Ja dhe femra
    me te cilen bej lojera ne shtrat.
    Dua te jem gazetare
    me peshperit pas seksit,
    sepse ne vend te carcafit
    veme nje "Gazeta Shqiptare".
    Oh,sa e gjere
    qe eshte!
    Gazeta dhe ne mbi gazete.
    Dashuria mbi gazete te lumturon.
    E blen 300 leke,
    300 leke edhe nje prezervativ
    bashke me dyshimet e farmacistes.
    ...Femra nen teje flet:
    -kUJDES-te thote,
    mos ndotesh artikullin tend.

  7. #17
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    a te percoli marsi?
    shkruti po te mban ende
    ne pengjet e shiut qe i premton prillit?
    He pra, merr dy dite hua
    e ngrohi pretjet e panjohura
    Te pakten dy ore per te nisur e pakta
    nje varg, disa.
    Te pakten e te pakteve nje thirrje
    te dime nga vjen zeri
    afer a larg?!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #18
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Postuar mė parė nga bledStarova
    Caste krenarie


    Dashurite mbi dysheme
    gjithnje me friken e mbarsjes.
    Hej ti llustraxhi
    me pelqejne kepucet e mia
    lyeji te tuat..

    Ja dhe femra
    me te cilen bej lojera ne shtrat.
    Dua te jem gazetare
    me peshperit pas seksit,
    sepse ne vend te carcafit
    veme nje "Gazeta Shqiptare".
    Oh,sa e gjere
    qe eshte!
    Gazeta dhe ne mbi gazete.
    Dashuria mbi gazete te lumturon.
    E blen 300 leke,
    300 leke edhe nje prezervativ
    bashke me dyshimet e farmacistes.
    ...Femra nen teje flet:
    -kUJDES-te thote,
    mos ndotesh artikullin tend.
    Bledi, kjo eshte nje nga poemat e tua qe me kane pelqyer me shume.

    Nisem me Bledin, mace? se afer e kam...
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Nje Fabul

    Peshqit dolen te gjithe nga deti
    ik -i thane,tani ik i qete
    ne,ja me njerezit
    po rrime ketu ne breg.

    Tu mesojme njerezve gjerat qe s'dine
    le te zbulohen nga gjeja e leshte
    e sho-shokut ti thone ndonje dite:
    dashuro or mik,dashuro si peshk.

    Tu mesojme njerezve gjerat qe s'dine
    ate qe s'ua tha as Zoti,as kush
    sikur ta dinin c'eshte jeta nen uje
    do ngelnin tere diten te gjithe ne dush.

    Pasi deti erdhi andej nga shkoi
    peshqit leksionin ndaluan dhe vane
    atehere u kujtuan njerezit perqark:
    -O burra shpejt ,ti mbledhim,ti hame.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Bionde

    Hena,hena...
    Veten piu,
    kjo shije verdheme tek vajza perballe.
    E ndoqen dy hije,
    vrapuan si kuaj,
    nje ngjyre e cliret
    kjo ngjyre e bardhe.

    U ngrit ne kembe
    si nje mendim i cartur,
    vajza s'e dinte
    vec foli me mua.
    Frynte nje hene
    e pire ,e verdhe
    e kalter ne sy.

    U mposht dhe kjo kohe
    si ora 12 apo 1
    gjithmone mbi vete
    nje ikje
    edhe dy.

    Hene
    qe nxore
    vajzen perballe
    gjysma tjeter
    me tutje me zbardh.

    jam ulur tani dhe pres
    te vije nje gjysemhene
    me trenin e peses.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •