-
"Jehonė Anadrinie"
“JEHONĖ ANADRINIE”
Nr.2 * 2007
Revistė e seksionit letrar
Tė Shoqatės sė enigmatėve
“L A B I R I N T I “
nga Rahoveci
Kryeredaktor:
Agim METBALA
Redaktor:
Fahredn SHEHU
Lektor:
Vezir UKAJ
Ballina:
Salajdin TOKAJ
Redaksia:
Agim METBALA, Fahredin SHEHU, Irfan CANA, Xhevdet BAJRAJ dhe Bajram KRYEZIU.
Xhevdet BAJRAJ
Tri poezi
BARI I KOSITUR
Dje e gjeta njė copė tė atdheut
Nė aromėn e barit tė porsaprerė nė Parkue Mexico
U ngjita nė majė tė mallit dhe Anadrinia mė doli para
Syve
Si vashė e rrallė qė ta trazon shpirtin
Pastaj me Enrique Serna-nė nė kafenenė “Punto y Coma”
Tėrė ditėn e luta qė tė bjerė pakėz shi se zemra mė
Digjej
Buena Vista Social Club dhe zėri i Celia Cruz na mbanin
Ritmin
Derisa na u dehėn zogjėt e kėmbėve dhe ikėn nė gjumė
Por shi nuk ra se nuk ra
Meksika...
E bukur ėshtė si sytė e vashės nga Dukagjini
Gati mund ta krahasoj me njė gjeth hardhie rrushi tė zi
Qė ma sjell era e mallit o mallit tė Rahovecit tim
NĖ LIRI
Ca re si tufa delesh kullosin
Ėndrrat qė mbetėn jetime
Me diell tė pėrgjakur nė sqep
Zogu rri mbi kulmin e ri
Tė shtėpisė sė vjetėr
Nga molla mbi tavolinė
Njė krimb i majmur m’i ngul sytė
Hap dritaren ndez cigaren
Ca njerėz ngrehin flamurin e porsalarė me gjak
Sikur duan ta peshojnė dhembjen e Ditės sė Re
Poshtė nė rrugė
Lirisė mbi biēikletė era ia ngre fustanin
Tek provon tė ikė
Nga trimat e pasluftės qė i janė vėnė pas
Hipur mbi klithmat e Atyre qė s’janė mė
Hapi shishen me Tequila
Dielli u rrokullis prapa shtėpisė
Zogun e qepur nė flamur e pėrkund era
Marr fotografitė e tė vdekurve tė mi
Vazhdojmė aty ku na ndėrpreu pranvera...
KUR MATEM ME HIJEN
Rrugėve tė Mexico City-t kur matem me hijen
Mjegullės sė Dukagjinit ia ndjej shijen
Fytyra e mikut tė vrarė si tatuazh mė rri nė kujtesė
Me cigare tė varur nė buzė tek mė buzėqesh
Jeta rrotullohet si rrotė makine
Qė sillet nė vend nė gropėn e stresit
Shaloj ofshamėn, tretem nė mendime
Nuk ėshtė fshehtėsi se njeriu ėshtė rob i vesit
Nėse kanė tė drejtė ballkanasit e vjetėr
Se romanet i shkruaka Jeta
Atėherė poezinė nuk mbetet tjetėr
Pos qė ta shtrydh nė letėr Vdekja...
Xhevdet BAJRAJ, (1960) u lind nė katundin Panorc tė Malishevės.
Tash punon si profesor nė Universitetin e Mexico City–t nė Meksikė.
Deri me tash ka botuar kėto libra: “Nėnė prej guri”, Prishtinė 1988; “Ėmblemė e vdekjes”, Prishtinė, 1993; “Copė e humbur e parajsės”, Prishtinė, 1996; “Ruego Albanes” (Lutje shqiptare), Mexico City, 2000; “Sloboda uzhasa” (“Liria e tmerrit”), Beograd, 2000; “Liria e tmerrit”, Prishtinė, 2000,
“Dritė e zezė” 2004.
Lumnie THAĒI – HALILI
Tri poezi
ANADRINIA
1.
Nė doni tė dini
Ku ėshtė Anadrinia?
S’keni nevojė pėr hartė.
Buzė Drinit ėshtė kopshti Edeni
Me rreze dielli
Lag faqet kjo rrafshnaltė!
Pėr ta njohur Anadrininė
Duhet ditur vlerėn qė ka fėmija,
Duhet parė zjarret kur piqet rinia,
Duhet ditur sa e shtrenjtė
Ėshtė dashurija,
Duhet mėsuar besėn
Qė mban burrėria,
Duhet besuar se me nipėr e mbesa
E ėmbėl vjen edhe pleqėria
2.
Dėshironi tė dini sa e shtrenjtė
Ėsthė Anadrinia?
Duhet ditur ē’sakrificė
Kėrkon liria;
Duhet njohur burra trima
Si bacėn Ukė
Pėr tė parė sa peshė ka menēuria!...
Sa herė qė i ndalin rrjedhėn Drinit
Kushtrim lėshon Anadrinia,
Nė ballė tė karvanit
Drejtė lirisė
Nasimiu, Xhemajliu, Toni, Mici...
Si dikur Dan Retija.
3.
Anadrininė nė doni mė mirė ta njohni...
Nė gjethe hardhie, do ta shihni...
Pėrfundimisht: eureka!
Ėshtė vetė Dionisi nė nisa,
Dehje pėrrallore e Khajamit;
Ku shkroi gėzimet e jetės,
Bashkė me kėngėt funerale!
Dehje pėrrallore e jetė
Kur urojnė familjet
Nė festa nėntorės;
Gėzuar
Kjo ėshtė Anadrinia!
TRIKO
Sot thurra
Njė triko
T’ia vesh botės cep mė cep
Tė ruhet
Nga hekurat e ndryshkur,
T’ia largoj me dorė
Mjegullnajėn e nxirė.
Model,
Dėshirėn
E kahershme
Tė popullit tim
Ia vesh.
Uniformė mbėshtjellėse
Si tė ushtarit ta ketė.
...e nė kokė, diademė perandorish,
kurorė gjethesh tė mbajė!
DROJĖ
Miklimi i epiteteve
Sedrėn tėnde tė rrudhosur
Si me ujti hekuros.
Shtrin vijat e zhubrosura
Deri nė tehun-kufi...
Ėshtė drojė qė njė ditė
Nėn shpurdhjen e klloēkės sė keqe
Tė mblidhen nė grusht pėrsėri.
Lumnie Thaēi – Halili u lind nė fshatin Reti, komuna e Rahovetit.
Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje tė mesme nė Gjimnazin e Rahovecit, ndėrsa Fakultetin e Gjuhės dhe tė Letėrsisė Shqipe e mbaroi nė Universitetin e Prishtinės.
Menaxhon Shtėpinė Botuese “Ura”, Prishtinė.
Jeton dhe vepron nė Gjilan.
Botoi:
“Madhėshti mitike”, poezi, “URA”, dhe “Anadrini”.
Sali BYTYĒI
Tri poezi
L OT O
Pranė kiosqeve tė lotarisė
Radhė-radhė njerėzit...
Nė mendje shėnojnė 7-shen e madhe
Natėn shikojnė miliona yje
E pėrpiqen ta dallojnė yllin e vet.
Sa e ēuditshme loja e jetės!
Shtatė numra vendosin
Zot a kafshė tė jesh.
KONTRAST
Ne edhe kur hamė bukė
Bėjmė kundėrrevolucion.
Ju edhe kur deheni
Revolucion bėni.
Ne edhe kur biem nė gjumė
Flemė nė mėnyrė kundėrrevolucionare.
Ju edhe kur shkoni nė WC
Shkoni nė mėnyrė revolucionare!
1985
LARASKAT
Asnjė poet laraskave s’u ka kėnduar
Kush i futi laraskat nė vargun tim?!
Laraskat – bishtgjatat,
Laraskat – zėngjiroret,
Laraskat – kėmbėthyerat.
Asnjė poet laraskave s’u ka kėnduar
Kush i futi laraskat nė vargun tim?!
Laraskat – lara-lara,
Laraskat – gjysmė tė zeza gjysmė tė bardha,
Laraskat – sqepndyrat,
Laraskat – tė pafytyrat.
Sali BYTYĒI, (1962) u lind nė katundin Dejė tė komunės sė Rahovecit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, kurse tė mesmen nė Rahovec. Studimet pėr letėrsi dhe gjuhė shqipe i kreu nė Fakultetin Filozofik tė Prishtinės, ku i ndoqi edhe studimet pasuniversitare dhe mori gradėn e magjistrit.
Punon si profesor pranė gjimnazit “Xhelal Hajda – Toni” nė Rahovec.
Shkruan poezi, prozė dhe kritikė letrare.
Ka botuar pėrmbledhjen me poezi “Rekuiem pėr lisat” dhe njė libėr me kritikė.
Yllza VUĒITĖRNA – PISTA
Tri poezi
LUS KOHĖN
Nuk tretet as uji nė baltė
Koha e cila larg mban
Gjallesat e sajė
Sa kohė e gjatė
Jeton edhe vdesė bashkė
Me zėrin e saj tė njomė
Udhėton shpejt e pastaj
Ngadalė vdes aty
E shtangur rri
E unė lus kohėn tė vjen...
KOHA
Nėpėr gjurmėt e jetės
I shkela lulet e fatit tim
Pėr tė shikuar mė mirė...
Gjurmėt ngelėn tė patretura
Nė mendjen time
E ēdo gjė rrėnjoset
Nė kujtesė...
Rrugė e gjatė
Tėrė atė rrugė e pėrshkova
Dhe
Kur e ktheva kokėn
Gjurmėt ishin tė mbuluara
Nė lotėt e mi
Qė e thante jugu pas meje...
DASHURIA IME
Mė mbyte
U mbyta nė lotėt e mi
E mėshirė nuk gjeta...
U shndėrrova nė shpellė
E jetova nė errėsirė
Me lotėt e mi
Krijova ujvarėn
Ujin e shkumbėzova me mallin tim
E pastrova me dlirėsinė e shpirtit...
Bukurinė e krijova
Nga dashuria ime
E ti kur erdhe
I mbushe grushtat
Nė ujvarėn time
Dhe pastaj lehtas ike...
Yllza VUĒITĖRNA- PISTA, u lind mė 19.03.1986 nė Rahovec. Shkollėn fillore dhe atė tė mesmen, i kreu nė vendlindje, ndėrsa tani ėshtė studente e vitit tė tretė pranė Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės.
Shkruan kryesisht poezi dhe ka nė shtyp pėrmbledhjen e parė poetike “DIDOU” nė shtėpinė botuese “Buzuku”.
Miftar KRYEZIU
MESKOHĖ E KRISTALT
Ėndrrėn e ankthshme e shkėputi nga unė, fija e parė e rrezes sė diellit. Mėngjes. Reflekset ēoroditėse mė rrokullisėn pėrballė njė trishtimi, qė mė shpotiten drejt pangopėsisė sė syve, e pa mė pėrfillur fare, mė ngjiten deri nė majen e njė trazimi. Nė njė hark - ēasti, ndjeva se filloi tė shpirtėzohej njė ditė amorfe e mbėshtjellur me drithėrimė.
Tek mbeta nė atė pozitė tė shtangur, si nė njė ekran tė hirtė, kėrkoja imazhin e vetvetes. Jeta frymonte nė miniaturė.
Duhej tė vrapoja sa mė shpejtė, e tė kapja edhe unė kėtė ditė qė ka nisur shtegtimin para meje – mė shkrepi tė mendoja, por brenda porėve tė kėsaj gjendjeje, nuhas ftohshėm njė parandjenjė qė mė ndjell drejt njė kurthe tė kurdisur, ndoshta nga “ora e ligė” e kėsaj dite.
Me gjithė rriskat e fuqisė, mundohem tė gėlltisė brenda vetes stuhitė, ku mė bymehej njė pasiguri, se mos ndoshta jam ajo, qė copėzat e mia tė kohės, mė tėrhiqnin zvarrė drejt njė pakohėsie tė bjerrur fare.
Pastaj nė atė zvarritje e sipėr, thellėsi vetes ndjeja edhe tė nyjėtoheshin: njė pėrdredhje e unit, njė ikje gjymtyrėsh, njė shkoklim truri, njė shkrehje qelizash, qė mė fashitėn nė njė ngathje thuajse tė tėrė fizike.
Mbyllė sytė dhe lėshoj tkurrshėm trupin mbi shtrat. Jepem tė bėhem indiferente njė cep-kohė prej pa force, qė
18
klithte si e mekur brenda vorbulles sė saj. Braktisje. Lodhje. Ndonėse pa filluar as filizat e para tė kėsaj dite.
Thuhet se njė shpirt sado i lodhur tė jetė, ai megjithatė prodhon ndjenja.
Njė pėrzierje e dyanshme qarkore, dukej se mė solli mbi njė sipėrfaqe tė tejdukshme, pa formė, prej sė cilės shihja jashtėsinė. Njerėzit. Rrugėt. Nyjet e rrugėve.
Sigurisht, sapo do dilja nė rrugė, mė presin edhe njerėzit indiferent, shoqėruesit e pavėmendshėm, tė rėnė ndoshta para meje, nė nyjen e kėsaj dite rutinė.
Eh…, ja pėrballė meje dhe ora ime e vrarė. Ndonėse viktimė e pafajshme e kėtij labirinti.
Drithėroj me ankth, por ndjenjat s’ngurrojnė tė mė shtyejnė diku thellė nė mes stresit.
Tak, tak, tak…, u dėgjua aty nė thellėsi.
Ruaju - mė pėshpėriti uni, tek mundohej tė shpėrdredhej. “Njė hap i hedhur para kohe, tė fėrfėllon nėpėr shkėmbinjtė e theposur tė stinėve tua. Njė hap i hedhur pas kohe, tė ngre zvarrė, nėpėr ta.”
Brrrrrr..., rrėnqethje.
Semaforėt mė stepėn pėrballė dilemės, ankthit, dėshirės, pasigurisė.
Njė e kapur dore me forcė pėr mėnge, vjen me misionin e shprishjes sė “orės sė ligė” tė kėsaj dite.
Mė fal, ju paskam ngatėrruar – shkėputet zėri si ngushėllim.
Mua mė duhet tė shkundem dhe tė pėrqendrohem. 19
Ndoshta jam dukur paksa e trishtuar nė atė ēast-dilemė, ndonėse nėn prizmin e xhamit tė dritares, po kėrkoja njerėz nė rrugė, apo, fatin e tyre, nėn peshėn e kėsaj dite.
***
…, dhe ja njerėzit !
Ata janė ndalur nėpėr skuta kohe. Shtrijnė duart nėn ritmin e lutjeve dhe sikur presin nga lartė fluskat e dashurisė, se mos ju sjellė kush nga universi i amshuar.
E shpresa? Ajo ėshtė ndalur dhe pret e padukshme nėn hijen e fatit dhe mėshirės, apo disi luhatej nė mes, nga ku mė vinte njė shembėllim magjik, qė drithėronte nė mua rrjedhjen e pathyeshme tė mijėra ndjesive. Dhe s’di nga ku mė bulėzoi njė filizė energjie, e cila lėvizte brenda meje nė krahėror, qė herė mė therte e mė theponte, e herė mė rrėshqiste e mė lėmonte. Diēka e gjallėruar, mbase e mundimshme, por aq joshėse. Diēka qė tani mė kishte pushtuar me njė afsh tė kulmtė, tė tejngrohtė, qė nė tė njejtėn kohė edhe mė digjte edhe mė freskonte. Edhe,... edhe,...
“O njerėz tė tillė! Pse zbehni imazhin tuaj para kėsaj kotėsire. Nėpėr shtigjet e botės, tė vėrtetėn e gjeni tek vetja. Thellė jush ka plot mirėsi. Dritėn tuaj tė jetės, e ndizni ju dhe vetėm ju. Ju jeni ata qė e projektoni, pėrjetoni dhe pėrkujtoni jetėn”
***
Tani pyrgje mendimesh tė kėndshme filluan tė mė shoqėronin, qė merrnin kuptimin e ēdo gjėje tė ēiltėrt dhe kristalore. Edhe koha u akordua nė njė ritėm mesatar. Ca
fije tė buta rrezedielli, mė rrėshqitėn mbi njomėsinė e ballit tim. Oh, ē’ngrohtėsi! Njė frymarrje e thellė krahėrori, i dha njė shlirėsi profilit tė trupit tim.
“…, tė falem perėndi, qė ruan dhe pėr mua, meskohėn e kristalt”!
Agim METBALA
AFORIZMA
Ikja e intelektualit nga opinioni publik, ėshtė kapitullim shpirtėror i tij!
***
Ikja e intelektualit nga profesioni i vet, ėshtė shenjė e sigurt e paaftėsisė sė tij tė pėrballet me tė vėrtetėn!
***
Paaftėsia profesionale e intelektualit, vazhdimisht mbulohet nėn vellon e ndėgjueshmėrisė ekstreme!
***
Heshtja e vazhdueshme, fsheh nė vete pakėnaqėsinė e thellė!
***
Shqiptarėt pesėdhejtė vjet kanė ngrėnė nė sofrėn e djallit, ėshtė kohė e fundit t’i kthehen rrugės sė Zotit!
***
Korrupsioni gradualisht po bėhet mėnyrė normale e jetės nė Kosovė!
***
Kosova shtet i pavarur me infrastrukturė ligjore tė ish - Jugosllavisė, me Mitrovicėn e ndarė... barcoletė se jo mahi!
***
Kontrabanda, siē trumpetojnė zyrtarėt, nuk bėhet me kuaj e gomarė nėpėr shtigjet e maleve tė larta, por me maune dhe nėpėr vendkalime kufitare e doganiere!
***
Kontrabanda, ēdo herė ėshtė paraqitur, ku nė pushtet janė infiltruar banditėt!
***
Pa u fortifikuar seriozisht, tė gjithė do tė lėvizin nga vendi!
Budim BERISHA
Tri poezi
PSE TITULL
Se mizėron trupi me mundime, mizoria
Leka i Madh deri nė Kinė kaloi sa kurthe
Nė kthim nuk u zgjua edhe njė herė
Mushkonja e malaries Anofelja palosi me ethe...
Vetia pėrsiat me haram parazitet kraharor
Si miza pa kokė, me mizė kali, me Ce-Ce hec
Edhe maskat dhe parukat haptazi rrėnjėsor
Nė kokėn pa flok hallall fluskon peshku memec...
Ku s’fryen era e gjakut pėr lakuriqin e natės
Ku “Shqiponja nuk ha mizat” (askund) ku
Ku s’kthehen krahėt nga fryen era andej-kėtej
Ku shtojca e pa besė nuk godet tinėz, ku...
Vetia fluskon po onde nuk fluturon ashtu
Lart si Xhaibrili, Mikili, Israfili, Azraili...
Megjithatė imiton me krahėt e fluturakes “un’i”
Nėse krahėt s’kėput supermeni ose projektili...
1982
ME TITULL
Dhe pėr tė tretėn herė vetia pėrsėriti
Me pėrsiatje jam nė besėlidhje
Pėr krahinėn e krahėve
Pėr krahėt e hapur
“Krah pėr krah”
Edhe me
E
Edhe me
“Krah pėr krah”
Pėr krahėt e hapura
Pėr krahinėn e krahėve
Vetia pėrsiat pėr njė tė mundshme
Ku rrjedhin lumenjtė me peshqit fluturues...
Ku peshqit nuk qelben nga koka
Ku tė mėdhenjt nuk i pėrbinjė tė vegjėlit
Ku kolltukėt me krahė kanė sharruar...
1982
MBI TITULL
M’i kanė lidhur krahėt tha vetia nė peshim
Mirė e ke, shpresė ke, me krahėt je bėrė mishėrim
E unė e mjera qė jam krahėprerė tha pula...
Posa e kyēi televizorin dolėn kraharorėt
Jashtė rrufeja shkėlqeu, ndėrdija priti
Priti se dinte qė zėri vjen pak mė vonė
Ish karnevali krahasues, nga zona depresive
Pėrbėrja: lugati, dragoi, shtriga, shtrigani
Madje nga zona impresive fluskonin
Eoli, Nika, Heba, Erosi... dhe kah presidiumi
Feniksi, Sfinski, Pegasi, gjarpėri me krah e sa e sa
Intuitivisht dora shkoi dhe preku krahun
Fat, ende ishte aty....
1982
Budim BERISHA (1943) u lind nė Prizren. Ka qenė profesor i artit nė gjimnazin “Ramiz Sadiku” nė Rahovec, tash “Xhelal Hajda – Toni”, ndėrsa tani ėshtė nė pension.
Pos afirmimit si piktor me renome, Budimi merret edhe me shkrime - nė gjuhėn amtare dhe nė atė turke.
Ka botuar pėrmbledhjen me poezi nė gjuhėn turke “222 Akym yaninda”, por ka nė dorėshkrim tė pėrgatitur edhe pėrmbledhjen tjetėr me poezi “Hieroglifet kosovare” dhe “Papirusi pėr vija”.
Blerta NALLI
Ttri poezi
MBRETĖRESHĖ E BARDHĖ
Nė oborrin kur dikur luaje
Sot vellobardhė e buzėkuqe
E heshtur pret krushqit...
Perin e kuq lidhur krahėve
Si shenjė vajzėrie
Ta kėpusin boritė e makinave
E jehona e daireve nė ardhje...
Njė lot nėne e ofshamė babai
Njė dėnesje motre e trishtim vėllai
Ia fal dhuratė shtėpisė ku u rrite
Mbretėrisė qė sot e braktisė o vajzė e nusėruar...
BALADĖ PĖR KRUSHĖN E MADHE
Nė fronin qė me gjak e mbrojte ndėr shekuj
Sot qėndron krenare mbretėreshė e plleshmėrisė
Nė ty gjithēka si ti ėshtė e madhe!
Ti dhe lindjet i ke tė mėdha
Lindjet si Ukshin Hoti me shokė...
Sa fushat me tė mbjella – ke tokat mbushur varre
Sa punėtorė nė pranverė – ke shtėpi me jetima
Sa dasma me tupana – aq edhe shamizeza ke ...
Nė ty gjithēka si tė ishte e madhe!
Drini plak ta njom buzėn e shkrumbuar
Nga baroti i luftės
Ta pashit zjarrin qė ta djeg plagėn e luftės...
Pas ēdo acari nė ty kthehet pranvera
Hapen varre tė reja
Ngacmohen plagėt e vjetra
E ti nuk mposhtesh
Ti pėrsėri blerohesh
Ti pėrsėri gjallėrohesh...
Nė ty gjithēka si tė ishte e madhe!
QETĖSI
Ti mė erdhe qetėsisht
Pa e trembur heshtjen e gjatė
Ishe ėndrra ime e bukur
Qė vetėm njė herė e kam parė
Pastaj ėndėrra mbaroi si mehuri
Unė u zgjova nga letargjitė
Ti ike ashtu sikur edhe erdhe
Qetazi pa trazuar asnjeri
Pa bėrė zhurmė pa e trembur heshtjen
Gjithēka kujtimin dhe mallin ma le
E shpresėn se njė ditė do kthehesh sėrish...
Blerta Xheladin Nalli u lind mė 01.04.1986 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit. Shkollėn fillore dhe tė mesmen i pėrfundoi nė Krushė tė Madhe, tani ėshtė studente nė vitin e tretė nė Fakultetin e Arteve, dega Dramaturgji.
Ka botuar pėrmbledhje me poezi “Dhunimi i fjalės”.
Hasan KRASNIQI
Tri poezi
EMRI YNĖ
Nėpėr furtuna u kacafyte
Stinėt pėrsėri tė ngjallėn
Pėr ta shenjėzuar ditėn e re...
Pėr ty duhet kėnduar
Nė brendinė tėnde gjaku vlon
Etėrit tanė i kujton...
Qėndrove nė tė gjitha kohėt
Edhe kur tė ndoqėn natėn
E ti u ngrite si njė kullė e re...
Pamjen nuk e ndryshove
Edhe kur ndėrroheshin perandorėt
E ti e theje heshtjen
Pėr ta rrėfyer tė djeshmen dhe tė sotmen...
Emri ynė
Si dielli rreze lėshon...
FJALA JONĖ
E ruajtur nė kulla
E lindur nė horizont
E pėrhapur...
Djajve ua humbe bukurinė
Tė gėdhendur nė majė thike...
Je e vetmja ngjyrė
Qė s’ke humbur shkėlqimin
Pėrballė dhembjes...
URA E SHENJTE
Shkėmb qė s’u pėrkule
Tė jetosh nė dashuri
Nė betejėn tėnde
Zonja i buzėqeshė vdekjes
Gėzimi i madh i jetės
Rrugėt lidhi pėr fitore
Pėr ty u thurrėn kėngė legjenda
Tė fjetura nė gurė...
Hasan KRASNIQI, (1960) u lind nė katundin Ratkoc tė komunės sė Rahovecit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Rahovec, ndėrsa Fakultetin Filozofik, Dega e Letėrsisė dhe e Gjuhės Shqipe, nė Prishtinė.
Punon nė gjimnazin “Xhelal Hajda – Toni” nė Rahovec si profesor i gjuhės dhe i letėrsisė shqipe.
Shkruan kryesisht poezi. Deri mė tash ka botuar pėrmbledhjen me poezi “Vrasja e pėrkohėsisė” dhe ka nė botim pėrmbledhjen e dytė qė pret ditėn e botmit.
Fahredin SHEHU – DADUSHI
Tri poezi
BARRĖ
Me vite ushtroja kurtoazinė
Dhe ēdoherė dilte dikush qė dyshonte
Dhe puthja ēdo krijesė perendie
Mė akuzuan pėr burrė efemerė...
Kaluan vitet nė artikulim tė dėshirave tė tyre
Dola simbol i marrėzisė dhe pėrbuzjes sė tyre
E hapa sythin e njomė parfumin ta avulloj
Ata i mbushėn mushkėritė dhe lėpinė petalet
I thanė ato nė kuti xhami i ruajnė por
Pa kujtimin pėr mua...
Tė ujita qiejtė oscilonin rreth qenies sime
Dhe ata erdhėn ta trazojnė harmoninė kosmike
Duke kėrkuar rregullėsinė fiktive
Shanin qenien time dhe ballin pėshtynin
Sikur tė isha njeri bote tė tyre...
Mbaj peshėn e trupit si barrė
Foshnje cinostike mes dy sysh
S’mė puth ajo madhėshtorja Sophia
Nusja me vello pezhishkė perlesh
Dhe shputa amberi gjurmė duke lėnė
Vula nė zemrat e njoma t’rubinta
E shpėrlarė me ujėrat e qiejve
Me Levantė, Sherbele, Rozmari
Gjethe nane tė tretur dhe
Balsame plagėt t’i shėrojnė
Nga dhemja empatike pėr Sapiensin
E tėrbuar kot...
Mes dy mrekullish shtatore dashurie
Ku dhembja me puthje pushon
Me gjuhė lėpin urratat e lashta
Si luani shėron varrėn
Salivėn nė diell duke e pjekur dhe
Hėnėn nėn sqetull mban talisman
Lufton xegrrin e urrejtjes zinxhir
Jam ende kėtu dhe pres ftesėn tėnde
Pres!
SECILIT
Nė qiell ka mjaft hapėsirė
Pėr secilin yll tė bėjė dritė
Nė tokė ka mjaft vend
Pėr secilin bark ta ushqej
Nė zemrėn time ka mjaft kohė
Dashurinė pėr t’ia falur secilit
TRĖNDAFILAT E BARDHĖ
Hape gjoksin tim
Nė do ta shohish
Vrushkullin e lumit parajsor
Nė shtrat tek kullohet
Ku trėndafilat e bardhė notojnė...
Fahredin SHEHU– Dadushi (1972) u lind nė Rahovec.
Ėshtė autor i pėrmbledhjes poetike “Nun” dhe i njė libri me proza poetike “Shumėsi e padukshme”, romanin “Nektarina”, si dhe pėrmmbledhje me tregime “Elemental” .
Nė proces botimi ka edhe pėrmbledhje me poezi “Bėhet”.
Besa HOXHA
Tri poezi
FURTUNĖ JETE
Ha misin e kokės sė njė kafshe
Sa pak qė ka...
E truri i njeriut peshon mė tepėr
Pse i akuzojnė kanibalistėt
Kur kanė qenė mė tė kuryer
PĖRJETĖSI
Nė vallen e vdekjes
Kėrkoj pėrjetėsinė
Korbat ėndėrrojnė botėn pėrrallore
Veshin fustanin e magjisė
Nė shekullin tjetėr
Me llambėn e aladinit
Pushoj pavdekėsinė
Dielli ėshtė larg
E sa afėr shpirtit
JETA
Ngatėrruar nė tė kaluarėn
Mėsoj hapat e ardhmėrisė
Rrėzimet shkaktojnė plagė
Dėshirat ecin pėrpara
Ėndrrat thurin jetėn
Mbesim ku jemi
Loti i tim biri
Zgjon unin nė mua
Jeta ėshtė para tij
Besa Hoxha – Beqiri u lind nė Shkup, nė vitin 1968.Kka mbaruar gjimnazin nė Shkup. Ka studiuar letėrsinė shqipe nė Universitetin e Prishtinės. Nė vitin 1995 ka magjistruar nė shkencat filologjike.
Gjatė periudhės 1994-1998, ka punuar nė shkollėn fillore “Elena Gjika” nė Prishtinė. Qė nga viti 1998, punon nė Organizatėn pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė.
Ka botuar pėrmbledhje me poezi “Eshtrat e ringjalljes”.
Bedri DULA
Tri poeyi
BOTA E HIJEVE
Nga fundi i botės sė ferrit
Dėgjoj klithmat e zėrit mekur
Qė nga thellėsia e shpirtit rrjedhin lot
Si njė pėrrua i fshehur prapa gjetheve tė malit
Tė rritur nė shtratin e lisave t’pėrdhosur
E pėrsėri qielli im laget nga njė rigė lotėsh
Nė mallkimin e hijeve pėrbindėse
Sėrish bota e engjijve mbytet...
Lulet po zbehen nė kopshtin e ngurosur
Dielli pėrsėri e kafshuan re tė zeza
Hijet prapė ma burgosėn lulen e jetės
Nė pusin e mbeturinave vriten engjujt
Bota sėrish trazohet nga hija e maskave
Shpirti mė thotė se duhet tė qėndroj
Pėr ta mbajtur barazpeshėn e kohės
Duhet ecur edhe atėherė kur vdekja kėrcnon
Palcėn e trurit tim e pėrbijnė maskat
Nė kopshtin e zogjve tė shpresės sė re
Bota e hijeve thithin lotin e foshnjeve...
UDHĖTIM ME PĖLLUMBIN
Fluturonim nėpėr terrin e pafund
Si dy hije tė panjohura nė kosmos
Nė njė kornizė ku shpirti digjet
Si njė letėr e pashkruar...
Shikimi lexonte ndjenjat satanike
Mbi flatrat e pėllumbit tė heshtur
Njė dritė e vetme shponte terrin
E qetėsia e natės verbonte ndjenjat e mia
Rrėnonte kėshtjellėn e zemrės plot epshe
Si dikur kur hėna kėndonte mbi lumė
E nė heshtjen e natės mbyten ėndrrat
Pėllumbi pėrplaste krahėt mbi retė
Qė dridheshin si gjethet e blirit nė erė...
Nuk heshta, por as nuk i dhurova atė aromė
Nga trėndafili i kėputur nė kopshtin e shpirtit
E pėllumbi fluturonte me prush nėn krah
Pėr t’ma kujtuar kėngėn e hėnės nė natėn pa gjumė
E besėn e Konstandinit tė tretur nėn varr...
Ndoshta nesėr pėrsėri nė kopshtin tim
Ai pėllumb do ngre folenė
Nė udhėtimin e pafund deri nė parajs....
BRRAKTISJA E ENGJUJVE
Shpirti mė plasi nga mallkimi
E pezmi i vdekjes priste murimin tim pėr sė gjalli
Trupi rėnkonte mbi qepallat e syrit tim
I braktisa engjujt dhe ika nė pakthim
Por trokitjen e zemrės aty e lash...
Engjujt mbetėn si statuja nė heshtje
Tė ulur nė shpinorin e hėnės
E qanin pėr orėn e tyre tė fundit
Ngase ėndrrat prehen mbi qepallat e kohės...
Unė ika diku larg si pikat e shiut
Qė bien mbi gjethet e luleve kur pėrtrihen nė pranverė
Shushurova si ujrat dhe u ndala kur i pashė
Sytė m’u trembėn si tė rrahur nga flaka e dritės
Do ta shofin vetėm errėsirėn si nata polare
Kur porta e zemrės ėshtė e hapur
Drita vjen e tė njeh me agun e shpirtit
Pse oj botė pa ndjenja mė ndan kaq keq
Nga engjujt qė si drita e syve i dua pėr jetė....
Bedri DULA, U lind mė 25.02.1963 nė katundin Palluzhė, komuna e Rahovecit. Studimet e larta, dega Filosofi – Sociologji, i kreu nė Universitetin e Prishtinės.
Ka botuar kėto vepra: “Lulėkuqet nė gurė”,”Terri feston” dramėn – “Lulet qė nuk vyshken”, pastaj “Dashuria e Luftės”, “As mbi dhe as nėn dhe”, “Mallkimi i Herminės” dhe “Dhembja e dashurisė”
L Y P Ė S I T *)
Nuk e di se nga erdhėn, as kush i solli, me ēfarė erdhėn e kush ishin?
Vetėm e di se ishin ditėt e para tė pranverės, tė mėrzitshme dhe me shi, kur ata u shfaqėn papritur, sė bashku me lulet e para tė pranverės, nė qyetin tonė tė vogėl.
Nė fillim, tė gjithėve u binin nė sy, vėmendjen ua tėrhiqnin rrobat e tyre tė vjetra e tėrė arna, por shumė shpejt u mėsuam me ta, siē u mėsuan edhe ata me qytetin tonė, u bėnė pjesė e realitetit tė pėrditshėm, e mė vonė pjesė e pandashme e tablosė sė qytetit tonė.
Dukeshin tė vegjėl dhe tė pafuqishėm pėrballė botės sė vrazhdė e valėve tė tėrbuara tė jetės, qė i kishin hedhur herė andej e herė kėndej, pa patur mėshirė aspak, derisa i kishin hedhur nė krahėt e qytetit tonė qė po i priste i habitur. Nuk ishin lypsit e parė tė qytetit, por ajo ēka i bėnte tė ēuditshėm, ishte mosha e tyre, ishin tė dytė tė vegjė, jo mė shumė se nėntė vjeē. Ishin tė vetėm nė kėtė botė, prindėrit iu kishin vrarė nė luftė, morėn rrugėn e botės, duke zgjatur duart e tyre tė vockėla pėr lėmoshė, pėr njė kothere bukė tė thatė, pėr ta mundur urinė, pėr tė gjetur njė strehė qė tė mbroheshin nga shiu e nga tė ftohtit e pranverės, e cila me gjithė ardhjen e saj tė bujshme, plot gjelbėrim, ende ishte e freskėt.
Streha e tyre, tani ishte njė kasolle, gjysėm – rrėnojė, nė periferi tė qytetit, e braktisur qė moti.
Shumė shpejt u bėnė pjesė e pandarė e qytetit, bridhnin rrugėve ditė e natė, duke luftuar me urinė, tė ftohtit, qentė endacakė, qė nuk ishin tė pakėt, e duke duruar talljet dhe sharjet e njerėzve tė kėqinjė e tė pashpirt. A thua a mbeti edhe dikush nė kėtė botė pa u ngritur kundėr kėtyre vocėrrakėve tė pafajshėm?
Tėrė ditėn shtrinin duart e tyre tė vockėla dhe me centėt e pakėt qė merrnin, nė mbrėmje blinin njė bukė dhe drejtoheshin pėr nė rrėnojėn e braktisur, ku i kalonin netėt e gjata tė fėmijėrisė sė tyre tė zymtė. Njė zjarr i ndezur nė mes tė dhomės nė njė kovė teneqeje, ndėrsa nė mur lėviznin hijet e katėr duarve tė vockėla, qė ngroheshin sipėr atij zjarri tė varfėr, e tregonin shenja tė vetme gjallėrie nė atė rrėnojė tė braktisur prej kohėsh.
Shpeshherė i bėja pyetje vetes: pse nė botė ka njerėz qė vuajnė e vdesin pėr njė kothere bukė e ca tė tjerė nuk dinė ku t’i shpenzojnė paratė? Pse? Pse duhet tė vuajnė kėta fėmijė tė pafajshėm? Ē’faj kanė ata? Ē’kanė bėrė vallė qė bota po i dėnon kėshtu? Dhe, gjithmon vargu i pikėpyetjeve zgjatej mė shumė, e numri i lypsėve e i njerėzve qė vuajnė nė kėtė botė, shtrihet gjithnjė e mė tepėr. A thua kush ka faj?
Dhe faji gjithnjė mbetet jetim, ndėrsa jetimėt tanė, tanimė kėshtu i quanin, kishin bėrė emėr e nam nė qytet, tėrė verėn e kaluan duke bredhur rrugėve e duke zgjatur duart pėr lėmoshė, ndėrsa nė vete thurrnin ėndėrra pėr tė ardhmen, se si kur tė rriteshin edhe pak, do tė punonin shumė e shumė e do tė bėheshin tė pasur, tė gjithė varfanjakėt e botės do t’iblidhnin nė njė vend e do t’u jepnin pėr tė ngrėnė e pėr tėpirė, do t’ua plotėsonin tė gjitha dėshirat, e tė vuajturve do t’ua shėrronin plagėt, askush nė kėtė botė nuk do tė mbetej i urritur e i pikėlluar, tė gjithė do tė ishin tė lumbur.
Por, ėndrrat ishin ėndrra, ndėrsa mbrėmja afrohej, ata duhet tė ktheheshin nė strehėn e tyre, i ktheheshin realitetit, ndėrsa ėndrra e tyre mbetej tė realizohej ndonjė ditė tjetėr. Kėshtu, ditėt shkonin e shpresa i mbante gjallė e u jepte forcė dy lypėsve tė qytetit tonė.
Ditėt e ngrohta tė verės shkuan shpejt, e vjeshta paralajmėronte ardhjen e dimrit. Me shiun dhe erėrat e saja tė tėrbuara, rrėnoi tėrėsisht strehinėn e lypėsve – jetim, mbetėn pėrsėri nė rrugė. Por, rruga ishte e ftohtė, e jeta e pamėshirshme me ta, dukej se fati i kishte braktisur.
Njė mėngjes me trastat e tyre nė krahė, lanė prapa shtėpitė, rrugėt, gjithė qytetin, ecnin ngadalė sikur donin tė ēmalleshin me qytetin tonė, qė i ofroi strehė vetėm pėr ca muaj. Pėrsėri ishin nė rrugė tė madhe, dukej se ishin lodhur duke e pritur fatin e tani ishin nisur ta kėrkojnė atė nėpėr botė.
Tė vetėm morrėn rrugėt e botės sė madhe e tė vrazhdė pėr tė gjetur njė strehė mė tė mirė.
Vitet shkonin njė nga njė, ndėrsa unė kot prisja qė ata tė ktheheshin, ata nuk arrinin. Shpresoj qė kudo qė tė jenė nė kėtė botė tė madhe, t’u jenė plotėsuar dėshirat, mjaft vuajtėn nė kėtė jetė.
“Albatrosi”
*) Ftohet autori tė vėrtetoj autorėsin.
Bajram KRYEZIU
Tri poezi
PRITJA E GJATĖ
Po tė mbetesh i varur
Nė pritje tė gjatė
Lėmoshė mos kėrko pėr jetė
Po ta caktonin orėn
Kohėn mos e mat me cak
Se mund tė tė tė bie durimi...
KAM MALL
Unė i kam tė gjitha mbulesat
Sinonimet e tua tė historisė
E di unė atje ku je e ku s’je
Kam mall ta ruaj fjalėn si magjinė...
Unė i kam tė gjitha harresat
Emocionet tua sipėr zemrės
Ku do tė ndez njė varg
Kam dashurinė ta tregoj mendjen...
Unė i kam tė gjitha dėshirat
Peripecitė tua tė mahnitura
Me oazėn i magjepsur rrethuar
Dashurinė ta shfaq nga emocionet...
Unė i kam tė gjitha pėrshtypjet
Pyetjet tua nė formė rrethi
Mė duhet ta kėputi njė fije floku
Ta marr foton e ta puth forcėn...
MĖ LEXO
Nė ēoftė se ke kohė
Ma lexo poezinė
Sa i dashur jam...
Nė ēoftė se ke dhembje
Mbahu mė mirė pėr toke
Se i mallngjyeshėm bėhem...
Nėēoftėse ke mėshirė
Nė sprova tė jetės mos u dorėzo
Se i emancipuar ndjehem...
Nė ēoftė se ke fjalė
Mos i boto emocionet
Se i kėndėshėm ėshtė rreziku...
Bajram KRYEZIU (1964) u lind nė katundin Reti, komuna e Rahovecit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Prizren e Gjakovė, ndėrsa SHLP-nė, drejtimin e BAT-it, nė Prishtinė.
Bajram KRYEZIU punon si arsimtar i ciklit tė lartė pranė SHF “Lidhja e Prizrenit” Apterushė dhe nė SHF “Haki Stėrmilli” tė Zoqishtit.
Ka tė pėrgatitur pėr botim pėrmbledhjen me poezi “Evoluim kohe”, e cila pret dritėn e botimit.
Xheladin Hamza
Tri poezi
AKROSTIK
(Xhedet Bajrajt)
Xhamia minare pėr ezan ka,
E zėri shpėrndahet nė tokė e qiell
Valėvitet e vėrshon nė horizonte tė pashpėrthyera
Deti Mesdhe, ndahet nė dysh
E Oqeani Meksikėn pėrshėndet
Tė lodhur lundrojnė tė rėnduar nė mendime
Brigjeve tejoqeanike shpėrthejnė nė vaj
Arnat e leckosura i gjuajnė pėr dhe
Jargėt buzėve u trashėn
Ranishte nė ranishte humbasin pa mbarim
Aroma aromėn ngadalė, largon nė perėndim...
Jeta pas prillit 1999, pėr Ty filloi nė fillim
Pėrsėri tė lindi edhe njėherė “NĖNĖ PREJ GURI”
Ėndrra e keqe u fundos pėrjetėsisht
Rėra me shkumbė deti u mbulua
Tani ndritė nga Meksika nė Kosovė
Yll i rrallė, meteor i pashuar...
BUZĖ DRINIT TĖ BARDHĖ
Nė flladin e mbrėmjes
Tė pranverės sė hershme
Buzė lumit Drinit tė Bardhė
Zjarrin e zjarrtė shpirtėror
Nga buzėt tua e kam shuar...
Nėpėr damarėt e gjakut
Thitha flakėn e ndezur
Nga e cila digjemi edhe sot
Buzė lumit Drinit tė Bardhė
Shpirti m’u tretė...
TĖ KĖRKOJ
Tė kėrkoj
Mes yjeve
E burimeve tė ėndrrave...
Tė kėrkoj
Nė vetminė e mjegullės
Ehe nė sytė e kalimtarėve...
Tė kėrkoj
Nė syrin
Tė cilin me lot e laga...
E di qė kjo ėshtė
E kot
Por unė tė kėrkoj...
Xheladin HAMZA, u lind mė 1952, nė Rahovec. Ėėshtė i punėsuar nė Drejtorinė pėr Buxhet dhe Financa nė Rahovec.
Poezitė e veta zakonisht i boton nė faqet e internetit Shqiptaria dhe “Albashou”, ku ėshtė caktuar si moderator.
Ka botuar pėrmbledhjen “Pse trėndafilat ēelin”.
Miftar KRZEZIU
Tri poezi
DALLGĖT
Dhe pėrplasen dallgėt
Nė detin e kujtimin tim
Mė rrokė shqetėsimi
Njė shqetėsim i krisur kėnge
Hapeni derėn tė hy dashuria
Pėr njerėzit pėr vetėn dhe atdheun
Kėnga letė mbetet
E akorduar nė tela jetė.
KOSOVĖ – DORUNTINĖ E SJELLUR
Doruntinė!
Buzė heshtjes e klithjes
Ti nise rrugėn e kthimit
Buzė verbimit e magjisė
Me kalorėsin e ringjallur
Shtegtoje nėn gjuhėn e mallit
tė ndrydhur
E rruga - zgjatej e stėrzgjatej
E agu - natej e stėrnatej
E fundi i furive asesi
s’matej
Mbi supet tua tė brishta
Kur hėna shikonte habitur
Duart tua bardhoshe
Shtrėngonin besėn e kalorėsit
flokėshprishur
Doruntinė!
Nėpėr hapa trokėllimė
Ti dhembshėm ndrydhje jehonėn
e gjėmės
Tretur n’mugėtirėn e vrukt
Ringjallje pulse drithėruese
t’shekujve
Erdhe me dritėn e pėrjetshme
Para kėmbėve tua dera hapur
t’fton
Tė gjitha rrugėt e rruzullimit
Nė fytyrėn e hartės syri yt
shejon
Mė fal tė lutem njė pėrkdhelje me butėsi
Vetveten ta rinjoh deri nė T R I N I
Pėrtej furive derdh dritėn e mbledhur
Ti Kosovė – Doruntinė e sjellur!
CAKU
Dhe erdhi mesnata e kujtimeve
Nė pėrshpėritjet e mia tė gjata
Ja dhe rrugė labirinthesh
Dhe mė pas caku i dėshiruar
Unė nuk ndalem
Nėpėr bredhje tė mėdha njerėzish
Qė e duan njeriun
Atje, nė atė dritė tė pėrthyer
Reflektimi i vėshtrimit tė mekur
Nė cakun e kėrkuar udhėve
Mos u ndal njeri
Nė kėtė shtegtim tė gjatė pritjeje.
Miftar KRYEZIU (1964), u lind nė katundin Xėrxė. Tash punon si profesor nė gjimnazim profesor “Xhelal Hajda – Toni” nė Rahovec.
Ka botuar pėrmbledhjen me poezi pėr tė rritur “Shtegtim Kosove” dhe romanin nekrologji letrare “Njė kėngė lirie”.
Bedri ZYBERAJ
Tri poezi
DIALOG I POLARIZUAR
Unė flas
Fjala ime dallgė qė ecėn ngadalė
Ti mė pėrgjigjesh
Fjala jote gjarpėr qė helmon
Unė thėrras
Fjala ime gur nė mur
Ti mė pėrgjigjesh
Fjala jote tėrmet qė s’pyet
Unė kėndoj
Kėnga shteg i ardhmėrisė
Ti ēirresh
Klithma ushtrimė shurdhuese
Dėshira rrufe shkatėrruese
PARADOKSE
Fjalės kur i bien dhėmbėt
Ėshtė si bari i thatė
Gjuhės kur i thyhen eshtrat
Shndėrrohen nė gjarpėr
Njeriu kur shkulet nga toka
Ėshtė njė lis i prerė
Ditės kur i humb dielli
Shndėrrohet nė natė tė pafund
Pa ag dhe shije kurrė...
NĖ SYTĖ E TU
Nė sytė e tu lexoj jetėn time
Nė sytė e tu
Notojnė mendimet e mia
Nganjėherė vdekja ėshtė jetė
Nganjėherė jeta ėshtė vdekja
Unė nuk di nė cilėn kohė jetoj.
Bedri ZYBERAJ, lindi mė 06.05.1963 nė fshatin Drenoc, komuna e Rahovecit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Rahovec. Studioi nė letėrsinė dhe gjuhėn shqipe nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės, ku ndoq edhe studimet pasuniversitare.
Bedri Zyberaj, shkruan poezi, publicistikė dhe kritikė letrare.
Ka botuar vėllimin poetik “Dromca vitesh”.
Milazim BAJRAJ
Tri poezi
E DI PSE
Kur miqtė mė shajnė
E armiqtė mė lavdėrojnė,
Atėherė gėzohem, e di pse?!
NESĖR
Ndoshta
Sorrat dhe korbat prapė
Ėndėrrojnė vallėzimin...
Ndoshta
Kur terri me dritėn tė ndahen
Do t’u pėlqejė mė tepėr tė vallėzojnė...
Ata qė dinė
Tė lėrojnė arėn,
Nėse cofin sorrat dhe korbat
I pret njė betejė e re...
DASHURIA IME
(Fėmijėve tė mi)
Unė kam gjashtė dhimbje
Gjashtė kėngė
Gjashtė shpresa
Gjashtė yje
Gjashtė shtėpi
Gjashtė valle
Gjashtė shpirtėra
Gjashtė dasma
Gjashtė pėrkushtime
Gjashtė dashuri
Gjashtė ėndėrra...
Dikur mė prishnin gjumin
E sot mė lėnė pa tė...
Milazim Bajraj (1960) u lind nė katundin Kaznik tė Rahovecit.
Punon si profesor i gjuhės dhe i letėrsis shqipe nė gjimnazin “Xhelal Hajda – Toni” nė Rahovec.
Ka botuar pėrmbledhjen me poezi “Rojet e tokės”, poemėn “Dėshmorėt nuk vdesin” dhe pėrmbledhjen tjetėr me poezi “Klithmė e heshtjes”.
Agim METBLA
Tė kėqijat nė Kosovė, janė grumbulluar tamam si njė deponi e madhe mbeturinash, ndėrsa nė anėn tjetėr pėr kėtė heshtin: edhe lapsi, edhe kamera edhe fjalėt, e ēka ėshtė edhe mė e keqja, pėr kėtė heshtin edhe pushtetarėt vendorė dhe ata ndėrkombėtarė!
***
Pėrderisa deputetėt nė parlament, pėrdorin aq shumė zhargone e fjalė fyese, pėr aq kohė nuk do tė jetė parlament, por cirk!
***
Edhe ndėrkombėtarėt edhe organet vendore, punojnė pėr Kosovėn, por pa urat e komunikimit!
***
Nuk ka vrasje mė tė ulėt, sesa vrasja pėr qėllime politike!
***
Me politikanėe e lindur nga martesa “Vllazėrim-Bashkim”, duhet pasur kujdes, mu sikur me me shenjėn pikėēuditėse nė komunikacionin rrugor!
***
Ecje e vazhdueshme me zigzage, ta mvesh epitetin e njeriut tė dehur, apo tė sėmrė!
***
TMK-ja ėshtė avansuar tash bukur shumė - ka fituar edhe njė bandė - bandėn muzikore!
***
Syzet janė mjet optik, mashtrues, pėr atė edhe i bajnė shumica e politikanėve!
***
Pėr nė gjysmė tė rrugės, askush nuk do tė tė pengojė!
***
Ēelėsi i tė gjitha mossukseseve, ėshtė hamendja!
***
Tregu nuk i njeh vlerat e tjera, pos ato qė i servohen!
Hazir LUTA
Tri poezi
MBI JETĖVDEKJEN
Nė prag tė muzgut
E dua agun
Nė prag tė agut
E dua muzgun
Nė prag tė vdekjes
E dua jetėn
Nė prag tė jetės
E dua vdekjen
Andej nuk dua
Kėndej i trėmbem jetės
Mė gjeni njė vend
Diku mes jetėvdekjes...
UNĖ PĖR SHEKUJT
SHEKUJT PĖR MUA
Le tė trandet deti
Dallgėt lozonjare le tė bėhen
Unė shkėmb buzė detit
Do tė bėhem
Furtunės sė dallgėve
Do t’u pėrballoj
Fjalėn ndėr shekuj ta them
Shekujt le tė flasin pėr mua...
NGA MALLI
Kandil i pashuar
Shpirtit dritė do t’i fal
Lumturinė do ta sjell nga qielli
Ballėhapur
Dua ta shoh pėrherė...
Ujėvarė e pashterrur
Mbi gjoksin tėnd tė harlisur
Nė rrjedhje
Etjen buzėt do ta shuajnė
Jeta do tė ketė kuptim...
Hazir LUTA (1980) u lind nė katundin Malėsi e Vogėl tė Kmunės sė Rahovecit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, gjimnazin matematiko-natyror nė Ratkoc tė Rahovecit.
Tash ėshtė student nė Fakultetin e Filologjisė, dega Gjuhė dhe Letėrsi shqipe, pranė Universitetit tė Prishtinės. Me shkrime ka filluar tė merret qysh herėt. Deri mė tash ka botuar pėrmbledhjen me poezi “Jeta ėshtė dashuri” dhe “Shtegėtim nė buzėqeshje”.
Imret RESHITI
Tri poezi
PESHA E AJRIT
Ajrin e ka dehur
Bishti i thėnieve tė ditės
Mendimet e shtresuara nė kob
Deri vonė mesnatės
Pėr t’i helmuar nesėr
Mushkėritė e atyre qė frymonin
Pa hile
Atyre qė botėn
Shihnin kaltėr...
ALBUMI
Gjuajta shigjetat
E syve tė mi
Albumit tej pėr tej i bie
Pėrpiqem t’ua vjelė
Buzėqeshjen fotografive
Ēastet e asaj kohe tė shkuar
Gėzimin e atyre ditėve
Qė mė pret gaditu
Tė shtegtojmė bashkė
Nėpėr tė nesėrmen
E shkėlqimit...
SI PRITET NDRYSHE
Te vendi i pikėpjekjeve
Nėse vėren barin pėrkulur
Dije se bėra njė copė pritje
Ti e di se vetėm bari
Ėshtė mė i butė se pritja...
Nėse vėren ndonjė tufė
Lule tė lagura
Dije se vesa nuk i ka prekur
Sytė e mi i kanė pikėluar
Tė prita siē pritet
Pritja m’u bė kėngė e vaj
Si pritet ndryshe?
Ymret RESHITI (1971) u lind nė katundin Krushė e Madhe tė Rahovecit.
Ka tė kryer fakultetin juridik dhe punon si kėshilltar i kryeshefit tė Ekzekutivit nė komunėn e Rahovecit.
Ka botuar pėrmbledhjen me poezi „Hartat postmoderne“ dhe ka nė dorėshkrim njė pėrmbledhjen tjetėr me poezi.
Kujtim S. GASHI
Ttri poezi
STUDIM
Ndrydhshėm kapen gjėrat
Pėrzierje portretesh
Bisht hardhucash
Ca studim
Dhe njė fund i varfėr
Mė pastaj
Koklavitje pasqyrash
Radhitje satanėsh
Ca studim
Dhe pak dhembje koke
Dhe njė fund i vetmuar
Mė pastaj...
BURIM KALTĖRSIE
Shpejtėsi hapash dalloheshin
As hije nuk shihej
Prapa shpinės sime
Njė breng
Vriste tjetrėn
Harxhohej
Kohė gazėrash...
BRITMAT E VERBUARA
Damar gjaku nė oqean rrjedhte
Frymėmarrje e plagosur flinte
Prapa shpirtit tė butė nė egėrsi
Bashkė me kėngėn e dėshiruar
Qė s’dėgjohej si hakmarrje fundi...
Shkretėtirė e trazuar pushonte
Larg fushėbetejės dėshtuese
Nė gjysmė tė rrugės sė vrarė
As atėherė as tash krenar...
Kujtim S. Gashi (1975) u lind nė katundin Nagavc tė Rahovecit.
Punon nė TV Prizreni nė kėndėvėshtrimin e kulturės.
Kujtim S. Gashi ka botuar pėrmbledhjen me poezi “Luhatje vargjesh dhe dashuri”, ndėrsa dritėn e botimit pritet ta shoh edhe pėrmbledhja e dytė me titull “Njė kujtesė e mykur, shante shekullin”.
Labinot KRASNIQI
Dy pezi
Postmortum
(MBI)JETESA
Molisje.
Rrobat sikur mė grisen
Kėmisha ka filluar tė mos ma zė trupin,
Ironi nė vete.
Ora vėrtitet nė mua
Lulet qajnė e dridhen
Dikush pėrlot kohėn
Yjet tkurren n‘gjithėsi.
I hap furishėm gishtat
I mbledhė fort
Bėj grusht.
Pastaj...
P R I T J E
Liri!
Ti ec mbi njomėsinė time
Duke ndėrtuar harta qė t’mbulosh
Fytyrėn time?!
Hej, gufet e gjakut
Po thėrrasin egėr
Ta shqyejnė pėlhurėn
Qė m’ėshtė shtrirė
Mbi fytyrė...
Agim METBALA
Nėse ne vetė nuk i pranojmė vlerat e Luftės Ēlirimtare tė Kosovės, nuk di si do t’i pranojnė ndėrkombėtarėt!
***
Prapanica dhe fytyra e karieristit, janė identike - nuk kanė dert se zhlyhen!
***
Rrymė me reduktime, ujė me reduktime, lojėrat me fat nė shtime… -kohė ideale pėr shumėzimin e matrapazėve!
***
Arma e cila nuk ėshtė nė kontrollin e shtetit, shitet shumė lirė, ndėrsa kushton shumė jetėra!
***
Pėr mossukseset nė politikė, arsyetimet janė tė pajustifikueshme!
***
Ngritja politike mbrenda natės, ėshtė si rrezitja mbrenda ditės -medoemos rrjepet lėkura!
***
Si ecin rrjedhat nė Kosovė, tė vetmit azilkėrkues, do tė jenė intelektualė me vlera profesionale dhe kombėtare!
***
Ata qė Zotin e kėrkojnė vetėm nė rrezik, vazhdimisht do tė ndeshen me djallin!
***
Propagandimi i ideve pozitive, ėshtė detyrė e shenjtė e intelektualit!
***
Gati secili politikan i mban dy lloje tė zyzeve, pėr shkurtpamėsi dhe largpamėsi, pėr tė mos parė asgjė!
***
Disa nga liderėt tanė politik, u ka rėnė sėmundja e Parkinsonit, nga grushtimet e mėparshme!
Mezahir HAXHIJAHA
Dy poezi
KUR SHKRUAJ
Kur shkruaj
Nuk ka as kėngė as tingėllimė kėmbane
E as thierrje myezini
Vetėm drithmė e pėshpėritje
Tė flakėruar tė qiririt
Ah, sikur tė kisha mundur
Zemrat e kėsaj toke t’i zgjoja
Si lule pranvere t’i grishja
Mbase thellė m’i kanė hapur plagėt
Tė njė kohe tė shkuar...
Ah, sikur tė kisha mundur
Brigjeve tė kohėve, ėndrrave dje njerėzve
T’u ndizja dritat nga tė gjitha anėt
Tė shkepi dashuri
Fjalė qė shėrojnė plagė shpirti
Fjalė e sotme tė jetė gur e sė djeshmes
Kjo fjalė, melodi e kėputur plaga ime
Herė ilaē qė mė shėrron
E herė flakė qė mė pėrvėlon
Sa rrugė e shkurtėr, sa rrugė e gjatė deri te ti.
Mėngjesi im ėshtė diell i dytė
Dita ime flakė e syve tė tu
Mbrėmja ime zjarr i trupit tėnd
Nata ime, ylber i pafund nė shpresėn e varur...
Asgjė nuk ėshtė e imja
As mėngjesi, as dita, as mbrėmja, as nata
Pa tė parė po nisem
Kredhur nė terrin e kėsaj nate
I tronditur marrėzisht
Brigjeve tė shembura tė dhembjes...
Kohės ia mora guximin kah rrezet e fshehura
Sytė mė gėnjejnė nė lodhjen time
E shaloj shpresėn
Pėrmallimi rigon nėpėr syrin tim
Pėr shtigje udhėtimi...
Kur shkruaj
Nuk ka as natė
As mėngjes
Vetėm drithmė
E pėrshpėritje tė flakėruara qiriri,
Kur zemra rrah
E dielli perėndon
Atėherė njė mall pėr tė pamėrishmen mė mbėrthen...
U LODHA
U lodha sė prituri
Nė rrugicėn e zemrave tė thyera
Ēdo natė, duke pastruar me lot
Kėpucėt e mia me baltė tė lyera...
U lodha sė dėgjuari veē gėnjeshtra
E fjalė pa vlerė
Ē’tė pres kot
Kur e di qė pėr mua s’hapet asnjė derė?
U lodha duke iu ankuar miqve
Juve qė mė dėgjoni nė heshtje
U lodha sė shikuari fytyrat
Qė s’e kanė parė asnjė buzėqeshje...
U lodha se shkruari poezitė
Mbi kurrizin e territ tė natės
U lodha duke shkruar
Aty mbi prushin e kuq tė vatrės...
U lodha
Nga telefonatat anonime
Nga fytyra qė andej fshihen
U lodha duke folur me veten time
Duke folur derisa gjuha mpihet...
U lodha sė shkruari poezitė
Mbi fletėt e ējerra, tė grisura
U lodha nga zėnkat, meritė
U lodha sė jetuari n’ėndrrat e krisura...
U lodha duke pritur dashuritė e panisura...
Agim METBALA
Ttri poezi
E C J E
Zigzaget, zigzaget –
Rrugėt zigzage
Rrugicat zigzage
Bisedat zigzage...
Zigzaget, zigzaget –
Treni rrėshqet zigzag
Festivalet zigzage
Edhe WC-tė duhet kėrkuar
Nė zigzage...
Definitivisht kam vendosur
Tė kėrkoj rrugė pa zigzage
Edhe me kusht ta thej kafkėn
Nė ēdo zigzage...
QYTETIT TIM
(Variant)
Nė ēastin kur i hapa sytė
Qajta nga dashuria dhe gėzimi
Rrasat e ēative ngulitur nė kujtesė
Shtatit tė Burimit
Mullinjtė e rreshtuar nė harmoni
Edhe sot ēakallat mė zgjojnė nga harresa
Eca zbathur rrugėve tė kalldėrmta
Pėr ta prekur kullėn e mahallės
Me frengjinjtė e zbrazta
Fshehurazi hypa nė maje tė Sahat Kullės
Pėr ta shtruar nė shuplakė qytetin...
Qyteti im, unė u zbardha
Me dashurinė tėnde fare s’u ngopa
E ti nė metamorfozė
Ke marrė pamjen e beqarit...
DIKU NĖ MES
Rri nė tavolinėn e dytė
E zbraz kupėn me gjithė dhembjen
E ditės sė sotme
E kamarieri me buzėqeshje tė ftohtė
Si dielli i dimrit
Nė mėnyrė gjeometrike
Nė mua shton indisponimin...
Tavolina e parė
Njė piktor e njė shkrimtar
Njėri me ylber nėn sqetull
E tjetri me diellin n’qepallė
Pėshpėrisin me kėngėn e zogut
Trasojnė ardhmėrinė
Pėr fėmijėt tanė
Lakmia mė pėrqafon...
Tavolina e tretė
Pesėmbėdhjetė a njėzet veta
Zgėrdhihen, lidhin kontrata
Mbi shpinėn e popullit
E shkronjat qė moti
U kanė ikur
Pėrfqafohen me gjuhėn plot therra
Hanė e pinė si hijena
Unė zbraz kupėn me gjithė dhembjen
E ditės sė sotme
Nė mes tė gjallėve
E tė vdekurve...
1993
Agim METBALA (1953), u lind nė Rahovec, tani punon si gjykatės i Gjykatės Komunale nė Rahovec.
Krahas punėve nė gjykatė, ai kryen edhe punėt e kryeredaktorit tė revistės letrare pėr fėmijė „Filizat“ dhe tė asaj enigmatiko–zbavitėse, me po tė njėjtin emėr.
Ėshtė koautor i pėrmbledhjes pėr fėmijė „Si duket babi im“, i pėrmbledhjes me rrėfenja tė shkurtėra pėr fėmijė - “Deti nė shtėpi“, i pėrmbledhjes me vjersha, tregime dhe drama njėaktėshe pėr fėmijė „Grindja e fjalėve“, i pėrmbledhjes poetike pėr tė rritur – „Kohė qirinjsh“, ka tė pėrgatitur njė libėr me aforizma, por edhe Leksikonin e krijuesve tė komunės sė Rahovecit dhe librin e dytė me vjersha e tregime pėr fėmijė „Pranvera nė shkurt“, tė pėrzgjedhur nga autorė qė kanė botuar nė revistėn „Filizat“, pas ēlirimit tė Kosovės.
Dritan KĖRĒAGU
(Tri poezi)
MAGJINATĖ E SHTHURUR
Prej tashmes e deri
Nė tė kaluarėn
Prej Tė kaluarės
E deri nė tė tashmen
Njė urė kohe bėhet
E nė mesin e tyre mblidhen varret
Fidanishte e bukur
Me erė helmesh
Fantazmė e imagjinatės sė shthurur
Bėhet roja e varrezave...
PRANVERA E HARRUAR
Stinė e lyer me gjak
U zhduk si erė e fortė
Shkretėtira
Qėndroj gatitu
I harruar nga puhia vandaliste
Pėrjetoj pranverėn
E harruar qė moti
Pėr tė satėn herė...
FOTOGRAFOJ ĖNDRRĖN
Natė e shurdhėr
Terri deri nė fyt
Zgjohem i frikėsuar nga gjumi
I djersitur nga frika
E qetėsoj zemrėn
Duke e fotografuar ėndrrėn
Nė pėlhurė tė zezė nate...
Dritan Kėrēagu (1975) u lind nė Rahovec. Ėshtė student i Fakultetit Filologjik dega e Letėrsisė dhe e Gjuhės Shqipe nė Universitetin e Prishtinės.
Pėrmbledhja poetike “Drita qė quhet sot”, pret ditėn e botimit.
Nė dorėshkrim ka romanin “Rruga e kalldrėmtė”, novelėn “Kampi Hope”, pėrmbledhjen me poezi “Epshi i ditės”, “Uji i shekujve tė urisė” dhe “Bukuria e tharė nga harresa”.
Valbonė HOTI
(Dy poezi)
ECI...
Drejt tė panjohurės eci
E heshtur
E thyer nė shpirt
Me shpresė diku tė arrij
E pyes veten
Si tė arrij deri atje
Me luftė, me paqe a dashuri
Jetėn ta shpėtojė...
KUR T’MĖ KUJTOSH
Kur tė kujtohet emri im
Mė thur ndonjė varg pėr dashuri
Kur tė kujtohet emri im
Shikoje fotografinė e puthmi sytė
Kur tė kujtohet emri im
Shfletoi vargjet e mia
Do tė kuptosh se ku fshehet dashuria...
Valbonė Mustafė HOTI, u lind mė 30.07.1986 nė fshatin Ratkoc – Anadrini tė Rahovecit, ku e kreu edhe shkollėn fillore, ndėrsa tash vijon mėsimet nė gjimnazin “Xhelal Hajda – TONI” nė Rahovec.
Ka tė botuar pėrmbledhjen me poezi “Vjeshtė zemre”
Milazim HOTI
(Dy poezi)
(MOS)KUPTIMI
Fjalėt i tretė era
Erėn e merr dita
Ditėn e merr nata
Natė e ditė i merr java
Javė-javė bėhet muaji
Muaji muajin e lė pas
Dhe ne bėjmė njė vit...
Viti e merr tjetrin
Unė tjetėr pas teje s’kam
S’kam kohė tė pres
Njė ditė
Njė javė
Njė muaj
Njė vit
Kam dro se pritja
Mė bėhet ves
Derisa tė vdes...
LIRINĖ KUJDES
Mos ma pėrbuzni tokėn
Frymėn tuaj
Se ēdo luftė pjell
Gėzim e vaji...
Ju qė qani
E ju qė qeshni
Lirinė kujdes ma keni...
Milazim HOTI (1983) u lind nė katundin Ratkoc – Anadrini tė Rahovecit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa tash vijon mėsimet nė gjimnazin “Xhelal Hajda – TONI”, paralelja e ndarė nė Ratkoc.
Ka botuar pėrmbledhjen me poezi “Heshtja e luleve”.
Besmira BYTYĒIi
(Tri poezi)
SHKENCORE
Bota me rrota
Njėrėzit robota
Fjalėt e kota
Laboratore tė dashurisė
Lumenjtė me hi
Digjen e piqen
Mendjet njerėzore
Nė ekspertimente shkencore...
DYLUFTIM
Buzėqeshjet u veniten
Loti u ndie...
Bukuria u zhduk
Me shėmtinė nė shesh
Jeta kundėr vdekjes
Vdekja me jetėn...
I vdekuri kundėr tė gjallit
I gjalli me tė vdekurin...
Unė kundėr vetmisė
Vetmia me mua...
KUR
Kur vdes lulja
Ē’tė duhet uji...
Kur vdes bukuria
Ē’tė duhet hijeshia...
Kur vdes aroma
Q’tė duhet kutėrbimi...
Ē’tė duhen tė tjerat
Kur dashuria varroset...
Besmire BYTYQI (1991), u lind nė katundin Apterushė tė Rahovecit. Tash ėshtė nxėnėse e klasės sė VIII nė shkollėn fillore “Isa Boletini” nė Rahovec, ku edhe jeton.
Pėrndryshe mirret me poezi dhe shkruan vjershat pėr fėmijė, ka nė dorėshkrim pėmbledhjen me poezi “Nyjet zgjidhen”.
Fitore METBALA
K Ė T U
Kėtu edhe ajri
Duket mė i freskėt,
Natyra ėshtė mė magjepsėse,
Qielli ėshtė mė i kaltėrt,
Dita ėshtė mė e begatshme,
Nata ėshtė mė e imagjinueshme,
Gjumi ėshtė mė ėndėrrimtar,
Zgjimi ėshtė mė i ndershėm,
Kėnga ėshtė mė ritmike,
Me traditė mė tė pastėr...
Dhe, a e dini pse?
Kjo ėshtė vendlindja ime!
HUMORESKA
E pyet drenicasi rahovecianin:
- Allahile a po pini ende raki?
- E kemi ralluar pak - njė natė po, njė natė po!
***
Bisedojnė dy maturantė:
- A kalove nė provimin pranues?
- Jo pasha t’madhin Zot, katėrdhjetė poena i pata e rash pėr pesė poena!
- Po ti?
- Unė kalova me pesė poena!
- Si bre me pesė, ku bėn me pesė?
- Bėn, bėn! Pushka M-45, plus 5 (pesė) poena dhe kėshtu e dhash provimin pranues!
***
- Qysh i keni punėt ju nė pylltari? – e pyet shoku pylltarin.
- Betė qe besa, pse a mundet dikush me t’i numėruar drurėt nė
mal a!
***
E pyet njė ish - nxėnės biznismen i madh, mėsuesin e vet:
- Pash nderėn mėsues, si i ke punėt?
- Unė po flej qetė! - i pėrgjigjet mėsuesi
***
- Mos po merni, bre, pak si shumė nga pacientėt? – e pyet shoku mjekun.
- Nuk po t’marr vesh asgjė, sepse ne nė mjekėsi nuk kemi mėsuar pėr ndajfoljet!
***
Njė gazetar i huaj e pyet qytetarin gjatė votimit:
- Si do tė votoni ju kosovarėt?
- Njėri kundėr tjetrit! - i pėrgjigjet qytetari!
P A S TH Ė N I E
“Nė emėr tė fjalės sė gdhendur e tė qėndisur!”
Lexues i nderuar!
Libri panoramik “Jehonė Anadrinie” ėshtė njė simbiozė shkrimesh nė periudha tė ndryshme kohore, tė lėruara nga krijuesit anadrinas. Brenda faqėve tė kėtij libri, ėshtė bėrė njė pėrzgjedhje e kujdesshme, mbase, pse jo edhe profesionale, si nė kontekstin artistik tė krijuesėve, gjithashtu edhe nė atė gjeografiko-gjithpėrfshirės-anadrinas tė tyre.
Kur kemi parasysh kėto relevanca, e kam fjalėn, se brenda vėllimit tė kėtij libri (siē e quajtėm panoramik), pėrzgjedhėsi (z. Agim Metbala), i jep njė rėndėsi tė duhur pėrfshirjes sė zhanrėve tė ndryshme letrare nė kontekstin artistik, duke pasur gjithsesi parasysh hapjen e njė “rrjete”, qė zė fill nga njė pikė, tė koncentruar nė mėnyrė shumė racionale nė qendrėn e saj, e cila pas hapjes, ajo diametrikisht mbulon edhe sipėrfaqen mė periferike anadrinase nga ku gravitojnė krijuesit.
Ēdo libėr i ri, hedhė nė sprovė tė re lexuesin e vėmendshėm, mbase, bota intime e tij, ndjen nevojė permanente tė provokohet, deri nė masė tensionimi dhe nė pikėn mė tė lartė kritike, tė zbrazet tėrėsisht, duke i mbushur me kondukcion poret e saja.
Qė nė fillim do tė jeni tė pėrkėdhelur nga njė habi joshėse, e cila padyshim do tė tė zgjojė kurreshtjen dhe do lakmosh tė shoqėrohesh sa mė parė me botėn brendshme tė tij.
Mirėpo, veēantitė e kėtij libri janė ca mė specifike. Kur pėrqėndrohem nė kėtė horizont, kornizohem nė njė motiv ndijėsor tė njeriut tė kėsaj ane. Ky motiv i cekur, nė tė shumten e vargjeve ėshtė i pranishėm thuajse te tė gjithė krijuesit, qė siē thuhet me plot tė drejtė: ėshtė lajtmotivi i kėtij libri panoramik.
Cili ėshtė ky lajtmotiv?
Pėrgjigjen do ta gjeni pasi do mundohem t’i referohem disa krahasimeve tė vargjeve tė krijuesėve anadrinas, me vargjet e poetit tė madh Dritėro Agolli:
“ Po, Devoll,
i tillė qenkam unė
Paskam marrė balten tėnde arave
Me njė trastė leshi
ndėnė gunė…”
… dhe vargjet e poetit anadrinas Xhevdet Bajraj:
“ Dje e gjeta njė copė tė atdheut
Nė aromėn e barit tė porsaprerė nė Parkue Mexico
U ngjita nė majė tė mallit dhe Anadrinia mė doli para
Syve...”
… ose vargjet e poetes Lumnie Thaēi – Halili:
“ Nė doni tė dini
Ku ėshtė Anadrinia?
S’keni nevojė pėr hartė.
Buzė Drinit ėshtė kopshti Edeni...”
…, pastaj edhe vargjet e poetit Agim Metbala, qė reflektojnė bindshėm origjinalitetin e vendlindjes sė tij:
“ Eca zbathur rrugėve tė kalldėrmta
Pėr ta prekur kullėn e mahallės
Me frengjinjtė e zbrazta
Fshehurazi hypa nė maje tė Sahat Kullės
Pėr ta shtruar nė shuplakė qytetin...”
A nuk ėshtė vallė kjo njė pėrpuethshmėri pothuajse simetrike e lajtmotivit qė qėndisin kėta poetė anadrinas, me atė tė vargjeve tė D. Agollit, tė cituara mė lartė?!
Madje, a mund tė thuhet se nuk janė kėto citate tė balancuara me binomin e famshėm tė D. Agollit:
T O K A I M E = K Ė N G A I M E ?!
Gjithashtu, nėse grrithim mė nė thellėsi tė kompozicionit tė ca vargjeve, do tė shpaloset para jush edhe autoktonėsia e ambientit anadrinas - (gjethi i hardhisė), qė ėshtė i lidhur fuqishėm me imagjinatėn e krijuesėve tė kesaj treve:
“ Gati mund ta krahasoj me njė gjeth hardhie rrushi tė zi
Qė ma sjell era e mallit o mallit tė Rahovecit tim...”
(Xhevdet Bajraj)
ose:
“Anadrininė nė doni mė mirė ta njihni...
Nė gjethe hardhie, do ta shihni...”
(Lumnie Thaēi – Halili)
Dhe tani unė do tė hesht, sepse nė kėtė rast, fuqia e heshtjes ėshtė mbi tė gjitha shprehjet qė do t’i pėrdorja, ngase reflektimi i lajtmotivit tė theksuar anadrinas, tė shembėllyer nė fjalėt e krehura e tė lėmuara tė krijuesėve, nuk mė lė tė vazhdoj mė tutje zbėrthimin e tyre, ndėrsa ju i nderuari lexues, meditoni e mė pastaj, konkludoni vetė.
***
Nė rrjedhejn e pėrzgjedhjes sė krijimeve letrare tė kėtij libri, pothuajse nė tė gjitha faqet e tij, do tė bindesh se dominon njė stil mjaft karakteristik dhe gjithsesi elegant, sepse nė ēdo ndėrrim kondite, gjithsesi ngadhnjen synimi, tė pakten si dilemė ndėrmjet pasioneve dhe shpresės, qė ėshtė ndėr kushtet mė tė volitshme tė krijojė afinitetin e lexuesit ndaj artit letrar.
Gjatė leximit tė kujdesshėm, do tė shqisoni njė substancė mjaft elegante, qė rrethon brenda vetes njė kohė dhe hapėsirė, ku, njerėzit nuk janė mė thjeshtė vetėm rrobe qė lėvizin nė shtegtim, por janė njerėz, qė tentojnė ta mjekojnė psikikėn e tyre, tė bėhen mė tė arsyeshėm, mė tė vėmendshėm, mė tė butė, ndonėse, pse jo edhe mė tė bukur.
Nė fund, dua ta pranoj haptaz se, pos zbėrthimit tė pjesėrishėm tė lajtmotivit anadrinas (sepse kėtė lajtmotiv e gjejmė tė stolisur edhe te krijuesit tjerė nė kėtė libėr), nuk e konsiderova tė arsyeshme tė mirrem me shembujt e poezive qė i trajtojnė nė mėnyrė tė denjė edhe motivet tjera, andaj jam i vetėdieshėm se iu kam mbetur borxh tė gjitha krijimeve tjera, qė vėrtetė kėndshėm e zbukurojnė kopshtin e kėtij libri panoramik.
Rahovec, mars 2007. Miftar Kryeziu. prof.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 26-03-2008 mė 18:35
-
-
Agim METBALA
Lexues tė nderuar tė Forumit shqiptar, po ju prezentoj disa poezi nga revista letrare Jehonė Anadrinie numėr 3/2008.
Xhevdet BAJRAJ
Tri poezi
KOR HORRASH
Politikanėve tė pakokė
Insektet ua ruajnė ekuilibrin
E gjurmėt qė mbeten pas kėmbėve tė tyre
I mbulon borė e zemrave tona...
Mėngjesi pėllet si lopė
Njė kor koxha i madh horrash
E sheh qetė dhe kėndon uuuuuuuuuu
Sa vend i dhimbshėm
Pėr ta harxhuar tė vetmen jetė kėtu...
NUK ĖSHTĖ QAFA E NJERIUT SHALĖ KALI
Nga ėshtė nisur kjo turmė pa tru
Me prazmore prej eshtrave tė fėmijėve tanė
Ai qė vrau njė njeri shkoi nė burg
Ndėrsa ata qė vranė njėzet mijė hynė nė histori...
Sėshtė qafa e njeriut shalė kali pėr bythė politikanėsh
Njė copė qielli me njė zog nė tė e ha me bukė
Ajo qė shihet mė tej ma nxjerr zemrėn me rrėnjė
Dhe e var nė ylberin qė zbukuron peisazhin...
Edhe ky akt i tragjedisė me regjisor meskin
U mbyll me qefin...
(Zogu mė iku nga dora
ky i njejti
qė ēalon udhės sė Zotit)
BUZĖ VARRIT
Njė sorrė shuan etjen nė bregun e paqės
Klithja ngulet nė re
Mbi lule ikonė vdekja...
Erė e Adriatikut
Kreh barin mbi atdhe
Nėn ylber
Ēifti i ri puthet nė buzė
Buzė varrit tonė tė pėrbashkėt...
Igballe HOTI
Tri poezi
LOTI I HESHTUR
Tretem nė paradokset e pakohėsisė
Nė humbėtirėn e tė panjohurave
Tretem si pluhur mbi gjethet e luleve
Duke i zbėrthyer formulat e yjeve...
Ngatėrrohem nė kufijt e natės
Nėpėr labirintet e kohės mbytem
Si njė meteor shkėputur nga qielli
Zbėrthej magjitė e jetės nė vargje...
Heshtja kafshon shikimin tim
Nėpėr grilat e tymosur vjeshte
Gjethet biejn mbi barin e tharė
Zbėrthej misterėt e natės mbi lotin e heshtur...
SONTE
Nė guacėn e humbur
Zbėrthej mendime paradoksale
Qė mbyten nė kujtesėn e harrimit
Nė qiellin qė pikon shi lotėsh
Ndertoj fole zogjėsh shtegtarė
Mbi shpirtin e vdekur lind njė emocion
Mbeshtjellur nė vizione shprese
Tė mjegulluar nė varkėn e jetės
Sonte!... Jam rob i hijes sė yjeve...
EMOCION
Si gjethe trandafili njė emocion
Fshihet nė keshtjellėn e zemrės
Me dėshirė pret qė tė shpėrthej diku
Nė brigjet e kulluara tejoqeanike
Qė tė pushtoj fate mėkatare
Me aromen e valėve tė shpirtit
Emocioni i pa shprehur digjet
Udhėton nėpėr shtigjet e errta
Duke pritur lindjen e hėnės
Nė caqet e paemruara tė yjeve
Tė strukur nėn kurorėn e natės
E ndjej fort kėtė emocion...!
Xheladin HAMZA
Dy poezi
MBI GJOKSIN TĖND
Emri yt gėrryhet
Nėpėr damarėt
E shpirtit tim...
I strukur
Nėn hijen
E sė kaluarės qė e mbulon...
Shtrij duart kah unė
Tė pėrqafohemi
Me afsh e me mall...
Taman aty nė horizonti
Ku nė tė njėjtėn kohė
Takohet e puthitet ditėnata...
Ėndrra e jetės sonė
Aty mbi re tė arta
Syhapur fle...
Bilbili kėngėn e tij mė tė bukur
Aty e shndėrron nė vaj
Mbi gjoksin tėnd si dikur
Edhe njėherė dua tė qaj...
NGJYRAT E SHKLĖQIMIT
Fillimin dhe mbarimin e tjeės
Trup lodhur
I pėrputha nė njė pikė
Porsi njė semazem...
Si nė ėndėrr
Kalova udhėtimin
Nėpėr kohėn kėtė tė kalbur...
Pastaj dola nga qetėsia
E varrit
Qė nė mua flinte...
Ta ngulfas zėrin qė del
Nga thellėsia e shpirtit
E tė dėgjoj muzikėn heshtshėm...
E mbuloj me vellon e sė kaluarės
Tė mbėshtjellur
Me ngjyrat e shkėlqimit...
Dhe tani dėnes!
Bajram KRYEZIU
Tri poezi
ECJET E MIA
Se di ku pėrfundojnė ecjet e mia
Nata i zuri nė rrugė me baltė
Nga rrezja e hėnės vijė e ujit
Atje ku shihet kulla ime me frėngji...
Se di ku janė dy faqet e gazetės
E zura dritėn ta shkruaj njė varg
Edhe pse kujtimi mė merr pėr vete
Tirananėt sbėjnė derte pėr fėmijėt...
E BUKURA
Tė buzėqesha,
Mė buzėqeshe
Me bebzat e hijeshisė.
Tė vėshtrova,
Mė vėrshove
Me sytė e bukurisė.
Te fala zemrėn,
Forcėn ma dhe
Nė ndjenjat e mia.
Dhuratė mi le
Gjėrat qė spreken
Dhuratė tė mi le.
Aty murosa fjalėn
Tė patundshme
Me besėn e dhėnė...
I pashuar qoftė,
Dritėdhėnės ky pasion
Si kaltėrsi e qiellit.
Zė vend me ty nė hyjnin
I butė, i bukur, paqėsor
I larė nė rreze dielli,
I dehur, i qeshur
Me bukuri pejsazhi hėnor...
NĖ PRANVERĖ
Syri ėshtė gjelbėrim rrethatim i pranverės
Kur buzėqesh si hėna shtigjeve buzė bregut
E kur shikon si nusja mfsheftėsinė e rrethit
Nė gurra vėrshon lumi tingėllimat e gjethit...
Syri ėshtė puhi e detit nė valėt e dallgave
Kur i ndodhė nata qetėsin e vėrbon vapa
E kur vesa i rėndon petalet e trandėfilit
Nė freski tė drithėrimave butėsisht preken lulet...
Syri ėshtė madhėshti e natės magji pėr meduzė
Kur e hijeshon kuriozitetin e bukur tė ujėvarrės
E kur dhėmb ka e shpirtit argėtohet me dritė
Me tantenat mbi oazė sondazhet pėr medium...
Arta HIMAJ
(Tri poezi)
MOS LEJO
Tė ndjesh dhimbjen
Pėr ta njohur jetėn
Mos lejo, mos lejo as kushtimisht...
Tė derdhėsh lot
Pėr tė rritur shtatin
Mos lejo, se e mallkon fatin...
Ta thyesh shprtin nė copė
Pėr tė qėndruar e fortė
Mos u mundo, e gjallė do jesh e vdekur...
Tė mbullėsh rrugėt e jetės
Dhe tė kėrkosh shtigjet e pagjetura
Mos lejo, e humbur gjithmonė do jesh...
KUR SHPIRTI DHEMB
Kur shpirti dhemb
Jetėn shajė, mallkoj...
Nė vetmi shpėtim kėrkoj...
Kur shprti dhemb
Njerėzit smė kanė fajė
Me durim dhembjen kuroj...
Kur shprti dhemb
Zemra vuan, ėshtė e mjerė
Ēmendurisht si gjethe dridhem nė erė...
Kur shpirti dhemb
Dielli bėhet akull e qielli vetėtimė
E ti ke shumė ftohtė, ngrinė...
Kur shpirti dhemb
Kur tė dhemb fort
Shpėrtim gjen veē nė dashuri...
SONTE
Sonte
Shtegėtoa zemra ime
Nė dhembjet e jetės
E unė
Mbeta duke lotuar
Nė vetmi...
Sonte
Humba nė kohė pa kohė
Nė kėtė natė-errėsirė
Nuk njoha
As vetėn time...
Sonte
E ftohetė ishte nata
E ftohetė isha unė
E ngrirė nė shpirt
E brraktisur totalisht...
Sonte
As Hėna nuk ndriqoi
Si dikur
Ishte e zbehtė dritė e sajė
E zbehtė
Sikur...
Sonte
Nata mė shoqėroi
Qetėsia e thellė e saj
Qenjen e lotėve
Deri nė zbardhjen e agimit...
-
-
Agim METBALA
Miftar KRYEZIU
UNĖ DHE VETĖM UNĖ JAM KĖTU
Unė jam kėtu,
Ku mė lindi toka ime-
Si njė histori tė lashtė.
Kėtu dielli rrezon mė mirė
Dhe ėndrrat pėrvėlojnė dėshirėn.
Kėtu jam mė vertikal
Nė jetė a vdekje.
Nuk dua tė ik
Nga damarėt e dheut tė mirė,
Tė shkoj atje nuk dua
Se edhe fe kam kėtė tokė -
Nė tė cilėn lindėm dhe rilindėm,
Me ėmbėlsinė e atdheut
Dhe djepin e rritės sime
Tė mos ma prek askush -
Se ju mallkon kėnga
E dashurisė sime
-
-
Agim METBALA
Fahredin SHEHU - DADUSHI
REPTILI I ARTĖ
Jeta okultiste
Nė tokėn kėtė tė shpėrlarė
Bojėgjaku
Aromė sulfuri
Nga lukthet vulkanike
Tė tė pangopurve
Tatuazh perendie pagane
Nė epidermėn e bicepsit
Ouroborus flet heshtshėm
Me gjuhė Ifriti
Nė gojė njeriu paganit kompjuterik
Dhe rrėshqet si gjarpėr i artė
Tė pėrshtillet nė trungun e cerebrės
Dhe festoj fitoren serike
-
-
Agim METBALA
Fahredin SHEHU - DADUSHI
RUHULLAH
Kur kam shkruar pėr Agnus Dei
Mė sulmuan
Mė thanė konvertit i fėlliqur
Kur kam shkruar pėr Ruhullah
Mė sulmuan
Mė thanė fundamentalist islamik
Kur kam shkruar pėr mrekullinė tėnde
Mė sulmuan
Mė thanė Lazarus jetėshkurtė
Do tė vdesėsh sėrish edhe pas ringjalljes
Po kujt i bėhet vonė
Kur unė ta ndjej aromėn tėnde
Tė jaseminit mėsuesi im
Nė rrugėn e mėshirės dhe dashurisė
Dhelėpijė mjaltėn e fjalės tėnde
Ta shėroj trupin dhe shpirtin
Dhe tė mbetem pėrherė
Bari i gjelbėrtė krenar i shkelur
Nga ata qė nuk dijnė
Se ēka bėjnė
Friday, March 07, 2008
-
-
Agim METBALA
Bajram KRYEZIU
PĖR FLAMURIN
Nė daēit lidhni besė pėr tė
Si burrat e mėmėdheut nė mote
Ne daēit si gurė shtrydheni
Fortėsin e ka ngulitur nė jehonė!
Nė daēit me cepat e krahėve tė tij!
Flijohuni si hero i luftės, qėndresė
Nė daēit ne bukurinė e tij mbėshtilluni
Njėsoj, sėshtė ndryshimi i ri!
Nė daēit si shpėrblim pėr mėkate -
Shpreheni vehten pėr njė fjalė,
Nė daēit madhėshtinė me nuse duvaku -
I vrarė ka qenė armik nė atė anė!
Nė daēit si mburojė, kurorė e trupit
Pėrcillni edhe pėr namshim,
Nė daēit nė traun e pullazit ai jeton -
Le tė frynė murlani nagim!
Nė daēit nė milimetra katrorė -
Kosova ka burra ēė pėr flamur bėhen therror!
-
-
Agim METBALA
GREG DUST - SHBA
U SH T A R I T
Unė isha ai-
Qė tė tjerėt skishin dėshirė tė bėhen,
Unė shkova atje -
kur tė tjerėt u friguan tė shkojnė,
Unė bėra atė -
Ku tė tjerėt kanė dėshtuar,
Unė nuk kėrkoj asgjė -
Nga ta qė nuk bėnė asgjė,
Dhe pa dėshirė -
Pranova mendimet e vetmisė tė pėrjetshme...
A thua do tė dėshtoj?
Unė pash terorin me sy,
Ndjeva tė ftoftit therrės tė thikės,
Shijova shijen e momentit tė dashurisė!
Kam qarė, kam vuajtur dhe shpresuar...
Por mbi tė gjitha, kam pėrjetuar kohėn -
Ku tė tjerėt do tė thonin qė mė sė miri
Ėshtė tė harrohet!
Mė nė fund njė ditė
Do tė isha nė gjendje tė them:
- Isha fort krenar -
Pėr atė qė isha ... ushtar!
(KUSHTUAR USHTARĖVE TĖ UĒK-sė, kjo poezi ėshtė botuar nė revistėn letrare "Filizat", ndėrsa autori ėshtė ish polic ndėrkombėtar i angazhuar nė Rahovec)
-
-
Agim METBALA
Diellza MAZREKU
TMERRIN QĖ DO TA MBAJĖ NĖ MEND
TĖRĖ JETĖN
E mėrkurė, 24 mars 1999. Ora nėntė e mbrėmjes. Babai im iku nė fshat para tri ditėsh, nga rreziku qė tė qėndronte me ne, ngase kishte punuar nė OSBE. Policėt serb e kėrkonin ēdokund, sepse donin ta vrisnin dhe tė hakmirren pėr punėn e tij. Unė me motrat e mia, vėllanė dhe mamanė, mbetėm tė vetmuar nė banesė, nėn mėshirėn e fatit. Atė natė, tė gjithė rrinim tė strukur, duke parandier se diēka e tmerrshme, kėtė natė sillej vėrdallė. Isha e sėmuarė, madje edhe shumė e frikėsuar, sa qė isha edhe nėn depresion tė madh. Kur u bė ora nėntė e gjysmė, u ndėgjuan rrapllimat e hapave nė shkallėt e ndėrtesės, dhe i ndjeva se u ndalėn te dera jonė e banesės. Mami u mundua tė na bind se se asgjė spo ndodh dhe asgjė sdo tė ndodh me ne, dhe tė mos brengosemi. Papritmas u ndėgjuan trokitjet e ashpra nė derėn e banesės sonė. Tė gjithė u shtangėm, unė ia nisa vajit. Mami e pasigurt e hapi derėn. Nė derė, si i tėrbuar u paraqit polici i armatosur deri nė dhėmbė e me njė pamje trishtuese. Pa njė pa dy, na u kėrcnua me fjalė: kni, ikni menjėherė!
Tė zdathr, zum tė ikim nė panikė dhe nė atė tollovi e motra ime Aida u alivanos nė shkallėt e banesės. Nė atė moment na kaploi tmerri edhe mė shumė. Ne tė gjithė, bashkė me fqinjėt tjerė, u grumbulluam dhe u vendosėm nė njė banesė tjetėr nė katin e dytė. Pas pak kohėsh, sėrish tek ne erdh njė polic tjetėr. Tani u frikėsova pa masė dhe ia plasa vajit nga frika. Natė e tmerrshme ishte!...
Mė vonė, tė gjithė ne, bashkė me fqinjėt tanė, u vendosėm nė bodrumin tonė. Ishte terr dhe bėnte shumė ftohtė. Qetėsinė e frikshme, aty kėtu e prishnin fėmijėt duke qarė.Tėrė kohėn qėndruam sė bashku nė bodrumin e ftohtė nėn frikėn e vdekjes.
Rreth orės 11. njeri nga policėt e thirri mamanė qė tė mirrte informata se ku gjendet babai im. Ai moment ishte shumė i rėndė pėr tė gjithė ne... Mendova se mamin mė kurrė sdo ta shoh. Ia plasėm vajit tė gjithė njėzėrit, mirėpo nuk u vonua shumė dhe mami u kthye. Me kurreshtje i parashtronim pyetje tė panumėrta, por ajo na rrėfeu se policėt e kishin pyetur pėr babain. Vjedhurazi e shikoja mamin, ajo ishte e fortė, optimiste dhe kuptonte se edhe kjo ēmenduri do tė pėrfundojė. Pas kėtij momenti tė trishtueshėm, ne u detyruam ta lėshojmė bodrumin dhe u strehuam nė bodrumin e njė shtėpie nė qytet, kinse mė tė sigurtė. Nė atė bodrum, qėndruam plot njė muaj pa dalur asnjėherė jashtė. Nuk kishim kurrfarė informatash se ēka po ndodh rreth nesh, ndėrsa pėr babin nuk dinim nėse ėshtė i gjallė apo jo, por vazhdimisht kishim shpresė se njė ditė do tė shihemi pėrsėri. Mė vonė mėsuam nga njė i afėrm ynė se gjyshin e kishin vrarė policėt serbė dhe shumė dajallarė tė tjerė. Pėr kėtė lajm u pikėlluam shumė dhe derdhem shumė lot bashkarishtė. Rreziku pėr tė gjithė ne vinte duke u shtuar, ndaj u detyruam tė iknim pėr nė Shqipėri, ku qėndruam dy muaj, por akoma nuk kishim lajm pėr fatin e babit. Pas dy muajve ne erdhėm nė Kanadė. Brenga jonė ishte e vazhdueshme pėr babin qė e lamė nė luftė. Mirėpo njė ditė ndodhi befasia e kėndėshme - babi na telefonoi dhe na rrėfente se edhe ai sė shpejti do tė vinte nė Kanadė. Fluturam nga gėzimi. Hareja e kaploi dhomėn, ndėrsa pėrqafimet tona ishin tė panumėrta... Ai moment do tė mbetet i pashlyeshėm nė kujtesėn time...
Pas katėr muajsh vuajtjeje dhe pagjumėsie dhe frikėn pėr babin, nė banesėn tonė trokiti lehtas dikush. Unė e hapa derėn dhe mbeta e shtangur, para syve tė mi, e pabesueshme, ishte babi im.
Babi e pau habinė time dhe si shqiponjė mė afroi dhe mė shtrėngoi fort, duke mė puthur e puthur ... dhe, si nga kllapia, unė erdha nė vete. Hapa sytė dhe pash se ēdo gjė ishte e vėrtetė. Tek atėherė iu versula babit edhe unė nė perqafim, ledhatim dhe puthje tė ngrohta...
Kurrė nė jetė nuk e kam ndier vehten mė tė lumtur. I falenderoj Zotit, ngase vetėm ai mundė tė bėjė mrekullira.
-
-
Agim METBALA
Labinot KRASNIQI
MELODIA E KĖPUTUR *)
... Fijet e skuqura tė diellit mėngjesor, sapo kishin pėrqafuar horizontin e qytetit studentor, qytet i ėndrrave tė mia rinore.
Nuk e di as vetė se si u zgjova, dhe unė bashkė me ato fije rreze tė stolisura, tė cilat nėpėrmjet kėsaj dritareje kėtu pranė meje, i jepnin njė pamje romantike brendėsisė sė dhomės.
- Unė, dhe brendia e dhomės rreth meje!
Sa mė pėlqente kjo pamje magjepse, sidomos kur hedhja ndonjė shikim tė vjedhur pėrmes kėsaj dritareje horizontit tė qytetit.
Ngase kisha mė tepėr se dy orė kohė tė shkoj nė ligjerata, vendosa qė ashtu i shtrirė ti shetitja sytė herė pamjes sė dhomės, dhe herė pamjes sė qytetit, ngase ashtu ma donte syri.
- Eh syri! Syri i uritur, ėshtė i venitur .. dhe po. Po, por... sapo hodha dy tri shikime zikzake, diku nė horizontin e qytetit, mu bė sikur ngjyra e skuqur e atyre rrezeve mėngjesore, u bashkua me kaltėrsinė e qiellit dhe nė njė vend tė tij, tani shihja njė pikė tė ndritshme e cila lėshonte drejt syve tė mi qindra-qindra lloje ngjyrash, nė formė fluskash, skur tė ishin margaritarė tė ēmueshėm tė atyre pėrrallave princeshore...
Nė kėtė mister qė tani notoja, sdi se si mė shkrepi ta vrasė mėndjen dhe tė mendoja se mos vallė kjo qė vjen drejt syve tė mi, mund tė jetė ajo LIRIA qė e parafytyroja kur isha fėmijė fare i mitur?... Dhe fundifundit, si tė mos jetė ajo?!
- Ja se si mė vjen duke valėzuar me kėtė spektėr ngjyrash, si tė ishte mbi valėt e detit dhe prapa tyre sikur rrėshqitnin tingujt e njė melodie tė butė, tė lehtė dhe magjepėse.
- As vet nuk mund ta dija se sa kohė lundėrova nėpėr kėtė pejsazh hyjnor, apo magjik, kur ... kur fare pranė dritares, buqiti njė sirenė e vrazhdėt e njė automobili, nga e cila sirenė, brofa prej shtratit dhe me tė pėrqėndruar sytė pamjes sė qytetit, vėrejta radhėn e konvojit tė automobilave plot policė, me ca surate tė theposur, qė patrollonin rrugėve tė qytetit studentor.
Pas kėsaj, po ai mėngjes, me po ato fije rreze, qė tani dukej tė ishin mė tė ndritshme, i jepnin pėrkundrazi njė pamje tė vranshme, e tė mėrrolur qytetit studentor, ndėrsa tingujt tanimė kishin heshtur. E melodia?
... Ajo mbet MELODI E KĖPUTUR.
Rrugėn e saj e vazhdoi njė pikė loti, qė mu shkėput nga syri im, tanim i stėrngopur!...
*) Labinot Krasniqi, ėshtė vrarė nga ana e forcave militare e paramilitare serbe.
-
-
Agim METBALA
Fahredin HOTI
Pse
Para se tė vdes
Ėndrrat mė shfaqen nė shpirt?
Pse
Shpresat e mia kėmbėt m’i lidhin
E gjakun ma pengon nė damar?
Pse
Kėnga e zogjve ėshtė kaq e zbehtė
E Dielli ka aq pak ngrohtėsi?
Pse
Lumenj janė kaq tė qetė
Edhe kur ushujėzat pijnė lėngun e tyre?
Pse
Nuk ndjej tingullimėn e vdekjės
Edhe kur laku sillet rreth qafės?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 01-06-2008 mė 12:57
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt