India dhe Pakistani bien dakord tė rifillojnė dialogun
6 janar 2004 (19:35 UTC)
India dhe Pakistani, dy vende rivale nė fushėn bėrthamore, kanė rėnė dakord tė rifillojnė muajin e ardhshėm bisedimet lidhur me Kashmirin dhe ēėshtje tė tjera dy-palėshe, pas njė ndėrprerjeje pėr mė shumė se dy vjet.
Marrėveshja u shpall nė njė deklaratė tė pėrbashkėt qė u bė sot nė Islamabad, pas takimit tė djeshėm mes Kryeministrit indian Atal Behari Vajpayee dhe presidentit pakistanez, Pervez Musharraf. Ai ishte takimi i parė i drejt pėr drejtė mes tyre nė dy vjet.
Tė dy udhėheqėsit shprehėn besimin se bisedimet e reja do tė ēojnė nė zgjidhjen paqėsore tė tė gjitha ēėshtjeve mė tė rėndėsishme dy-palėshe, duke pėrfshirė edhe Kashmirin. Bisedimet e mėparshme u bllokuan nė korrik tė vitit 2001. Tė dyja palėt mbetet tė vendosin pėr kohėn, vendin dhe rendin e ditės sė bisedimeve tė reja.
Gjenerali Musharraf e pėrshkroi marrėveshjen e re si njė fitore pėr tė gjithė popullin e Indisė dhe Pakistanit dhe vlerėsoi pėr kėtė zotin Vajpayee pėr vizionin dhe udhėheqjen e tij.
Nė muajin prill, udhėheqėsi 79-vjeēar indian nėrmorri fushatėn e fundit nė jetėne tij, siē u shpreh ai, pėr arritjen epaqes mes dy vendeve. Nė muajin nėntor, tė dy qeveritė shpallėn armėpushimin nė Kashmir.
Kėto dy vende fqinje me fuqi bėrthamore kanė kryer dy luftėra pėr rajonin e diskutueshėm tė Kashmirit dhe ishin nė prak tė njė lufte tė tretė nė vitin 2001. Por vitin e kaluar, pas disa pėrpjekjeve tė Kryeministrit indian, Vajpayee, New Delhi dhe Islamabadi filluan tė marrin masa pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve mes dy vendeve.// lk //
Krijoni Kontakt