Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Mbivleresimi i aksioneve te shoqerive dhe pasojat ne burse

    Si ndikon mbivleresimi i aksioneve te shoqerive ne zhvillimet ne bursa?

    Si zhvillohen asset bubbles?
    Sa i mundshem eshte shperthimi i tyre?
    Pasojat ne burse dhe zhvillimi i renditave te aksionereve?

    Sa te perballueshme jane keto veprime nga vete zhvillimet ekonomike dhe nga rritja ekonomike e vendeve perkatese apo e ekonomise boterore ne teresi?

    Per kete do te deshiroja te diskutonim ne kete teme duke u bazuar ne zhvillimet e bursave kryesore boterore dhe te dhenave ekonomike nga vendet perkatese.

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Tema eshte interesante por ēdo gje eshte relative dhe veshtire me qen preēiz ... vlersimi dhe kapitalizimi i nje ndermarje eshte relativ, kjo varet nder te tjera nga periudha ne te cilen behet vleresimi dhe nga konjuktura makroekonomike ne pergjithesi dhe ne veēanti ( dmth ne fushen ne te cilen ndermarja ne fjale zhvillon aktivitetin e saj) . Kohet e fundit eshte vertetuar fatkeqsisht qe vleresimi i kapitalizimit te nje ndermarje mund te behet dhe ne menyre pothuajse fiktive e pothuajse te reme e kjo dhe nga nga kabinete analize "te pavarura" te cilat mund te kene investuar nje pjese te kapitakit te tyre ne ndermarjet ne fjale...Ky quhet konflikt interesash dhe eshte fenomen i njohur ne mondializimin e ekonomise boterore. Raste flagrante mund te gjejme dhe me gjigantet e energjise Enron dhe gjigantin e telekomunikacioneve Worldcom ku aksioneret e vegjel humben puthuajse gjithe kursimet e jetes se tyre pasi drejtuesit e ketyre grupeve komunikonin prej kohesh bilance te deformuara te grupeve te tyre. Keshtu qe pak e komplikuar te flitet ne menyre te qarte per bursen aktualisht .
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64

    Re: Mbivleresimi i aksioneve te shoqerive dhe pasojat ne burse

    Postuar mė parė nga Dita
    Si ndikon mbivleresimi i aksioneve te shoqerive ne zhvillimet ne bursa?

    Si zhvillohen asset bubbles?
    Sa i mundshem eshte shperthimi i tyre?
    Pasojat ne burse dhe zhvillimi i renditave te aksionereve?

    Dita, Vinny_T e tha mjaft mire me siper qe per kete teme eshte e veshtire te diskutosh se eshte shume e gjere. Per mendimin tim ka te beje shume me faktoret psikologjike te publikut, dhe me konfliktet e interesit te analisteve sic e that edhe Vinny_T. Thjesht doja te shtoja edhe fjalet qe Greenspan perdori per te pershkruar fllucken e cmimeve dekaden e kaluar:

    irrational exhuberance

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Nqs do te kisha nje keshille miqesore per tu dhene ne lidhje me bursen aktualisht do te ishte qe te benit kujdes me te pasi vitet e arta te burses pefunduan ne vitin 2000. Qe nga vitet 80-te bursa ka qene investimi me rentabel me nje mesatare 15 deri 20% fitime ne vit. Perfundoi koha kur kapitalizimi i ndermarjeve behej me shume mbi bazen e viteve te ardheshme se sa mbi bazen e fitimeve reale . Vitet qe vjen mesatarja e fitimeve vjetore ne burse parashikohet rreth 5 deri 7% e duke pare riskun qe ka eshte e preferueshme qe ne portofolin tuaj te mos i kaloni 35% te investimit ne aksione. Pjesen tjeter mund ta investoni ne rruge me klasike obligatione, monetare...
    pershendetje
    Just God Can Judge Me

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pershendetje Vinny_T dhe Visitor,

    Ju falenderoj qe keni shkruar.


    Nqs do te kisha nje keshille miqesore per tu dhene ne lidhje me bursen aktualisht do te ishte qe te benit kujdes me te pasi vitet e arta te burses pefunduan ne vitin 2000. Qe nga vitet 80-te bursa ka qene investimi me rentabel me nje mesatare 15 deri 20% fitime ne vit. Perfundoi koha kur kapitalizimi i ndermarjeve behej me shume mbi bazen e viteve te ardheshme se sa mbi bazen e fitimeve reale . Vitet qe vjen mesatarja e fitimeve vjetore ne burse parashikohet rreth 5 deri 7% e duke pare riskun qe ka eshte e preferueshme qe ne portofolin tuaj te mos i kaloni 35% te investimit ne aksione. Pjesen tjeter mund ta investoni ne rruge me klasike obligatione, monetare...

    Vinny_T i ke thene mire keto fjale. Po kete koment bene edhe nje investment banker qe e kishin ftuar dhe nje analist ekonomik. Ishte ftuar edhe nje i trete nje ekspert accounant per te komentuar mbi praktikat fshehese te tipit ala-Enron.

    Analisti ekonomik akuzonte bankierin se ishin Investment Banks qe benin keshillat e gabuara per investoret dhe i nxisnin ata per investime ne deget e gabuara te industrise, bankieri i nervozuar kthehej e thoshte se investoret kishin qene te lajmeruar qe prej renies drastike te vlerave te new economy ne vitin 2000 se duhet te mbanin nje portofol me te gjere dhe te perfshinin tituj klasike.

    Analisti ekonomik qendronte ne mendimin e vet se tituj ne burse vazhdojne te jene te mbivleresuar dhe se nuk mund te kete rritje reale mbi ate te ekonomive kombetare. Pra te gjithe fitimet e renditat 15-20% jane thjesht fiktive. Prej tyre mund te fitoje nje investor apo nje tjeter, por jo te gjithe ne teresi. Ai parashikonte renie te metejshme dhe afrim me vlerat reale.
    Rritja ekonomike evropiane qe leviz ne vlerat e 2,5-3% ne vit eshte realja dhe rreth kesaj duhet te levizin vlerat e rritjes se firmave.


    Prej ketij diskutimi me lindi ideja e kesaj teme, eshte e gjere, mund te mbetet gjithmone ne levizje, mund te kalohet ne te nga dega ne dege, por jeni te ftuar te shkruani qe te dy............ju duket se merrni vesh nga Bursa


    Pershendetje!
    Dita

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Pershendetje Dita dhe vizitor,
    Do te doja thjesht te shtoja diēka te shkurter ne lidhje me gjendjen aktuale te pothuajse te gjitha bursave neper bote.
    Pyetja qe shtrohet eshte e thjeshte : A do te deshironit ju te investonit ose te blinit aksione te Kompanive per te cilat bilancet (qe ju prezantojne drejtuesit e tyre) mund te jene te manipuluara?
    Pergjigjia eshte e thjeshte JO.
    Pyetja e dyte qe do te kisha deshire te beja eshte : NQS keni ne "portofolin" tuaj te burses, aksione te Kompanive per te cilat bilancet (qe ju prezantojne drejtuesit e tyre) mund te jene te manipuluara?
    Pergjigjia perseri e thjeshte eshte JO dmth do ti shitnit duke preferuar te humbnit dhe gjysmat e parave po me mire te mos humbenit dhe gjysmen tjeter si ne rastet "Enron" dhe "Worldcom".
    Atehere nga dy pyetjet e mesiperme shpjegohet dhe gjendja e bursave aktualisht. Dhe kur jepen rezultate pozitive nga Kompanite amerikane aksioneret dhe investitoret e ndryshem vazhdojne te shesin nga frikae skandaleve qe mund te dalin dhe detyrimisht bursat bien ne menyre te pafundte.
    Pershendetje.
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Problemi nuk eshte qe Enron e Worldcom kamufluan bilancet.Edhe per ato tremujore te kamufluar qe dhane ishin njesoj te shtrenjta.

    Nje aksion vlen te blihet kur merkata e ka vleresuar ate me pak se vlera e tij reale.Me pak fjale,te blesh nje ndermarrje te mire ne tregun financiar eshte njesoj si te blesh ne tregun e fruta-perimeve nje banane me ēmim te ulet.
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  8. #8
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    "Edhe per ato tremujore te kamufluar qe dhane ishin prape njesoj te shtrenjta" !!! Berti me vjen keq po kur filluan te te kete dyshime per kamuflimin ndermarjet ne fjale humben rreth 98% te kapitalizimit te aksioneve te tyre ne NYSE keshtu qe te ftoj ta ndjekesh me nga afer aktualitetin ekonomik.
    Ligjin e ben ne burse fatkeqsisht humori i tregut (te pakten deri tani) dhe nqs investiroret nuk kan besim ne kapacitetin e nje ndremarje , ne manaxheret e saj per te realizuar objektivat e fiksuara ne planet e biznesit te tyre, eshte e kot te blihen aksione te kesaj ndermarje qofshin ato te te nenvleresuara si thua ti. Teoria jote vlen kur do te blesh nje ndermarje dhe ta manaxhosh vet, por kur blen aksione te saj ne burse kursin e aksioneve e vendos vetem tregu.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Teoria ime eshte qe vlera heret apo vone del ne pah.Heret apo vone njerezit pikasin ē'do shoqeri te nenvleftesuar.Turrma reagon gjithmone kundrejt lajmeve.

    Per te njohur manaxhimin apo sa te zote do te jene drejtuesit e ndermarrjes,popullit do ti duhej te shkonte dere me dere ne te gjitha ndermarrjet,te ulej kembekryq,te pinte kafe e te shikonte drejtuesit se ē'fare njerezish ishin.Gje qe nuk mund te ndodhe.

    WCOM ishte e destinuar te falimentonte,vetem qe do te kish rezistuar dhe pak.Me gjithe ate lume parash qe humbiste ē'do tremujor......

    Hidhini nje sy merkates se keni nje thes me ndermarrje te destinuara te falimentojne e mos ja kurseni ndonje short

    E ekonomia do te rimekembet pikerisht kur te kene falimentuar keto fare ndermarrjesh
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  10. #10
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Filluan dyshimet per accounting system edhe per nje tjeter big corporation. Behet fjale per AOL (America On Line). Te shohim zhvillimet e metejshme.
    .

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. AIDS dhe pasojat e saj!
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 12:13
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Virgjėria tek femrat
    Nga klandestini nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 260
    Postimi i Fundit: 03-05-2007, 16:37
  4. Privatizimi i Bankave Shqiptare
    Nga Blendi nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 22:09
  5. Problemet e shoqėrive tė sigurimit
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2004, 04:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •