KJ
----------

E Enjte, 04 Dhjetor 2003


NJE DASHURI ME CDO KUSHT

Ishte nje pasdreke plot zagushi dhe vila e vogel ne lagjen e Glifadhes ishte plot me njerez: miq, gazetare dhe kureshtare. Oriana ndihej nervoze, sepse, qe prej kohesh, donte te intervistonte Aleksander Panagulisin, por nuk dinte se si ta perballonte, si duhej te sillej. Dinte vetem se ai ishte nje djale tridhjetekatervjecar, se ishte nje hero i vjeter dhe i stermunduar. I kishin bere tortura te tmerrshme, fizike e psikologjike dhe per tri dite me radhe kishte pritur qe ta pushkatonin. Pese vjet me radhe e kishin mbyllur ne nje qeli pa drite, te madhe nje meter e gjysme me tre. Por ai nuk i ishte perulur kurre regjimit, nuk e kishte reshtur asnjehere protesten e tij gjate cdo procesi. Shume here kishte bere greve urie. Nga biruca e kishin nxjerre vetem dy dite me pare, sepse diktatori Papadhopullos, te cilit ai i kishte bere nje atentat, kishte shpallur nje amnisti. Ai nuk kishte kerkuar ta nxirrnin nga burgu, sepse liria e tij ishte nje kurth plot me rreziqe dhe kolonelet e donin te vdekur. Por ai nuk perkulej, nuk dorezohej.

Ishte nje poet i njohur. Vargjet i kishte shkruar duke qene i mbyllur ne qeli, mbi copeza letre qe i kishin shpetuar kontrollit, duke perdorur gjakun si boje. Ia kishte arritur t'i nxirrte prej aty dhe ishte bere i famshem deri ne France dhe ne Itali. Te gjithe e gjykonin si nje autor revolucionar dhe heroik. Te gjitha keto kishin ndikuar shume mbi Orianen, ndaj dhe ajo u mbulua nga djerset, sigurisht jo vetem nga vapa e madhe e gushtit, kur hyri ta takonte. Panagulisi i doli perpara dhe e perqafoi. I tha se i kishte lexuar artkujt e saj dhe se e admironte, se ne dhomen e tij kishte librin e saj te fundit te perkthyer ne greqisht. I tha edhe se e priste qe prej kohesh e, me ne fund, ja ku e kishte prane! Kjo afersi e vetvetishme dhe e befasishme e frikesoi per vdekje. Oriana vendosi t'u shpetonte kurtheve te shikimit te tij, duke sajuar nje lloj ngutjeje per perfundimin e intervistes.

Ndersa ai fliste, ajo e vezhgonte me kujdes; nuk i dukej i pashem. Syte i kishte te vegjel, gojen shume te madhe, shenja plagesh kudo. Ta kepuste shpirtin per menyren se si calonte, por zeri i tij ishte i mrekullueshem, i sigurt dhe i vendosur. Nuk mund t'i shpetoje autoritetit te atyre tingujve. Panagulisi fliste duke kafshuar lehte bishtin e llulles; edhe ai i shmangej shikimit te saj. Pastaj, papritur, ia ledhatonte lehte doren Orianes, buzeqeshte pakez dhe serish fshihej pas nje muri heshtjeje, per te cilin nuk mund te gjeje ndonje arsye. Ne pamje te jashtme ngjante i qete dhe i forte, por ajo e kuptonte se nervat e tij ishin shkaterruar, me se paku te dobesuara nga pese vjet torturash dhe burgu.

E ema e Alekosit, Athinaja, ishte nje plake e veshur me te zeza, nene e nje familjeje me meshkuj heronj. I ati, nje kolonel ushtrie, i dekoruar disa here, kishte vdekur nga hidherimi pak vjet me pare. Vellai me i madh, Jorgoja, ishte zhdukur ne menyre misterioze, pasi kishte dezertuar nga ushtria greke ne shenje proteste kunder grushtit te shtetit. Ne gjirin e kesaj familjeje, qe nuk perkulej kurre, ishte rritur Alekosi. Keshtu e therrisnin te gjithe, pa perjashtim, miqte dhe policia.

Ra nata dhe Oriana u ngrit te ikte. Papritmas e pushtoi nje ankth i madh. Nuk po i pelqente ai takim, e ndiente se ai po e sfidonte, se njera kembe e saj kishte rene ne carkun e nje dueli pa gjak. Sa me shume qe ai i tregonte per torturat e kercenimet, per vrajat e tij, aq me teper ajo ndihej pa pike force. Donte te ikte sa me shpejt dhe te strukej ne hotel, te dilte sa me pare prej asaj shtepie, t'i shpetonte renies ne humnere. Por ai nuk e la. Ajo patjeter duhej te rrinte, te hante darke bashke me te, madje te flinte aty. Kot sa ngulmonte, s'kishte ku te shkonte! Kundershtimet e saj s'paten asnje vlere. Ai nuk e linte ta mbaronte fjalen dhe i tregonte per gjelle te ndryshme qe do t'i sherbenin, ndersa ajo nuk arrinte te kundershtonte dot.

Ajo ishte aty per pune, jo per ate. Ajo nuk ishte ne kerkim te aventurave.

- As une! - i tha ai. Tanime ajo nuk mund ta ndryshonte menyren e te jetuarit, e kete ia tha hapur. - Sepse nuk ke guxim! - i mberriti pergjigjja.

E kapi nje vale deshperimi, sepse ndiente fare mire se po pergatitej te hynte ne kthetrat e dhembjes dhe ne syte e atij burri ajo lexonte te shkruar aq qarte humbjen, mallkimin, vdekjen. Meqe puna qendronte ashtu, atehere i tha qe te benin menjehere dashuri dhe t'i vinin kapak kesaj pune. Ai filloi te bertiste, duke i thene se nuk ishte ne kerkim te asaj cfare mendonte ajo, por se e dashuronte. U zemerua shume, por sidoqofte e percolli deri ne aeroport.

Pak dite me pas ajo u kthye vetetimthi ne Athine. Ne Bon, ku ndodhej, mori nje leter nga Alekosi: nje poezi dashurie se bashku me lajmin qe e kishin shtruar ne spital. Anuloi nisjen per ne Nju-Jork, shkoi menjehere me makine deri ne Frankfurt dhe prej aty u nis per ne Athine. Panagulisin e gjeti mire. I kishte ngritur nje gracke. Tanime s'mund te kthehej mbrapsht, ndihej teper e lodhur nga vite e vite disipline dhe casti i dorezimit po mberrinte.

Keto pasazhe jane vetem fillimi i romanit te Falacit. Me pas ajo pershkruan ngjarje nga jeta e te dashurit te saj, burrit ballkanas, heroit grek. Eshte nje jete ne kufijte e te jashtezakonshmes. Nje jete e jetuar nga nje njeri me energji, vrulle, pasione, ideale dhe mendime te cuditshme. Nje udhetim i Orianes me kete burre legjende, qe te mahnit jo vetem me bukurine e paperseritshme te pershkrimit, por edhe te ngjarjeve, situatave ku kalon heroi. Nje roman i paperseritshem, qe zor se mund te perseritet ne letersi.

Pergatiti M.Simoni



--------KJ----------