Marre nga Gazeta Shekulli:


Kim Mehmeti Standardet, aty ku nis e vdes letėrsia


Agim Baēi
Si gjithmonė “me fjalėn e fundit”. Kim Mehmeti paraqitet ashtu me fjalėn e vrazhdė, po pa i anashkaluar aspak tė vėrtetės. Nuk ruhet, ashtu siē ndodh zakonisht me shumė nga ata qė jemi mėsuar t’i pyesim pėr letėrsinė. Eshtė mė shumė se sa njė kritik. Po beson se mund ta bėjmė atė qė na duhet, qė ta bashkojmė fjalėn e shqiptarėve kudo qė shkruhet. “Duhet tė pėrcaktojmė standardet, sepse tani pėr tani i kemi humbur”,- pėrsėrit Kimi shpesh herė, duke pėrmendur “shkrimtarėt e mėhallave” dhe “panairet e fshatit” si pasqyrat qė na tregojnė deformimin e vlerave tona.

A mendoni se letėrsia qė zhvillohet sot nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni ėshtė e njėjta letėrsi?
Po, gjithsesi mund tė themi se ėshtė e njėjta. Pikė sėpari duhet u nisur nga ajo qė arti nuk ka pėrkatėsi krahinore, pėrkatėsi etnike. Letėrsia ka adresė tė autorit etnik. Pra, ne kemi sot letėrsi shqiptare qė zhvillohet nė Maqedoni, Kosovė dhe Shqipėri. Kjo s’do tė thotė fare se ajo qė krijohet nė kėto tri vende nuk ka specifikat e veta. Po tė nisemi me kėtė logjikė, ēdo fshat ka specifikat e veta qė lė gjurmė tek autori. Njė ndarje e tillė nė letėrsi do tė ishte absurde ndaj mund tė themi pa frikė se ajo qė krijohet sot nė kėto tri krahina ku jetojnė shqiptarėt ėshtė e njėjta letėrsi dhe nuk mund tė jetė ndyshe. Arti ėshtė art, letėrsia ėshtė letėrsi dhe letėrsia shqiptare ėshtė njė dhe nuk mund tė jetė ndryshe. Ajo nuk mund tė jetė ndryshe se e them unė, por pėrderisa ajo bėhet nga i njėjti popull nuk di si mund tė jetė letėrsi e ndryshme. Ēėshtjet krahinore janė mė shumė ēėshtje dialekti, pra njė ēėshtje qė e kanė tė gjitha kulturat. Kjo ēėshtje mund tė shihet me syrin se sa kultivohet ky dialekt, pra sa ėshtė kjo pjesė krahinore nė universalen e kombit.
A mund tė flasim pėr atė tė mirė dhe atė tė metė qė ka libri sot?
Nėse ju kuptoj drejt, pra nėse mė pyesni pėr librin si libėr, si mall qė funksionon sot nė botėn shqiptare, unė them se libri ėshtė sot nė atė situatė qė ishte nė ‘49-ėn, pra kur libri i botuar nė Tiranė, shumė vėshtirė depėrtonte nė hapėsirat gjithėshqiptare. Nė kėtė kontekst dua tė jem i drejtė – libri qė botohet nė Tiranė apo Shkodėr, arrin nė Prishtinė apo Shkup. Por, libri i botuar nė Prishtinė apo Tetovė shumė vėshtirė tė depėrtojė nė Shqipėri. Unė e di dhe nuk dua tė ngushėllohem me faktin se ndonjėherė edhe libri i botuar nė Shkodėr vėshtirė tė arrijė nė Tiranė. Por, unė kėtė kam thėnė gjithmonė, se si ėshtė e mundur qė sot qė kemi postėn elektronike tė kemi kėtė pengesė. Edhe herė tjetėr unė kam theksuar se, sikur pėllumbat t’i pėrdornim pėr tė qarkulluar librin do tė kishim mė shumė depėrtim, do tė arrinim tė vendosnim njė komunikim mė normal. Qarkullimi normal i librit mendoj se ėshtė edhe problemi mė i madh pėr momentin. Mua nuk mė intereson se sa do ta lexojnė librin nė Tiranė, Shkup apo Prishtinė. Mua mė intereson qė libri tė jetė i pranishėm. Pėr aq kohė sa nuk ka ndodhur ky qarkullim ne kot do tė flasim pėr koncepte tė mėdha, etnike, shqiptare. Madje tė tilla koncepte kanė filluar tė mė irritojnė. Sepse shumė gjėra qė varen nga ne shqiptarėt ne nuk i realizojmė. Kush na e ndalon ne sot nė Ballkan qarkullimin e librit? Askush! Ndoshta edhe ne vetė e ndalojmė edhe sepse na pėlqejnė ato principatat kulturore.
Pra mendoni se pengesa jemi ne vetė?
Unė mendoj se edhe vetė neve njerėzve tė artit kanė filluar tė na pengojnė principatat kulturore. Kėrkojmė qė ēdo njėri prej nesh tė ndihet i mbyllur nė principatėn e vet dhe tė ndjehet mirė. Unė nuk mendoj se ėshtė vetėm xhelozi. Unė mendoj se mungon gatishmėria pėr tė ballafaquar atė ēka ndodh nė tė gjithė territorin mbarėshqiptar. Ne kemi krijuar intelektualėt, krijuesit e mėhallės sonė, e duket se na vjen keq nėse dikush i prek, sepse kemi frikėn se na thonė se nuk janė bash ata qė mendojmė ne. Ne rrezikohemi sepse kemi filluar tė ndjekim politikėn e ditės, pra ēdo krijues kėrkon tė jetė i pari i pashallėkut tė vet. Kjo ndoshta nė politikė ka ndonjė logjikė tė jetė ashtu, por nė krijimtari nuk mund t’i shkojmė kėsaj logjike, sepse askush nuk mund tė na akuzojė nė letėrsi si shqiptaromadh. Unė mendoj se ne kemi frikė tė ballafaqohemi, sepse ne thjesht dyshojmė nė veprat tona. Duket absurde, por unė kėshtu mendoj.
Themi shumė emra apo vėrtet kemi shumė emra nė letėrsinė e sotme?
Nė Maqedoni ka njė shoqatė shkrimtarėsh. Nuk dua tė pėrmend as emra, nuk dua tė pėrmend as numra. Por sikur tė kishim ne shqiptarėt e Maqedonisė aq shumė shkrimtarė, ajo do tė thotė se ēdo lagje e ka nga nji. Por ai popull qė ka shkrimtarė nė ēdo lagje, ai duhet tė turpėrohet, sepse ai ose nuk e di se ē’ėshtė letėrsia ose nuk njeh standartet pėr art. Ose ai popull ėshtė popull shkrimtarėsh. Por ėshtė mėkat qė tė jetė i tillė, pasi shkrimtarėt janė edhe njerėz qė shumė vuajnė e qė kanė ndjenja tė ēuditshme. Tė kesh njė popull vetėm me shkrimtarė ėshtė punė e tmerrshme.
Ju thoni se ne i kemi dhėnė kuptim tjetėr tranzicionit?
Ne iu japim aq shumė kuptime sa mė nė fund edhe ne vetė na duken tė pakuptimta. Unė e pranoj publikisht qė shumėēka mė duket e pakuptimtė dhe s’mund t’i akuzoj tė tjerėt, ndaj shpesh i them Kimit “Ti shumė vėshtirė kupton!”.
Nė librat tuaj gjejmė frazeologji qė shprehin besimin tek Zoti, fenomen ky qė rėndom i ka munguar letėrsisė shqipe. Mendoni se kjo ėshtė pozitive apo negative?
Unė kam respekt edhe ndaj njerėzve qė besojnė edhe ndaj njerėzve qė s’besojnė vetėm nėse ata dinė pėrse e bėjnė kėtė gjė. Mirėpo, mė e ēuditshmja ėshtė kur kjo gjė ndodh pėr ēėshtje mode, siē e bėnin dikur komunistėt pėr tė bindur partinė e tyre. Unė nė prozėn time kam vend pėr religjionin pėr aq sa ajo ndihmon nė veprėn konkrete pėr aq sa plotėsohen ato elementė artistikė, tė cilėt janė tė nevojshėm qė ajo vepėr tė rrumbullakėsohet. Aspak mė shumė. Madje, mundohem qė tė mos ketė asnjė shenjė qė tė shėnojė “Kimin religjioz” e as si “pėrdorues tė religjionit nė funksion tė letėrsisė”.
Pra, nė kufijtė e natyrshmėrisė?
Po! Por unė nuk di se sa ajo i ka munguar letėrsisė kėtu nė Shqipėri. Mirėpo unė e di qė shqiptarėve mjaft u ka munguar njė besim i tillė. Unė di qė njeriu duhet tė besojė nė diēka. Nuk predikoj kėtu pėr asnjė religjion, por pėr atė qė duhet tė ndodhė me njeriun nė jetė. Mirėpo mendoj se Shqipėria duket se pagoi njė tatim tė madh pėr faktin se njerėzit harruan Zotin dhe e zėvendėsuan atė me njė njeri tė thjeshtė. Dhe logjika ime ėshtė kjo: nėse unė duhet tė besoj tek diēka mė mirė tė besoj Zotin atje lart se sa tek ndonjė Enver apo Hasan. Po ta shohėsh edhe me vėmendje, tendenca e tė gjithė prijėsve ka qenė qė njerėzit tė pėrkulen. Dhe nė kėtė kontekst ndoshta liderėt komunistė ishin mė tė ashpėr dhe e bėnin mė tė dukshėm kėtė zėvendėsim. Por ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė se, nė tė gjitha kohėrat, kur njeriu gjendet nė vėshtirėsi, boshti ku kėrkojmė ndryshimin mbetet religjioni. Unė kam pikėpamjet e mia pėr religjionin dhe religjionet, por nuk mendoj se duhet t’i deklarojmė kėto pikėpamje kur flasim pėr letėrsinė.
Atėherė, a mund tė pėrkufizoni ju problemin mė tė madh qė ka letėrsia sot?
Mendoj se problemi mė i madh i letėrsisė shqipe ėshtė ai se nuk ekzistojnė standardet tek botuesit. Pėr shembull, ju sot keni shumė botues tė cilėt, nėse i paguani 1mijė euro, ata janė gati tė botojnė, ta zėmė, edhe se si flini ju natėn me bashkėshorten. E kėtu ē’ėshtė rreziku? Nėse ėshtė vetėm kjo atėherė nuk ėshtė edhe aq rrezik. Por, nėse kėto libra merren e dėrgohen nėpėr shkolla, e me ndihmėn e drejtorėve apo mėsuesve ua ndajnė fėmijėve, atėherė nis problemi i madh. Shih, nėse fėmija im duhet tė bėhet lexues i ardhshėm i librave shqiptarė, nuk mund tė bėhet me njė vlerė tė atillė. Me kėtė mėnyrė ne rrėnojmė themelet e letėrsisė sonė, sepse kėshtu ne vetėm i largojmė kėta fėmijė nga libri. Kėtė e flas hapur, sepse edhe mua mė ka ardhur vajza ime, qė ėshtė nė klasėn e tretė, me librin e njė autori, qė mė mirė mos ta pėrmend, tė cilin po ta kisha lexuar unė tė parin kėtė autor do tė goditesha nga krijimtaria. E mė e mundshmja ėshtė se mund tė kisha vendosur tė bėhesha pelivan, por kurrėsesi shkrimtar. Me kėtė unė dua tė them se libri nuk ėshtė vetėm libėr. Ai ka edhe njė funksion tjetėr, ka edhe funksionin e asaj qė quhet kultivim. Mirėpo ne nuk mund tė kultivojmė lexues me letėrsi tė dobėt. Ndaj, nėse ne nuk kemi letėrsi, le tė bėjmė atė qė e kanė bėrė shumė pėrpara nesh, qė kanė pėrkthyer nga bota, pasi bota i ka vendosur standardet. Unė vetė e di qė ne kemi shkrimtarė. Ne kemi emra qė janė bėrė pjesė e pasurisė sė bibliotekave botėrore. Por nė letėrsi ne duhet tė jemi komodė e tė kėrkojmė libra qė bėjnė lexues e jo qė largojnė lexues. Ne duhet tė dimė qė tė arrijmė kėtu, pengesat janė tė mėdha. Janė tė mėdha, sepse ne jemi shoqėri ku u rrėnuan tė gjitha standardet. Ne ende jemi njė shoqėri kapitaliste qė nuk i ka kapitalistėt. Ne sot kemi klasėn mauniste, qė me maune bėhen tė pasur. Ne kemi institucione kulturore qė kinse janė institucione demokratike, mirėpo nėse ju e shihni se si veprojnė kėto institucione kulturore do tė shihni qė nuk ka lidhje me respektimin e standardeve dhe lirinė e individit. Ju, atė qė dikur e bėnte e vetme Partia Komuniste, e keni tė shpėrndarė nė 10 komitete qendrore. Dikur kishit vetėm njė komitet qėndror. Edhe nė Maqedoni ėshtė e njėjta gjė, ku komiteti qėndror vetėm ėshtė imtėsuar.
A duhet tė besojmė se pas kėtyre pengesave fshihet dhe dėshira e dikujt qė mos tė jetė i pėrbashkėt mendimi shqiptar pėr librin?
Nuk di si ėshtė kėtu tek ju. Nė tė vėrtetė, duhet tė shtirem sikur nuk e di si ėshtė kėtu tek ju. Mirėpo dua tė jem mysafir aq korrekt sa tė mos tregoj se si rregullohet shtėpia e tjetėrkujt, kėshtu qė preferoj tė flas se si ndodh nė Maqedoni. Pėr shembull vjen partia nė pushtet dhe ajo i pėrcakton shkrimtarėt tė cilėt vlejnė, tė cilėt mund tė botohen.
A mund tė konsiderohet kjo njė vdekje klinike e letėrsisė?
Jo! Letėrsia as nuk ngjallet e as nuk vdes kėshtu. Unė flas pėr fenomene qė dėmtojnė kulturėn tonė. Letėrsia nuk ka vdekur as kur ka qenė e mbyllur nė qeli. Mirėpo ne duhet tė flasim pėr dėmet qė na sjell, sepse ne ende kemi krijues tė oborrit, tė paktėn flas pėr nė Maqedoni. Si? Pėr shembull, nėse ėshtė nė fuqi nė Maqedoni PDSH, ju e dini se edhe me cilin shkrimtar duhet tė bisedoni, me cilin mund tė bėni intervista. Krejt tjetėr ėshtė jashtė vijės kombėtare, jashtė vijės letrare. Ne duket sikur i ngatėrruam me qėllim punėt. Sepse ne u mėsuam qė kur do partia ti je shkrimtar, nėse do partia, edhe nėse nuk njeh fjalorin e gjuhės shqipe, ty tė botohet romani, sepse ajo gjen mėnyrat, tė lejon ta shkruash. Kėto janė format se si vlerėsohet puna, jo se sa botues ka. Nuk vlerėsohet demokracia me numrin se sa parti ka, por se cila mendėsi i vė nė lėvizje. Dhe ju e shini se cila mendėsi, mendėsia e njėjtė – nėse nuk je me mua, je armiku im, nėse nuk i shėrben partisė time ti nuk je shkrimtar qė mund tė pėrfitosh kur tė vij unė nė qeveri. Nėse ėshtė kjo demokracia atėherė unė nuk jam shkrimtar. Ose ndoshta janė gjėra qė unė nuk i kuptoj.
Pra, ju mendoni se kemi njė letėrsi qė bashkėjeton ende me politikėn?
Jo! Kemi njė letėrsi qė politika ende i pėrcakton fatin. Pra, nė njė farė mėnyre, ende politika vendos panairet, promovimet, rėndėsinė e intervistave.


Nuk bėhesh shkrimtar me 1 mijė euro
Si mund tė shmangen shkrimtarėt e mėhallave qė duket se janė nė lulėzim edhe nė Shqipėri, edhe nė Kosovė edhe nė Maqedoni?
Kurrqysh ato nuk mund tė shmangen pėr aq kohė sa njė shoqėri nuk ka pėrcaktuar standardet, pra qė nuk ka pėrcaktuar ende standardin se ēdo tė thotė tė jesh shkrimtar. Duhet mė parė tė plotėsosh disa parakushte. Nuk ėshtė e thėnė se ti vetėm se ke 1 mijė euro ia ēon njė botuesi e tani bėhesh shkrimtar. Ne duhet tė pėrcaktojmė standardet. Kėto standarde nė botė ekzistojnė kėshtu qė ne nuk kemi se ēfarė tė trillojmė. Por nė njė shoqėri kur nuk funksionojnė shumė gjėra tė tjera ėshtė absurde qė tė kėrkosh tė funksionojė vetėm arti. Pėr shembull, nė njė Shqipėri ku ende nuk matet gjatėsia e rrugės me kilometėr, por me orė, formė qė bėhej nė kohėn e karvaneve, ėshtė shumė iluzioniste tė flitet pėr rend tė librave, apo nė njė Maqedoni ku s’kemi shtet, ku shteti nuk funksionon, unė tė kėrkoj tė ketė rend nė letėrsi. Mirėpo ne duhet tė fillojmė prej diku. Ne njerėzit qė bėjmė pjesė nė kėtė hapėsirė a mund tė fillojmė aty ku mundemi, d.m.th askush nuk na pengon tė kėrkojmė njė qarkullim tė lirė tė librit, tė kėrkojmė qė tė mos arrijmė qė ēdo fshat tė ketė panairin e vet tė librit. Ne duhet tė diskutojmė bashkarisht nėse njė panair i madh, si ky i Tiranės tė bėhet i lėvizshėm, ta zėmė siē bėhet nė shumė vende. Nė Amerikė, panairi qė u bė nė Los Anxhelos, vitin e ardhshėm bėhet nė Ēikago. Mua mė trishton ajo se sa jemi tė prirė qė gjėrat qė janė me shumė peshė tė madhe ne t’i biem nė rrafshin e katundit, qė mundet ēdo fshat t’i bėjė. A e dini sa panaire kemi. Ne rrezikojmė qė ndonjė ditė tė kemi po aq panaire sa kemi edhe botues.