Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530

    Si ta dallojme psikologun nga psikiatri.

    Shpeshherë ndodh që të ngatërrohen profesioni i psikologut me atë të psikiatrit. Prandaj është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes psikologut (psikologut klinik) dhe psikiatrit.

    Psikiatri nuk mund të krahasohet më psikologun. Ai është krejt ndryshe. Psikiatrët janë mjekë të specializuar të trajtimin e sjelljeve anormale dhe si të tillë ata mund të rekomandojnë medikamente, gjë që smund ta bëjnë psikologët. Psikiatrët ndjekin shkollën mjeksore dhe janë në fillim doktor në mjeksi. Ata pastaj specializohen në trajtimin e sjelles anormale, sëmundjet psikike. Psikiatrët shohin te problemet e sjelljës së pacientit shkaqe mjeksore dhe në këtë mënyrë përdorin trajtim mjeksor, dmth. terapi me medikamente, krahas terapisë psikologjike. Psikiatria është degë e mjeksisë, jo e psikologjisë.

    Psikologu klinik diplomon në psikologji dhe më pas vazhdon studimet pasuniversitare. Zakonisht pas dy apo tre vjetësh i jepet grada e zakonshme për psikologët klinik, e cila varet nga çdo shtet. Pas kësaj, ai duhet të praktikoj një kohë të gjatë në një instuticion nën kujdesjën e psikologëve të tjerë ose psikiatërve, para se të fillojë të trajtojë, diagnostifikojë njerëzit në menyrë të pavarur në praks private.


    Ph. D. ose Dr. phil. (doktor i filozofisë)…..


    Marre nga psikologjia.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga gloreta : 25-06-2010 më 05:19 Arsyeja: korrigjim

  2. #32
    Kerkoj fshehtesit e jetes Maska e vali@
    Anëtarësuar
    07-04-2010
    Vendndodhja
    Stockholm, Suedi
    Postime
    11
    Ate qe thate mbi psikiatrin eshte e sakte.

    Si psikiatria ashtu edhe psikologjia jane pjese e nje " familje" te perbashket ne lenden e mjekesise.
    Psikiatri mjekon semundjet mendore, ndersa psikologu bisedon rreth semundjeve mendore; jep ndriçim problemeve mendore; ben perpunimin e tyre qe te kuptohen me mire.

    Vete fjala psikologji dmth shkenca mbi shpirtin ( ndjenjat) dhe perfshine sjelljet ,ndjenjat dhe mendimet e njerezve. Kur flitet per psikologji, flitet edhe per psikoterapi,neurologji, keshillim dhe zhvillimin psikologjik duke filluar prej femijeve e deri tek te moshuarit.
    Nje psikolog ka njohuri mbi psikologjine e perditshme dhe crregullime psikike, por nuk mirret me mjekimin farmakologjik te tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga vali@ : 25-06-2010 më 06:30

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Psikiatri meret me skizofreniket dhe semundje te tjera te renda qe kan te bejn me trurin.

    Nje qe u nda me te dashurin ose eshte shume i/e stresuar me shkollen, punen etc vete te psikologu per te folur. Per te mar kshilla, te ndihet me mire. Zakonisht njerezit qe kan shenja depresioni ven te psikologu. Kur behet fjal per depession te rend marin dhe ndo nje ilac.

    Nje shoqa ime ne shkolle vajti te nje nga psikologet e shkolles sepse ndihej e merzitur se nuk po gjente dot te dashur lol

  4. #34
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090
    Cdo gje eshte e ndare ne Psiqiatri dhe ne Psikologji mjeket ne Psiqiatri meren me kurimin me ane te barnave te substancave qe mungojne ne tru dhe kjo ben nje nje fare menyre regullimin dhe stabilizimin ne nje fare menyre te sjelljes kurse psikiatri meret me probleme qe lindin mbas kalimit te nje traume apo dhe mbas kalimit nga nje psikiater ne doza me te lehta dhe me pas ne reabilitimin e tij dhe me ane te nje psikoterapie i behet e qarte se cfare duhet te ndjeke nje pacient dhe ketu e kam fjalen per semundje qe duhet gershetim i Psikiater Psikolog .Vazhdon.......
    skerdigodo@hotmail.com

  5. #35
    Special Guest Maska e Genius™
    Anëtarësuar
    04-10-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    46
    Citim Postuar më parë nga AuGuSt_ Lexo Postimin
    Cdo gje eshte e ndare ne Psiqiatri dhe ne Psikologji mjeket ne Psiqiatri meren me kurimin me ane te barnave te substancave qe mungojne ne tru dhe kjo ben nje nje fare menyre regullimin dhe stabilizimin ne nje fare menyre te sjelljes kurse psikiatri meret me probleme qe lindin mbas kalimit te nje traume apo dhe mbas kalimit nga nje psikiater ne doza me te lehta dhe me pas ne reabilitimin e tij dhe me ane te nje psikoterapie i behet e qarte se cfare duhet te ndjeke nje pacient dhe ketu e kam fjalen per semundje qe duhet gershetim i Psikiater Psikolog .Vazhdon.......
    Psiqiatri? Psikiatri - Është mjek i cili lëshon receta, në bazë të kontrolleve.

    Psikologu klinik - Konsultohet dhe nuk jep receta për pacientin. Sa shumë je zgjatur dhe pa shkak.
    If you are first you are first. If you are second, you are nothing.

  6. #36
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966

    Për: Dallimi Psikiatër – Psikolog

    Nganjëherë ndodh të ballafaqohemi me situata të vështira dhe një ndër veprimet që zakonisht e bëjmë, është të shkojmë të dikush për t’i diskutuar problemet tona në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje. Njerëzit e parë të cilëve ju drejtohemi, janë ata më të afërt dhe të dashur për ne. Megjithatë, ndodh që ndonjëherë kemi nevojë të kërkojmë edhe ndihmë profesionale.

    Kur kërkoni profesionist të tillë, mund të hasni shumë emra të ndryshëm, me tituj të ndryshëm të punës, si psikolog, psikiatër, këshilltar, psikoterapeut etj. Edhe pse janë profesione që mund të keni dëgjuar për to, mund të mos jeni të sigurtë për kuptimin e tyre. Dilema më e madhe mbetet në mes të psikiatërve dhe psikologëve, të cilët shpesh përdoren në mënyrë sinonime, e në fakt bëjnë punë shumë të ndryshme. Të dy profesionet janë kyçe në fushën e shëndetit dhe sjelljes mendore. Por, çfarë i dallon këto dy profesione?

    Psikolog dhe psikiatër - Kush janë ata?

    Psikologjia është studim shkencor i mendjes dhe sjelljes njerëzore. Psikologët studiojnë se si qeniet njerëzore mendojnë, sillen dhe ndihen në mjedise të ndryshme shoqërore. Pra ata janë ekspertë në sjelljen njerëzore.

    Ndërsa psikiatria është një degë e mjekësisë, që merret me trajtimin e sëmundjeve mendore, shqetësimeve emocionale dhe sjelljet jonormale. Psikiatrit studiojnë anomalitë biologjike, neurologjike dhe biokimike, për të diagnostikuar sëmundjet mendore dhe për të përshkruar medikamentet për trajtimin e tyre.

    Fushat e psikologjisë dhe psikiatrisë janë të dyja thelbësore në kërkimin dhe zhvillimin e trajtimeve për përmirësimin e mirëqenies mendore dhe emocionale të njerëzve. Të dy profesionet kanë një qëllim të përbashkët: të ndihmojnë njerëzit të udhëheqin jetë funksionale dhe të shëndetshme.

    Dallimet ndërmjet psikiatërve dhe psikologëve

    Psikiatrit trajtojnë çështje dhe probleme mendore përmes ilaçeve, ndërsa psikologët i trajtojnë ato me terapi.
    Dallimi më i madh në mes tyre është në qasjen që ata marrin për trajtimin e problemeve / sëmundjeve mendore.

    Një psikiatër merret me trajtime mjekësore. Pasi të bëhet diagnoza, ata ndërtojnë një plan të kursit të trajtimit për pacientin, duke u fokusuar në menaxhimin e simptomave nëpërmjet përdorimit të medikamenteve dhe psikoterapisë.

    Ndërsa psikologët kryesisht përdorin lloje të ndryshme të terapisë për të menaxhuar simptomat dhe për të ndihmuar pacientët e tyre të përballen me problemet e tyre. Ata mund të përdorin forma të terapive, siç janë: terapia psikologjike e sjelljes, terapia psikodinamike, terapia racionale e sjelljes, terapia humaniste etj. Gjithashtu ata janë të kualifikuar në kryerjen e testeve psikometrike, të cilat vlerësojnë gjendjen mendore, si dhe atributet për të përcaktuar rrjedhën e duhur të veprimit për pacientin.

    Për shembull, nëse një person vuan nga depresioni, psikiatri do të përshkruaj medikamente kundër depresionit. Pas stabilizimit të pacientit, psikologu fillon terapinë për ta ndihmuar pacientin të menaxhojë mendimet dhe emocionet negative që i ka.

    Psikiatrit zakonisht merren me çrregullime apo probleme mendore, por për psikologët kjo është vetëm një nga degët.
    Psikiatrit janë mjekë dhe kështu punojnë kryesisht në mjedise të kujdesit shëndetësor si spitale, klinika të shëndetit mendor ose edhe në ordinanca private. Brenda fushës së mjekësisë, specializimi i tyre është shëndeti mendor dhe puna e tyre ka të bëjë vetëm me atë. Ata më tej mund të specializohen në fushën e shëndetit mendor, duke përfshirë fusha të tilla si: psikiatria ligjore, psikiatria e fëmijëve dhe adoleshentëve, menaxhimi i dhimbjes, mjekësia e gjumit, mjekësia e sëmundjeve të trurit etj.

    Në anën tjetër, pasi që psikologjia është studim i mendjes dhe i sjelljes njerëzore, mund të zbatohet pothuajse në të gjitha fushat, për sa i përket shëndetit mendor. Fjala “ psikologji” është një term që përfshin fusha të ndryshme të psikologjisë: si psikologjia klinike, psikologjia e këshillimit, psikologjia e fëmijëve, psikologjia kognitive, psikologjia industriale / organizative, psikologjia ligjore etj. Të diplomuarit e psikologjisë mund të zgjedhin të specializohen në secilën prej tyre, varësisht nga interesi që kanë.

    Psikiatrit mund të përshkruajnë medikamente, psikologët nuk munden.
    Psikiatrit janë mjekë dhe janë të pajisur ligjërisht për të përshkruar medikamente për pacientët. Shumë çrregullime të tilla si: skizofrenia, çrregullimi bipolar, çrregullimi obsesiv komplusiv (OCD), çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) etj., u përgjigjen kryesisht mirë medikamenteve dhe trajtohen nëpërmjet tyre.

    Megjithatë, psikologët nuk mund të përshkruajnë medikamente të tilla. Ata kryejnë teste psikologjike për diagnostikimin e pacientëve dhe trajtimin e tyre përmes terapisë. Në rastet kur medikamentet mund të jenë efektive, psikologët i referojnë pacientët te psikiatri.

    Referencat:

    https://www.mindler.com/blog/psychol...t-differences/

    Marrë nga Busulla
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •