Ok, Japonia statistikisht eshte vendi me vetevrasje me te larte, ndjekur nga nje vend Nordik(kerkoj ndjese se nuk me kujtohet aktualisht) dhe ne vend te trete vjen Amerika. A nuk jane keto shtete protagoniste te botes se qyteteruar? Sigurisht qe jane madje kane dhene nje kontribut kolosal ne zhvillimin e saj.
Vendet Aziatike statistikisht mbajne rekord per perdhunime e per prostitucion. A nuk jane keto shtete pjese e botes se qyteteruar? E pamohueshme qe jane.
E persa i perket atyre zenkave te Ismailit e Jakupit, nuk paraqesin aspak kulturen dhe qyteterim e Shqiperise pasi ne cdo vend te botes keto incidente ndodhin. Nuk i doli Shqiperise nami keq per kapricot e ketyre dy amatoreve te kenges qe gjithsesi nuk u vlen lekura 2 leke.
Shqiperia stonon tek lideret e saj, tek politikanet, tek udheheqja qe me shume te drejte populli i ka quajtur 'politikane oborri'. Te tere dalin para parlamentin e bejne si Don Vito Corleone kur nderkohe u mungon aftesia e degjimit, bashkebisedimit, dhe mbi te gjitha ajo e kompromisit. Te tere jane aq te konsumuar nga krenari e tyre e tepert sa nuk dine te konsiderojne nje mendim te dyte. Dhe pikerisht ketu qendron gabimi pasi ata predikojne demokracine por nuk kuptojne qe thelbi demokracise eshte diversiteti mendimeve dhe kompromisi i ketyre mendimeve. Kur ata nuk rrespektojne mendimet e kolegeve te tyre, kur ata futen ne parlament, institucioni me i larte shteteror, me alltine e shpaten ne brez, nuk ke si te presesh qe te ashtequajturit politikane te rrespektojne mendimet e popullit te thjeshte.
Shqiperia sigurisht qe do permisohet, e pa dyshueshme, shume student te politikes jane arsimuar ne vende te ndryshme te botes si ne France, Itali, Gjermani, Suedi etj, e jane kthyer ne Shqiperi te frymezuar me ideologji te re demokratike ndaj dhe nuk ka si te ndodhi ndryshe po te permisohet.