Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e larguar Maska e Dj-Kosovari
    Anëtarësuar
    15-05-2003
    Vendndodhja
    Cyrih (Zvicërr)
    Postime
    25

    Adem Demaqi

    Tung juve

    BURR SI ADEM DEMAQI NUK KA
    E tash qka do te thot kjo BURR SI ADEM DEMAQI SKA kjo dmth per mua nje hap shum i rendesishem i nje njeriu e sidomos neve shqipetarve qe jemi kokefort te pakufishem .

    1. A eshte Ky Adem Demaqi qe tha gjat luftes ne Kosov se nese mendoni se un sjam i zoti apo sjam mjaft i menqur per ndonje funksion ne UÇk apo ne ndonje institucion tjeter un po jap DORËHEQJE edhe Baci Adem dha Doreheqje

    2 . E njejta gjë ndodhi edhe tash si anëtar i bordit të RTK-së ku së fundi vet dha doreheqje .

    E dijm shum mir se neper Kosove e gjetiu ku jetojn shqipja ku thojn qe ky maxhupi qe ka shkau qe don me mbajt vllaznim e bashkim etj.etj.

    E me tregoni ju tash mua sa SHQIPËTAR njihni ju nga te gjitha anet ku jetojn SHQIPËTARET qe kan dhen DORËHEQJE 2 her me vullnet Personal a me tregoni sa ???

    Ne shum mire e dijm se nje shqiptar kur hyn ne ndonje pozit te lart ai hiqet nga aty vetem me force apo me ligj por me baza vullnetare asnje apo seshte e sakt ne kemi shum raste qe nuk kam nevoj ti permend se ku kan ndodhur largimi i personave te lart me dhum apo me ligj ka me mija e mija ne te gjitha anet ku jetojn SHQIPETARET mirepo nje SHQIPETAR qe ka dhen 2 her DOREHEQJE vullnetarisht skeni me mujt kurr me gjet sepse ne nuk rrespektojm as ligj e askend

    Nuk e di a e kam mire apo keq me gjykoni ju mua

    Ju përshëndes

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Tung Dj-Kosovari !

    Jemi duke bërë muhabet ,e besoj se nuk ka nevojë as të emocionohemi e as të flasim me tifozllëk e aq më pak të fyhemi mes vete .

    Për sa i takon Bacës Adem ,ai njeri vërtet është më i vuajturi ndër Shqiptarët prej atij idiot sistemi ,të cilat vuajte i ka pakëz edhe nga kokëfortësia e tij .
    Dhe se shkaku i vuajtjeve të tij nëpër kazamatet sërbosllave ,ka pasur respekt të veçantë nga siecili Shqiptar -sidomos të Kosovës, Preshevës ,Iliridës e Ulqinit .
    Shkaku i ndarejes së tij nga shoqëria dhe rjedhat e saj për një kohë aq të gjatë ,duhet kuptuar se kanë lënë te Ai hapsira boshe në çdo pipamje formimi.
    Por unë mendoj se Baca e keqpërdori respektin e të gjithë vëllezëve dhe motrave të të tij ,duke rahur gjoksin '' se unë dhe vetëm unë '' ,duke përdorur si mbules kohën evuajtjes në burg.
    Në këtë aspekt edhe nuk e fajsoj Bacën shum si individ e si karakter ,se shum nga veprimet e tij kanë qenur të cytura nga rethi i tij ndikues ( prandaj edhe deklarat e tij kanë qenur e janë gjithmon kontraverse mrenda kohës ) ,me një fjalë e kanë keqpërdorur Bacën sa herë iu është dhëna nevoja disa plangprishurve .

    Të filloj vetëm nga shfaqja e pluralizmit politik në Kosovë në vitet 1990 .
    Disa njerëz duke njohur kokëfortësinë e Bacës nuk e lanë ti afrohet lëvizjes mbarë popullore atë kohë LDK-së me dr. Rugovën në krye( që nuk prish fare punë ) ,por e cytën të formon parti poltike të re .
    Baca veproi sipas porosive / këshillave të tyre, dhe formoi partinë poltike Partinë Parlamentare të Kosovës ( PPK-në ) .
    Me atë PPK-në ,parti poltike Baca kurë nuk fitoi një elektorat serioz ,se populli e dinte se Baca është vetëm * figurë * aty pari e tjetër kush i luante dyzginat e drejtimit .
    Prandaj kjo parti e Bacës PPK-ë , e me Bacën në krye kurë edhe nuk muar pjesë në votime në asnjë palë votime .

    Mandej ,pasi nuk pati sukses me PPK-në shkoi dhe u fut në Grupin për të Drejtat e Njeriut ,ku gjindet edhe sot e kësaj dite . Mendimi im është që Baca e kavendin në këtë organizatë dhe aty duhet të rin dhe vepron .

    Gjatë kohës së luftës ( gjegjësisht kur u shfarua Familja Jashari e Prekazit ) ,Baca e mbajti krahun e Rexhep Qoses ,i cili Rexhep akuzonte LDK-në se përse mbante zgjedhje deri sa Dernica kalleshte ,ndërsa vetë Rexhep Qosja me Hydajet Hisenin formoi parti poltike LRDK-ë në të njetën kohë .
    Kurse Baca në të njetën kohë kërkonte Asamble Kombëtare .
    Pra thjesht ,që të gjithë i binin kush thumbit e kush patkoit ,deri sa në skenë poltike ishte LDK-ja që mbulonte të gjithë Kosovën me veprimtari .

    Mandej mbasi u hap lufta në tërë Kosovën , Baca me dëshirë të Xhavit Halitit u bë * Fjalëdhënës i UÇK-së * me zyrë midis Prishtine .
    Po karakteristike e kësaj zyre Informimi të UÇK-së është se :- derisa sërbia e luftonte UÇK-në kodrave e përonjave nëpër Kosovë ,këtë zyrë me Bacën në krye sërbia nuk e ngucte fare .
    Pra ,sërbia ia luftonte djemtë nëpër male Bacës , por Bacës as tymin e duhanit nuk ia lunte midis Prishtine .
    A nuk është çudi në vete kjo dukuri .

    Dj -Kosovari !
    Baca nga fjalëdhënës i UÇK-së nuk u largua vetë apo me vetë dëshirë ( pra nuk ishte dorëheqje menjë fjalë . Por ishte largim i përkohshëm për tiu larguar përgjegjësive të atentatit që u bë në Tiranë ) .
    Atë ditë që është vrarë në Tiranë Kol. Ahmet Krasniqi ,atë ditë Baca u largua nga zyra e UÇK-së në Prishtinë ,me motivacion se gjëja është sëmurë ( gjë që edhe nuk përjashtohet ,se Ai është njeri plak ) dhe nuk lajmëroheshte para mediave që të pronocohet mbi rastin e atentatit mbi Kol. Ahmet Krasniqin .
    Dhe çka është karakteristike as sot e këtë ditë kur nuk është prononcuar për këtë atentat . E them këte pasi Baca atë kohë ishte fjalëdhënës i UÇK-së !!!
    Kur ky u largua Baca nga zyra e UÇK-së si i sëmurë ,sërbët shkuan në zyrën e UÇK-së në prishtinë dhe e arestuan sekretarin e Bacës , Albin Kurtin )
    Dhe Baca ,nuk mundi që të kthehet më në atë zyrë ,se situa ndryshoi vrullshëm që përfundoi me bisedimet në Ramboliet .

    Për sa i takon postit të Bacës , si kreu i Bordit Drejtues të Radiotelevizionit të Kosovës .
    Edhe aty Baca u keqpërdor ,vetëm për tiu dalur përpara ish puntorëve të RTP-së ( Radio Televizionit të Prishtinës ) që të mos kthehen në vendin e tyre të punës .
    Tani ( këtë kohë ) pasi Parlamenti po punon në miratimin e LIGJIT për Media të shkruara e elektornike dhe për të hequr qafe regulloret e UNMIK-ut ,Baca e din ,se aty do vendoset rend e regull ,prandaj edhe tani hiku /largua .

    Por për këtë dorheqje të Bacës nga Bordi Drejtues i Radiotelevizionit të Kosovës , nuk përjashtohet edhe mundësia e formimit të një partie të re poltike në Kosovë nga të pakënaqurit e partive të vetëquajtura - *parti të dalura nga lufta* si PDK-së, AAK-së ,LPK-së KÇKK-së e tjera ,se janë zgjedhjet nacionale diku nga gjysma e dytë e këtij viti .

    Përfundimi del se Baca ( sipas mendimit tim ) duke qenur njeri i çiltër dhe i drejtë u keqpërdor dhe do përdoret për interesa të miskinëve që e rethonin dhe rethojnë non stop .
    Ndryshuar për herë të fundit nga DriniM : 08-01-2004 më 15:41

  3. #13
    Katunari shqipëtar
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    42
    Tung drini M.....
    Sa i përket Adem Demaçit,nuk mendoj se u keqpërdor ndonjëher,dhe as qëmendoj se ka djal nane që e mund t'ja hedh.
    Baca ashtë i vetëdishum për veprimet e tij dhe gjithmon ka qen në ball të dtyres.Ai që punon thot populli mund të gabon,por ai që s'punon gabon më shumë,(jeton në iluzione,ëndrron me sy qel).Ju kisha lut që mos ta bani dertin e Baces se kur ka dit Baca me punu për për Kosovë,disa i kan thurr himne rametlis MARSHALLIT TITO.
    Mbeq me shëndet e ju kisha lut merruni me punë pak ma t'meqme!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    JO MILAZIM KRASNIQI, MË E RËNDË ËSHTË VRASJA SE SA SHPIFJA




    --------------------------------------------------------------------------------

    10 janar 2004 / Trepca Net

    Valmir KOSOVA

    Ta zëmë se të gjithë publicistët duke e përfshirë edhe Rexhep Kastratin vetëm kanë shpifur për Milazim Krasniqin, Astrit Salihun, Baton Haxhiun, Veton Surroin, Blerim Shalën etj.etj. por të gjithë janë gjallë pa iu munguar asnjë qime floku, bile kanë zënë postë të lakmueshme, secili më mirë se tjetri, por miqt dhe bashkëpunëtorët e afërt të Milazim Krasniqit siç ishin Enver Maloku dhe Xhemail Mustafa sot po hajn dhé, kurse për ta nuk është shpifur o Milazim Krasniqi, ata janë likuiduar, prandaj ju pyes cilën pozitë e kishit dëshiruar: Të Milazimit apo të atyre dy kolegëve që sot ti nuk ua përmend as emrin?

    Nuk e kisha ndërmend të futem në polimikat që u zhvilluan përkitazi me debatin publik në Prizren sepse nga storjet filmike që i dha vet RTK u nënkuptua si paska vajtur puna. Me të thënë të drejten as nuk më ka vajtur mendja se në atë debat publik ka debatuar edhe pblicisti Rexhep Kastrati, porse zjarrmia e Milazim Krasniqit dhe ajo e Astrit Salihut i sqaroi të gjitha. Pas dy-tri dite u botua raporti i Rexhep Kastratit i cili përveç ndonjë të interesuari për secilën cikërrim nuk u shqua për diçka që duhej mbajtur mend. Dorëheqja e Adem Demaçit që pasoi menjëherë pas debatit publik dhe reagimi i Milazim Krasniqit e fuqizoi mendimin publik të Rexhep Kastratit i cili edhe nese nuk ia ka qëlluar ngjarjet rrodhën në favorin e tij.

    Një gjë shqetsuese në këto polimika është disproporcioni i niveleve shkruese. Shiqoni si ka reaguar, dhe si është arsyetuar shkrimtari i një dyzine librash dhe ish sekretari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për nja 15 vjet rrjesht që kishte poste të besueshme edhe në LDK dhe në të njeten kohë bashkëpunëtori më i afërt i Kumarës së Rrahman Morinës. Servilizmi i hershëm dhe i tashmi i Krasniqit është i tejdukshëm dhe me pasoja për gjithë Kosovën.

    Por befasia më e madhe e reagimit të tij është se Ai bëhet edhe mjek për ta këshilluar Rexhep Kastratin se çfarë duhet bërë dhe kjo dihet se Milazimi nuk ka lidhje në këtë fushë por as nuk duhet injoruar. Ai është miku i Kumbarës së Rrahman Morinës, mjekut "profesionist" që shpjegonte masturbimet publike nëpër gazetat shqiptare dhe për të treguar se Milazimi është edhe Burri I "Daktorricës" e cila sigurisht ia ka preferuar ato barna pikërisht Milazimit kurse ai tashti ia sygjeron një personi më tutje. Po kjo gjë është me të vërtetë tamam një çmendi intelektualee z.Krasniqi.

    Po ashtu, ky debat polimizues nxorri një të vërtetë që për mua nuk ka qen aq e panjohur se si Milazim Krasniqi emëruar shef i besueshëm dhe nga kush në revistën "Fjala". Përpjekja e tij është e ulët dhe cinike. Milazim Krasniqi është autor i librit "Horrat në krye të detyrës" në të cilin ka shprehur mllefin kundër Baton Haxhiut dhe disa të tjerëve, kurse në bordin e RTK-së pikërisht është dërguar nga Baton Haxhiu në emër të një asociacioni inegzistent.

    Tani shtrohen pyetjet: A ka mundësi Milazim të shpjegoj si u rreshtua me gjithë atë kategori që ai i ka atakuar në librin e vet. Dhe a ka mundësi të flet pse me kaq shpërfillje është sjellur me emrat e Enver Malokut dhe të Xhemail Mustafës të cilët i kishte koleg dhe me të cilët ka bashkëpunuar dhe madje është ngritur në LDK në saje të përkrahjes së tyre.

    Po ashtu duhet pyetur Milazim Krasniqin nese mund të tërhiqet një paralele e vrasjes së përshpejtuar të Bajram Krasniqit dhe vrasjeve të inskenuara kundër Enver Malokut dhe Xhemail Mustafës dhe pse Krasniqi nuk ka bërë më shumë së paku për të qenë emrat e tyre më prezent në "fytyrën e RTK-së publike dhe të 100% të Kasovës", kur dihet se aty mund të flitet për gjithfarë "komisari e koperativisti" por shumë pak për prof.dr.Fehmi Aganin, prof.dr.Latif Berishen, Enver Malokun e Xhemail Mustafën me të cilët ka qen mik e veprimtar i "shquar" në LDK, pa ia përmendur me dhjetëra personalitete të vrara që emrat e tyre nuk përmenden kurrë në RTK e as në programet ku ai mund të ushtroj ndikimin e tij.

    Duke uruar Milazim Krasniqin për mirëqenje shëndetsore (para se të bëjë një përgjigje publike) si akt moral ai duhet të bëjë atë që e bëri Demaçi, dhe s'ka gajle nese edhe ai deklaron se e paska bërë për interesa më të larta.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Shqiptaret me asgje nuk kan pse te mburren me Demacin, edhe pse dikure e paten shpallur ”Mandela i Kosoves”. Demaci eshte nje gjysmak politik, nje karrierist i semure, nje shqiptar shizofren, qe per te fituar ca poena tek nderkombetaret, me shume ua ka qajte hallin do shkinave plaka e krimineleve shkie se sa heronjeve te vertet te Kosoves, te pushkatuar nga do banda cubash te frymezuar nga ideologjia e tij.

    Shqiptaret nuk e kane memorien aq te shkurte. Pervec komunisteve te pandreqshem, shqiptaret me trishtim i kujtojne aventurat politike te ”Baces Adem”:

    Porsa doli nga burgu shumevjecar, ai me i shqetesuar tregohej per falimentimin e ideologjise komuniste se sa per ceshtjen kombetare e terrorin serb qe ushtrohej ne Kosove. Nga kjo shihej qarte se Demaci nuk kishte hyre ne burg per ceshtjen kombetare por per ideologjine Stalinisto-Informbyroiste te Enver Hoxhes e te Rankoviqit.

    Pervec rasteve qe i permend DriniM ne postimin #12, jane edhe disa raste tejet skandaloze, te dyshimta e antikombetare, qe lidhen me emrin e Demacit:

    1. Ne vitet 89-90, kur policia serbe bente terror e vrasje ne Kosove, pas shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme dhe hyrjes se ushtrise serbo-jugosllave si forca shtese te terrorit, pos Rrahman Morines, Demaci ishte i vetmi ze qe pershendeste hyrjen e forcave shtese te terrorit ne Kosove, gjoja „per te na shpetuar nga Policia“.

    2. Kryeneqesia dhe mohimi i cdo forme te bashkepunimit me forcat tjera politike e individe te shendoshe kombetarisht, ishte karakteristike e Demacit qe nga dalja e tij nga burgu e deri me sot. Edhe ne ditet me te veshtira per Kosoven, gjate viteve 98-99, Demaci me fodullek refuzonte cdo forme te bashkepunimit me institucionet shteterore. Nenshkrimi i marreveshjes se Oslos ishte nje farse, sa per te vjedhur ca para nga fondi i qeverise se Republikes se Kosoves e per te sabotuar rezistencen per hesape te ca cubave e krimineleve, qe si kapadai ishte vene ne krye te tyre.

    3. Ne Kohen kur shqiptaret punonin e luftonin per shkeputjen totale te Kosoves nga serbo-sllavia, Demaci lansonte tezen serbe per Ballkanine.

    4. Ne kulmin e terrorit serb ne Kosove, Demaci shtyente nenshkrimin e marreveshjes se Rambujese, shkarkonte e ngarkonte do fare cobanesh drenicake si „gjenerale“ te ushtrise se tij private. Si pasoje e ketij kapadailleku, serbeve iu dha kohe per te vrare disa dhjetra njerez te pambrojtur dhe futjen e kontigjenteve te reja terroriste ne Kosove, te cilet, me gjithe bombardimet e NATOs vrane me mijera vete, dhunuan mijera gra e vajza shqiptare, mbi 1 milione vete i debuan nga Kosova, dogjen e shkaterruan qytete te tera. Populli i mbetur brenda vuante maleve pa buke e veshmbathje nga terrori i vellezerve te „Baces Adem“, ndersa Baca shetiste lirshem parqeve te Prishtines e bente orgji me shkina.

    5. Kulmin e poshtersise gjate karrieres se tij te bujshme, Baca e arriti pas clirimit te Kosoves, atehere kur mori detyren e zbatuesit te masave te dhuneshme ne RTP, te vendosura nje decenie me pare nga rregjimi serbe. Baca ua vazhdoi stazhin e rruges e te urise stafit profesionist te RTPs, duke angazhuar ne RTK nje ekip te perzgjedhur te ish titisteve te urryer ne krye me Zatriqin, te stolisur me nje kuader familjaro-ideologjik e marksisto-amatoresk.

    Le te shpresojme se pas largimit te tij "Shtepia Publike e Demacit" vertet do te behet nje medium publik e kombetar.
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Drini
    Po hiq spaske dit ti shitesh keto kopalla ore djal i vogel je ore drini i vogel je te thuash diqka per Bacen e Madh ani te mundohesh te genjesh si tani qe koke mundue hup krejt.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Edhe një dorëheqje e Adem Demaçit


    Kur fëmijët nëpërkëmbin të zotin e shtëpisë!



    Tri arsyet e dorëheqjes së Adem Demaçit nga detyra e kryetarit të Bordit të RTK-së mund të jenë: Humori që bëhet më të edhe publikisht në ekranin e TV-së të cilën ai (gjoja) e ka udhëhequr, vënia në krye të lajmeve të së dielës, raportin nga Akademia përkujtimore për Tahir Zemajn dhe fjalën e presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, kurse këto iu bënë si „kapuç“ debaklit që pësoi, ai së bashku me Milazim Krasniqin e Astrit Salihun, në tribunën me publikun në Prizren, kur e kuptuan se kush janë dhe ku e kanë vendin.

    Shkruan: Myftar DRAGIDELLA


    Dorëheqja e Adem Demaçit nga detyra e kryetarit të Bordit të RTK-së, nga njohësit e mirë të lëmisë së informimit dhe nga njohësit e mirë të veprimtarisë së Demaçit, nuk mirret si e çuditshme. Ai shumë herë në jetën e tij, me sukses, ka luajtur një varg rolesh, kur të tjerët ia kanë bërë skenarin. Ai, ato role i ka aktruar herë-herë edhe pa vetëdije dhe kur ato struktura që e kanë shfrytëzuar aq sa më nuk ka mbetur gjë prej atij „limoni“ ia kanë futur një shqelm. Adem Demaçi i „dopinguar“ nga idetë e mbrapshta të atyre strukturave ka vepruar sikur të kishte vetëdije të plotë dhe është pozicionuar vazhdimisht në pozita të gabueshme dhe kundër vet popullit të tij i cili, jo shumë larg, edhe ka qarë për fatin e tij.

    Kështu ishte edhe gjatë një periudhe të luftës duke u vënë në rolin e përfaqësuesit politik të UÇK-së. Kur hetoi se askush nuk e pyet gjë ai u tërhoq. Por edhe për aq kohë sa ai luajti këtë rol u angazhua që sa më dënjësishtë të prezantojë atë Shtab, i cili tashmë e kuptojmë se përfaqësues politik kishte Hashim Thaçin. Kjo kuptohet në të gjitha paraqitjet që bëhen tashti për luftën ku përfaqësues politik i UÇK-së prezantohet Hashim Thaçi e asnjëherë Adem Demaçi.

    Sikur Adem Demaçi të kuptonte se të tjerët po luajnë më të, ai nuk do të binte ndesh me ideologun e pavarësisë së shtetit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. I inspiruar nga njerëzit të cilët vazhdimisht kanë menduar të manipulojnë me Adem Demaçin, ai mori drejtimin që një ditë do ta fundoste dhe do ta fuste në një harresë, përkundër atyre viteve të sakrificës që i bëri për popullin e tij. Dhe pikërisht duke iu falënderuar atyre njerëzve manipulatorë, ai filloi të çmojë mu atë popull i cili atij ia solli të gjitha ato të liga. Demaçi nuk u ndalë vetëm të bëjë „vëllazëri“ më atë popull, porse dëshirë të madhe kishte që një ditë, Rada Trajkoviçin ta kishte kryetare të shtetit të tij!

    Si kulm i të gjitha këtyre manipulimeve me të, po ai grup njerëzish, e sollën dhe e vunë Adem Demaçin në krye të Bordit të RTK-së, që tashti po synon të jetë Televizion publik. A ka menduar ndonjëherë, Demaçi, se si mund të jetë RTK-ja televizion publik kur nuk ka përfilluar vullnetin dhe dëshirën e rreth 55 për qind të votuesve shqiptarë të cilët në zgjedhjet e fundit i dhanë votën partisë më të madhe në Kosovë – LDK-së (përqindja është llogaritur duke hequr minoritet - v.j.). Një njëri i shëndoshë në kokë, duke ditur këtë rezultat, duke e ditur këtë disponim të popullit të Kosovës nuk do t´i vëhej atij kundër, porse kështu veproi Baca Adem me Agim Zatriqin në krye, Milazim Krasniqin dhe Astrit Salihun.

    Se RTK-ja është ende larg të bëhet një televizion 100 % i Kosovës dëshmoi edhe tribuna e parë publike, mbajtur në Prizren, në të cilën edhe ai grup i vogël qytetarësh e intelektualësh që morën pjesë, i treguan Demaçit, Krasniqit e Salihut se nuk janë ata që mendojnë sikurse ata. U thanë se duhet të ndryshohet shumë në RTK, nëse dëshirohet të bëhet televizion publik dhe 100 % i Kosovës. Pjesëmarrësve të asaj tribune nuk u erdhi fare keq t´u thonë udhëheqësve të RTK-së se janë në një gjumë të rëndë. Siç duket nga ajo tribunë Adem Demaçi u pendua për rolin që po e luan, dhe vetëm priste çastin kur të jepte një dorëheqje sikurse atë të vitit 1999.

    Mendojmë se RTK-ja, edhepse e kishte kryetar të Bordit, nuk e ka respektuar asnjëherë. Vazhdimisht atë e ka shfrytëzuar si një objekt, shpesh edhe tallës, sa herë që iu dha kjo mundësi. Kështu e pamë Adem Demaçin, këto ditë pas Vitit të Ri, gjoja në disa pika të humorit. Një shtëpi aq serioze informative asnjëherë nuk do të lejonte vetën që prijësin e parë të saj, ta vëjë në ato pozita siç u pa Adem Demaçi, dy ditë më parë në një tubim me këpucë të zbathura, siç shihet edhe në foton tonë. Ai edhe herë të tjera ishte objekt i talljeve të tilla, kurse në emisonin tjetër të humorit, që shpesh nuk ka asgjë të përbashkët me homorin, iu tha publikisht se ai duhet të mendojë si shqiptar.

    Kështu tri arsyet e dorëheqjes së Adem Demaçit nga detyra e kryetarit të Bordit të RTK-së mund të jenë: Humori që bëhet më të edhe publikisht në ekranin e TV-së të cilën ai (gjoja) e ka udhëhequr. Vënia në krye të lajmeve, të së dielës, të raportit nga Akademia përkujtimore për Tahir Zemajn dhe fjalën e presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, ngase në tribunën e Prizrenit në një pyetje, se përse presidenti Rugova nuk është aq i pranishëm në ekranin e RTK-së si president i shtetit, ai ishte përgjigjur se kjo do të bëhet kur ai do të bëjë diçka të mençur.

    Mendohet se ai nuk është pajtuar as kësaj radhe që presidentit të Kosovës t´i jepet kaq hapësirë, që ishte përsëri shumë më e vogël se sa në lajmet e 28 dhjetorit kur kryelajm i ditës, me disa minuta u dha raporti për zgjedhjet në Serbi, i ilustruar me foto të llahtarshme të kryeçetnikut Sheshel. Këto, siç duket mospajtime të tij, iu bënë si „kapuç“ debaklit që pësoi, ai së bashku me Milazim Krasniqin e Astrit Salihun, në tribunën me publikun në Prizren, kur e kuptuan se kush janë dhe ku e kanë vendin. Dorëheqja e tij ishte me vend, porse në të mirë të vet RTK-së, duhet ta pasojnë edhe të tjerat.


    ------trepca.net----

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 21:55
  2. Jep dorëheqjen avokati i fushatës së Bushit
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2004, 22:08
  3. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  4. Arbën Xhaferi jep dorëheqjen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 04:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •