Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Dritarja R-Virtual

    Rojen e njojta rastesisht, dhe po aq rastesisht e humba ne rrjedhen e njohjeve te mia. Njohjet e njezet e kater oreve te kaluara, u terhoqen me te shkuaren, nen hijen e atyre qe i kemi menduar, dashur, urryer dhe pastaj neglizhuar per faj te forces se kufizuar qe na eshte falur, si njerez qe jemi.
    Perseritja e stineve me kujton nje perseritje njohjesh, me kujton per egzistencen e vazhdueshme dhe aq shume te ish-rendesishme te atyre qe nuk i shoh me sot. Njohjet e mijra sekondave, shperfytyrime njerzore drejt vrapimit per stafeten e merituar. Emrin ne listen e te gjalleve.
    I pakuptimte qellimi po aq sa i domosdoshem, kerkimi i identitetit te shkruar. Shume here me shume i dashur ky, se vete identiteti i gjalle.

    Pra te gjalle mund te jene vetem ata qe qendrojne ne rradhe...




    p.s. po e le me kaq per sot, eshte shume vone ketu per te vazhduar, megjithate te pakten mbajta fjalen. Pres vazhdimin qe te vazhdoj...

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    mu po me thahen berrylat ne dritaren "r" tu prit vazhdimin kur ta vazhdosh.
    me pelqeu!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar macia_blu pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3

    i want the happy end

    fiori gruje megjithese zgjohemi cdo dite me nje boshllek ne shpirt nuk mjafton kjo duhet te lexojme mijera metafora krahasime etj te pershtatshme, mbi jeten dhe pavleresine/ironine e saj ... damn it woman
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  6. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ne ndiqnim urdherat, ose me mire merrnim rrogen si gjithe te tjeret. Ai per rolin e qenit dhe une per rolin e indiferentes...Ishim ne te dy qe takonim syte dhe jetet e te pa-identifikuarve. Une mbaja ne sirtar nje grusht me letra te lidhura sipas gjinive te identiteteve, ndersa ai mbante nje bllok me emra. Ne ishin zoterit e listes se bardhe.

    Une nisesha per ne zyre cdo mengjes rreth ores tete, pasi mbaroja se foluri me macen. Ishte kjo e fundit qe ma kishte mesuar gjuhen ne ndryshim nga cka mund te mendoja, e me mjaullinte e me lepihej sipas zakonit te ndjekjes se urdherave.
    Rreth ores tete e gjysem isha zakonisht e ulur ne tavolinen time gati per te drejtuar garen. Madje isha me shume se gati, ushqehesha me kete pune, kjo pune ushqehej nga mua, ishim nje te dyja, e beja sepse nuk besoj te kishte njeri tjeter qe mund ta bente me mire. Cfare me beri te mesohesha keshtu eshte e pa besueshme. Ne njerzit jemi si shigjeta drejtuese e trajektores se nje rakete.E dime fundin, jemi ne te paret qe dime fundin dhe luftojme gjithmone per te mos humbur ate trajektore, sikur te ndodhte ndryshe ndonjehere.

    Roja ishte zakonisht ne pune para meje, kjo me bente te mendoja se ndoshta ai ishte dhe me i zoti se une ne ate cfare bente. Fytyra nuk i shprehte asgje me shume se nje rrjete vazhdimesie tek e cila ishte zene dhe nuk po dilte dot. Me e keqja nuk pashe ndonjehere shenja ne mos shprehjet e tij te cilat tregonin se ai te pakten po mundohej te dilte nga rrjeta.

    Une regjistroja fotografite, ndersa ai regjistronte emrat...


    p.s. prisja te kishte ndodhur ndonje gje para se te vazhdoja me vazhdimet e mia, ne pritje perseri mos i drejtoj te gjitha deget vete...
    Arbi ky eshte forum meditimesh. Njeriu medition mbi ate qe jeton, edhe une doja fund te lumtur.

  7. #5
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Eh ja dhe nje dite si gjithe te tjerat!Psheretimat mengjesore jane bere muzike e vesheve te mi.Me e bukura eshte se do ti degjoj dhe ne ndertesen ku punoj.U be kohe vertet,qe punoj aty dhe kam pare shume njerez,sa shume.Memoria ime eshte kthyer ne nje aparat fotografik.Pres qe te laj filimin te me kujtohen fytyrat plot shprehje te njereve qe vijne aty.Kjo kafe sot eshte teper e ngjashme me ate te djeshmen.Me duhet te nderroj dozen e kafes apo te sheqerit per ta bere me interesante.Nuk duhet te harroj termusin dhe sanduicin.Shpresoj te jete ngrohte sot ne sportel pasi dje u merdhita.Ndoshta jo nga i ftohti por nga fytyrat e zymta qe pashe.Gjithmone pyes veten ;C'behet atje lart ne ato zyra nga te cilat del njeriu i zymte apo i lumtur?Valle nuk e dine se mua me ka ardur ne maje te hundes nga zymtesia e njerezve?
    Mbaj mend qe u ankova dikur tek Dikush dhe ai me kujtoi qe une nuk isha thjesht nje roje me nje bllok mbushur plot me emra te cilet prisnin verifikimin e indetitetit te tyre te shkruar.
    Dikur kam qene dhe une nje prites ideniteti,por fati e solli qe pritja te ishte e shkurter.Me duhet te ndez nje cigare!Si per cudi treni po ecen me shpejt se zakonisht.Me duket sikur me ka rrembyer dhe mezi pret te me coje ne godinen e "rendesishme" dhe ne sportelin me dritaren aq te domosdoshme.Sot,kush e di,mbase shoh nje fytyre te lumtur......................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga denku : 25-11-2002 mė 00:57
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  8. #6
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Hyrja e nderteses se si me duket sot.Nuk ka permasat e djeshme.Mos ndoshta ka filluar te zvogelohet si lekura e shangrenit? Ja dhe sporteli i lene ne rregull nga pastruesit e nates se djeshme.Pres qe se shpejti te vije dhe ajo vajza me te cilen po punoj kohet e fundit.Diten e pare shkembyem emrat dhe disa buzeqeshje siper ti dhene vetes gajret, pasi per te ishte e veshtire.Zymtesia perreth nesh bente te veten .Kujtoja se nuk do ta perballonte dot dhe do nxitonte nga dera per te ndezur cigaret njera pas tjetres.Por jaqe ajo ia doli mbane dhe pse here pas here ngjyra e fytyres i konkuronte me ate te letrave qe kishte perpara.Nuk e di ne permbahesha dhe une pasi me vinte keq per te.Mundohesha ti fshihesha shikimit te saj depertues.Mbas disa ditesh me foli:
    Ti e ke te lehte-me tha-vetem emra ke ne listen tende.Ndersa une kam fotot,po fotot te cilat i shoh cdo dite.
    Heshta si gjithmone,duke menduar se ajo me kishte vene ne listen e njerezve qe s'duan t'ja dine.Nuk mund ti flisja ,nuk mund ti thoja c'fare ndjeja.Zymtesia njerezore me kishte vene nje maske te pamerituar.E dija qe ajo ishte njera nga stinet e vitit.Nje tjeter do vije mendoja si nje stine e re.Por me nje ndryshim edhe ajo tjetra dimer do sillte.Ishte e pashmangeshme qe kjo ndertese te ishte e ngrohte.
    Kthej koken nga muret me portrete prijesish te dikurshem.Ironi e plote e pameshirshme.Harruar jane thenjet e tyre nga Dikushet e sotem.Kjo dite do jete e gjate .Ajo nuk po vjen akoma.Ndertesa po mbushet me Dikushe te pispillosur,me identitetin e tyre te zbukuruar pas kollareve e minifundeve.Pak me salutojne ,por dhe une nuk eshte se ja kam nevojen e thenjes miremengjes nga goje qe zymtesine sjellin.Pres te vije ajo dhe perseri me kujtohet se njerez do vijne te presin...te presin.Ndihem fajtor.Me duhet ti marr pluhurat tavolines.Duhet te harrohem ne kete mengjes qe nuk ka mendje te sjelli ate.

    Vazhdon?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga denku : 25-11-2002 mė 01:32
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  9. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Jetoja ne qoshen me te bukur te rruges Baboon. Atje ku lisi i gjate dinte si te nderronte gjethet pa fluturuar ne kopshtin e komshies (nje plak ky pa qen e pa mace) dhe bari bleronte gjate gjithe vitit, fale punonjesve te mjedisit te cilet merrnin 1/30 e rroges sime cdo muaj. Vite me pare kisha enderruar nje shtepi me femije...pak a shume si cdo vajze ne ate moshe, tani nuk me kujtohet me arsyeja perse kisha dashur ndonjehere femije. Perse cdo njeri qe punonte ne ndertesen "tone" mund te donte femije?! Babain tim nuk e njojta ndonjehere. Nuk arrita ta njihja atehere kur jetonim ne nje shtepi, as atehere kur ai iku, per me teper tani as kam si ta njoh, ndoshta nuk eshte me. Eshte e veshtire te krijosh lidhje me njerzit atehere kur ata nuk egzistojne dhe lidhjet e gjakut nuk paskan pasur lidhjen magnetike qe ne te gjithe mund te mendonim. Por nga ana tjeter eshte e veshtire mos krijosh lidhje me ata qe egzistojne. Pak e veshtire kjo historia e egzistences kur dhe per egzistence te duhet leje kalimi e atehere kur e merr ate, harron perse te duhej, nje varr me emer? Token e kam blere me kohe, si do qe te ndodhi kur te vdes do kem nje vend, kjo eshte nq se njerzit nuk do jene shtuar shume deri atehere dhe ne te vdekurve do na duhet te strehoemi ne fund te detit per te ngritur apo ulur nivelet e rereva dhe lashtesive te tyre.
    Ema, quhej vajza 22 vjecare fotografine e se ciles e studiova dje gjithe mbasditen. Tualet i keq, vetulla te trasha, veshje ndoshta me e shtrenjte dhe e kombinuar se ajo e imja...Balance jete. Sot rreth ores 10 kam takimin me "delegaten e re te egzistences" dhe une si "gjygjtare" ....


    buf buf buf buf buf (keshtu eshte kur te dalin 100 keshilltarrre rruges)...po e le per heren tjeter.

  10. #8
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Kam qef ta vazhdoj Fiori,por e ke lene ne nje pike qe duhet ta vazhdosh ti.Duhet te me lesh nje shteg me perafet me ate qe kam thene me siper, te lutem.
    pershendetje!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar denku pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk e di perse ndryshova mendje, une dhe ajo cfare beja me mire se cdo gje tjeter u ndame. Rreth ores 10te i hodha nje sy rojes qen, madje leviza pak dhe buzet kete rradhe e u nisa jashte nderteses, sot me ngjyre te bardhe. Rruget ishin plot me debore dhe sic po ndodhte shpesh kohet e fundit, romantizmi apo melankolia fshihej ne dite te tilla. Ishte ftohte dhe te vetmet mendime qe mund te mbartje me vete ishin llogaritja e hapave si dhe nje zjarr i nxehete ne koke. Cfare tjeter mund te te hyje ne pune zakonisht. Po ecja pa e ditur as vete se ku, po isha nisur per diku dhe e sigurt se do arrija atje e pa ngrire. Ndjeva hapa..
    Roja, i skuqur ne fytyre nga shuplaka e ajrit te ftohte qendronte vetem hapa larg meje...


    p.s. lol e kisha harruar fare... Pershendetje Denk, shpresoj te jesh mire.

  13. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Egzistenca ėshtė luftė nė lindje dhe kėnetė nė rrjedhje. Gjėrat nuk ndryshojnė, janė shikimet qė zbehen nė abuzime pėrjetimesh.
    "Sot jemi 59 ditė +" : - mendova. Dritaret janė tė gjitha hapur dhe jeta rrotullohet pas ketrushave nė oborr.

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Tema tė Ngjashme

  1. Si tė instalojm mė shumė se njė sistem operativ
    Nga Sirius nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 20-07-2007, 09:25
  2. C++ - Ushtrime
    Nga berat96 nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 16-02-2003, 02:32
  3. Gallate ne Banalitet Virtual
    Nga alumni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2002, 21:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •