Nje interviste me nje ish-misionar protestant dhe perkthyes i bibles Wyclliffe.
Peter Jackson- nje ish misionar protestant dhe perkthyes i disa librave te shkrimit te shenjte ne gjuhen e popullit Kogi te Kolombias, dhe tashme nje student ne Seminarin shpirteror Trnia e Shenjte- na tregon per udhen e tij per ne Ortodoksi. Intervista eshte marre nga faqet e "Ruset ortodokse" nga R. Sholkov.
****
RS: Na trego dicka per veten tuaj.
PJ: Une kam qene nje protestant evangjelist qe nga lindja ime. Familja ime shkonte ne Kishat baptiste dhe Presbiteriane dhe prinderit e mi ishin besimtare te qendrueshem ne (konceptin e) "Kishes se padukshme", dmth se nuk ka patur ndonjehere nje Kishe te vetme mbi toke, e cila mund te vetequhej Kisha e vetme e krishtere; dmth e te paturit te plotesise te se Vertetes. Ajo qe ishte me e rendesishmja ishte "te besoje ne Krishtin" dhe vajtja ne ate Kishe qe ishte me "e pershtatshmja". Por kurre nuk arrita ta kuptoje, se perse ishin aq shume te ashtequajtura Kisha te ndryshme, ku secila prej tyre pretendonte te ishte e bazuara ne Bibel?
Kur isha 12-vjec , komuniteti yne u vizitua nga predikuesa qe po benin pune misionare ne Kolumbi dhe po perkthenin Biblen per Indianet. Meqe kam gjithnje i interesuar per gjuhet, kjo lloj gjeje me terhoqi. U habita kur degjova se kishte ende mijera gjuhe ne te cilat Bibla nuk ishte perkthyer ende. Fillova te mesoj Greqisht dhe Hebraisht, qe te pergatitesha per perkthimin e Bibles ne keto gjuhe, dhe ne Universitet studiova Linguistike. Me vone u bera pjesmarres i Misionit Protestant per perkthyesat e Bibles (Wycliffe Bible Translators), qe te mund te merrja nje arsimim me te detajuar.
Kur po trajnohesha ne Wycliffe, u njoha edhe me ate qe do te behej time shoqe, Stilianen dhe tani kemi dy femije, Nikolla dhe Benjamini. Prinderit e Stilianes ishin misionare ne Kolumbi, qe kur ajo ishte 5-vjec. Ata u predikonin fisit gjysem te eger Kogi. Prinderit e saj u gezuan jashte mase qe te mbeshteteshin ne punen e tyre misionare prej nesh. Ata nukkishin kohe per perkthime. Keshtu qe pas ardhjes tone, une fillova te studioj Spanjishten, qe flitet ne Kolumbi, edhe gjuhen e popullit Kogi, po ashtu edhe perkthimin e Testamentit te Ri dhe librin e Gjenezes ne gjuhen e tyre. Po ashtu isha i detyruar te krijoja drejteshkrimin per Kogi-t, pasi qe ata se kishin shkruar kurre gjuhen e tyre.
RS: Po si u njohe me Ortodoksine?
PJ: Duke qene nje misionar, une fillova te kuptoj shume. Evangjelistet e perserisin perseri dhe perseri, se te gjithe ata kane te njejten Bese identike, por cdo denominacion ka sistemin e vet te besimit. Keshtu qe pashe qe misionaret ne Kolumbi benin sikur i simpatizonin Romano-Katoliket, por pas shpine ata urreheshin. Cdo denominacion mesonte ne perputhje me sistemin e vet te besimit, por megjithate do te thuhej, se te gjithe protestantet besojne te njejten gje. Fillova te mendoj thellesisht per kete gje, se si mund tu mesonim fiseve nje Bese te vetme, kur nje grup do te behej Baptiste, nje tjeter Luteriane dhe nje i trete Pentikostale. Zbulova qe cdo perkthyes i Bibles me dashje do ta perkthente ate ne perputhje me pikepamjet e denominacionit te tij. Ata do te thoshin se kjo do ti ndihmonte Indianet qe te kuptonin (Biblen) me mire. Por cili perkthim i Bibles do te ishte me i sakti? Si do te mund te pretendonim per universalitet (katolicizem)? Ku ishte Kisha ne te gjithe kete?
Po keshtu, kur perktheja Biblen prej Greqishtes, vereja se kuptimet ishin te ndryshme prej atyre perkthimeve ne Anglisht dhe Spanjisht. Mesimi perendimor mbi predestinimin (Kalvinizmi), qe meka turbulluar gjithnje, as qe ekzistonte ne Biblen ne Greqisht. Por perkthyesat angleze edhe spanjolle me dashje do ti benin nderrime te vogla kuptimeve te tekstit, me qelim qe ti vishnin me kuptime perendimore apo kalviniste. Gjithashtu vereva se mesime te tjera kryesore protestante nuk mund te ishin Biblike, si Shpetimi me ane te besimit vetem psh, megjithese protestantet pretendojne se ky mesim eshte biblik!
Fillova te mesoje mbi historine kishtare, qe te gjeja ekzaktesisht se kur kishin filluar keto herezi, dhe se cfare mesonte Kisha e pare. Protestantet mesojne se pas Apostojve, Zoti ka nderprere cdo aktivitet per 14-shekuj.
RS: Dhe si reagoi gruaja juaj, e cila ishte rritur ne nje familje protestantesh te konfirmuar, gjate kesaj udhe qe kishe filluar te shkoje?
PJ: Gjtihnje me ka mbeshtetur, dhe ne nje fare menyre sikur me ka shtyre. Kur u martuam, i premtuam njeri-tjetrit se do te bibm gjithnje te nje mendje per cdo ceshtje kontradiktore qe do mund te dilte. E Verteta eshte nje, dhe ne gjithnje i diskutojme pyetjet te gjitha derisa arrijme ne nje mendje. Per cfare nuk biem dot me nje mendje eshte per mesimin mbi Kishen. Stiliana po ashtu eshte rritur me idene e nje "Kishe te padukshme", por e refuzonte ate. Ajo besonte fuqimisht se Kisha duhej te ish diku. Dhe ishte pikerisht ajo qe me frymezoi qe te zbuloja nese Kalvinizmi ka ndonje baze biblike. Kur mesova se koncepti i gabuar i predestinimit ekzistonte vetem ne Perendim, dhe se Eterit e Shenjte te Lindjes mesonin per Sinergjine (dmth lidhja reciproke e dyaneshme midis vullnetit njerezor dhe Hyjnor), ime shoqe me pyeti:
"Po Kisha greke? Ndoshta e ka te Verteten?"
Une iu pergjigja: "Cila Kishe Greke? Mos po flet per Kishen Ortodokse?"
Nuk dija asgje per ortodoksine, por isha rritur me idene se Ortodoksia ishte po aq e keqe sa edhe Romano-katoliket, madje edhe me keq. Keshtuqe nuk shpreha ndonje interes te me tejshem per kete ide.
Nderkohe ne po i afroheshim madje edhe me prane ortodoksise! Kur ishim te ftuar te predikonim neper takime, une do te flisja per agjerime dhe per doktrinen e sinergjise. Por disa nuk e pelqenin ate qe thosha. U perpoqa te behesha protestant me i sakte dhe te bazoja mesimet ne Bibel, por perseri do te thoshin: "As qe merakosemi se i bazon mesimet ne Bibel, perseri kjo s'eshte doktrina jone" Ishte e dukshme se megjithe pikpamjen protestante kunder Tradites Kishtare, ata kishin formuar traditen e tyre. Keshtu qe verejtem se nuk ishim me protestante, por as Romano-katolike. Po cfare ishim? Ku ishte Besimi yne?
Kur u kthyem ne Amerike per pushime, ime shoqe bleu nje liber per 10-cents te titulluar "Kisha Ortodokse". E lexova menjehere dhe me befasoi si me rrufe! Nuk dija gje per shtate Keshillat Ekumenike dhe per apostazite (rreniet nga besimi) e meparshme. Tani une lexoj mbi Theosis (hyjnizim-shenim Klodi, mesimi ortodoks mbi shpetimin dhe qellimin e besimtarit, te te berit si Krishti) dhe per hesikiazem, per Shen. Grigor Pallamain dhe per te nderuarin Serafim i Sarovit. Kjo ishte nje bote e re! Por ne fakt nuk ishte e re, por dallueshmerisht unike; ishte besa apostolike. E verteta na doli te ishte atje ku nuk e prisnim- por qe kish pritur gjithnje per ne. E kuptuam qe Krishti e ka nfrejte me te vertete Kishen, duke i thene Pjetrit: "Mbi kete shkemb do ngreje Kishen time, dhe dyert e ferrit s'do ta mundin dot" (Mat 16:18) Ne i besuam kesaj me te vertete, edhe atehere kur familjet dhe miqte tane na dolen ndesh besimit tone.
RS: Kur u bete Ortodokse?
PJ: Sapo u kthyem nga Kolumbia ne vendosem qe te behemi ortodokse. Por ne nuk po gjenim nje famulli. Kishte vetem nje komunitet te vogel grek, por pa prift. Nje vit me vone me ne find takuam nje prift nga Venezuela, dhe ai pranoi te na pagezonte. Nje muaj me vone ai u kthye me nje Episkop nga Patriarkana e Kostandinopojes, i cili na ftoi ne Argjentine, ku edhe do te me pergatiste per prifterine.
Krijoni Kontakt