E Hene, 06 Tetor 2003
DOKLE MINISTER I JASHTEM
Edlira Prenga
Deklarata e Presidentit te Republikes, per zevendesimim e Ministrit te Jashtem, ishte si nje rrufe ne qiell te paster. Ne nje njoftim per shtyp, kreu i shtetit shqiptar kerkoi nga kryeministri Nano qe te plotesoje vendin vakant prej disa muajsh, te ministrit te jashtem. Ne njoftimin presidencial thuhet se kjo kerkese vjen si rrjedhoje e shqetesimit publik dhe politik lidhur me ceshtjen institucionale te plotesimit te vendit vakant te shefit te diplomacise ne Kabinetin qeveritar. "Ne mbeshtetje dhe zbatim te Kushtetutes te Republikes se Shqiperise, Presidenti i Republikes, eshte ne pritje qe Kryeministri te ndermarre hapat e nevojshem proceduriale per zgjidhjen sa me pare te ketij problemi", thuhet ne deklaraten zyrtare te dale nga institucioni i presidentit. Kjo kerkese vjen e befte per shkak te tensionit dhe temperatures se larte te procesit zgjedhor te javes se ardhshme. Ndersa kerkohej balancimi i KQZ-se, presidenti Moisiu papritur i rikthehet ceshtjes se harruar te Ministrit te Jashtem. Pse erdhi ky aple publik i Presidentit? Cilat kane qene kontaktet dhe dialogimet institucionale te krereve te shtetit per kete ceshtje dhe pse pikerisht tani?
Kerkesa e befte presidenciale, sipas disa burimeve vjen pas takimit te papublikuar para tre ditesh mes presidentit Moisiu dhe kryeministrit Nano. Burime prane dy institucioneve nuk e mohojne faktin se para tre ditesh ka patur nje takim mes d eksponenteve kryesore te shtetit. Takimi i lene jashte vemendjes se publikut eshte pasuar menjehere nga njoftimi presidentcial, per zevendesimin e Ministrit te Jashtem nga kryeministri Nano. Burime te rezervuara nga presidenca bejne te ditur se ne biseden e tyre ka qene e perfshire edhe ceshtja e plotesimit te ketij vendine kabinetin qeveritar, me nje emer te perfolur edhe kohe me pare. Ish-kryeparlamentari, Namik Dokle mesohet te kete qene pjese e bisedes se tyre, per te zevendesuar ish ministrin e Jashtem Ilir Meta. Sipas burimeve, kjo ceshtje do te marre formen e debatit ne Parlament ne ditet e ardhshme. Nderkohe qe perfaqesues apo mbeshtetes te njohur te zotit Meta te pyetur per kete ceshtje jane shprehur se keto jane lojra qe behen ne dite te ngarkuara dhe se PS nuk ka komoditet per te rikthyer situaten e krizes brenda vetes apo ne parlament.
Burimi: "Koha Jone"
Krijoni Kontakt