Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Parlamentarët e Kosovës votuan Rezolutën për ruajtjen territoriale të Kosovës

    --------------------------------------------------------------------------------

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash miratuan Rezolutën për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinë, 23 maj 2002 (QIK) - Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash miratuan Rezolutën për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

    Pro rezolutës votuan 85 deputetë, asnjë votë nuk ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim. Por, më parë deputetët e koalicionit serb "Kthimi", në momentin kur kryetari i Kuvendit hodhi në votim rezolutën për miratim, ata e braktisën sallën.

    Paraprakisht kryetarët e tri grupeve parlamentare - të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së - u shprehën në senacën plenare se njëzërit janë për votimin e rezolutës në fjalë.

    Pas votimit të rezolutës, kryetari i Kuvendit e mbylli seancën e sotme me këtë rend dite dhe pas një pushimi të shkurtër Kuvendi i Kosovës i vazhdon punimet me një rend dite tjetër.

    --------------------------------------------------------------------------------


    Rezoluta për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës ( Teksti i plotë )


    Kuvendi i Kosovës
    Komisioni për çështje gjyqësore, legjislative dhe të Kornizës Kushtetuese
    Komisioni për bashkëpunim ndërkombëtar


    Kuvendi i Kosovës, si organi më i lartë përfaqësues e ligjvënës i vetëqeverisjes së përkohshme në Kosovë, i dalë nga vota e lirë e popullit të Kosovës më 17 nëntor 2001:
    I shqetësuar thellë me aktin e cenimit të tërësisë territoriale të Kosovës, si rezultat i Marrëveshjes së 21 janarit 2001 midis përfaqësuesve të të ashtuquajturës RFJ dhe përfaqësuesve të ish-republikës jugosllave të Maqedonisë për ndryshimin e kufirit të Kosovës;

    Duke vërejtur ndërhyrjet e Serbisë me qëllim të ndryshimit të kufijve të Kosovës në territorin e komunës së Gjilanit dhe në territorin e komunës së Dardanës;
    I brengosur për mosushtrimin e kompetencave të organeve të vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës në komunat veriore të Kosovës dhe mosushtrimin e përgjegjësive të UNMIK-ut në këto pjesë të territorit të Kosovës dhe duke vërejtur ndërhyrjen e vazhdueshme të Beogradit në punët e brendshme të Kosovës nëpërmjet krijimit të strukturave paralele dhe të enklavave të minoriteteve edhe nëpërmjet të përdorimit të dhunës kundër institucioneve ndërkombëtare në Kosovë;
    Dhe, duke përkujtuar:
    Mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që me Rezolutën 1244 vuri Administrimin ndërkombëtar mbi gjithë territorin e Kosovës si territor unik e të pandashëm, me qëllim të ngritjes dhe të zhvillimit të institucioneve të vetëqeverisjes së përkohshme, si parakushte për zgjidhjen përfundimtare të statusit të saj politik;
    Faktin se ndërhyrja ushtarake në Kosovë e forcave ndërkombëtare, si dhe vendosja e Administrimit ndërkombëtar në Kosovë u bë në pajtim me Kreun VII të Kartës së OKB-së për të rivendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon;
    Faktin se përmes Rezolutës 1244, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ngarkoi praninë ndërkombëtare të sigurisë që të ushtrojë ndër të tjera funksionet që lidhen me mbikëqyrjen e kufijve (par.9. pika g.);
    Të dhënën se me nenet 1.1 dhe 1.2 të Dispozitave themelore të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, “Kosova është një entitet nën administrimin e përkohshëm ndërkombëtar, që me popullin e vet ka atributet unike historike, juridike, kulturore dhe gjyqësore” dhe se “Kosova është një territor i pandashëm anembanë të të cilit ushtrojnë përgjegjësitë e tyre institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes”;
    Duke theksuar faktin se Rregullorja 2000/45 për Vetëqeverisjen e komunave të Kosovës në nenin 2, pika 2.5 shprehimisht përcakton se “ndryshimi i kufijve të komunavee bëhet vetëm nga Pushteti Qendror dhe vetëm pas konsultimit paraprak me komunat përkatëse”;
    Duke njohur se tërësia territoriale e Kosovës si unike e pandashme dhe e patjetërsueshme, në asnjë fazë të zhvillimit të saj juridik kushtetues e politik nuk ka mundur të cenohet e as të ndryshohet pa pëlqimin e popullit të saj dhe të institucioneve që kanë vepruar në të, mbështetur në aktet më të larta të saja juridike – kushtetuese;
    Dhe, duke nënvizuar se marrëveshja e përmendur më parë dhe veprimet e ngjashme që kanë për qëllim cenimin e tërësisë territoriale të Kosovës, pareqesin rrezik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon;

    Kuvendi i Kosovës, pas një debati të gjerë, duke u mbështetur në nenin 1, pika 1.2 dhe Kreun 9, pjesa 9.1.1. të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme të Kosovës, në mbledhjen e vet të mbajtur më 23.05.2002, miraton këtë:

    R e z o l u t ë

    1. Kuvendi i Kosovës thekson se tërësia territoriale e Kosovës është një dhe e pandashme. Kufijtë e Kosovës janë të pandryshueshëm.

    2. Kuvendi i Kosovës e konsideron të papranueshme çdo marrëveshje jashtë vullnetit të popullit të Kosovës e të institucioneve të saj që cenon kufijtë e Kosovës.

    3. Kuvendi i Kosovës kërkon që PSSP, OKB, UNMIK-u dhe KFOR-i të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

    4. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, KFOR-i dhe Policia Ndërkombëtare që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre edhe në pjesën veriore të Kosovës dhe të marrin masa të menjëhershme për heqjen e pengesave dhe për qarkullimin e lirë të qytetarëve.

    5. Kuvendi obligon institucionet e Kosovës që të ushtrojnë pushtetin e tyre në gjithë Kosovën.

    6. Kuvendi i Kosovës e deklaron të papranueshme Marrëveshjen midis RFJ-së dhe IRJM-së të datës 21.01.2001 dhe nuk i pranon efektet e saj;

    7. Kuvendi i Kosovës nuk e pranon Marrëveshjen Hakerup – Çoviq të datës 05.121.2001, si dhe çdo marrëveshje tjetër pa pëlqimin e popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj;

    8. Kuvendi i Kosovës i deklaron të paligjshme të gjitha strukturat dhe mekanizmat paralele në komunat veriore të Kosovës dhe në pjesët tjera të territorit të saj dhe kërkon shpërbërjen e tyre të menjëhershme;

    9. Kuvendi i Kosovës kërkon nga PSSP dhe KFOR-i që bashkë me institucionet e Kosovës të marrin masa të nevojshme për të krijuar sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në territorin e saj;

    10. Kuvendi i Kosovës do të bashkëpunojë me institucionet ndërkombëtare për ndërtimin e demokracisë në Kosovë, duke promovuar dhe respektuar sundimin e ligjit dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të komuniteteve

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Steiner kundër Rezolutës

    Kryeadministratori i Kosovës Mihael Shtajner përmes një deklarate me shkrim anuloi dhe shpalli të pavlefshme Rezolutën për ruajtjen territoriale të Kosovës, të cilën sot e miratuan depetetët e Kosovës me një shumicë absolute të votave.

    Shtajner thotë se këtë vendim e ka marrë në bazë të autorizimeve që i jep Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Kornizës Kushtetuese për vetëqeverisjen e përkohshme.

    Para gazetarëve deklaratën e Shtajnerit e lexoi zëdhënësi i UNMIK-ut Sajmon Hazellok.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Rexhepi kthehet nga SHBA...

    Rexhepi kthehet nga SHBA: Të gjendet zgjidhje për kufijtë e Kosovës


    PRISHTINE, 23 maj - Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, u kthye sot nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me të arritur në Prishtinë, në një konferencë për media, Rexhepi tha se të gjitha takimet që i ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shumë të rëndësishme, por takim me peshë të veçantë ai e vlerësoi atë me përfaqësuesit të Bankës Botërore si dhe me ata të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Rexhepi bëri me dije se përfaqësuesit e Bankës Botërore do të takohen së shpejti me grupin e 7 vendeve më të zhvilluara, ku do të prezantohet programi i qeverisë së Kosovës. Sipas Rexhepit, ka shpresa se do të ketë donacione për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kryeministri Rexhepi tha se i ka njoftuar zyrtarët amerikanë e të institucioneve financiare ndërkombëtare me të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet Qeveria e Kosovës, duke theksuar se ato janë pasojë e statusit të papërcaktuar të Kosovës. Duke folur lidhur me rezolutën për tërësinë territoriale të Kosovës, të miratur sot në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Rexhepi tha se duhet të gjendet një zgjidhje për kufijtë e Kosovës. Me këtë rast, ai tha se Maqedonia nuk mund ta bëjë seleksionimin e kufijve dhe se kjo çështje i takon UNIMIK-ut.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    re

    OKB dhe Bashkimi Evropian i apelojnë Kuvendit të Kosovës: Respektoni marrëveshjen Shkup-Beograd


    PRISHTINE, 23 maj - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kryesia e Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Kuvendit të Kosovës që ta respektojë Marrëveshjen midis Beogradit e Shkupit rreth vijës së kufirit Kosovë- Maqedoni. Përmbajtja e këtyre rekomnadimeve u bë e njohur edhe në konferencën e sotme për gazetarë të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Në deklaratën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dërguar Kuvendit të Kosovës, u bëhet thirrje deputetëve të Kosovës që të punojnë bashkërisht me UNMIK-un për implementimin e plotë të Rezolutës 1244 dhe për fokusimin e vëmendjes në tri çështje, siç thuhet "urgjente", të cilat janë në kompetencë të Kuvendit të Kosovës, sipas Kornizës Kushtetuese. Në letrën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara drejtuar Kuvendit të Kosovës thuhet se anëtarët e Këshillit përsëritën qëndrimin e tyre rreth marrëveshjes presidenciale të 7 marsit të vitit 2001 lidhur me respektimin e vijës së kufirit në mes të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Aty thuhet se anëtarët e Këshillit të Sigurimit përsëritën edhe përkrahjen e tyre të plotë për pëpjekjet e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, Mihael Shtajner. Edhe në letrën e kryesuesit të radhës të Bashkimit Evropian përkrahet qëndrimi i kryeadministratorit Mihail Shtajner se çdo akt ose çdo rezolutë që miratohet nga Kuvendi i Kosovës, për çështje që janë të rezervuara për përfaqësuesin special të sekretarit, nuk do të konsiderohet legjitime.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Anketë me qytetarë

    Anketa me qytetarë: Përkrahim rezolutën për kufijtë; ndërkombëtarët mos pengojnë Kuvendin


    PRISHTINE, 23 maj - Qytetarët e Kosovës e përkrahin miratimin e Rezolutës mbi tërësinë territoriale të Kosovës të cilën sot e miratuan deputetët Kuvendit të Kosovës. Në një anketë të shkurtër të RTV21 me banorët e kryeqytetit, ata shprehe se me kundërshtimin që ia bëri kësaj rezolute, kryeadministratori Shtajner nuk mund t'ia mohojë punën Kuvendit të Kosovës. Përkundër paralajmërimeve të komunitetit ndërkombëtar se Rezoluta për tërësinë territoriale të Kosovës nuk do të jetë e ligjshme, qytetarët e Kosovës e vlerësojnë si një veprim të ligjshëm të deputetëve të Kuvendit. Qytetarët mendojnë se ndërkombëtarët kanë punët dhe obligimet e tyre, por ata nuk duhet të pengojnë punën e kuvendit të Koosvës

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    re

    Seanca e Kuvendit të Kosovës ndiqet me interesim edhe në Maqedoni


    SHKUP, 23 maj - Në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë është ndjekur me interesim seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës. Autoritetet maqedonase thonë se mbrëmë në drejtim të karakollit maqedonas "Strazha", që gjendet disa kilometra larg fshatit Tanushë, është shtënë me armë zjarri nga drejtimi i Kosovës

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Bravo u qofte !

    Ky eshte nje votim historik qe behet ne Kosove. Te pakten parlamenti i Kosoves mbron fort interesat dhe sovranitetin e Kosoves, jo si parlamenti anti-kombetar i Tiranes, qe po i mbyll syte dhe veshet para blerjes se interesave shqiptare nga greket.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Une mendoj se Kosovaret u shpejtuan. Politika ka rregulla qe vihen midis paleve dhe po i shkele do denohesh
    Ska politike vetem me nje pale

    Kosova nuk eshte shtet sovran dhe Kombet e Bashkuara nuk e kane njohur si te tille

    Statusi i Kosoves eshte e vertete se sipas kartes se OKB i perket popullit te Kososves, porse kjo eshte vetem njera ane e problemit
    Ana tjeter eshte se OKB eshte nje organizem ku veprojne njerez dhe interesa dhe se karta nuk ka fuqi ekzekutive.
    Fuqi ekzekutive kane vetem perfaqesuesit e OKB. Keshtu qe pervec deklarimit te sovranitetit eshte edhe hapi tjeter ai i njohjes se ketij sovraniteti

    Dhe ketu duhet luajtur politika

    Une mendoj se dita per sovranitetin e Kosoves eshte shume afer

    Dhe them se rruga per tek kjo dite kalon permes forcimit te institucioneve te shtetit kosovar

    Rindertimit ekonomik te kosoves

    Integrimit ekonomik, kulturor, shkencor me shqiptaret e trojeve etnike kudo ne ballkan

    Me reforma te shpejta dhe propagande te fuqishme kjo arrihet

    Vetem puna e perpjekja e ben endrren realitet

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    baobab shkruajti

    Une mendoj se Kosovaret u shpejtuan. Politika ka rregulla qe vihen midis paleve dhe po i shkele do denohesh
    Ska politike vetem me nje pale

    Kosova nuk eshte shtet sovran dhe Kombet e Bashkuara nuk e kane njohur si te tille

    ---------
    Kjo që u tha më lartë nuk qëndon fare. Kosova nuk është shtet i pavaruar, por a duhet të pres Parlamenti që t'i grabitet gjysma e territorit të saj derisa të pavarësohet. Edhe Maqedonia nuk është ende shtet i pavaruar (pse i thonë FYROM?) por edhe si e këtillë i përvetësoi 25000 hektarë tokë të Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare, nuk duhet, që n'emër të ndihmës për çlirimin e Kosovës ta falë tash edhe tokën e saj. Unë do të them diçka që askush se beson, por edhe më herët se ka besuar se guxojmë ta bëjmë një punë të tillë. E kam fjalën se nëse UNMIK vazhdon me faljen e tokës së Kosovës fqinjëve, atëherë prap do të ketë luftë. Por dikush do të pyet luftë ndaj kujt? Nuk di, por faljen e tokës nuk do ta pranojmë.

    PS: Më vjen keq nga shumë vëllezër nga Shqipëria që ende shumë pak e njohin Kosovën dhe realitetin e saj. Dikund kam thënë se Kosova do të pavarësohet sikur që lind dielli dhe perëndon, por para kësaj UNMIK po mundohet të krijojë kompleksin e ndonjë fjasie te shqiptarët e Kosovës për krimet ndëretnike, korrupcionin, të krijoj kompleksin se nuk dimë të qeverisim. Asgjë nga këto nuk qëndojnë. Krimet i ka lejuar vetë
    UNMIK duke u friguar për humbjen e ndonjë polici, apo ushtari ndërkombëtar (teoria e fitores me zero viktima). Korrupcionin e ka lejuar vetë UNMIK-u, këtë të gjithë e dinë. Ndërsa ne kemi ditur edhe më herët të qeverisim, por UNMIK po mendon se ne nuk dimë t'i mjelim as loptë .

    UNMIK ka qëllime dhe interesa tjera ndaj Kosovës të cilat po i fsheh dobët nga ne, por edhe ne i kemi interesat tona shumë trasnparente: ruajtjen e tërsisë territoriale të Kosovës, pavarësinë e saj dhe zhvillimin ekonomik. Ndërsa çeshtjen e bashkimit me Shqipërinë do ta bëjmë publike më vonë.

    Unë thënë shkurt, po përserisë, nuk di pse Shqipëria ruan ende regjimin kufitar dhe doganor me Kosovën? Do t'ishte mirë që sherbimet sekrete shqiptare të kujdesen vetëm për ndonjë veprim të sherbimeve greke apo serbe në tokën e saj, ndërsa regjimin kuitar s'kanë pse e mbajnë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 24-05-2002 më 13:07


    Durimi është më e madhja trimëri.


  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nuk di pse Shqipëria ruan ende regjimin kufitar dhe doganor me Kosovën? Do t'ishte mirë që sherbimet sekrete shqiptare të kujdesen vetëm për ndonjë veprim të sherbimeve greke apo serbe në tokën e saj, ndërsa regjimin kuitar s'kanë pse e mbajnë.


    Ah Mor Kosovar, po thike mbas shpine do te jete ne jete te jeteve pushteti socialist per Kosoven. Ata frike kane nga Kosova dhe forca e saj, kane frike se kane dhene te tjera premtime andej nga bredhin poshte e lart.

    Meta shkon ne Serbi e ti kerkon qe ata te hapin kufirin me Kosoven. Ata s'kane pse te mbrohen nga agjentura greke apo serbe, se ne bashkepunim me ta e zhvillon jeten politika shqiptare ne pushtet.

    Por duke iu kthyer ngjarjeve per te cilat ke informuar ketu ne forum, te falenderoj qe i ke sjelle dhe...Bravo ju qofte per ate qe keni deshmuar. Ju beni punen tuaj, se do te merrni shperblim per te.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •