JA KUSH JANE KRIMINELET QE VRANE TAHIR ZEMAJN E AHMET KRASNIQIN e ata qindra te tjere para e pas tyre..
Njihini e demaskoini qe te ndalet dora e tyre gjakatare!!!!!!!!!!
(Nga trepca net shkeputa kte kapitull nga libri i Tahir Zemajt.)
------
KAPITULLI I TRETĖ
TAKIMI ME AHMET KRASNIQIN NĖ TIRANĖ, RAPORTIMI IM PĖR GJENDJEN NĖ TERREN, RAPORTI I MINISTRIT PĖR ĒFARĖ KISHTE NDODHUR NĖ NDĖRKOHĖ
Nė pritjen time kam vėnė re se njerėzit kanė qenė shumė tė prekur. Ata e dinin se nė ēfarė vėshtirėsish qeshė gjendur unė nė terren. Unė kam informuar me detaje nga mė tė imtat pėr gjithēka ka ndodhur nė Kosovė, me vėshtirėsitė dhe betejat e fituara, me theks tė caktuar tėrheqjen e sukseshme dhe shmangjen e masakrave mbi civilėt.
Pastaj kam raportuar mbi faktin e mbėshtetjes qė u ėshtė dhėnė njėsive tona duke theksuar veēanarisht kontributin e fshtrave Isniq, Jasiq, Prapaqan etj. Kam vėnė nė dukje heroizmin dhe burrėrinė e bashkėluftėtarėve tė mi tė rėnė nė beteja, por edhe tė atyre qė kishin mbetur gjallė, i kam shqiptuar me emra oficerėt qė i qenė bashkangjitur njėsive tona, pastaj ata qė na kishin penguar me nė krye Sali Veselin, Naim Malokun, disa njerėz tė mbrojtjes territoriale nė fshatin Junik, personat qė paraqiteshin si pėrfaqėsues tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, tė gjitha kėto i unė i kam pėrmendur me emra nė librin e parė.
Zoti Ministėr ka shprehur mirėnjohjen e tij tė thellė pėr tė gjithė ata qytetarė qė na kishin ndihmuar, pėr ata djem e vajza luftėtarė dhe eprorė ushtarak qė na qenė bashkangjitur, duke shtuar se Kosova e lirė do t'ua mirėnjihte kontributin.
Ahmet Krasniqi ka folur pėr moszbatimin qė i qe bėrė Marrėveshjes sė Oslos.
Sė dyti pengesat qė kishte sjellė SHIK-u, rrėmujat dhe situata tepėr e rėndė e sigurisė nė Shqipėri. Pengesat nė Mobilizimin dhe rekrutimin e trupave. Ministri ka theksuar se edhe brenda radhėve tė MM ka njerėz qė nuk ia donė tė mirėn Kosovės dhe janė nė mėnyrė indirekte me shėrbimet e huaja. Ata njerėz qė kishin hyrė me qėllime tė caktuara, pas vrasjes sė Ministrit janė imponuar me emra dhe mbiemra. Siē duket ministri e dinte, ishte i informuar pėr prezencėn e tyre.
Dua tė vė nė dukje edhe njė fakt: pas vrasjes sė Ahmet Krasniqit, sikur u krijua frikė te disa njerėz qė tė qėndronin pranė meje, magjithėkėtė tėrheqjen time e ndihmuan Besnik Gjukaj dhe Elton Brahimi nga Vlora.
Kush i bllokonte armėt qė nevoiteshin pėr ēlirimin e Kosovės?
Ekzistonte njė grup pranė sektorit Logjistik tė LPK-sė qė merrej veēanėrisht me pengimin e armatosjes sė luftėtarėve shqiptarė tė njėsive operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes.
Ky grup duke vėnė re kualitetin dhe sasinė e armatimit tė porositur nga Ministriesė sė Mbrojtjes, i cili, po tė arrinte nė terren dhe tė pėrdorej nė luftė kundėr forcave serbe do tė siguronte njė epėrsi tė padiskutueshme ushtarake dhe morale te Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės. Do tė thotė do tė sigurohej epėrsia e luftėtarėve shqiptarė tė kėtyre njėsive ndaj atyre tė Serbisė. Kjo gjė nuk mund tė tolerohej nga LPK e cila kėrkonte qė mė parė tė shkatėrronte konkurentin pėr pushtet brenda shqiptar, dhe kėtė ta bėnte nėpėrmjet Serbisė, me shpresė se kėshtu do ta kishte mė tė lehtė tė vinte nė pushtet.
Miopia e njė lėvizjeje tė tillė politike, ka qenė dhe ėshtė e rrezikshme pėr nteresat e kombit shqiptar, por pėr shtabet staliniste tė LPK-sė, pushteti personal ėshtė mė i rėndėsishėm se sa liria e kombit, pėrparėsia ideologjike enveristo- staliniste ėshtė mė e rėndėsishme se sa pluralizmi politik dhe demokracia.
Nga meesi i muajit qershor 1998 nė LPK ekzistonin tė paktėn tri fraksione kryesore qė udhėhiqeshin nga Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti dhe Muhamet Kelmendi. Qė tė tri kėto grupe instruktoheshin nga komesarė specialė tė Partisė Socialiste, tė Qeverisė sė Shqipėrisė sė asaj kohe, tė Sherbimit Informativ Kombėtar dhe tė shėrbimeve speciale tė ministrive tė rendit dhe tė mbrojtjes.
Publikisht janė paraqitur emrat e Bedri Islamit, Koēo Danajt, Dilaver Goxhaj, Shaban Brahaj, Fatos Klosi dhe njė pjesė e mirė e komunikatave tė fillimit nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm janė pėrpiluar nga Shaban Sinani, ish-zėdhėnės i Ramiz Alisė.
Fraksioni i LPK-sė, drejtuar nga Ibrahim Kelmendi, bashkėpunonte me pjesėn tjetėr tė LPK-sė, vetėm kur vinte puna pėr tė bllokuar armatimin, pėr tė bllokuar vprimtarinė e Ministrisė sė Mbrojtjes. Njė degė e kėtij fraksioni qe instaluar nė MM dhe pėrbėhej nga Xhafer Jashari, shef i logjistikės, zėvendėsi i tij ka qenė Tahir Zejnullahu. Fadil Demiri, Ramadan Gashi, Binak Gashi, Agim Hazirin Skender Hasimi, Armando Arbana, Genc Kelmendi etj. Kėta njerėz pas vrasjes sė Ahmet Krasniqit kanė marrė fuqi tė madhe nė Ministrinė e Mbrojtjes duke u bėrė krahu i djathtė i ministrit tė ri, zotit Bicaj.
Pėr tė ilustruar kėtė tė vėrtetė po sjell edhe emrin e njė nėnoficeri Ramadan Gashi, qė drejtonte tė gjitha referimet. Tė gjithė ushtarakėt nga terreni raportonin para ministrit nė prezencėn tij. Behxhet Mehmeti, (Bajrami) njė njėri i LPK-sė, jo fort i pastėr para drejtėsisė zicerane, vjeni dhe vepron pranė Ministrisė sė Mbrojtjes, ndėrkohė qė ministri Bicaj nuk bėnte asgjė pa praninė e kėtyre njerėzve.
Vetė ish ministri mund ta shpjegojė mė mirė pozitėn e tij, veprimet dhe mos veprimet nė kėtė drejtim. Tė gjitha strukturat ushtarake tė Shqipėrisė, ushtria, policia, policia financiare, SHIK-u etj, kanė synuar shkurajimin e strukturave tė Ministrisė sė Mbrojtjes.
Lind pyetja: pse armatimi, qė blehet dhe u dėrgohet njėsive tė Ministriesė sė Mbrojtjes, duhej tė kalonte pėrmes duarve tė Nasim Haradinajt? Ministri Bicaj duhet tė ketė njė pėrgjigje pėr kėtė pyetje tė thjeshtė. Ministri duhet tė ketė informacione se sa herė ėshtė shitur, se ēfarė drejtimi ka marrė dhe ku ka pėrfunduar armatimi modern. Unė kam pėrshtypjen se i gjithė ky pėshtjellim ėshtė bėrė nė koordinim me Shtabin e Pėrgjithshėm tė LPK-sė.
Pėr kėtė shkak Ministria e Mbrojtjes ėshtė detyruar tė armatosė njėsitė e veta, 6 brigadat e vendosura nė Verim me armatim tė vjetėr kinez e sovjetik. Nė fakt tė njėjtin fat kanė pasur edhe njėsitė qė pėrgatiste dhe armatoste Shtabi i Pėrjithshėm i LPK-sė.Edhe armatimi i tyre ka qenė i tė njėjtės kategori.
Kėtu duket loja e dyfishte qė bėnte qeveria e Fatos Nanos me luftėtarėt shqiptarė, nga njėra anė i detyronte tė blinin armatim tė cilėsisė sė dobėt nėpėr Shqipėri, me njė ēmim marramendės, duke ēarmatosur shqiptarėt, nga ana tjetėr i vinte luftėtarėt shqiptarė nė pozita inferiore armatimi me kundėrshtarėt e tyre serbė. Pra as Serbia nuk dėmtohej dhe shqiptarėt e armatosur, tmerri i qeverisė sė ardhur nė pushtet me gjak, ēarmatoseshin.
Pėr armatimimn e ardhur nga importi, nė Ministrinė e Mbrojtjes ekzistojnė dokumente, qė, megjithėse i pajisur sipas tė gjitha marrėveshjeve ndėrkombėtare pėr kalime tranzit, pėr kalimin e tij na ėshtė dashur tė paguajmė shuma ekstravagante pranė autorirteteve policore dhe tė shėrbimit informativ nė port, pėr t'i kaluar nė drejtim tė veriut dhe mė pas Kosovės.
Ka pasur shtete qė na kanė dhuruar armė, por qė kėrkonin garanci kalimi ilegal nėpėr Shqipėri. Ne nuk kemi mundur t'i marrim ato armė pasi porti i Durrėsit, Aeroporti i Rinasit dhe tė gjitha pikat e hyrjes e daljes nga Shqipėria ruheshin me fanatizėm nga "bodigardėt" e Serbisė nė Tiranė.
Po nė atė takim janė marrė vendimet dhe janė caktuar njerėzit qė do tė merreshin me rimobilizimn dhe riorganizimin e brigadave tė tėrhequra. Ideja ishte pėrqėndrimi i tyre nė njė bazė stėrvitore dhe pėrgatitja pėr aktivitetet e ardhme luftarake nė terren.
Shtabi Suprem ka pėrcaktuar detyrat duke mė caktuar mua tė merresha me detajet. Unė kam emruar eprorėt Esat Ademaj, Skender Rexhahmetaj, Gjukaj, dhe Isuf Haklajn, qė tė bėnin pranimin e ushtarėve dhe eprorėve, tė bėnin transportin e tyre pėr nė Papaj, furnizimin e tyre me armė dhe uniforma dhe fillimin e rehabilitimit dhe stėrvitjes sė tyre.
Qenė krijuar pesė baza stervitore, katėr brigada tė reja dhe dy njėsi speciale
Nga ana tjetėr Ministri ka informuar se qenė krijuar edhe qendra tė tjera stėrvitore pėrveē asaj qė kishim pasur para 5 muajve. Tė tilla qenė krijuar nė Kolē, Kalimash, Babinė, Papaj dhe Viēidol. Qenė formuar gjithashtu edhe pesė brigada tė tjera, 142, e drejtuar nga Fuat Ramiqi, Brigada "Skenderbeu", Brigada e Istogut, Brigada e komanduar nga Muharrem Rrahmanit dhe njėsia diversanto vėzhguese e drejtuar nga Anton Ēuni, Batalioni i Policisė Ushtarake i komanduar nga Hafir Hoxha. Nė kėto qendra stėrvitore kishte filluar pėrgatitja, ristrukturimi i kazermave, pasi pranė ministrisė qe krijuar edhe njė batalion pėr ndėrtime.
Kėto punė qenė kryer, me shpirt nė fyt siē thotė populli, pasi siē kam pėrmendur ekzistonte njė strategji konstante bllokimi, me qėllime destruktive, pasi ata kishin vėnė re se kualiteti dhe kuantiteti i armėve qė kishim porositur ne, po tė hynte nė terren do tė siguronte njė epėrsi tė dukshme, do t'u garantonte forcave tona njė rezistencė efektive kundėr pushtuesit, do tė mund ta kishte afruar edhe mė shumė, vetė ēlirimin e Kosovės.
Por ata kishin frikė se kjo gjė do tė sillte edhe fuqizimin politik tė institucioneve shqiptare nė Kosovė, gjė qė ata i tmerronte, pasi tė tjera plane kishin bėrė pėr Kosovėn e pas luftės. Ja sepse ata kanė bėrė pėrpjekje pėr bllokimin e kėtij armatimi.
Destruktiviteti ka filluar qysh nė procesin e mbledhjes sė mjeteve prej bashkėatdhetarėve nė diasporė. Veprimtarėt e institucioneve tė Kosovės u vunė nė shėnjestėr tė gangsterėve tė LPK-sė, komisionerėt e tre pėrqindėshit, apo aksioneve tė tjera financiare u kėrcėnuan edhe me likujdim fizik.
Emrat e kėrtyre veprimtarėve lakoheshin nėpėr seanca obskurantiste hetimi nėpėr bjeshkėt dhe pėrrojet e Kosovės, ku hajnat e dikurshėm, tė veshur me pushtet imagjinativ hetuesash, jepnin denime me vdekje nė mungesė pėr veprimtarė shqiptarė qė gjithė jetėn ishin pėrpjekur pėr lirinė e Kosovės.
Mund tė pėrmend kėtu disa emra njerėzish, klubesh dhe shoqatash shqiptare nė mėrgim qė janė kėrcėnuar. Ramadan Gashi nga Amerika, Ilmi Gashi nė Gjermani, shoqata e Bukėpjekėsve nga Kroacia, Marian Pnishi nga Zvicra, Klubi shqiptarė "Kadri Zeka" nė Sierrė, Shoqata "Vatra" nė Amerikė etj
Nė Ministri u afruan njerėz tė dyshimtė kombėtarisht por tė besueshėm nga ana ideologjike
Nė fakt, afrimi i njė njeriu tė specializuar, e njė ish ushtaraku profesionist siē ishte Xhafer Jashari presupozonte qė logjistika tė funksiononte mė me efektivitet. Pėrveē profesionalizmit tė tij, duke njohur edhe lidhjet qė kishte me LPK-nė, kryesisht ato familjare me Ibrahim Kelmendin, kemi menduar se do tė mund tė influenconte qė tė mos pengohej furnizimi i njėsive luftarake, nė fakt nuk ka ndodhur ashtu. Ne kemi pasur vėshtirėsi edhe mė parė, kur kemi pasur staf tė kufizuar, por problemet nuk janė zgjidhur edhe pse numri i stafit tė MM ėshtė shtuar shumė.
Nė kėtė kontekst vlen tė pėrmendet emri i njėfarė Skender Hasimit, qė ka punuar nė Sigurimin e MM, e cili me ndihmėn e Shaban Brahės, njė ish oficeri tė vjetėr tė Sigurimit tė Shqipėrisė, ka kontribuar shumė nė afrimin e njerėzve tė dyshimtė pėr ēėshtjen kombėtare, por ideololigjiksht tė besueshėm pėr ta.
Ne kemi arritur nė fillim qė me njė numėr shumė tė vogėl njerėzish tė armatosim dhe uniformojmė njėsitė e para operative, jo me ndonjė kualitet shumė tė lartė, por gjithsesi nė njėfarė mase kanė qenė tė mirėpajisura. Mė vonė, pra, kur prania e kėtyre njerėzve tė specializuar nė MM do tė thoshte mė shumė armė, uniforma dhe municion pėr trupat tona, nuk ka ndodhur ashtu. Pėrkundrazi, sasi uniformash dhe armėsh, qė kanė qenė tė planifikuara pėr njėsitė operative, pa u konsultuar fare me shtabin e MM, janė dėrguar nė drejtime tjera.
Pėr tė ilustruar po pėrmend vetėm njė fakt: Blerja e 2000 uniformave nė Gjermani nga Xhafer Jashari, Fadil Demiri, Agim Haziri me paratė e MM-sė. Prej tyre 1500 copė i dėrgohen Xhavit Halitit, pesėqind Halil Bicajt. Pėr tė mos spekulluar mė gjatė sjell nė evidencė fjalėt qė qarkullojnė se uniformat i kanė marrė falas apo me gjysmė ēmimi, ndėrsa faturat e paraqitura janė pėr uniforma tė reja dhe tė blera si tė tilla.
Ėshtė fakt qė 1500 uniformat e pėrmendura nuk kanė shkuar pėr ta veshur Halitin dhe tė afėrmit e tij, ato kanė shkuar nė Kosovė tek luftėtarėt e lirisė, problemi ėshtė tek mėnyra e pėrdorur, tek preferencat politike, ndėrkohė qė ushtarėt e njėsive tona kanė qenė shpesh herė pa unioformė dhe kėpucė.
Nė kėtė libėr nuk kam ndėrmend t'i nxjerr tė gjitha faktet qė ilustrojnė qendrimet e mia, nėse personat e pėrmendur do tė polemizojnė, kundėrshtojnė ose hedhin poshtė me sharje, siē e kanė zanat, konstatimet e mia, atėherė unė do tė botoj shifra dhe fakte tė pafund tė kėtij lloji qė pėrmenda mė lart. Dokumentet ekzistojnė.
Njė pengesė tjetėr, e cila rezultoi tė ishte e paramenduar mirė, ka qenė edhe rezistenca qė i bėhej rikthimit tim nė gjirin e MM. Siē kam shpjeguar, pas tėrheqjes nga Kosova, kam pasur disa ditė pushim. Pastaj do tė mė duhej t'u bashkohesha trupave nė Papaj pėr tė filluar stėrvitjen dhe pėrgatitjen e tyre pėr operacionet e mėvonshme ushtarake pėr ēlirimin e Kosovės. Ritkhimi im ėshtė penguar me gjithfarė justifikimesh nga Halil Bicaj.
Megjithatė unė kam vendosur t'u bashkangjitem trupave tė brigadave 131, 134, 133 tė Zonės sė Tretė Operative, qė, pėrveē Papajt, qenė vendosur edhe nė qendrat e reja stėrvitore nė veri tė Shqipėrisė. Pėrpara se tė vija unė, Xhafer Jashari me nja 15 eprorė tė tjerė nė MM mbajnė njė takim me rend dite a tė lejohet apo tė mos lejohet kthimi i Tahir Zemajt pranė MM? Pas debatesh ėshtė vendosur qė tė votohet. Kundėr meje kanė votur Xhafer Jashari dhe Fadil Demiri, me justifikimin se ai nuk bėn tė vijė pasi
Para se tė nisesha pėr nė Papaj, pėr tė marrė komandėn e trupave tė Zonės sė Tretė Operative, komandant i tė cilave isha, mė ėshtė bėrė njė lojė shumė e madhe : te komandanti i brigades 131 Rrustem Berisha, kanė shkuar qė ti bėjnė presion ish-zėdhėnėsi i Shtabit te Pėrgjithshėm, Jakup Krasniqi.
Takimi vetėm mes tyre ka zgjatur 3-4 orė dhe Jakupi ka ushtruar presion ndaj Rrustem Berishės qė ky dhe oficerėt e tjerė tė bėnin tė pamundshmen pėr te penguar rikthimin tim ne komandė tė trupave, rrjedhimisht tė pengonin edhe influencėn e institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Tė njėjtėn gjė e ka bėrė edhe Azem Syla, me tė njėjtin person; siē duket ata kishin vėnė re se Rrustem Berisha qe njė njeri me tė cilin ata mund te "bisedonin".
E keqja e kolegut Berisha ka qenė se ai nuk ka informuar asnjė prej kolegėve tė tij oficerė te Brigades 131. Pse ? Ka qenė i kėrcėnuar ? Ka marre ryshfet apo ka qenė vullneti i tij i lirė ? Rrustem Berisha ua ka borxh bashkėluftėtarėve tė tij, tė gjallė dhe te vdekur, sidomos emrave tė Sali Ēekut dhe Agim Ramadanit, kėtė sqarim.
A e ka ditur H.Bicaj se ka po ia mbante Ministria e Mbrojtjes?
Kėto gjėra janė toleruar siē thashė edhe nga Ministri Bicaj me vetėdije apo pa vetėdije unė nuk dua tė spekuloj, por disa javė mė vonė, kur kam shkuar nė Ministri pėr tė takuar zotin Bicaj, njė individ i LPK-sė, njė farė Bajram Gashi ka kėrkuar me insistim qė tė merrte pjesė nė takimin tim me Ministrin.
Kur e kam pyetur se pse ai mė ėshtė pėrgjigjur se "Duhet tė marr vesh se ēfarė do tė bisedoni!" Ndėrkohė zoti Bicaj ėshtė larguar nga Ministria duke mė lėnė vetėm dhe falė vetėm gjeturisė sime dhe ndihmės sė disa shokėve e kolegėve brenda ministrisė kam mundur t'i shpėtoj njė likujdimi tė planifikuar brenda Ministrisė sė Mbrojtjes.
Atentati ka qenė i planifikuar nga ky person dhe nga dy tė tjerė. Falė zotit unė jam gjallė dhe nuk i jam ndarė punės e as qė kam ndėrmend t'i ndahem para kėsilloj kėrcėnimesh. Atė ditė, veē jam dėshpėruar shumė. Ministria e Mbrojtjes po rrėshqiste me shpejtėsi nė anėn tjetėr. Ata edhe do ta kishin deklaruar publikisht si njė fitore tė tyre, pushtimin e Ministrisė sė Mbrojtjes, njė gjė tė tillė nuk e kanė bėrė thjesht pėr arsye pragmatike, pasi kanė mundur nėpėrmjet Ministria e Mbrojtjes tė shfrytėzojnė mjaft fonde tė qeverisė sė Republikės sė Kosovės, qė nė kushte tė tjera ka qenė thjesht e vėshtirė tė shfrytėzoheshin.
Por edhe njė element tjetėr ėshtė pėrdorur me dinakėri nga ky fraksion i LPK-sė. Ibrahim Klemendi, Xhavit Haliti, LPK-ejcėt dhe fraksionet e tjera e dinin se ēfarė mbėshtetjeje kishin Institucionet e Republikės sė Kosovės tek qytetarėt e saj.
Ndaj ai ka dashur qė duke u maskuar nėn hijen e njėrit prej kėtyre institucioneve, Ministrisė sė Mbrojtjes, tė fitonin kredibilitet politik pas luftės, duke iu shmangur kėshtu reaksionit negativ, qė kishin dhe kanė qytetarėt e Kosovės pėr shumicėn e strukturave tė LPK sė, strukturave tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė dhe elementėve greko-serbė nė administratėn shtetėrore tė Shqipėrisė.
Siē kam shpjeguar nė librin e parė, unė mora vendimin dhe shkova pranė trupave tė brigadave tė Zonės sė Tretė Operative nė Papaj. Atje ka qenė i organizuar njė atentat tjetėr nga Nasim Haradinaj, pėr rrethanat e tė cilit kam folur. Pėr tė shmangur incidente tė rėnda jam larguar ngaaj dhe sė bashku me kolegėt e mi oficerė kemi vendosur krijimin dhe stėrvitjen e njė brigade tė re nė Mamurras, me emrin Mėrgimi.
Rishtas hyn nė skenė Shefi i Logjistikės pranė Ministrisė sė Mmrojtjes Xhafer Jashari, i cili ka bėrė tė pamundurėn pėr tė mė penguar, jo veē qė nuk ka ndihmuar nė sigurimin e uniformave, ambjenteve stėrvitore, armėve e municionit, qė e kishte pėr detyrė, por edhe ato qė kemi gjetur vetė nėpėrmjet burimeve tė tjera, ėshtė munduar me tė gjitha mjetet tė na i ndalojė, tė na sabotojė e pengojė ashtu edhe siē ndodhi nė fund tė fundit.
Kur ėshtė rasti tek ky epror ushtarak, pra tek zoti Jashari, duhet theksuar se ka luajtur njė rol shumė negativ porpagandistik kundėr Ministrisė sė Mbrojtjes. Njerėz e institucione vendase e tė huaja qė shfaqnin admirim pėr pėrpjekjet tona, qė shfaqnin interes pėr tė na ndihmuar, dekurajoheshin nga fjalori acid, nga deklaratat e papėrgjegjshme tė Xhafer Jasharit, i cili nuk linte njeri pa sharė nė tė gjithė hierarkinė civile dhe ushtarake tė institucioneve tė Kosovės.
Ja sepse ministri Halil Bicaj e ka detyrim tu pėrgjigjet disa pyetjeve pėr tė cilat unė nuk kam tė dhėna tė mjaftueshmė, rrjedhimisht nuk dua as tė spekuloj me to e kėto pyetje janė :
Z. Bicaj, a i zbatonte urdhėrat e Inslitucioneve tė Republikės apo tė LPK-jcėve dhe urdhėrdhėnėsve tė tyre nga partia e themeluar nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviēi nė Shqipėri ? A ka qenė ministri Bicaj ideator dhe organizator i veprimeve dhe mosveprimeve qė kanė penguar punėn e Ministrisė se Mbrojtjes ?
Me sugjerimin e kujt i mori ata bashkėpuntorė, pse nuk u konsultua asnjėherė me bashkėpunėtorėt e tij tė emėruar sipas hierarkisė ushtarake e tė pranuar nga te gjithė ? Nga ėshtė nisur ministri Bicaj pėr tė emėruar Ramė Marajn shef te zbulim-kundėrzbulimit te Ministrisė se Mbrojtjes, kur dihej publikisht se kush ishte ai ? Cila ėshtė pėrgjegjėsia e ministrit Halil Bicaj dhe shefit tė zbulim-kundėrzbulimit te Ministrisė se Mbrojtjes Ramė Maraj rreth fatit te papėrshkrueshėm tragjik tė marshimit te Brigades ,,Mėrgimi" nė drejtim te Kosovės (pėrshkruar ne librin e pare)?
Megjithatė mė duhet tė theksoj se ndaj meje nuk ėshtė bėrė thjesht luftė personale, lufta ndaj meje nuk pasur thjesht si qėllim shkatėrrimin tim fizik, jo, ajo kryesisht drejtohej kundėr institucioneve qė pėrfaqėsoja, kundėr institucioneve nėn urdhėrin dhe autoritetin e tė cilave veproja, lufta kundėr kėtyre institucioneve ishte luftė kundėr vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės, ishte luftė nė tė njėjtin front me Serbinė, ndaj kur mė ėshtė dashur tė luftoj kundėr Serbisė mė ėshtė dashur tė luftoj edhe kundėr pengesave tė tilla qė krijoheshin nga vegla ose shėrbėtorė, qoftė edhe tė pavetėdijshėm tė Serbisė. ( 65 - 84 fq.)
Marre ne trepca.net
------------------------------------------------
...........
Koment ..
E verteta te bind por dhe te trishton..Sa kriminele kemi mes nesh..
Mjafton ky kapitull nga libri i kolonel Tahir Zemajt per te kuptuar lojen e turpshme kriminale te PPSH-se ose PS-se dhe vegles se ndyre te saje LPK-se per ceshtjen e Kosoves dhe Kombit.
Tahir Zemaj do ngelet i lavdishem ne histori jo vetem si Hero i Kosoves dhe i institucioneve te saje por dhe si denoncues i guximshem i Mafies kriminale qe ka uzurpuar Kombin.
Per cdo atdhetar te vertete mjafton ky kapitull nga libri i tije per te mesuar se kush jan Kriminelet dhe armiqte e Kombit.
Ata jan aty ne kte dokument te rendesishem historik me emra e mbiemra dhe kushdo mund ti njohi.
Prandaj e vrane Kolonelin e madh. Cdo gje eshte e qarte.
Kriminelet nuk kane emra te panjohur. Ata i njeh populli.
Ata jane kush me shum e kush me pak ketu te damkosur nga penda e Tahir Zemajt.
Nuk mund te behet Kosova dhe as Shqiperia nje hapsire e lire e demokratike ne se keta perbindesha nuk do marrin denimin e merituar.
Lavdi Heroit Tahir Zemaj !
Krijoni Kontakt