Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 78
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    DIL

    Kur s'i qesh buza buzėqeshjes
    Kur dhe vetmia zė vetmohet,
    ti rri ngujuar brenda heshtjes,
    po tjetėrkush pėr ty ngujohet.

    Je gjeth i degės hijerėndė,
    Je dru i pyllit qė nuk sos,.
    Nga zėra njerzish rrafsh iu shembėn,
    Tė moēmit mure Jerikosė.

    Dikush pėr ty pėrbluan urinė,
    Mos ndjejnė uri as zogjtė as ti.
    Ti-njė shushamė njė suferinė-
    Ngujuar brenda vetes rri.

    Dil, sa pa rėnė nata e gjatė,
    sa pa tė marrė Harrimi osh.
    Nė kėtė botė tė pamatė,
    Tė rrosh pėrkthehet: Tė luftosh!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Klithma pa brigje

    Asgjėkundi s'ju presin.
    Vetėm zogjtė ju bėjnė shoqėri,
    Dy-tri re tė dėbuara prej erės
    Nje varg lotėsh pas jush lebetitet,
    Lebetitja pėrlotet pas derės.

    Ku po shkon?

    As tė gjallė
    as tė vdekur s'ju presin.
    Endrra e juaj e parė drithėron
    si njė yll i pafat nėpėr mjegull.

    Klithin brigjet,
    shpirtrat tuaj si shpendė tė plagosur vėrtiten.
    Nga dhembja drejt dhembjes si dhembje shtėgtoni.

    Ku po shkoni?

    Ku shkoni?

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Buzqeshje mes brigjesh

    Xhevahir Spaho


    Gjithkundi ju presin
    Jo vetem zogjte por dhe njerzit
    Re me shi te ngrohte vere
    Ardhur prej nje Ere
    Nje varg pa fund lule shqerre
    Mbi supe ju bien
    Hapni syte largoni hijen

    Ku po shkoni
    Ndaloni
    Ju presin
    Vec pak buzqeshje do mbesin
    Nge grindjet e kota
    Te vjetra sa bota

    Endrrat
    Mos i Flakni
    Me uj i sperkatni
    E lule do celin
    Femijet ti mbledhin
    E ne vajzat bel holla
    Ne qafa u a varin
    Si turisteve ne Ishujt Havai
    Kurora miqesie
    Aroma dashurie


    Ku shkoni
    Mos fleni
    Ketu do na gjeni
    Si zogj krahe shkruar
    Qe degve gezuar
    Pranveren e sjellin

    Mes Brigjesh vem zemrat
    E i lidhim shpresat
    E i zgjidhim Endrrat
    Ti marrin ererat
    E mbi Token e lagur
    Te lindin kenget
    E era
    Ti largoj Brengat


    qashtu...



    ..........


    lol

  4. #24
    Art

    Tek tingujt vdes
    Tek ngjyrat cmendem
    Tek fjala vdes cmendem permendem

    ***

    Shihni endrra?- me pyeten dy buze qe s’i njoh.
    Shoh, - u thashe, - po s’di ne me shohin ato.


    Kendonte nje bilbil

    Kendonte nje bilbil orfe mbi mua
    Dhe pemet nuk e di a merrnin fryme
    Korijeve kulmohej kenga krua
    Pastaj u pre dhe prajti porsi bryme

    Kendo bilbil, ne mos nen bisqe bliresh
    Une vete po nis te vershelllej tani
    Ne cast kumboi nje kor qiellor bilbilesh
    C’u be me kenge time?
    Nuk e di

    (1985)

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    KOSOVARJA


    Nė hyrje tė shekullit tė njėzetė,
    nxorėn nė bankė tė akuzės
    njė malėsore tė thjeshtė.

    Ajo pas hekurave tė burgut kishte pyetur:
    - Pėrse?
    Ata i thanė:
    -Sepse...
    Ajo nė gjyq:
    -Pėrse?
    Ata:
    -Njė herė ke thėnė se...

    Sy tė habitur
    Nė sallėn e tymtė,
    - Pėrse? Jua them unė,-
    tha ajo mė nė fund.

    Dhe zbuloi veshjen e varfėr tė saj,
    sikur tė zbulonte njė thesar:
    jeleku i kuq,
    xhubleta e zezė!

    - Ja, pėr kėto mė dėnoni,
    ju tė njė toke tjetėr!

    Nė sallė u shpalos
    trupi i saj:
    njė flamur kuq e zi.

    Dhe zemra nė flamur
    si shqiponjė lėvizi.
    _________________( Xh. Spahiu)

  6. #26
    Ferrparajsa

    Pa pike pezmi vdes qysh neser
    po fundja fatit pse t'ia prish
    Pushtoma shpirtin, vere e vjeter,
    me lidh me pranga perendish.

    Shkelqen parajsa permatane,
    s'ka ferr e terr e tmerr pa fre,
    se nga te gjithe qe shkuan e vane
    asnje s'u kthye prape mbi dhe

    Por cfare merzie e perzishme
    rrafshire e botes n'ameshim!
    Pa pabesi te befasishme,
    pa nje perplasje, nje tundim

    M'u ndiz ne deje zjarr i pare,
    me prush e afsh me perkedhel.
    Nje mije demone ta heqin zvarre,
    i zmbraps ky dufi yt rrebel!

    Me yjet flet kur pret vetem
    ne ferrparajsa gjithesish.
    Plugoma shpirtin, vere e vjeter,
    te thyej pranga perendish.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #27
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Dashuri e ndaluar

    Leshoje drerin Artemide.
    Harkoje harkun,shigjeten shigjetoje,
    piken e lotit qe shket nga syri i drerit,
    nese te ngushellon,qelloje.
    Leshoje drerin Artemide.
    Se dashuria ka uri,
    dhe vjeshta,vjeshta e llahtarisur
    ve kujensi te jete ne zi.
    Shigjeta e nisur kurre s'kthehet pas
    dhe mosha s'eshte gafore qe shkon praptas.
    Klapite e lindjes te tmerrojne?
    Rreshqit,rreshqit ne siperfaqen e jetes,
    gjahtare e vetvetes.
    Mbi koken tende rri mberthyernje cerdha gjysmehene,
    nen driten e sajne kopsht te Luksemburgut,
    pellumbat dashurohen gjersa cmenden.
    Leshoje drerin Artremide
    dhe mos e nis ate shigjete.
    Sorkadhja veshur me te zeza,
    kah mot pas blirit pret.

    Eja te vdesim e dashur

    Eja te vdesim, e dashur,
    shpenzimet e varrimit i merr persiper shteti,
    a s'e degjove ne TV si kryelajm?
    Eja te vdesim, e dashur,
    s'ka rendesi ne rron si rob a zot,
    arkivoli eshte gati,
    dy metra vend gjithashtu,
    makine e funeralit,
    kurora me lule artificiale: te kuqe, te bardha, blu.
    Eja te vdesim, e dashur,
    c'na duhet kjo jete,
    e rendesishme eshte te vdesesh si zotni;
    mbylle TV-ne,
    te vdesim qysh tani.

    Qen i rrahur

    Ketu jam i huaj
    ndonese dikur kam qene si i shtepise.
    Midis dy stinesh, si midis gureve ka hyre tinezisht
    nje shtrese akulli
    qe mbyll si izolant cdo mirkuptim.
    Ketu jam i huaj,
    permasen qe s'e pata e djeshmja s'ma pranon;
    ne rruge ka te tjera peme,
    ne dhome qarkullojne te tjere zera,
    permbi cati pellumbat jane te tjere,
    nje re mbi krye me thote: je i huaj...
    Te ulerish?
    Eshte pak.
    Atehere vjen platitja,
    mbi balle ngulet hija si gur varri.
    Me mire ik si qen i rrahur,
    i rrahur nga vetvetja e dikurshme
    qe nuk te njeh kush je.
    Packa se dje ke qene si i shtepise,
    i huaj, sot po iken nga ky dhe.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #28
    Babai

    Naten
    kur bota fle
    dhe deti pertyp pendimin per marrezite e dites
    kur pulebardhat ne skajet e kujteses klithin
    dhe yjet – sy qe s’mbyllin sy –
    ne heshtje zene e fiken
    del nga shushama
    dhe shalon nje kale
    shkel mbi asgjene
    dhe qaset ne rrethina

    S’eshte Kostandini i vetem. Eshte babai.

    Askush s’e sheh dhe nuk e njeh askush.

    Lidh kalin ne nje gardh me rreze hene
    shkund balten dhe avitet ne driatare
    prane gjumit te femijeve
    Zgjat doren, i mbulon me nje velenxe
    se shohin endrra dhe endrrat mund te ftohen
    Nje lemsh me brenga befas ia ze fytin
    po kollen mban
    femijet mund te zgjohen
    Sikur te ngrihen e t’i kerkojne buke: ai
    prej kohesh i ka harrruar perrallat

    Si heshtje del
    merr udhen drejt baneses qe nuk ia ze askush
    me sy i flet Karontit, pa u ndjere
    mos pikelloje te vdekurit e tjere
    Ah, shpirti i tij ia mbushi zgavrat e qiellit
    vec trupi eshte atje
    ne preher te nje nate te nendheshme
    ……………e vetmja nate pa yje

    Ulliri i rri
    si nje qiri mbi krye

    Vlore, 4 gusht 1994
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #29
    Fati korb

    Bie po gjumi s’me ze:
    Dita gdhin apo s’gdhin me?

    Nata nxin e ndjell fatkob
    Korbi fat e fati korb

    Ca me thonj e ca me kame
    Hapet varri
    Nen krrokame

    Varr qe rron kur rrojtjen bren
    Dites driten ia rremben

    Bie po gjumi s’me ze:
    Dita gdhin apo s’gdhin me?


    Ora

    Apartament i zakonshem. Kati i dyte
    Udha e trenit.

    Mbi parvaz;
    Tik-taku i ores;
    Mbi krevat
    Tik-taku i zemres
    Gjoksi yt i ngrohte, dallgezues,

    Koka ime mbi te
    Koka, koha, ora, zemra
    Nje

    C’rreh aty?
    C’murmurit, c’gurgullon, c’oshetin?
    Cila ere? Cili lume?

    Ora, koha
    Zemra, jeta
    Koha tek zemra,
    Jeta tek une

    Ti, toke e lire
    Ti liria ime e pushtuar
    Nga dashuria
    Kur s’te kisha,
    Kujtoja se lulezoje ne ndonje planet tjeter
    Te dua aq sa me duket
    Sikur do te vdes neser

    Mbi krevat
    Tik-taku i zemres
    Mbi parvaz
    Tik-taku i ores

    Udha e trenit.
    Kati i dyte. Apartament i zakonshem

    Nje molle u fik.
    Permbytje mbi dhe

    Ne varken e Noes a do te kete vend per ne?

    (1972)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #30
    Agim Spahiut

    Poetit dhe mikut

    Pikellimin s’e ve dot ne gjume
    Endrra e humbi qiellin pa skaj
    Dora mbledh frute dhe syte pasione
    Druret flakerojne ne blerime te vdekshme

    Nje tjeter qiell endrre
    Nje tjeter dhe zemre

    Nata me kot ndreq catine e rrezuar
    Ne c’vise vertitesh?

    Me shkruaj.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Xhevahir Spahiu, poet i dashur i tė gjithė shqiptarėve
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 16:59
  2. Alban Spahiu
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 15:43
  3. Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 11:02
  4. Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:11
  5. Veglat
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-08-2002, 16:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •