Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 78
  1. #41
    ***
    kur bie shi humbasin gjurmėt
    kur duken gjurmėt s’bie shi;
    nė cilin shpirt plagosen udhėt
    nga gjurmė shiu qė le ti?

    kafe “Royal”, 22 Qershor ‘99


    Lutje

    pėrpara tymit
    harroj zjarrin

    pėrpara puthjes
    harroj dashurinė

    pėrpara lules
    harroj aromėn

    pėrpara hingėllimės
    harroj kalin

    pėrpara emrit
    harroj njeriun

    mė vini pėrpara orėn
    tė harroj kohėn
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 02-10-2004 mė 01:31
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    XHEVAHIR SPAHIU

    Urim per vitin X...

    Nese me pyet:
    Si qe ky vit qe shkoi?
    Te pergjigjem:
    I zi.
    Ky vit qe vjen
    O Zot se s'te besoj
    Ne mos i bardhe
    Te pakten qofte gri.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #43
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    lajme te mira

    Poeti Xhevahir Spahiu ne 60 vjetorin e lindjes se tij eshte nderuar me urdhrin "Mjeshter i Madh" dhe me titullin "Qytetar nderi" i Skraparit. Ceremonia e vecante me shume lule dhe portrete per poetin

    Poetit Xhevahir Spahiu nuk mund ti kishte vajtur mendja se ne 60 vjetorin e lindjes se tij, do te mund te merrte aq shume cmime, portrete, lule e fjale te embla. Cmimin e pare e ka marre nga vete Presidenti i Republikes, z Alfred Moisiu, i cili i dekoroi me urdhrin "Mjeshter i Madh" me motivacionin: "Personaliteti i shquar i letrave shqipe, poeti i dashur i te gjithe shqiptareve, krijues i nje vepre me ide te medha dhe tronditese, lirike e dramatike". Z. Spahiu shprehu mirenjohjen e tij per nderimin e bere dhe besimin per nje te ardhme me te mire te vendit. Por nuk ka mbetur me kaq, ne Millenium 2, Spahiut i eshte dhene dhe nje tjeter xhevahir, ai i "Qytet nderi" i Skraparit. Urimet e miqve e kolegeve te tij shoqerohenin me lule, fjalime te gjata e te shkurtra, kenge polifonike te interpretuara live, nga nje grup i ardhur posacerish nga Skrapari dhe poezi te interpretuara nga studente te Akademise se Arteve. Shume i emocionuar Xhevahir Spahiu i ka falenderuar te gjithe per nderimin qe i bene ne kete 60 vjetor. Spahiu u lind ne Malind te Skraparit ne 1 mars 1945. Mesimet e para i mori ne Vlore, ndersa studimet e larta i kreu ne Universitetin e Tiranes, ne Fakultetin Histori-Filologji, dega e Gjuhe-Letersise shqipe. Prej vitit 1968 punoi si gazetar ne gazeten "Zeri i Popullit" me pas ne revisten "Nentori", mesues letersie e libretist ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane. Ka qene sekretar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, ndersa prej shkurtit te vitit 1998 -2000, kryetar i Lidhjes. Nder veprat e tij te botuara permenden: "Mengjes sirenash" (1970); "Vdekje perendive" (1977); "Agime shqiptare" (1981); "Neser jam aty" (1987), i vleresuar me cmimin "Migjeni"; "Heshtje s'ka" (1989), fitues i cmimit te pare ne konkursin e 45-vjetorit te Clirimit te Atdheut; "Ferreparajsa" (1996) etj. A. NIKA
    wrong verb

  4. #44
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    panorama

    Ditėlindja e 60-tė e Xhevahir Spahiut. Mė shumė se asnjėherė mė parė, ambjentet e kinema “Millenium 2”, do tė tejmbusheshin nga miqtė e tij. “Edhe kokrra e mollės, nuk ka ku tė bjerė”, tha dikush aty pranė, teksa mundohej tė hidhte ēapin pėr t’i dhėnė njė urim poetit tė letrave shqipe.

    Ndoshta edhe vetė Xhevahir Spahiu nuk e kish menduar se sa shumė njerėz e deshėn, e njėmendas tha, paskam bėrė diēka. Kėshtu, autori i mjaft veprave, do ta quante “ditėlindja - e pėrpjetė e madhe”, teksa mundohej tė shkėmbente pėrqafimet dhe shtrėngimet e duarve dje, gjatė ceremonisė sė mbajtur nė mesditė. Dukej i lumtur e aq mė tepėr kur ēdokush mundohej tė fliste pak, pėr aq sa e njohu poetin e madh, poezinė e tij… Madje kėta ishin tė shumtė, aq sa njė limit mund tė ndalej nė Kinė, njė kinez shqipfolės, kishte miqėsi me poetin tonė. E mė tej, recitime, kėngė polifonike, tė zonės sė Skraparit,vendit tė poetit, piktura e koktej mblodhėn bashkė mijra njerėz, tė gjithė pėr tė njėjtin urim. Po si ėshtė ndjerė poeti Xhevahir Spahiu dje, nė pėrvjetorin e 60-tė tė lindjes. Ja si shprehet ai pėr gazetėn “Panorama”.

    Si janė 60 vjet pėr njė poet, pak apo shumė?
    Herė-herė tė duken shumė. Herė mė duken gjashtė orė, herė mė duken 600 vjet.

    Keni jetuar tė dy sistemet dhe jeni pėrballur me lexuesit shqiptarė. E konsideroni veten me fat apo do tė donit njė botė tjetė?
    Jo, nuk kėrkoj asnjė fat dhe asnjė botė tjetėr sepse nė rradhė tė parė, fati jepet, nuk zgjidhet, shumė-shumė mund tė ndreqet diēka nė thelbin e tij, por jo nė mėnyrė pėrfundimtare, tėrėsore.

    Pėr poezinė tuaj ėshtė folur pak apo shumė, mirė apo keq? Si e gjykoni ju?
    Unė mendoj se ėshtė folur shumė, padyshim ėshtė folur mirė. Pa mėdyshje, kėto e kanė ndihmuar, edhe pse nuk kanė qenė vendimtare. Fjalėt e mira dhe ato tė kėqija kanė qenė anėsore, rėnduese ose lehtėsuese, ndėrsa vlerėsimet sidomos kėto njėzet vjet, kanė qenė tė shumta dhe mė kanė zgjuar besimin nė vetvete, nga ana tjetėr disa stėrkėmbėsha, disa dashakeqas apo cmirėzinj, qoftė pushtetarė apo injorantė, kuptohet mė kanė plagosur, mė kanė penguar, mė kanė ēuar njėzet vjet me rradhė tek dera e burgut, por nuk kanė arritur ta plotėsojnė ligėsinė dhe mllefin e tyre ēnjerzor. Gjithsesi, kritika qoftė edhe e padrejtė e shumėkujt, mė ka bėrė tė jem mė i vėmendshėm, madje ta mbaj kokėn lart edhe sytė hapur, dhe ta vė veten nė punė.

    Xhevahiri dhe poezia, sa hyjnė tek njėri- tjetri. Kush zė vend mė shumė?
    Tani qė jam gjallė, vjen poezia tek unė, nesėr kur s’do tė jem,do tė shkoj unė tek poezia ime. Nėse kam bėrė diēka, nėse nga dhjetė marrėzira, qė thotė njeriu brenda ditės, kam thėnė njė fjalė tė mirė, kjo nuk ėshtė pak, ka tė tjerė qė mendojnė apo pandehin se nga dhjetė fjalė qė thonė, njėzet i kanė tė pėndritura.
    I keni larė borxhet…E mbani mė idenė, se do tė shisni pllakėn e varrit, sikurse edhe thoni nė njė nga poezitė tuaja “Borxhet e mia”
    Po. Njeriu vetėm, rron edhe nė majė tė gjembit. Njeriu mund tė rrojė njerėzisht vetėm midis njerėzve, nė tė kundėrt le tė shkojė dhe tė rrojė midis ujqėrve nė pyll. Humanizmi ėshtė shpėtimtar pėr njeriun, por edhe pėr artin e tij. Diku kam shkruar se njeriu ėshtė njeri, pėr aq sa sakrifikon pėr tė tjerėt.

    Si do ta quanit ditėn e sotme (djeshme)?
    Siē ėshtė jeta, nė njė sintezė tė gėzimit dhe tė pikėllimit. Duke besuar, e para, sepse njerėzit qė ishin mbledhur aty pėr tė mė nderuar, titulli qė mė dha presidenti i Republikės, zoti Moisiu, mė bėn tė mendohem se kėta njerėz mė duan, mė ēmojnė… Njė kolonjar, qė ka vuajtur mė tha: Qė tė donim e dinim, por qė tė donim kaq shumė, u desh ditėlindja qė tė bindeshim edhe njehėrė pėr kėtė. Unė me shaka ia ktheva: Nuk ėshtė faji im se njerėzit mė duan, kjo vjen mbase se jam unė, qė i dua mė shumė, nga ē’mė duan njerėzit mua. Pėr kėtė unė edhe kėndoj, kėnga ime ėshtė nisur nga unė dhe sos tek ata. Ndryshe ē’kuptim do tė kishte.

    Cili ishte urimi i parė qė morėt sot (dje)?
    Nuk e dija se njė ditėlindje qenka njė e pėrpjetė e madhe. I qarkuar nga vėshtrime tė dashura, tė qindra njerėzve, nga fjalė qė mbase e kapėrcejnė ndjenjėn e masės, por nė kėto raste, ėshtė falet. I rrethuar nga lulet dhe urimet tė ardhura nga anė e anės, qė nga Tomorri e deri nė Prishtinė, kjo mė bėri tė mendohem dhe thashė me vete, mbase diēka kam bėrė. Jam unė qė duhet t’ua shpėrblej atyre, duke u falur shqipen time gjeniale, poezitė e saj, poetėve martirė. E tė gjitha kėto, nė njė ditė dimri, qė nisi me ca drudhėza dėbore nė mėngjes, tė cilat mė bėnė tė djersij dhe tė mendoj ti shtojmė jetėn njėri-tjetrit, dhe tė gjithė sė bashku t’i shtojmė Shqipėrisė sonė, pėrjetėsinė.
    wrong verb

  5. #45
    Shkėputur nga pėrmbledhja "Pezull"

    Pas ndeshjes

    Ndeshen dy male,
    pas ndeshjes njė V e hapur.

    Fitimtari?

    Zogjtė e kaltėr...


    Dheu im

    Mos mė zezo,
    mos u kthe nė shushamė.
    Tė kam mbajtur,
    mbamė!

    Urat

    Nga barku i rrebeshit
    lindi paqja

    Paqja
    lidhi brigjet e largėta

    Rimbėrriti rrebeshi
    rrėnoi ėndrrat e gurta

    Tė parat qė hodhi nė erė
    ishin urat…


    ***

    Lumi qė buron nga sytė
    mė pėrmbyt

    Mua
    arėn buzė dashurisė
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #46
    Anės gjakut qan Ajkuna

    elegji e thinjur

    Pranė Ajkunės mjeron gjaku,
    anės gjakut qan Ajkuna.
    Qaj, moj qyqe, bar mos mbijė,
    vdekjes vetė t’i dridhet buza.
    Qaji tė tėrė me radhė
    tė rėnet pėrmbys a nė brinjė,
    me kokat e prera, syshuar,
    kthyer nga qielli i hirtė.
    Qaj ata qė s’kishin nėna
    qaj ata qė kishin motra;
    qaj ata qė s’i sheh hėna,
    s’u flet deti, s’i njeh kodra
    Skajeve tė vajit tėnd
    zunė korbat e krrokasin;
    klithmat e tua, moj loke
    lisat e malit luhatin.
    Kur tė vdesėsh ti, moj korbė
    pak nga pak siē vdes njė lumė
    kush do tė tė qajė mbi kokė?
    Veten vetė qaje, Ajkunė
    Ē’flas kėshtu? Mos mė piu nata
    Mjaft zezove, moj e mjerė.
    Prije kujėn. Mblidh fishekėt,
    shko nė shtrat lind djem tė tjerė.

    1981
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #47
    Takim mė 31 dhjetor

    Nė kufirin mes viteve,
    pėr ato qė ikėn,
    pėr ato qė vijnė
    mendimi pezull rri.

    Ty qė m'u shfaqe nė dhjetorin e bardhė,
    nuk di ku tė tė fus, nuk di!

    Ish pasditja e fundit e njė viti nė ikje.
    Ora e Vlorės pėrudhte
    shkėmbime vėshtrimesh tė dridhshme.

    Sido qė tė jenė ngashnjimet e ardhshme,
    kėto do tė mbeten
    tė papėrsėritshme.

    E unė
    nė kufirin mes viteve,
    prerė nga njė pyetje si ky qiell me vetėtimė:
    Ku tė tė fus,
    nė ato qė ikėn,
    a nė ato qė vijnė?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #48
    Shkembi

    Mbi buzet e plasura te gureve
    perkulet butesisht nje fik i eger.
    Ndonje zog qe me te rralle ulet,
    sajon nje cerdhe ne pjesen e pavdekur.

    Qumeshti i kokrrave ben drite
    mbi trupin e ngrire ne heshtje.
    T'i vije goja pa le te jape shpirt,
    me ta thene te verteten e tmerrshme.

    1991
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Nga "Ferrparajsa", po postoj dhe une nje qe ai i vete i quan shkurtima, por per mua jane shume teper se poema .

    Ata ndertonin keshtjellen me te verdhen e vezes
    njerezit s`kishin buke, por koha kishte njerez .

    Nga shkurtimat.....Xh.Spahiu.

  10. #50
    Shkurtimet jane nje sinteze e bukur mendimi. E bukur kjo qe keni sjelle GeoF, po vendos edhe une nje tjeter shkeputur nga “Kohe e krisur”

    Zezonė

    Ē’mėnxyrė ia ul kokėn
    asaj pishe qė s’tundet?

    Ēdo ditė mbi tė njė sorrė shkon e ulet.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Xhevahir Spahiu, poet i dashur i tė gjithė shqiptarėve
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 16:59
  2. Alban Spahiu
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 15:43
  3. Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 11:02
  4. Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:11
  5. Veglat
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-08-2002, 16:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •