Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 78
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    45
    Xhevahir Spahiu


    Pezull


    Ka muaj qe duart s`me punojne
    dhe koka me ben dimer tej e tej;
    s`e di se nga me vijne dhe ku shkojne
    ca akuj kallur tinez neper dej.

    Cdo dite gishterinjte i flasin nikotines
    ca fjale uloke...dhe...sot ashtu...si...dje;
    aq sa je gati me grusht ti biesh pasqytes,
    fytyren tende ta rrezosh perdhe.

    Mungesa e vetmise me ka munduar
    tani i vetem ndigem si ne morg;
    ne se pershesh me kocka me kane shtruar
    as korbit vete une nuk i ndolla kob.

    Ngre kurthe dite-nata;dimer-vera
    shtrigon,mpreh thikat;c`beselidhje e zeze!
    Pas cdo rrenoje iluzionesh, era
    fryn,o njeri , mbi ty si mbi varreze...


  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    45
    Xhevahir Spahiu


    UDHĖTIMET E MIA


    Do ta shaloj renė
    tė shkoj mbi malet e mia,
    po deshėn shi, t’u derdh pika lotėsh.

    Do ta shaloj kalin
    tė ndiej shijen e erės
    kur dashuria mė pret.

    Do ta shaloj lumin
    tė mė ēojė nė det,
    tė mbaj mbi vete anijet.

    Do ta shaloj pemėn
    mos pikėllohet pa zogjtė,
    rrėnjėt t’i ngulen mė thellė nė tokė.

    Do ta shaloj ėdrrėn
    pa yzengji dhe pa fre,
    tė mė ēojė tek e nesėrmja.

    Do ta shaloj kėngėn,
    zot i saj, rob i saj, – t’i kėndoj
    lėvizjes dhe nga pika e vdekur.





    MY TRAVELS


    I will saddle a cloud
    to ride above my mountains,
    if they want rain, I will drench them with tears.

    I will saddle a horse
    to feel the taste of the wind
    when love is waiting for me.

    I will saddle a river
    to carry me to the sea,
    and will bear ships on my back.

    I will saddle a fruit tree
    so it does not grieve without birds,
    and its roots sink deeper into the earth.

    I will saddle a dream
    without stirrups or reins,
    to carry me to tomorrow.

    I will saddle a song,
    its master and its slave – to sing
    of movement even from the still point.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Lisi pėr postimin:

    bili99 (01-03-2019)

  4. #13
    i/e regjistruar Maska e ViVaci
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    45
    Dashuria

    ka dyer,ka dritare,ka dericka
    shtepia.
    dikush hyn nga dera,dikush nga dritarja a dericka.
    ti?
    nga te tria.

  5. #14
    i/e regjistruar Maska e ViVaci
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    45
    kjo poezi eshte per te gjitha gocat e forumit se dhe vete xhevahiri prandaj e ka shkruar qe te perdorej ne kesi rastesh...


    VAJZE E BUKUR

    bora e bardhe ,e bardhe pas xhamave,
    ne kafe "Tirana" hyre,
    ti e rralla si debora
    qe ne Tirane bie.

    Vajze e bukur,si vajze e dashuruar,
    qofsh e dashuruar dhe prej meje,
    prej syrit tend
    lulezojne dhe sendet.

    Ekspresi gjallerohet
    e gjthcka behet sy.

    Ne tavolinen e fundit
    dy pleqve kafja po u ftohet.
    Te shikojne ty.

  6. #15
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    45
    REKUIEM PER OREN 6...



    Ora 6
    Akrepat si dy krahe te hapur qe presin
    dhe ti s'po vjen
    ti s'po vjen as ne 6 e nje minute
    ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
    une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
    ne 6 e kater bota ishte po ajo
    6 e pesa i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji
    6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete
    Ti s'po vjen
    S'po vjen
    S'vjen
    ne 6 e pesembdhjete
    hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit
    akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu
    qe s'ekziston

    Une mora pikellimin per dore
    dhe ika






    Xhevahir Spahiu

  7. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    NATA E VITIT TĖ RI

    O zemra ime, o vetmi,

    tė pimė sonte, gjithsesi.

    Njė mall, njė dhembje dhemb atje

    ku jemi dhe nuk jemi ne.

    pas muresh kokė mė kokė kurthojnė

    harrimin e harrimit tonė.

    Po qoftė nė Dajt a Monparnas

    njė shishe vere tė ndjek pas.

    Sa vlen njė gllenjkė e saj nuk vlen

    as fama, as froni qė shkėlqen.

    E tha s'e tha Omar Khajami,

    stacioni i fundit: Varri i Bamit.

    O zemra ime, o vetmi

    Te pime sone, gjithesesi..

  8. #17
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anėtarėsuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    Heret a Vone,
    Sa larg jemi aq edhe te harruar.
    Nje gote vere nuk ben pune. Na duhen dobixhanet e rakise per te harruar dhimbjen e harreses.
    Pershendetje.
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  9. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    VJESHTA E TRETE

    Debora ende pa rene
    ne vend te nates
    ne vend te ēative
    eshte zemra
    Zemra ime qe thinjet...

    HARRIMI

    Tha fjalen e pare
    prisja te dyten,
    tha fjalen e dyte
    kerkoja te paren...
    tha fjalen e trete
    i harrova te tria .

    E vetmuara akoma beson ti ne damixhanet e rakise???
    Pershendetjeee

  10. #19
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Mua me pelqen pozia
    nuk edi nese kam mbajtur ne mendje
    te henen thame emrat u njoftuam
    te marten e keshtu me radhe deri te e diele
    dhe per fundon pastaj erdhi prap e hena.
    Nese e ka dikush kete poezi le ta postoje se eshte nder me te bukurat qe perfaqeson realitetin e dashurise se perditshme.
    Te gjitha jane thene

  11. #20
    Sonte

    Jetoj brenda syve te tu,
    ne syte e mi ti ke shtepine.
    S'jemi vetvete,
    secili eshte tjetri.
    Vera ime ka dy skaje:
    njeri ne pranvere, tjetri ne vjeshten tende.
    Ti hyn ne te djeshmen time,
    humb rrugen si ai qe ka humbur kujtesen.
    Une hyj ne te ardhmen tende,
    humb rrugen si ai qe ne pyll s'ka kaluar
    asnjehere.
    Sa do te doje te kishe ne duar te djeshmen time!
    Sa do te doja te kisha ne duar te ardhmen tende!
    Ke te pyes? Cilin yll? Cilen kohe?

    Per te djeshmen time ti mund te pyesesh
    nje lume,
    do lisa, nje dem,
    edhe varrin,
    varrin e nenes.

    Krejt e kote.
    T'i leme pyetjet. Pyetjet le te marrin nje sy gjume.
    Sonte jemi vetem e sotme.

    1989

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Xhevahir Spahiu, poet i dashur i tė gjithė shqiptarėve
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 16:59
  2. Alban Spahiu
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 15:43
  3. Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 11:02
  4. Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:11
  5. Veglat
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-08-2002, 16:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •