Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 78 prej 78
  1. #71
    Nė pyje vjeshta ndezi zjarre

    Nė pyje vjeshta ndezi zjarre
    nė zemėr zjarr mė ndeze ti;
    po diē gjėmoi lart nė male
    dhe nga gjėmimi rrodhi shi.

    Dhe fryu njė erė e dimri i bardhė
    i shtriu krahėt gjer tek ne;
    u drodhėn drurėt, gjethet ranė
    si copėra flakėsh mbi xhade.

    Tė dy mbėshtetur pas njė reje
    Tė dy, dy sy nė gjithėsi;
    unė bie, ngrihem brenda teje
    e brenda meje digjesh ti.

    Sa vjen, dėbon vetminė e plogėt
    sa shkon, vetmia flet pėrēart;
    pėr ne s’do thonė arkeologėt
    statuja qė nuk patėn fat.

    Nė pyje vjeshta ndezi zjarre
    lejlekėt nisi s’di se ku;
    mbi hi do fryjė erė e marrė
    kur tė mos mbetet asnjė dru.

    1967
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #72
    Pėrkthimi i lumit

    Rri dhe pėrkthej lumin.
    Pėrkthim i vėshtirė
    ky i ujėrave.
    Fjalė tė rralla,
    shprehje tė ngurosura,
    ritėm i tejkohėve.
    Njėqind burime njėzėri
    mitin e moēėm kallzonin.
    Gjithė natėn pėrktheva lumin.
    Nė mėngjes
    pėrkthimi ishte zhdukur.

    Skrapar, 1983
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #73
    Pyetje e rrezikshme

    Pėrtej dritares njė qiell i heshtur.

    Akuariumi i hėnės
    pa peshkun.

    Pa tringėllima guaskash
    qė bishti pas qelqit i pėrplas
    e ėndrrėn ta lė pezull
    ............nėpėr natėn e artė.

    Dy sy fėmije lodronin rreth tij
    dhe nė bebėz tė syve njė pyetje:

    - Peshqit pse s'flasin?

    Pyetje e rrezikshme. Pėrgjigje
    enciklopeditė nuk japin.

    1990
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #74
    Do t'i kapėrcej te gjitha

    Ti hesht pėrballė meje,
    pak tė zgjas dorėn dhe dorėn tėnde prek;
    po se ē'ka diēka midis nesh
    si humnerė.

    Kjo arė me grurė si bukė e madhe, e pjekur?
    Kėta plepa hollakė qė nesėr bėhen letėr?
    Kėto gra shamibardha nėpėr diell me shatė?
    Kėta djem qė shesin fishekoret me thana?
    Kriporja si njė rėnie e papritur dėbore
    nė kėtė verė tė artė?

    Nuk e di, nuk e di.

    Do t'i kapėrcej tė gjitha
    (edhe vetėveten)
    e do tė mbėrrij tek ti.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #75

    Pėr: Xhevahir Spahiu

    Dita tronditet

    Koka e bukur mbi Arushėn e Madhe,
    kėmbėt nė gojėn e njė peshkaqeni nė det;
    buzėt e vogla pinė qumėsht tė kaltėr,
    yje pėrtypin, si shegė.

    Nė ėndėrr i ka tė gjitha lodrat,
    shalon makinat si kuajt, vė njė tigėr nėn kėmbė,
    ha e pi pėr shtatė palė qejfe,
    i bie botės pash mė pash, pret tė niset nė hėnė.

    Mėngjesi vjen, Arushės s'i iket,
    peshkaqeni s'tundet nga brigjet pėrposh.
    Djali hap sytė, dita tronditet,
    ėndrrės sė tij s'di ē't'i thotė.

    Uji i Ftohte, 24 korrik 1987
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #76

    Pėr: Xhevahir Spahiu

    Pagjumėsi diamantesh

    Rrokaqiej tė Ēikagos,
    ndėrkryerje diamantesh tė zinj.

    Njeriu
    ballėpėrballė
    Njė Mijė e Njė Netėve
    njė pėrrallė
    tė palindur
    pėrpin.

    Nata panterė
    dashuri krejt e verbėr
    me agimin tundonjės kėrleshet.

    Hungėron.

    Lind e vdes.

    Pa vetveten.

    Trupi fundemajė rrokaqiejve u ndizet,
    - ulurima tė parrokshme pėrēartjesh.

    Njeriu s'di ē'tė bėjė
    me ty,
    …….pagjumėsi diamantesh.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #77

    Pėr: Xhevahir Spahiu

    Pranė burimit

    poetit arbėresh Vorea Ujko

    Kish ikur para pesėqind vjetėsh,
    pas pesėqind vjetėsh erdhi pėrsėri.
    Kėrkoi burimin,
    burimi ish aty,
    Mijėra buzė kishin pirė,
    mijėra shtėmba ishin thyer,
    sa gishta kishin ngrirė,
    sa sy pėrmbys kthyer.
    Burimi ish aty:
    Pėr sy tė turbullt
    ish bėrė mė i kthjellėt,
    ish bėrė mė i ftohtė
    pėr buzėt e etjes -
    njė sofėr e xhamtė
    pėr dreka krushqish
    tek mbartin mbi kuaj
    dasma nusesh.
    Erdhi. Pas zėrit tė ujėrave erdhi,
    hoqi mėnjanė njė trumbė fletėsh,
    piu nė buronjė
    mė njė et pesėqind vjetėsh,

    Ishte poet.
    Fis poetėsh.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bili99 (01-03-2019)

  9. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Xhevahir Spahiu

    Poeti Xhevahir Spahiu nderohet me titullin “ Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ”

    28 Shkurt, 2020


    Presidenti i Shqipėrisė, Ilir Meta, i ka akorduar titullin “Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu” poetit Xhevahir Spahiu, shkruan KultPlus.com

    Ka qenė vet Spahiu i cili ka bėrė publik kėtė lajm teksa ka falėnderuar atė dhe gjithė bashkėpunėtorėt e tij qė kanė qenė pranė tij nė kėtė ditė.

    Titujt e tillė zakonisht jepen nė raste kur personalitetet tė ndryshme nė sferat e tyre tregojnė suksese ashtu siē ka treguar ndėr vite edhe Xhevahir Spahiu.

    “Presidenti i Republikės, zoti Ilir Meta, mė akordoi sot titullin “Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu”. E falėnderoj Presidentin dhe gjithkėnd prej miqve, shokėve, poetėve e artistėve qė ishin pjesė e kėtij gėzimi” , ka shkruar Spahiu nė Facebook.


    Kultplus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/poeti...ti-skenderbeu/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-06-2022 mė 21:06

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Xhevahir Spahiu, poet i dashur i tė gjithė shqiptarėve
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 16:59
  2. Alban Spahiu
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 15:43
  3. Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 11:02
  4. Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:11
  5. Veglat
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-08-2002, 16:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •