Xhevahir Spahiu, Poeti goditet nga njė ishemi cerebrale
» Dėrguar mė: 01/04/2009 - 11:59
Admirina Peēi
Syzet janė aty mbi tavolinėn e punės. Pak mė andej, libra e shėnime tė shumta. Aty ulej ēdo ditė para kompjuterit dhe shk ruante. "Punonte ēdo ditė Xhevo..." Marjetės, (bashkėshortja e poetit tė mirėnjohur Xhevahir Spahiu), i dridhet zėri tek flet pėr tė. Ėshtė e trishtuar, edhe pse jep idenė e njė gruaje tė fortė. Nė vėshtrime i lėvrin ēast pas ēasti njė dritė shprese. E sheh sėrish aty, duke kryer punėt e tij tė zakonshme, ndėrsa hedh romuze e i shoqėron batuat me lėvizjet energjike. Do tė rikthehet sėrish rendi i gjėrave. Poeti dhe fjalėt e tij, nxitimi pėr tė takuar e ndihmuar miqtė dhe orėt para kompjuterit...
Marjeta sapo ėshtė kthyer nga spitali pas shumė orėve pėrkujdesje. Prej pesė ditėsh, ajo, dy djemtė e poetit, motra e tij e tė afėrm tė tjerė, presin me ankth ndonjė shenjė pėrmirėsimi. Qė nga e premtja pasdite, kur poeti pėsoi njė goditje infarkti, nė shtėpinė e tyre ėshtė fanitur qetėsia. Djali i madh i poetit ėshtė mjek. Ai mundohet tė na shpjegojė qartė diagnozėn. "Diagnoza ėshtė ishemi cerebrale. Ka dy vatra nė hemisferėn e majtė tė trurit. Njėra ėshtė ballore. Janė bėrė ekzaminime tė shumta dhe vatrat e ishemisė janė tė gjėra. Po bėhen ekzaminime shtesė qė tė shihet edhe gjendja e enėve tė gjakut nė pjesėn e qafės dhe tė trurit. Nesėr marrim njė pėrgjigje mė tė saktė nga prof. Petrela, doktoreshė Jera Kruja dhe Mira Ratacolli. Pas pėrgjigjes do tė shohim mbase edhe pėr ndryshim terapie".
Mėsojmė se poeti ka pėsuar dy goditje tė njėpasnjėshme. Marjeta tregon se pasditen e tė premtes, pas njė ore gjumi ishte zgjuar dhe befas nuk kishte mundur tė fliste. Ishin shenjat e para tė sėmundjes. "Lajmėruam menjėherė djalin e mandej ambulancėn. Pas rreth njė ore pati njė pėrmirėsim dhe filloi sėrish tė fliste. Mori mjekimet e para, e ndėrsa po mendonim se gjithēka mund tė kalonte, rreth mesnatės ai pėsoi goditjen e dytė. E shtruam direkt nė spital. Por, kėtė herė gjendja ishte mė e rėndė. Nuk ka folur mė qė nga ajo kohė..."
Marjeta tregon se shumė miq e shokė tė poetit mbėrrijnė ēdo ēast tė ditės e interesohen. Por, askush nuk mund ta takojė, kjo pėr shkak tė gjendjes delikate emocionale e cila mund tė ndikojė negativisht dhe mund ta pėrkeqėsojė gjendjen e tij shėndetėsore.
"I erdhi gjithēka e papritur. Kaq papritmas... Dhe, ai preket shumė. Pėr tė fjala ėshtė e pazėvendėsueshme. Dhe, ai tani s'mundet tė shprehet. Kjo e trazon, i krijon emocione..." E pyesim Marjetėn se me ēfarė po merrej kėto kohė poeti, dhe ajo tregon se i kishte pėrfunduar tashmė dy libra tė rinj.
I zgjedhur anėtar i Akademisė sė Shkencave qė nga korriku i vitit tė kaluar, angazhimeve tė tij tė gjithhershme i ishin shtuar edhe angazhimet qė lidhen me Akademinė. Sigurisht, ishte i lumtur pėr titullin akademik dhe po punonte me gjithė forcat pėr librat e tij tė rinj. "Pėrmbledhja poetike me titullin provizor 'Antologji poetike' tashmė ėshtė nė Akademinė e Shkencave, gati pėr botim, dhe pritet tė bjerė shumė shpejt nė duart e lexuesve. Janė kryesisht krijime tė reja, por ka ndėr to edhe poezi tė shkruara vite mė parė tė cilave ai iu ėshtė rikthyer. Bėhet fjalė pėr njė vėllim me 100 faqe, i cili vjen pas botimit antologjik me dy vėllime 'Udha 1 dhe 2', botuar nga shtėpia botuese 'Ideart', me rastin e 60-vjetorit tė lindjes", - thotė bashkėshortja e poetit, ndėrsa shton se librin e dytė me poezi pėr fėmijė e kishte ende nėpėr duar, dhe s'e kishte pėrfunduar. Gjurmė tė kėtyre punėve mund tė hasėsh gjithkund nė shtėpinė e Xhevahir Spahiut. "Ai nuk rri kurrė. Edhe kur nuk merret me gjėrat e tij, patjetėr do tė ketė nėpėr duar librin e ndonjė miku pėr ta redaktuar apo thjesht edhe pėr t'i dhėnė njė mendim dikujt..." Sepse, njė mendim prej tij iu vlen shumė miqve. Tashmė, gjithkush prej tyre shpreson qė ai tė pėrmirėsohet e tė kthehet sėrish nė punė, aty nė tryezėn pėrballė kompjuterit tė tij dhe nė takimet miqėsore me biseda tė gjata rreth librave.
gsh.
Krijoni Kontakt