Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 78
  1. #31
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Post Xhevahir Spahiu

    Xhevahir Spahiu
    Lindi me 1 mars 1945 ne Malind te Skraparit.

    Edukimi dhe Puna

    *Kreu studimet ne Fakultetin Histori-Filologji, dega gjuhe-leteresi shqipe. Prej vitit 1968 ka punuar gazetar ne gazeten “Zeri i Popullit”, redactor ne revisten “Nentori”, mesues dhe libretist ne Teatrin e Operas e Baletit-Tirane.

    Ndermjet librave te botuara:

    Mengjes sirenash
    Vdekje perendive
    Agime shqiptare
    Neser jam aty
    Heshtje s’ka


    Cmime:

    *I vleresuar me cmimin “Migjeni”
    *Fitues i cmimit te pare ne konkursin e 45-vjetorit te clirimit te Atdheut.

  2. #32
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Briret e demit
    Xhevahir Spahiu
    nga libri Mengjes Sirenash


    Dikujt tani mund t'i kujtohet e dashura,
    dikujt nena.
    Mua nje dem i zi me kujtohet
    me briret si dy gjysmehena.

    Demi nen qiell nje nderkryerje e bukur,
    briret mbi koke si mbi shkemb ishin ngulur.
    E doja shume;
    sidomos shume ia doja briret,
    krenaria e qeve, mendoja une.

    Por nje mbremje te hidhur, te zymte,
    nje dore e cartisur u ndeh;
    mori sharren dhe briret e demit
    i hodhi si drure perdhe.

    I mora te dy gjysmehenat,
    lotet naten m'i ndriten mbi buze.
    Prej brireve ku flinin vikamat,
    si qepalle dridhej qielli pa fund.

    Dikujt tani mund ti kujtohet e dashura,
    dikujt nena.
    Nje dem ne kujtese vertitet,
    ne duar dy gjysmehenat.

    1965

  3. #33
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Taksite e se dieles
    Xhevahir Spahiu
    nga libri Vdekje Perendive


    Ne stacionin prane pishave, kete nate me shi,
    ne heshtje po clodhen njezet e shtate taksi.

    Neser perseri mbi qytet do te shkasin,
    si shiu mbi pardesyne time bojekafe.

    Po c'rruge, valle, i presin? Dhe c'endrra shikojne
    taksite qe flene zbuluar nen neone?

    Mes gjumit te hekurt u ferferijne reflekse
    te jeteve qe neser si rruge do te pleksen.

    Ne ca do te hipin dashurite e ndershme,
    do te qajne ne te tjerat viktimat e mbleseve.

    Po ta dija ne cilat taksi hipin lotet,
    trupin tim barrikade do ta vija nen rrotat.

  4. #34
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Dhelprat
    Xhevahir Spahiu
    nga libri Vdekje Perendive


    Nje mbremje shikoja selvite:
    te derdhura,
    te hijshme.

    Po befas m'u duk
    se nen toke ishin fshehur dhelpra
    dhe era jashte u perkulte bishtin...

    C'm'u kujtove ti, bote e dhelprave?

    Ndoshta pse selvite jane mbjelle
    prane idhujve,
    prane tempujve!

  5. #35
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Te jesh me ty
    Xhevahir Spahiu
    nga libri Vdekje Perendive


    Te prekesh heshtjen tende sic prek nje send,
    te shohesh thelle ne ata sy,
    ku dashuria hepohet si anije
    e te mos duash te jesh perhere me ty?

    Te ecesh me krahun mbi supet e tua
    e te harrosh oshetimen e kalter,
    limonat mbi krye,
    peshkarexhat si zjarre te nates?

    Te jesh me ty,
    tok me ty te qeshesh
    e mos kuptosh se si perpiqet deti
    te dale jashte guaskes se vetvetes?

    Te jesh me ty?


    Te jesh me ty!

  6. #36
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ne maje te malit
    Xhevahir Spahiu
    nga libri “Ferrparajsa”


    Ketu ne maje te malit
    ku vetem lisat s’me braktisin
    dhe fletet e tyre fatin me tregojne,
    ketu ku ujrat jeten nisin
    dhe s’dine se ku shkojne,-
    jam are e vetmuar e veres se thate,
    gjuhe e prere ne gojen e heshtjes se gjate.
    Sa prane Zotit
    Prej Zotit i harruar.
    Per nje trokitje,
    t’i fal, o udhetar,
    te gjitha c’kam fituar.

  7. #37
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Diamanti
    Xhevahir Spahiu
    nga libri “Ferrparajsa”


    Ai sy,-
    diamant qe ta bente shpirtin thela-thela.
    Dhe ajo nate njemijesyshe
    Mes diteve te verbra.

    Edhe per ty
    Xhevahir Spahiu
    nga libri “Ferrparajsa”


    Me ka mbetur pak urrejtje
    edhe per ty,
    me ka mbetur pak dashuri
    edhe per ty.
    Dy jane ato,
    edhe ne jemi dy.

  8. #38
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Buka jone e perditshme
    Xhevahir Spahiu
    nga libri “Ferrparajsa”


    Ti erdhe prane dhe me the:
    Ta hengra zemren!
    Une mbylla syte
    dhe shpleksa endrren.
    Shoh si pergjaket zemra ime
    ne buzet e tua prej mishi dhe drite.
    Te befte mire, e dashur.
    Po tani, tani a s’me thua
    pa zemer, si mund te te dua?
    Ti the dy fjale,
    hodhe nje gur:
    Ta hengra zemren
    dhe une i pergjakur numeroj
    rrathet e endrres.
    E di: zemra ime
    zemren tende e ka bere cope e cike,
    kullon gjaku prej saj
    si kokrrat e sheges, pike-pike.
    Ti the: Ta hengra zemren,
    kur une fatziu e kisha sosur tenden.
    Ishte koha e zise
    dhe zemrat na u bene buka jone e perditshme.

  9. #39
    Ditelindja e hyjnise

    Ca duar te padukshme
    zbuluan nje statuje hyjnie

    As qante
    as qeshte
    as fliste

    Druret arkeologe rrudhat perkulen
    te gjenin moshen pa moshe te statujes

    Pluhuri binte pazeshem nga kurmi
    si bore tretej mjegulla

    Statuja kish lindur
    diten e frikes se njeriut
    nga vdekja


    ***

    te zgjatesh doren
    e te keputesh mollen

    te hedhesh kemben
    e te perēikesh henen

    te nisesh syrin
    e te perkryesh yllin

    te shkulesh zemren
    e te pergjakesh endrren


    Himare, korrik 1995
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Dashuria eshte e gjitha ketu,
    Tek keta sy,
    Tek keto fjale,
    Tek paksa heshtje midis tyre eshte dashuria,
    Edhe atehere kur te dy s'kishim lindur,
    Te prisja! Te prisja!
    Te prisja!

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Xhevahir Spahiu, poet i dashur i tė gjithė shqiptarėve
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 16:59
  2. Alban Spahiu
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 15:43
  3. Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 11:02
  4. Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:11
  5. Veglat
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-08-2002, 16:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •