O Brari o bilbil i politikes shqiptare, o erudit i nderuar, o njohes i thelle i historise, o pasqyrim i te vertetes, me lejo te te therras ashtu sic therriste Noli Zogun hossana Braraba!
Une per disa tocmedhenj si puna jote vura firmen qe kam poshte cdo postimi! O njeri i lare nga cdo ndikim politik, i paster si kristal eshte llafi yt dhe bilbilezimi me ndje por po ta them prape: Osana Braraba!
Ti qiri i Naimit i shek. 21 qe ndricon me mendjen tende te gjithe ne te pagdhendurit qe nuk marrim ere hic nga historia e popullit tone mos na ler te ngelemi "anes dijes te papare" por na udhezo ne rrugen e drejte te udhehequr nga Mbreti dhe themeluesi i gjithe kombit. Nuk e di por besoj se do te me duhet te kerkoj edhe ne Bibel apo kuran per te gjetur ndonje profetizim per lartmadherine e tij sepse me ke treguar o udhezonjes se Zogu erdhi ne pushtet me menyre biblike. Hajde i thane ti Skenderbe i dyte dhe udhehiqna apo sic e quan ti "o trim matjan". Vrije i thane Avni Rustemin se eshte gangster. Une besoj se po te ishte gjalle Avni Rustemi nuk do te kishte lene din e iman mbi gjithe femrat dhe do ta fillonte me kete Crazy old baby qe ka shkruar ketu siper meje. Vrije i thane Luigj Gurakuqin drejtorin e shkolles se pare shqipe, vrije i thane Bajram Currin se nuk i shkon ai kostumi alla-freng qe mban veshur, vrije i thane Hasan Prishtinen sepse (ndryshe nga filmi) nuk ka denjuar te puthe dhe te pergezoje vajzen vlonjate qe qendisi flamurin. Shite i tha historia Shen Naumin apo sic te pelqen ta thuash ti nderroje me Vermoshin (po nuk te rendet me sill ndonje fakt qe une dyshuesi ta besoj). Gjithashtu historia i tha lidhu me Italine jepi me koncesion firmave italiane naften e Ballshit. Musolini eshte burre i mire pak fashist dreqi po s'ka gje, lidhu me te. Zogu ia vuri veshin te gjitha ketyre gjerave. Nuk mund te mos e degjonte kerkesen e historise per tu bere mbret! Ai me tu bere mbret flijohej per kombin sepse nuk donte qe gjithe pergjegjesite qe kishte marre persiper te binin mbi njerez te thjeshte por VETEM mbi pasardhesit e tij ashtu si pergjegjesia e vrasjes se Krishtit binte mbi hebrenjte! Gjithe Tirana e pershendeti dasmen e tij (ashtu sic qau gjithe Shqiperia vdekjen e xhaxhit) me "zanen" e maleve austriake, mbresa kishte nga me te ndryshmet por me shume u kishte pelqyer qytetareve tiranas hallva e gatuar nga kuzhina mbreterore!
Kini goje te flisni per personalitetin me te shquar te historise se asaj kohe duke e quajtur revolucionin e tij nje vrime ne uje. Po deshtimi i atij Revolucioni beri qe komunizmi te fitonte terren ne Shqiperi o tocmedhenj! Kur ke tere jeten mbi koke bejlere e agallare si puna e Zogut me shoke dhe nuk ke kaluar kurre ne ekonomine e lire te tregut ku kushdo, po e perseris kushdo duke perfshire edhe fshatarin edhe qytetarin te kishte ne dore fatin e vet cfare pret te mbeshtesin ata njerez qe "nuk kane asgje, nuk kane per te humbur asgje dhe kane per te fituar gjithe boten..." ashtu sic thoshte Nostradamusi ekonomik K.Marks? Personalitetet qe moren pjese ne Revolucion ishin mendjet me te ndritura te kombit te asaj kohe por kishin nje te keqe te madhe: nuk e njihnin gjuhen e kerbacit se po tu bente Noli "formalitetin" atyre moracakeve qe mbeshtesnin Zogun do te flisnim ndryshe sot.
Ti Brari duhet te kesh punuar ne kohen e xhaxhit ne fabriken e konservave (prandaj je konservator) dhe ne repartin e etiketimit.Aty ku u vendoseshin etiketat konservave, prandaj sapo degjon nje mendim te ndryshem nga ai yti nga ndonje forumist tak ia ve etiketen. Une te keshilloj qe ne gjendje nevoje beje save nje nga postimet e tua sidomos ate pjesen e fundit ku ke shkruar disa emra banoresh nga Zullulandi dhe servirja ndonje te padituri si mua. O A-ja dhe Zh-ja e dijes! O fundi dhe mbarimi! Osana Braraba!
Merre vesh mire se une nuk jam as nga te Nanos as nga te Berishes. E marrte dreqi do te me duhet qe ta vendos ne firmen time kete deklarate! Ti mund te shikosh endrra te keqija naten me keta njerez qe kane sot pushtetin prandaj nuk mund ta besh gjumin te qete. Mos u shqeteso po ta jap une ilacin, nuk ke nevoje as per valium as per ndonje hape tjeter bej diete te rregullt, mos ha jashte orarit dhe merru me gjimnastike.Frekuento rregullisht degen e PD te lagjes. Keto do te te ndihmojne sadopak por do te flesh i qete vetem kur te marresh pushtetin. E keqja eshte se nuk do te ndihen njesoj me ty rreth 90% e shqiptareve. Ashtu sic nuk jane ndjere te qete gjithe keta vjet. Te gjithe keta vjet duke filluar qe nga Zogu - Xhaxhi - Berisha - Nano. Kam frike se ketij treni do t'i shtohen shume vagona...
Krijoni Kontakt