Close

Rezultati i Sondazhit: cfare mendoni per Ahmet Zogun

Votues
204. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • ka qene i mire per shqiperine

    100 49.02%
  • ose jo

    104 50.98%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 243
  1. #101
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar më parë nga Lumjan|Kukësian
    Por ska gje..do beheni njerez dhe ju
    do te behemi njerez si ty???me te vertete apo me shaka e ke kete? e pse duhet te behem sherbyes i dikujt ?

    jo gjyshi im ska qene partizan por megjithate une kam shume respekt per partizanet dhe per te tere ata qe skane ikur nga frika kur armiku ka ardhur te dera(hemmm), por kane mare pushket dhe kane luftuar
    dhe ta ta kesh te qarte se nqs dikush ka respekt per ata qe kane luftuar per atdheun e tyre dhe shan ata qe kane vrare patriotet qe kane shitur tokat e atdheut qe kane vjedhur e qe kane kane tradhetuar , kjo sdo te thote qe ky dikushi eshte komunist apo ka akoma mbeturina idesh komuniste ne subkonshiencen e tij
    vella te lutem mos me thuaj qe jam komunist pasi kjo eshte fyerja me e madhe qe mund te me behet
    une jam 23 vjec kur komunizmi ra isha akoma ne fillore

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Lumjan|Kukësian
    Anëtarësuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Dike ne shtetet Nordike.
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga thorgal
    jo gjyshi im ska qene partizan por megjithate une kam shume respekt per partizanet...

    .....dhe ta ta kesh te qarte se nqs dikush ka respekt per ata qe kane luftuar per atdheun e tyre...

    Paritzanet nuk luftuan per atdhe...luftuan per CCCP SOVJET !! Dhe e shifni sot ku na la SOVJETI u juaj..
    Çfare respekti mer?
    Hahahah po mire eshte shume logjike te respektosh luftetaret e atyre qe e shkratruten TER KOMBIN tone...

    Do mesohesh dhe ti..mos ke merak..

    O PO PO seriozishte e kam !!

    Perseri duket kur shkruani, sikur me pas kopjuar tekstin nga propagade Komunistesh...

    Po na shkuam ne rrugen e komunistave... apo jo??

    ?? a? apo Mbreti e ka pas deri 90? apo si??

    Sa di une Enver Hoxha e mbylli vendin 50 vite.. e jo Ahmet Zogu...apo jo?


    Nuk di Çfare te them tjeter o djalosh, po nuk e kupton Çfare jam duke thene ateher Zoti te ndihmofte.... 1+1=2 apo jo?

  3. #103
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Eshte teper e veshtire te dalesh nga perdja e lekures tende dhe te flasesh mbi fronin e te pa-anshmit. Edhe pse me rrjedh ne deje gjak nga i Ahmet Zogut mendimin tim do mundohem ta jap duke veshur syte e pa-anshmerise.
    Ahmet Zogu ka krijuar shtetin e pare te vertet Shqiptar. Ka ndertuar kushtetuten e pare Shqiptare. Ka hedhur mbi token Shqiptare, qofte edhe borxhet qe ju moren italise. Jane bere ura, rruge ndertime plot, pra po punohej mbi token tone. Shteti ishte plotesisht ligjor dhe c'eshte me e rendesishmja Shqiperia hynte ne vendet ne zhvillim. Keto fakte te pamohueshme i njeh historia dhe do njihen perhere.
    Nga ana tjeter, nje histori e dyshueshme e hypjes ne fron, dhe faktet qe jepen jane te diskutueshme nga c'do pale. Mungese fati nga ana e te ashtuquajtures "kohe historike", Italia fashiste kerkon ekspansionin i cili kalon nga rruget e Shqiperise. Fati i bashkangjitet deri diku neglizhences apo mos-aftesise ne lidhje me ceshtjet politike ne arene dhe sidomos me fqinjin i cili mundohet qe prangat ti ndertoje me borxhin e pashlyer. Dhe "faji" me i rende dhe per mendimin tim i sakte nga ana faktike, braktisja e kombit, braktisja e qendreses ndaj italikeve ne momentin qe nje Burri Shteti i ve vulen e lavderise ose te turpit. Nje veprim i cili nga froni qe e veshtroj tani nuk falet kurre.
    Per sa i perket thashethemeve per pune floriri e pasurish, nje shikim ne rruget qe kane rezistuar dhe po perdoren deri sot e shuan shpejt kete kersheri, nderkohe qe ne vitin 2003 ndertohet rruga ne Shqiperi dhe ne 2004 behet cope.
    Pra si perfundim Ahmeti Zogu eshte pjese e Elites Shqiptare me te mirat dhe te keqiat dhe perderisa ne Shqiptaret te hedhim vetem balte mbi kete elite nema e tyre do na ndjeke perhere. Tek elite ne kete rast fus te tere ata qe kane dale ne krye te kombit tim dhe tuajin pa perjashtim, Vendi yne do rrije ne vend numero perderisa ne te ndalojme hedhjen e baltes mbi eliten, dhe te veme koken ne pune duke e zgjedhur Eliten me ngjyrat (pra me vetite) qe do na ndriconin me shume.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  4. #104
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Lexova kete teme , dhe vendosa te sjell nje artikull qe te tregoj me qarte se kush ka qene Ahmet Zogu dhe cili ka qene qellimi i tij .


    Ja atentatet kundër Mbretit Zog
    -- nga Prelë Milani

    Ahmet Zogu mund të renditet pa frikë në vendin e parë të politikanëve shqiptarë të shekullit të kaluar për sa i përket komploteve të kurdisura ndaj tij, të cilat për fatin e tij të mirë dështuan të gjitha, ndërkohë kur ato ishin përgatitur me sukses nga njerëz profesionistë e guximtarë, të vendosur për vepra të tilla.

    Atentati në Parlament

    Në mesin e një kaosi të vërtetë politik antagonist me plot të papritura e intriga të shfenuara, më 24 shkurt të vitit 1923, Zogu shpëtoi për qime nga plumbat e një vrasësi. Tek po ngjiste shkallët e parlamentit, Beqir Valteri, anëtar i Bashkimit të Shqiptarëve të Rinj, organizatë e krijuar prej Avni Rustemit, vrasës i Esat Pashës dhe bashkëpunëtor i Fan Nolit, tentoi ta vrasë Ahmetin. Tek Zogu po hynte në derë Valteri, i cili qëlloi me qetësi tre herë mbi trupin e Ahmet bej Zogollit. Zogu mori tre plumba, një në dorë, një në kofshë dhe një në bark, por fati ishte me të se asnjëra nga plagët nuk kishte asnjë rrezik për jetën, por kryeministri mundi të futej në parlament dhe të zinte vend në karriken e ver edhe pse duke iu marrë këmbët, duke mbajtur në dorë revolverin e tij të mbushur plot.

    Ai u rrethua menjëher nga ithtarët e tij, të cilët me urgjencë thirrën një mjek në ndihmë, të cilin Zogu e refuzoi fillimisht nga mosbesimi që kishte ndaj kujtdo. Në sallën e parlamentit pllakosi një atmosferë tepër e rëndë, pasi duke qenë se shumica e deputetëve ishin të armatosur, ekzistonte rreziku i një përleshjeje të armatosur mes palëve kundërshtare. Valteri, pasi qëlloi mbi Ahmetin, arriti të mbyllej në nevojtoren e parlamentit dhe filloi të këndonte këngë patriotike dhe të shtinte përsëri me revolver. Pas disa sekuencave të frikshme Beqir Valteri u ndalua dhe Eljaz Vrioni mori fjalën për të qetësuar situatën, ndërsa Zogu nga vendi dhe me zë të lartë foli: "Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë". Kjo ndërhyrje e Zogut dhe e Vrionit shmangu një kasaphanë të vërtetë në sallën e Asamblesë, ndërsa kryeministri kishte vendosur me zgjuarsi të priste orën e hakmarrjes së madhe. I shoqëruar me një eskortë të fuqishme, kryeministri u strehua në shtëpinë e tij, dhe filloi të kurohej pa problem nga që plagët ishin shumë më të lehta se na ç'ishin pritur, plagë të cilat nuk penguan të priste as vizitat e miqve. Madje Zogu përfitoi nga rasti të takohej vetë me atentatorin, i cili për t'i shpëtuar ndëshkimit pranoi të fliste për të gjitha hollësitë e atentatit, duke implikuar seriozisht Avni Rustemin. Në këmbim të kësaj, Valterit iu premtua falja e jetës dhe më vonë, duke përfituar nga trazirat e 1924-ës u arratis nga Shqipëria dhe u kthye vetëm në verën e vitit 1939, pasi Zogu mori valixhet.

    Komploti i Eshref Frashërit dhe Ceno Kryeziut

    Ndonëse bashkëpunëtorë të ngushtë të Zogut, Ceno Kryeziu dhe Eshref Farshëri me veprimet e tyre nga kompetencat e gjithanëshme, qenë në shumë raste thikë me dy teha në duart e Zogollit, të cilin e diskredituan në opinionin e kohës, por edhe komplotuan ndaj tij. Eshref Frashëri, President i Senatit ish udhëheqës i klikës asnjëherë nuk doli në opozitë të hapur kundër Zogut, por i pakënaqur nga pushteti i pa kufi i Zogut nga Veriu, duke pasë lidhje të fuqishme fisnore në Shqipërinë e Jugut, në vitin 1925 u bë e qartë se ai po përgatiste një komplot kundër Presidentit për ta rrëzuar atë nga froni.

    Eshrefi u përpoq të tërhiqte pas vetes edhe Myfyt Libohovën duke qenë se kishte pas vetes një pjesë të klerit fanatik musliman, por Libohova shkoi dhe i tregoi gjithçka që po përgatitej Zogut, i cili pa vonuar dërgoi forca të shumta matjanësh në Korçë të shtypte çdo orvatje që në embrion, por dëshmia e Myfytit për mungesë provash të qarta nuk mundi të qëndronte në këmbë, prandaj Zogu ngurroi të dilte hapur kundër Frashërit edhe nga frika e reaksionit që mund të ngjallte tek jugorët por u mjaftua me largimin e Frashërit nga detyra dhe pushimin nga puna të disa oficerëve toskë.

    Por përpara kësaj ngjarje ishte zbuluar edhe një komplot tjetër i Ceno Kryeziut. Cenoja e provoi veten si energjik por aspak të devotshëm ndaj Zogut me gjithë ndihmën e pa kursyer që i dha në rrëzimin e Nolit.

    Cenoja u bind të merrte pjesë në një komplot të organizuar prej disa njerëzish të njohur në radhët e ushtrisë si dhe mes emigrantësh në Greqi, Itali e sidomos në Jugosllavi, ku Cenoja kishte mbështetje të gjerë.

    Edhe kësaj here Zogu mundi të mësonte rreth komplotit përpara se ai të shpërthente dhe i doli hapur Cenos se kjo gjë ishte vendosur të bëhej në një nga udhëtimet e Zogut në Beograd, as Cenoja nuk bëri shumë përpjekje për ta fshehur bashkëpunimin e tij me komplotuesit. Për shkak të miqësirave dhe lidhjeve të ngushta familjare dhe dëshirës së Zogut për të fshehur skandalin nuk mori veprim tjetër vese kërkesës për dorëheqje dhe mërgimit të tij në Paris (Durazzo 26 shtator 1925) hakmarrja e Zogut nuk vononte duke i kthyer revanshin me të njëjtën monedhë Cenos në një moment kur u mendua se nuk do të bënte bujë të madhe në publik, dhe duke u paraqitur si vepër e dikujt tjetër. Ndërsa nga fundi i shtatorit 1925 një njeri i panjohur hodhi një bombë në Vilën e Zogut, pa arritur të vriste njeri (Das Deutsche Tageblatt 26 shtator 1925). Në fillim po të këtij viti u zbulua një komplot tjetër pas të cilit thuhej se qëndronte dora e peshkopit Noli, komploti dështoi pasi disa roje besnike e njoftuan presidentin. Në vitin 1926 u arrestua Qemal bej Vrioni nën akuzën se kishte konspiruar kundër qeverisë. Vrioni ishte përzier me një seri letrash që kishin rënë në dorën e qeverisë. Nga kjo tablo kuptohet se viti 1925 për Zogun qe viti i përballjes me kundërshtarët e tij nga të katër anët, ndërsa në 26-ën u ndesh me kryengritjen më të rrezikshme qysh prej kohës kur u detyrua të linte vendin nga vala e revolucionit të 24-ës.

    Në qoftë se shumë atentate ndaj Zogut dështuan, ishte e qartë se ai vetë kishte bërë përpjekje të dështuara komplotuese si ato kundër Hasan Prishtinës, të cilin do ta asgjësonte më vonë, Shefqet Korçës, e të tjera seiale vrasjesh me pagesë tashmë të njohura shumë qartë si vepra të Zogut.

    Fluturimet erotike të mbretit në Vjenë

    Mbreti Zog në vitin 1931 u ndesh me dy probleme shumë serioze, me një krizë të rëndë shëndetësore dhe me një atentat politik që për pak i mori jetën larg atdheut, në Vjenë të Austrisë.

    Zogu vuante prej kohësh të paktën që prej vitit 1925 prej ulçerës së stomakut, për këtë u thirrën nga Austria dy mjekë në fund të vitit 1930, të cilët erdhën pothuaj në mënyrë të fshehtë dhe kur e vizituan mbretin hodhën poshtë shumë thashetheme që qarkullonin mbi shëndetin e Zogut, që paraqitej edhe sipas njerëzve që rrethonin shumë kritike, pas grupit të parë të mjekëve Zogu ndoshta nga meraku e cinizmi që e karakterizonte solli edhe dy mjekë të tjerë, që në momentin e mbërritjes së dy mjekëve të grupit të dytë, Zogu ndihej tashmë gati i shëruar. Ndonëse shëndeti kishte filluar të përmisërohej, Zogu vendosi të zbatonte porositë e specialistëve vjenezë për t'iu nënshtruar një mjekimi me rreze X. Vendimi për të ndërmarrë këtë udhëtim patjetër që ka qenë i vështirë për mbretin, për faktin se ai largohej nga pallati shumë rrallë, qoftë edhe për lëvizje brenda vendit, merakut për sigurimin e jetës i shtohej edhe ankthi i shpërthimit të ndonjë trazire të brendshme që do i sillte kërcënimin e pushtetit. I vetëdijshëm për të gjitha këto rreziqe, Zogu mori masat e nevojshme që gjithçka të shkontë më së miri.

    Zogu përveç një rrethi shumë të ngushtë nuk u kallzoi kërrkujt se po ndërmerrte një udhëtim në Vjenë. Parlamenti u vu në dijeni vetëm një natë përpara se të fillonte udhëtimin. Presidentit të Parlamentit Koço Kotes i dha udhëzimet e fundit. Masat e sigurimit ishin shumë të forta, në Tiranë u dislokuan tre batalione për të qenë gati në rast shpërthimi të ndonjë trazire (UDS875. 001 Zog 44 N186, 28 janar 1931).

    Më 26 janar, Zogu u nis për në Durrës shumë kohë përpara orarit të planifikuar i shoqëruar prej katër nga gjashtë motrat e tij.

    Së bashku me mbretin udhëtuan Abdurrahim Krosi, mjeku personal Dr. J. Basho, major Llesh Topollaj dhe kapiten Çupi, të dy këta roje personale të Zogut, ministri i oborrit Eqerem Libohova, Sotir Martini dhe Kolonel Serreqi, adjutanti i mbretit i cili ishte nisur për në Vjenë për të bërë përgatitjet e nevojshme. Mbreti u largua nga Shqipëria pasi nëpërmejt një gjuhe të ashpër ju bëri të ditur deputetëve të bashkëpunonin me qeverinë duke i paralajmëruar të mendoheshin mirë përpara se të tentonin të shkaktonin ndonjë trazirë. Vetëm të nesërmen e largimit nga Shqipëria, gazetat dhanë lajmin se mbreti kishte shkuar në Vjenë për një kontroll mjeksor.

    Ishte e qartë edhe për qeverinë Austriake se çështja e sigurimit të mbretit ishte me të vërtetë urgjente, për vetë faktin e qenies së një numri shumë të madh emigrantësh politikë armiq të Zogut që banonin në Vjenë.

    Me insiativën e vet qeveria Austriake mori një sërë masash kundër figurave kryesore të emigracionit shqiptar në Vjenë, mes të ndaluarve që ju hoq pasaporta dhe e drejta e udhëtimit për në Vjenë sa të qëndronte Zogu ishte edhe Luigj Shletoja, antizogist i vjetër dhe i betuar. Gjithashtu policia thirri në takim edhe emigrantë të tjerë të komunitetit shqiptar duke i bërë thirrje se duhej të respektonin të drejtën e azilit, nga ana e tyre emigrantët shqiptarë u zotuan se mbretit nuk do t'i vinte asnjë e keqe nga ata të cilët falenderonin qeverinë Austriake që i kishte pritur me bujari.

    Por për fatin e keq të agjentëve të sigurimit, mbreti në Vjenë filloi të sillej jashtëzakonisht në mënyrë të pakujdesshme, në kundërshtim të plotë me natyrën e tij. Megjithëse i këshilluar të mos vendosej në ndonjë hotel të madh nga sigurimit austriak, Zogu për hir të karakterit të tij krenar u vendos në Hotelin Imperial, njëri prej hoteleve më luksoze të Vjenës, dhe si për të dashur që ta bënte edhe më të pasigurtë vetveten, Zogu mori zakon të keq të mos njoftonte askënd as kur dilte as ku shkonte. Shkaku i vërtetë i kësaj sjellje të çuditshme ishte zonjusha austriake Françeska Janko dhe motra Maria. Sipas gazetës vjeneze Studente (24 shkurt 1931) Zogu kishte lidhje me motrën e vogël Françeska, me të cilën Zogu bridhte pas fluturimeve seksuale gat-gati të shfrenuara, shëtiste me të parqeve, i blinte peliçe të shtrenjta, shkonte me të në teatër dhe opera dhe e mbante përkrah edhe gjatë qëndrimit në llozhë. Pavarësisht prej pakujdesive të shumta, nga dehja erotike e mbretit të shqiptarëve, i cili po jetonte si në ëndrra, duke harruar edhe shqetësimet shëndetësore, javët e para të qëndrimit të gjatë të mbretit në Vjenë qenë plotësisht të qeta. Mbreti nuk ishte e nevojshme që të operohej siç e kishin këshilluar fillimisht mjekët austriakë në Shqipëri, nga trajtimi mjeksor ndihej shumë mirë dhe kur kishte vendosur të kthehej brenda dhjetë ditësh në Shqipëri ndodhi atentai që tronditi gjithçka.

    Atentati i Ndokë Gjeloshit, sipas pohimeve të shkruara

    Atentati i Vjenës ndaj Ahmet Zogut, edhe sot e kësaj dite paraqet interes historik dhe ëndje e kureshtje për t'u ndriçuar në çdo skutë.

    Një pjesë e madhe e atyre që quhen biografë të Zogut janë munduar ta kalojnë këtë ngjarje pa e fokusuar, me qëllim që të paraqitet si diçka sekondare në jetën komplekse të mbretit, që meriton të penalizohet rëndë dhe duke dashur ta injoronte shpesh përkufizimi nuk ka qenë i saktë për të mos thënë i pavërtetë dhe i njëanshëm, sidomos kur bëhet fjalë edhe për qëndrimin burrëror të mbretit në atë ngjarje.

    Në vija të përgjithshme për atentatin është shkruar pak a shumë kështu:
    Në mbërmjen e 20 shkurtit të vitit 1931, mbreti dhe disa nga njerëzit që e shoqëronin në shfaqjen e operës "Pagliacci" në Teatrin e Operës së Vjenës, Zogu dhe shoqëruesit e tij u larguan nga salla e shfaqjes pak minuta përpara përfundimit, dhe nëpërmjet ndarjeve anësore duke u drejtuar për nga hyrja e operës ku i prisnin dy makina. Mbreti hipi në automobilin e parë së bashku me kolonel Libohovën, ndërkohë që major Llesh Topallaj përgatitej të hipte në automobilin e mbretit së bashku me këshilltarin e legatës shqiptare në Vjenë, ndërkohë kur këta po hipnin në makin, dy të rinj shqiptarë hapën zjarr nga prapa shtyllave të ngurta. Pas të shtënave të para, agjenti i policisë që ishte ulur në vendin e parë të makinës së mbretit, kërceu nga automobili dhe iu turr vrasësve. Zogu po përgatitej të dilte nga makina ndërsa major Topallaj u godit edhe dy herë të tjera në pjesën e poshtme të kokës. Ai vdiq menjëherë duke përforcuar edhe një fjalë që qarkullonte se të ishte roje i Zogut ishte barabar sikur të ishte roje në një uzinë baruti rreth e rrotull së cilës shkrepin rrufe. Sidomos filo zogistët kanë shkruar kur u është dashur ta përshkruajnë këtë atentat, sikur Zogu me revole në dorë u është përgjigjur me zjarr së bashku me kolonel Libohovën dhe shoferine tij vrasësve me të cilët kanë shkëmbyer rreth njëzet minuta të shtëna. Berned Fischer nga ana e tij shprehet se pas një shkëmbimi zjarri të shkurtër me dedektivët e mbretit, dy vrasësit u kapën dhe u arrestuan. Mbreti u rikthye menjëherë në ndërtesën e operës dhe filloi të lëshonte britma histerike dhe ashtu me revole në dorë filloi të shante në gjuhën gjermane (Venna 24 shkurt 1932).

    Atentati sipas dëshmisë së autorit

    Pas rënies së Zogut në vitin 1939, Nokë Gjeloshi, ngaqë kishte kryer dënimin sipas legjislacionit austriak, u kthye në Shqipëri, dhe është pritur si hero i vërtetë në të gjithë opinionin antizogist, ishte periudha e rënies në baltë kudo e emrit të mbretit pas ikjes me bisht ndër shalë në vitin '39.

    Ngado që shkonte e me këdo që bisedonte Kapiten Gjeloshi vihej përballë pyetjes sugjestionuese, na difto si qëllove mbi mbretin e shqiptarëve në mes të Vjenës. Pyetje që i është drejtuar qindra herë e ka marrë qindra përgjigje jo vetëm në Dukagjin por edhe qindra zona të tjera të Shqipërisë ku Noka ishte bërë aq i njohur e me famë ndër ato vite. Unë kam mbledhë thëniet e disa bashkëkohësve. Noka i ka sqaruar qime e për pe se si ndodhi atentati atë ditë në Vjenë, thënie që konvergojnë në të njëjtin përfundim pavarësisht se janë mbledhë në kohë e nga persona të ndryshëm si Zef Gjeloshi, Mark Delia, Gjon Marashi, Marash Babuni, Kol Vuka, Bal Marku etj.

    Organizator i atentatit kundër Zogut ka qenë Hasan Prishtina, Mustafa Kruja e disa eksponentë të rëndësishëm të grupeve të ndryshme antizogiste që vepronin në Vjenë. Atentati është bërë sipas një plani të studiuar mirë deri në detajet më të imta, duke vëzhguar lëvizjet e mbretit, hotelet ku strehohej vendin ku mund të realizohej atentati dhe kohën më optimale e më të favorshme.

    Si ekzekutor për kryerjen e atentatit, me pëlqimin direkt të Prishtinës u zgjodh Nokë Gjeloshi dhe Azis Cami, të dy ish oficerë të xhandarmërisë shqiptare, antizogistë radikalistë, guximtarë dhe profesionistë të përdorimit të armëve. Ndoka është rrëfyer se gjatë gjithë paradites lëvizëm me kujdes në rrugën nga mendohej se do të kalonte Ahmeti, vëzhguam ndërtesën e operës, hyrjet e daljet e saj duke studjuar se nga ç'pozicion mund të qëllonim, gjatë hyrjes apo daljes nga teatri, si mund t'u vidheshim shikimeve të zellshme të agjentëve të policisë, si duhej të mos binim në sy se jemi shqiptarë pasi mund të nuhateshim nga truproja e zgjuar e Zogollit, dhe të arrinim në përfunim se nga ç'distancë do na krijohej mundësia të qëllonim dhe a ishte e mundur që të realizohej apo të mbetej në tentativë.

    Ne arritëm në konkluzionin se atentati ishte tepër i vështirpë për t'u realizuar, masat e larta të sigurimit, numri i madh i agjentëve profesionistë dhe distanca aspak e favorshme ku mund të shfaqej figura gjigande e mbretit me pamje tepër të kufizuar, megjithatë ne ishim të bindur në suksesin e atentatit po qe se mbreti na shfaqej përpara syve, duke iu dhënë garanci kapove tonë që na dirigjonin.

    Gruaja e Hasan Prishtinës dhe Mustafa Krujës thoshte Gjeloshi qëndruan në kafene përballë teatrit të operës duke parë lëvizjet tona ndërsa Prishtina priste me ankth në shtëpin e tij se çfarë do të ngjiste, ne ishim veshur me kostume të shtrenjta dhe tabare të modës së fundit, brenda në xhepin e së cilave kishim gati nagantin e mbushur më së miri. Ne vëzhguam hyrjen e mbretit në teatër pa arritur ta friksonim fare pasi automobili e solli deri tek pragu i portës dhe grumbulli i njerëzve dhe i agjentëve të policisë nuk na la rast për të parë pothuaj asgjë.

    Kështu nuk na mbetej tjetër rrugë veç se të prisnim me ankth përfundimin e shfaqjes e cila na u duk se zgjati një vit, u zbrapsëm tek bari përpara teatrit me qëllim që të mos ngjallnim dyshime tek policia, vetëm pak përpara se të hapej dera, duke ecur serbes jemi afruar tek shkallët që të çonin brenda, në të djathtë të kolonave në distancë mbi 20 metra larg derës, duke pritur të shfaqej mbreti përpara syve. Synimi dihej ishte të qëllohej mbi Zogun duke pasur siguri, thoshte Noka në kujtimet e veta, i thashë Camit unë do të qëlloj mbi mbretin ndërsa ai duhej të qëllonte mbi truprojen, isha i sigurtë se do qëlloja në nishan, ashtu siç isha i sigurtë se kur qëllova me nagant, njeriu i veshur me uniformën e mbretit të Shqipërisë ishte Ahmet Zogu jo Llesh Topallaj, duke qenë në pozicion të prirte në distancë, në ndriçim të zbehtë, unë, është shprehë Noka nuk pata mundësi të dalloj Ahmetin e veshr civil, por me dy të shtëna revolveri qëllova në objektivin që fokusova në mënyrë të rrufeshme, dy të shtënat e para qenë preçize drejt e në objektiv, ndërsa tre të shtëna të tjera kanë qenë të menjëhershme pa objektiv, aq e rrufeshme ka qenë ndërhyrja e agjentëve të sigurimit nga të gjitha drejtimet sa që unë jam neutralizuar për punë sekondash edhe pse isha ushtarak i sprovuar e me revole në dorë. Nga ana tjetër për fat të keq Azis Camit revolveri nuk i ndezi duke bërë dy shkrepje boshe, ndërsa të tretën nuk i dha puna afat më gjatë. Nuk është aspak e vërtetë se Zogu ka shkëmbyer zjarr me asnjë njeri, biles nuk ka pasë kohë as të nxjerrë revolverin, nuk është aspak e vërtetë se Major Llesh Topallaj e ka mbuluar me trupin e vet mbretin për ta mbrojtur nga plumbat, unë qëllova mbi major Lleshin duke pandehë se ai ishte mbreti, meqenëse ai mbante të veshur uniformën e mbretit, kjo djallëzi e mbretit dinak i shpëtoi jetën nga vdekja, e cila përpiu Major Lleshin që u bë kurban i padronit të vet vetëm se veshi rrobat e tij, dhe pas vdekjes doli kjo këngë poshtëruese për heroin e flijuar. Shqyr Zotit na shpëtoi mbreti/se majora ka sa deti.

    Tendenca e shumicës dërrmuese që atyre që janë marrë këto vitet e fundit me jetëshkrimet e mbretit është ta kalojnë sa më tangentisht këtë ngjarje, duke e injoruar, sikur atentatorët paskan qenë budallenj, qe nuk arritën të dallojnë se cili është mbreti, askërkush nuk e përmend faktin se mbreti nga frika e ndonjë antentati veshi truprojen e tij mbret dhe thënies se mbreti luftoi burrërisht nuk janë të vërteta, atentatorët, njëri qëlloi 5 herë, tjetrit nuk i ndezi, ata nuk mund të bënin luftë në mes agjentëve të policisë, nuk u neutralizuan se ishin të paaftë, por atentati nuk ka limit më të gjatë kohor aq më tepër në vende të sigurisë së lartë.

    Kush ishte Ndokë Gjeloshi

    Ndokë Gjeloshi lindi në Mekshaj të Shalës së Dukagjinit, biri i një fisi të dëgjuar në gjeneaolgjinë e bajrakut të Shalës, nga trungu i Nikë Vuksanit, me këngën e të cilit fillojnë dasmat, gëzimet e festat e kushtrimet në Shalë. Ndoka lindi me një bukuri natyrale sa fisnike aq edhe madhështore, me trup vigan, me impulse tipike mashkullore, i zgjuar nga natyra, inteligjent me karakter të fortë, i shkathët, imponues, orator në të shprehur, e pse jo edhe demagog e manipulues i turmës, ushtarak i talentuar e ambicioz, guximi shpesh e shpuri të ndërmerrte veprime jashtë mundësive reale që kish, i përpiktë por edhe prepotent, karrierist, por edhe aventurier në politikë si shumica dërmuese e ushtarakëve që i futen politikës, nacionalist i bindur dhe i verbuar nga miopia si shumica e nacionalistëve fatkeqë shqiptarë të kohës së tij. Ndokë Gjeloshi mori në formim të mirë kulturor në kolegjin françeskan në Shkodër, për të vazhduar më tej studimet e larta në akademinë ushtarake të Modenas në Itali ku dhe mori gradën e togerit të forcave të xhandarmërisë. Përpara Luftës së Parë Botërore, Gjeloshi luftoi në përkrahje të forcave të ushtrisë së Vidit. Si nacionalist radikal deklaronte se bënte pjesë në Partinë Nacionaliste Shqiptare, gjatë luftës së ashpër politike në vitet 20-24 rreshtohet përkrah forcave të opozitës së Nolit, në Revolucionin e 24-ës merr pjesë përkrah peshkopit Noli duke qenë një nga organizatorët e drejtuesit kryesorë të forcave në qarkun e Shkodrës së bashku me Rexhep Shalën që çoi në përmbysjen e klikës zogiste, gjatë qeverisjes së Nolit mori gradën kapiten të forcave kufitare, ndërsa pas kthimi të Zogut në pushtet arratistet në Jugosllavi ku ishte bërë anëtar i grupit të Bashkimit Kombëtar, një organizatë të mërguarish shqiptarë që kërkonte rrëzimin e Zogut me çdo kusht. Në nëntor të vitit 1926 së bashku me Dom Loro Cakën organizon e udhëheq kryengritjen antizogiste të Dukagjinit, kryengritje që shpërtheu përpara kohe, kryengritje që nuk u përhap nga tradhëtia as në Pukë as në Malësi të Madhe, kryegritje e shtypur dhe paguar me qindra të vrarë e qindra të burgosur. Pas shtypjes së Kryengritjes së Dukagjinit emigron në Austri, martohet me një zonjë austriake sa të bukur aq edhe fisnike, bashkëshorte e denjë që u ju gjend pranë në të gjitha situatat dramatike që kaloi i adhuruari i grave dhe i ushtarakëve Ndok Gjeloshi. Antizogist i betuar që është gati të bashkëpunojë me këdo veç të eleminonte Zogun. Bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe zbatues i porosisë së tij së bashku me Azis Camin natën e 20 shkurtit 1931 organizojnë atentatin më të rrezikshëm ndaj Ahmet Zogut, nga i cili Zogu shpëtoi vetëm se ishte i maskuar e jo i veshur si mbret. Gjyqi ndaj Gjeloshit përfundoi më 2 tetor 1931 duke e cilësuar fajtor për vrasjen e major Topallajt dhe tentativë për vrasjen e mbretit dhe duke e dënuar me 7 vjet burgim të rëndë.

    Përfundimi i kohës së burgimit me rrëzimin e mbretit nga froni duke i krijuar mundësinë Gjeloshit të kthehet në Shqipëri, të cilin në Shqipërinë e Veriut e pritën si hero.

    Si nacionalist radikal që gjithë jetën kishte ëndërruar Shqipërinë Etnike ndoshta naivitet, ndoshta nga euforia, ndoshta nga inferioriteti i xhuxhizmit që i karakterizonte shumë nacionalistë, që ëndrrën e një Shqipërie Etnike e shihnin të realizuar tani që Italia e shpalli bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, si ushtarak karriere ftesën për të marrë pjesë në Milicinë shqiptare nuk e refuzoi, Gjeloshi mori edhe gradën e majorit dhe nuk pranoi të bashkohej me komunistët që dirigjonin FNÇ, kjo është edhe fundi i pa lavdishëm i karrierës së tij politiko-ushtarake, në kontrast të thellë me inkandeshencën e tij në të shkuarën. Në pranverë të vitit 1943 në fundin e bulevardit kryesor të Tiranës në rrugën e Stacionit të Trenit sot, atentatori Nok Gjeloshi mbeti i vrarë nga një atentator tjetër i pamëshirshëm si gjarpëri, Lym Keta. Ndok Gjeloshi mbetet një figurë e rëndësishme e jetës politiko-ushtarake të kohës së vet, me dy pamje që rrezaton e nxin njëkohësisht.

  5. #105
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Eshte per te ardhur keq per disa qe kan ecur vetem me detaje te sajuara te historise Enveriste .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tirana : 29-06-2004 më 17:47

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mire bere qe i postove keto histori..
    Megjithse i dinim keto nga kujtimet e te nderuarit Sejfi Vllamasit.. etj.


    Ndok Gjeloshi u be vegel e hasan prishtines.. i cili ishte nje ujk i vjeter e dinak ne keto pun konspiracionesh te mesuara ne oborrin e sulltan Hamitit..nje horr i njohur i asaj kohe.. Me vone Hasani u be vegel e Musolinit e hante rrogat e Fashizmit..
    Zbulimi italian sic duket e coj ne Selanik te gjeje hafije per punet e tyre..
    Mirpo kush vret do vritet nje dite..dhe Hasani qe ishte mesuar te vrase e mori nje ko-qe plumb e shkoj ne ate bote..
    Ndok malsori perfundoi si qen nga plumbat e Lym Ketes..nje rrugac ky i tiranes vegel e gogo Beqir Hoxh Balluk Nusho Enverave..

    Altin arapi sot vret me porosi te Klos Edvinave.. e Edvinin e mban prane shokun e Lym ketes Adnan Qatip legenin..

    kelishet e Hasanit nga Kosova u bene mbas luftes se dyte boterore spiune te Enver Hoxhes ne stamboll e Nju Jork e gjetke..

    Sot kelishet e Vrasesve te ndryshem te te gjithe koherave jane mbledhur nen Kupolen e Nano Qose Thaq Klosave e vrasin perseri..

    KURRE NUK DUHET TE VRASIM BASHK KOMBASIT..

    DEBAT..Konkurrence e Pluralizem mendimesh..KJO eshte RRUGA E VETME E MIRE PER KOMBETARET..

    Poshte ata qe zene PUSI ..e vrasin mikun..Shokun bashk atdhetarin..

    Lavdi Atdhetareve te vertete..

  7. #107
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Ky eshte Zogu!



    --------------------------------------------------------------------------------
    "And now, Zog, how long will it take you to sell yourself to the Italians?" asked Nikola Pasic, the old prime minister of Serbia, in 1925, having finished counting the gold sovereigns thanks to which Prince Ahmed Zogu (later King Zog) was to bring Albania over to Belgrade's side. The answer given by history is, a year and a half. Italy had not allowed the Austro-Hungarian Empire to establish itself firmly at the lower end of the Adriatic, nor was it going to permit anything of the kind to Yugoslavia or Greece.


    Copyright © 1985 by Roberto Ducci. All rights reserved.
    The Atlantic Monthly; February 1985; Volume 255, No. 2; pages 16-26.


    http://www.theatlantic.com/unbound/f...ania/spark.htm
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  8. #108
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Nuk e kisha vene re me pare kete teme "kaq popullore" ketu ne forum. Por duke lexuar postimet e forumisteve, nuk e di pse Zogu Ahmet me ngjasonte me Nanon Fatos, ndoshta deshirat e tyre te perbashketa per te qene njesha te perjetshem.
    - Zogu K/minister, Nano K/minister. Zogu President, Nano kerkoi me force te behej President dhe do t'ia arrinte qellimit po qe se nuk do te kishte lene Rexhinen. Zogu vetshpallet Mbret, Nano me siguri do te vetshpallej mbret pas dy mandateve presidenciale.
    - Nga dinakeria mund te ishin shume mire vellezer binjake. I pari e njihte shume mire forcen e "emblesires" dhe bursa studimi, poste e para andej ku nuk i ecte fjala dhe e qepnin te pabindurit. Edhe Nano te njejten taktike ndjek, mijera dollare e euro, poste neper ambasada e dogana, per qejfmbeturit e te pabindurit. Po kur nuk ecte "embelsia" fillonte kerbaçi, kerbaç dhe Nano atyre qe nuk hane pyka.
    - Por nxenesi me i dalluar i Zogut ishte Enver djali, qe e persosi me tej shkollen Zogolliane. Ai ishte me tekniku, me Peleja, me Maradona. Edhe Zogu do ta kete pasur zili per nga "idete e shkathta dhe brilante" qe kishte dhe perdorte ...

    ... Fati yne i keq Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe Fatos Nano ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #109
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Piksepari nuk me pelqen sondazhi me dy opsionet e vena aty! Ahmet Zogu eshte pjese e historise se shqiperise dhe per kete ka meritat dhe te metat e tij. Ajo qe une do doja ta thoja me siguri eshte qe nuk mund te jete mbret pasi mbreterite kane dinastite e tyre dhe fakti ne fjale provon te kunderten.

    Dito.

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel
    ... Nuk e kisha vene re me pare kete teme "kaq popullore" ketu ne forum. Por duke lexuar postimet e forumisteve, nuk e di pse Zogu Ahmet me ngjasonte me Nanon Fatos, ndoshta deshirat e tyre te perbashketa per te qene njesha te perjetshem.
    - Zogu K/minister, Nano K/minister. Zogu President, Nano kerkoi me force te behej President dhe do t'ia arrinte qellimit po qe se nuk do te kishte lene Rexhinen. Zogu vetshpallet Mbret, Nano me siguri do te vetshpallej mbret pas dy mandateve presidenciale.
    - Nga dinakeria mund te ishin shume mire vellezer binjake. I pari e njihte shume mire forcen e "emblesires" dhe bursa studimi, poste e para andej ku nuk i ecte fjala dhe e qepnin te pabindurit. Edhe Nano te njejten taktike ndjek, mijera dollare e euro, poste neper ambasada e dogana, per qejfmbeturit e te pabindurit. Po kur nuk ecte "embelsia" fillonte kerbaçi, kerbaç dhe Nano atyre qe nuk hane pyka.
    - Por nxenesi me i dalluar i Zogut ishte Enver djali, qe e persosi me tej shkollen Zogolliane. Ai ishte me tekniku, me Peleja, me Maradona. Edhe Zogu do ta kete pasur zili per nga "idete e shkathta dhe brilante" qe kishte dhe perdorte ...

    ... Fati yne i keq Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe Fatos Nano ...



    Sukthi i vogel

    Jam antar i ri ne forum ,por mund te them se faqet e forumit shqiptar i lexoj rregullisht prej 16 muajsh, dhe shkrimet e tua i kam lexuar dhe me kane pelqyer , pervec ketij mbi Leka Zogun prandaj do t'ju jepja nje keshille miqesore n.q.se e pranon ,
    Mundohu te lexosh me shume per historine kombtare sidomos materialet qe ka fshehur Enveri dhe partia e punes mbi figurat e tjera te popullit tone dhe do kuptosh me mire dhe me drejt historine tone.

    te fala dardajan

Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  2. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Cfare mendoni për lakuriqësinë e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •