Close

Rezultati i Sondazhit: cfare mendoni per Ahmet Zogun

Votues
204. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • ka qene i mire per shqiperine

    100 49.02%
  • ose jo

    104 50.98%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 22 prej 25 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 243
  1. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2007
    Postime
    6
    Citim Postuar më parë nga honzik Lexo Postimin
    Ahmet zogu ishte nje njeri me vizione per zhvillimin e shqiperise ai ishte nje politikan i vertete te cilet shqiperise i mungojne shume.per 12 vjet ai arriti te ndertoje 80%te rrugeve qe eksistojne ne shqiperi tani.sistemi komunist per 50 vjet ka arritur te ndertoje vetem 20%.ai i dha tiranes fytyren qe ajo ka tani durrsit korces etj.armiqte e tij ai jepte poste si fFaik konices ose atentatorit te tij e coi ne itali per shkolle.xhaxhai shkruante vargje kunder zogut ate e futen 3 muaj ne burg por pastaj erdhi nje xhandar dhe i tha qe lartmandhia eshte i meshirshem keshtu atij i dhane burse per ne perugia te italise per te vazhduar shkollen e larte.imagjinoni si ka qene shqiperia mbas 500 vjet pushtimi osman 100 here me keq sec dolem nga komunizmi fanatizmi ka qene ishkalles se larte ne te gjitha fete dhe ai arriti te fusi evropen ne shqiperi.kurse keta politikanet qe jane tani nuk duan te bejne kerkese qe shqiptaret ti hiqet viza per vendet evropeskemi ngelur ne serbet maqedonasit .por ata e marrin vizen per2 dite ne duhet te presim 1 muaj.
    Poj valla krejt Lop koke mazamakeq bre po nuk krahasohet me kurgja tradhtari bre budall qysh e mori Shqiperin qysh e vrau krejt njerzt e rilindjes kombetare qe i gjet gjall qysh e vrau Avni Rrustemin em ja marr hakun e daj Toptanit po mas hin ne kto muhabete o Budall

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga agas Lexo Postimin
    Figura e Ahmet Zogut duhet pare ne kompleks.Koha kur ai ishte njeshi i shqiptareve per mendimin tim ka qene periudhe e sukseseshme per popullin shqiptar,pas shpalljes se pavaresise dhe daljes se shqiperise shtet me vete.Roli i tij si burre shteti ne ate kohe ka qene determinant.Por krahas aneve pozitive gjate periudhes qe ai udhehoqi shqiperine ka pasur edhe fragmente te erreta te keqmenaxhimit te pushtetit.Sidoqofte duke vene ne balance anet e mira dhe difektet gjate kohes qe Ahmet Zogu drejtoi shqiperine mund te themi se burra si Ahmet Zogu kane bere qe shqiperia te ece perpara drejt progresit ekonomik.
    Pati kushtetuten me demokratike te kohes,atehere por shiti troje Shqiptare...vlerat bien.Pra tradhetar.
    lg
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  3. #213
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Ahmet Zogu e ka vene pushtetin si Enver Hoxha me dore te hekurt, vrasje pas shpine, varie ne litar e prifterinjve dhe patrioteve, si: L. Gurakuqin qe ka pas mundesi ta eleminonte Zogun, po tha : " Kurre Shqipni mos u bafte duke vra njerez", H. Prishtinen, A. Rrustemin etj. U detyruan te braktisnin Atdheun, nga tmerri i burgajetesit, kryesina e inteligjences shqiptare nga frika e hakmarrjes primitive se qene OPOZITARE. Figuren e tij e ka portretizuar me se miri FAN STILIAN NOLI qe e ka njohur perseafermi. " O sternip i Kainit, tebdil si bari,/ ti na shtyp e na shtrydh e ti gjakun na pi/ ti na ther e na grin e per qejf na ben fli/ o kukuth e lubi: Hosanna Barabba... O i cgryer, i zhyer, i vyer per hu,/turp e ndote kundermonjes te krusen mbi gju/dallkauket, kopuket e turmat pa tru,/zemer-krund e gerdhu ( therrime, shenimi im ) Hosanna Barabba.../ etj. etj.

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    broz.. a i keni marre pronat?

    a ka pas katragjyshi dugaj ne shkoder ose je i katundit?

  5. #215
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    broz.. a i keni marre pronat?

    a ka pas katragjyshi dugaj ne shkoder ose je i katundit?
    Pronat do t'i marrim kur t'shohim veshet pa pasqyre. E ka thane Ramiz Alia pas takimit te Gorbacovit ne Katavice, se pronat u perkasin atyne, komunistave, se ata i kane bere "p... jellore". Proaret do t'i mashtrojne me sot e me neser, me gjyqe fallco nga i shkalles se pare ne te dytin e prap nga fillimi ne rreth vicioz...

    Ahmet Zogollin ta kam fale, se ishte cue shtriga, ndoshta po ia sjellin edhe eshtnat nga Franca. Ishte i shtrim ne varr krahperkrah me njerezit ma te pasur te botes, me i qa hallin "te shkretit", se i ka pas fitue me djerse te ballit napolonat arit qe ia nderroi popullit me letra plepit...

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    tradhetar
    hajdut

  7. #217
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    brozalin..

    a shkuat ne miting te edvinit ne tiran?

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    brozalin..

    a shkuat ne miting te edvinit ne tiran?
    Pse m'shan me nane?!

  9. #219
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Pergezim

    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Marrëveshja midis Nikolla Pashiç dhe Ahmet Zogut (Gusht 1924)

    Gjatë rrjedhave të historisë së njerëzimit dhe historisë sonë kombëtare njihen disa marrëveshje të fshehta, të cilat për publikun e gjerë janë marrë vesh pas shumë kohësh. Një prej marrëveshjeve të fshehta me pasoja të rënda kombëtare për shqiptarët është marrëveshja Pashiç-Ahmet Zog e lidhur në gusht të vitit 1924. Njoftimet publike për këtë marrëveshje pa dhënë detajat e saj, fillimisht u botuan në faqet e shtypit të diasporës shqiptare në Gazetën "Dielli". Më e shpejtë për të siguruar tekstin e kësaj marrëveshje u tregua pala italiane, e cila brenda një kohe relativisht të shkurtër siguroi tekstin në dy kopje. Kopjen e parë e siguroi atasheu ushtarak italian në Beograd, në nëntor të vitit 1925 dhe të dytën e përcolli për në Romë më 9 janar 1926, i ngarkuari me punë në Tiranë Tomas Asereto. Historiografia shqiptare megjithëse ka patur dieni këtë marrëveshje, nuk e ka publikuar për ta bërë prezente.

    Pas viteve nëntëdhjetë, marrëveshja është botuar e plotë nga studiuesit Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi. Studiuesi Marenglen Verli (drejtor i HI), në mars të vitit 2007, prezantoi faktin në punimin "Kosova, sfida shqiptare në historinë e një shekulli" (faqe 126-140 me titull "Rreth një marrëveshje të A.Zogut të vitit 1924" ). Po të njëjtin fakt në muajin shkurt, të po atij viti, pedagogu i universitetit të Gjirokastrës, Shyqyri Hysi, e botoi në monografinë "Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar" (faqe 74-78, me titull "Marrëveshja Pashiç-Ahmet Zogu e gushtit 1924" ).

    Dokumenti i zbuluar nga studiuesi Marenglen Verli është në gjuhën italiane, ndërsa dokumenti i bërë prezent nga Sh. Hysi, është në gjuhën shqipe. E përmendim këtë fakt për të theksuar prezencën e dokumentit në dy forma. Pala greke që ishte në sinkron me Beogradin për çështjen e Shqipërisë, pasi u njoh me marrëveshjen, nxitoi dhe mori premtimet përkatëse prej Zogut. Për dijeninë e palës geke me këtë marrveshje, na njofton M. Frashëri (Ministër fuqiplotë i Shqipërisë) në vitin 1925, me anë të një telegrami të dërguar nga Athina në Tiranë, në të cilin theksonte: "Kollokotroni ...më bëri fjalë për do premtime që paska bërë z. Ahmet Zogu kur ishte në Beograd ".

    I pari shqiptar që u njoh me këtë dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf Fico, i cili më 1928 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd . Rauf Ficua gjatë bisedës me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme Jugosllave, Ninçiç, do të dëgjonte për herë të parë se "Zogu ishte kthyer në Shqipëri në bashkëpunim dhe me ndihmën e Qeverisë së Beogradit....se Zogu kishte firmosur me Qeverinë e Beogradit një akord të vërtetë politik, duke premtuar në shkëmbimin e Shën Naumit". Pas afro dhjetë vjetësh në vitin 1937 kur Ficua ishte ministër fuqiplotë në Athinë, gjatë debatit me palën greke, për hapjen e shkollave private greke në Himarë dhe shkollave publike në gjuhën shqipe në Çamëri, i përmendet edhe fakti se midis Zogut dhe palës greke kishte një marrëveshje si ajo me jugosllavët. Megjithatë deri më sot një marrëveshje e tillë nuk është publikuar, duke mbetur në potencë çështje për zbardhje.

    Sutudiuesi i parë që e ka trajtuar këtë marrëveshje në mënyrë të plotë ishte italiani P. Pastoreli. Dokumenti me 16 pika i marrëveshjes Pashiç-Ahmet Zogu, që ai ka analizuar, gjendet në AQSH në gjuhën italiane dhe konsiderohet një tekst i plotë sikurse edhe ai në gjuhën shqipe, që gjendet në arkivin e MPJ. Pas tij edhe Avramovski përmend këtë marrëveshje, por thekson se nuk ka asnjë dokument të shkruar, çka nuk është e vërtetë. Mesa duket atëhere ai nuk e kishte mundësinë për ta njohur këtë dokument tepër sekret.

    Marrëveshja theksonte

    "1.Shipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

    2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.

    3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

    4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

    5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

    6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

    7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

    8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

    9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

    10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

    11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

    12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

    13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

    14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

    15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

    16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve".

    Vlen të përmendim se kjo marrveshje është kontestuar prej disa studiuesëve. Pas vitit 1990 në disa shkrime mbrohet ideja e hedhur nga Foreign Office, se kjo marrëveshje është hedhur për konsum diplomatik prej MPJ Jugosllave për ta vënë Zogun në pozita. Gjithësesi mbetet një dokument arkivor që kërkon një angazhim të veçantë, sikurse është fakt që disa pika të saj Zogu i zbatoi me përpikmëri.

    Duke e dërguar për herë të parë në faqet e shtypit shqiptar këtë marrëveshje, të padekonspiruar për publikun e gjerë më parë, nuk synohet as denigrimi as rivlerësimi i figurës së Zogut, por informimi objektiv, i diplomacisë, politikanëve dhe publikut të gjerë shqiptar. Le të shpresojmë se dokumenta të tilla origjinale, të pabotuara më parë, do t'u shërbejnë sadopak studjuesve të kësaj periudhe.
    fegi, te lumte dora per keto postime te reja te degjuara, po jo te shkruara per Lartmadhnin e tij, "Zogji" i Pare, Mbret i Shqiptareve ne shek. XX ?!, me gjak "t'kalter" brez mbas brezit, te bojatisun n' Sarajeve...

  10. #220
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Shqiperija monarki parlamentare kishta me qene nje zgjedhje shume e mire.

Faqja 22 prej 25 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  2. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Cfare mendoni për lakuriqësinë e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •